Vetmitari Keith Jarrett

Edi DELIU – Mbush 75 vjeç njëri nga pianistët më të famshëm të xhazit, i dashur për koncertet e tij krejtësisht të improvizuara dhe i urryer për karakterin e tij

Një herë, gjatë viteve ’70, Keith Jarrett sapo ishte ulur në pianon madhështore të montuar në skenën e një amfiteatri të hapur në Uashington. Ishte i vetëm, dhe qëndroi për disa minuta në heshtje, duke parë në tastierë. Në një moment, heshtja religjoze e audiencës u ndërpre nga një spektator që i ulëriti: “Do diesis maggiore!”. “Faleminderit, kisha nevojë”, ia ktheu Jarrett, që mbi atë akord ia nisi njërit prej koncerteve të tij më të famshëm improvizues në solo, që e kanë bërë atë një nga pianistët më të famshëm dhe më të dashur të xhazit të të gjitha kohërave.

Jarrett, që sot mbush 75 vjeç, ka regjistruar dhjetëra disqe dhe ka luajtur me disa nga muzikantët më të mëdhenj të xhazit të shekullit XX, nga Art Blakey te Miles Davis, dhe me treshen e tij, bashkë me bateristin Jack DeJohnette dhe kontrabasistin Gary Peacock ka qenë ndër interpretuesit standard më të vlerësuar – ato klasike janë pjesë e repertorit të të gjithë muzikantëve të xhazit – të viteve Tetëdhjetë. Por edhe sot e kësaj ditë fama e tij është e lidhur kryesisht me koncertet e tij në të cilët, për dekada të tëra, ka improvizuar nga e para deri tek e fundit notë muzikore, duke krijuar atmosfera dhe melodi që u bënë të paharrueshme duke u klasifikuar si vepra të mëdha pop, siç janë ato të albumit të tij më të famshëm dhe më të shitur, ‘Köln Concert’ i vitit 1975.

Jarrett lindi në 1945 në Allentown, Pensilvani, në një familje me origjinë evropiane (megjithëse për shumë kohë është besuar se ai ishte afrikano-amerikan). Ishte një fëmijë i predistinuar, që filloi të luante piano para se të ishte tre vjeç dhe u del në televizion për herë të parë në moshën pesë vjeç. Formimi i tij muzikor ishte klasik, diçka që ndihmoi në kompozimet e tij të sofistikuara dhe eklektike, por që e kufizoi për një kohë të gjatë. Një herë, tregon ai në një intervistë, ishte duke luajtur me një orkestër dhe harroi momentin kur duhej të fillonte të luante, i zhytur në dëgjimin e instrumenteve të tjerë. Regjisori i tha që nuk duhet t’i dëgjojë ata, dhe kjo e bindi të heqë dorë nga muzika klasike: “Shkatërroi interesin tim për të qëndruar në atë botë, sepse puna ime kryesore është të dëgjoj. Nëse je duke improvizuar dhe nuk po dëgjon, një sekondë më vonë do t’i kesh mbaruar së thëni ato që ke për ti thënë”. T’i mësosh një muzikanti klasik të improvizojë është pothuajse më e vështirë sesa t’ia mësosh këtë një llogaritari apo hidrauliku, thoshte ai.

Pasioni i tij për xhazin piqet duke dëgjuar pianistin Dave Brubeck në vitet ’50, dhe vazhdoi kur në vitet ’60 studioi në Berklee të Bostonit. U transferua kështu në Manhattan, pa para në xhep, duke filluar të luante në klubet e Villaege dhe duke e bërë veten të vihej re nga bateristi i madh Art Blakey, që e dtoi në Jazz Messenger-in e tij, një bend historike që formoi shumë muzikantë të rinj xhazi. Ishte rreth asaj kohe që u takua me DeJohnette, që e vuri atë të luajë me saksofonistin Charles Lloyd.

