Vendet e miteve dhe legjendave, nga Lochness në Trojë. Fotot >>>
Nessie ose përbindëshi i Lochness është parë pikërisht këto ditë. Legjenda e krijesës detare që thuhet se jeton në një liqen në Skoci i ka rrënjët që në vitin 565, kur një murg irlandez foli për të për herë të parë. Mit ose realitet, fakti është se çdo vit mijëra turistë vizitojnë këtë zonë të Highland skoceze në jug-perëndim të Inverness, një qytet i njohur turistik.

Janë me mijëra ata persona që çdo vit shkojnë në kërkim të El Dorados. I fshehur në pyllin amazonik të Kolumbisë, qyteti mitik i ndwrtuar me ar dhe gurë të çmuar kërkohet që nga kohrat e ekspeditave të para në Botën e Re, pasi u eksploruan vendet e tëra, nga Peruja në Venezuelë. Deri më tani askush nuk ka arritur të gjejë qytetin mitik.
Sipas legjendës, duhet të jetë një ishull i zhytur në brigjet e Bretagna, në Francën veriore, i ndërtuar nga mbreti i Cornwall, Gradlon, për të bijën Dahut e cila, për shkak të një lidhje të trishtë dashurie, u shndërrua në një sirenë. Nga kohërat e kohëve, me këngën e saj të ëmbël dhe obsesive, ajo arrin të magjepsë marinarët që lundrojnë atyre anëve.

Në budizmin tibetian është një vend mitik që, sipas Kalachakra Tantra, ka qenë diku në Indi apo nën vargmalet Himalaje. Kjo e fundit duket se është hipoteza më e mbështetur, edhe pse eksploruesit e parë po e kërkonin në Tibet, aq sa James Hilton e ka ambientuar pikërisht këtu romanin e tij Lost Horizon dhe qytetin legjendar të Shangri-la. Në Shambhala mund të shkojnë vetëm ata që kanë karma e duhur. Deri më sot askush nuk e ka gjetur atë, por në kufirin midis Kinës dhe Tibetit është qyteti Zhongdian i cili në vitin 2001 u riemërua Shangri-la. Që atëherë është bërë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi.
Sunduesi mitologjik shtrihet në ishullin e magjepsur të Avalon, duke luftuar kundër kalorësve, kryqtarëve dhe magjistarëve të tmerrshëm dhe organizoi qindra tryeza të rrumbullakëta. Në cilësinë e të ‘parit dhe të vetmit mbret Britanisë’, legjenda kërkon që herët a vonë ai të kthehet nga jeta e përtejme duke përdorur shpatën mitike Excalibur nga njëra anë dhe Grailin e Shenjtë nga ana tjetër. Duket se aty ku një herë e një kohë shtrihej Avalon, sot është qyteti i Glastonbury i cili çdo vit tërheq qindra shpirtra të lirë që vijnë për të blerë kristale magjike dhe marrin pjesë në takime origjinale rreth kësaj teme.

Në bregun perëndimor të Nilit, përtej qytetit të shkëlqyeshëm të Luxor, ndodhet shtëpia e fundit e faraonëve të Egjiptit që kanë mbretëruar midis viteve 1500 dhe 1000 para Krishtit. Piramida të mrekullueshme, dhomat e të cilave ende fshehin sekrete të pazbuluara. Dhe janë të shumtë ata që akoma ndjehen eksplorues të rinj me shpresë se do të gjejnë ndonjë thesar të paçmuar.
Dashamirët e mitologjisë sigurisht që kanë një lloj familjariteti me emrat e Hektorit, Paridit dhe Helenës, si dhe me kalin e famshëm. Qyteti antik, i cili ishte skena e luftës së Trojës, u rizbulua në vitin 1871 nga një arkeolog gjerman dhe ndodhet në rrethinat e qytetit të Truva, në veri-perëndim të Turqisë. Sot ai është një destinacion i rëndësishëm për turistët që duan të vizitojnë muret antike, tempujt dhe rrënojat.