Ishte fundi i viteve gjashtëdhjetë, dhe xhazi kishte filluar t’i bënte llogaritë me rock-un dhe psikhedelia, e vetmja muzikë që i interesonte gjeneratave të reja. Me Lloyd, Jarrett bëri një kthesë në karrierën e tij, duke u afirmuar si një nga pianistët më të talentuar të brezit të tij, atë të muzikantëve që kishin filluar pas viteve të arta të xhazit, që pati qenë në majë të muzikës së viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë. Kohët ishin veçanërisht të përshtatshme, sepse Miles Davis po mblidhte muzikantë të rinj dhe vullkanikë për një disk vizionar dhe të çmendur, ‘Bitches Brew’, që do të bëhej një nga më të shiturit në historinë e xhazit.

Jarrett me bandën e Davis në turneun pas daljes së diskut, duke iu përshtatur instrumenteve elektrike që donte Davis, duke luajtur organon elektrike, të famshmen Fender Rhoades, një piano elektrike me një tingull shumë të njohur. Për t’u kuptuar në nivel e grupi, që shoqëronte Davis në atë kohë, Jarrett do të ishte bërë ndoshta më i famshmi nga tre pianistet, por jo më shumë: të tjerët ishin Chick Corea dhe Joe Zawinul, të cilët më vonë do të formonin Weather Report. Me atë disk, Davis do të vinte themelet e fuzionit, zhanër që lind nga ndikimi i rock-ut elektrik mbi xhazin, të cilin Jarrett do të vazhdonte të luante për disa vjet me Davis, disi edhe pa dëshirë.

I interesonte veçanërisht piano akustike, me të cilën rifilloi të luante sa më shumë që të mundte, duke ngritur “quartet-in e tij amerikan”, i përbërë ndër të tjera, nga kontrobasisti gjenial Charlie Haden, ai i grupit të Ornette Coleman. Me atë formacion Jarrett do të regjistronte shumë disqe në vitet pasardhëse, disa prej të cilave do të shndërroheshin ndër disqet më të çmuara të jazz dhe free jazz të viteve 1970, si në rastin e The Survivor’s Suite në 1977. Kuarteti amerikan u shoqërua, në një moment të caktuar, nga ai “evropian”, i përbërë nga tre muzikantë skandinavë, mes të cilëve saksofonisti Jan Garbarek: ishte gjysma e parë e viteve Shtatëdhjetë, pak a shumë e njëjta periudhë në të cilën Jarrett filloi të bëjë atë që ndoshta dinte të bënte më mirë: koncertet (dhe disqet) i vetëm.

Disku i tij i parë i këtij lloji, ‘Facing You’, u publikua në 1971. Suksesi fillimisht ishte modest, por gjërat ndryshuan kur ai filloi të bënte koncerte duke improvizuar plotësisht. Ishte diçka që pak të tjerë e kishin bërë, dhe askush si ai. U bënë menjëherë shumë të dashur: Jarrett kishte një ndjenjë melodike vrastare dhe ishte i aftë të krijonte nga asgjëja tema dhe pjesë të jashtzakonshme, të cilat i zhvilloi për minuta e minuta, duke i ripërsëritur, modifikuar, shtrembëruar dhe më pas duke i ribashkuar me njëra-tjetrën përgjatë koncertit.

Në të njëjtën mbrëmje shpikte pjesë blues, citonte standard jazz, alternonte pjesë free jazz më të zemëruarat me intermexo të gjata mjaft intime dhe romantike. Arrinte të krijonte nga asgjëja pasazhe dhe tema tërheqëse, duke alternuar pasazhe virtuoze me të tjera delikate, shoqërime obsesive dhe shpesh me qëllim të egra për të tjerët që i bënin njerëzit të kërcenin mbi karrige. Shpesh ajo që luante kishte të bënte pak jazz-in, dhe kishte brenda saj mijëra zhanre të ndryshëm, për disa sekonda ose për pjesë të tëra të koncertit: të gjithë elemente që i bënin shfaqjet e tij mjaft popullore edhe midis jo të apasionuarve të zhanrit.

Si shumë pianistë të tjerë të mëdhenj, Jarrett shfrytëzoi maksimumin e potencialit ritmik të instrumentit, duke shtypur tastet për të nxjerrë tinguj të ngjashëm me ato të një baterie. Në koncertet e tij, herë strukej, pastaj kërcente pupthi, përplaste këmbët përtokë dhe nxirrte vazhdimisht vargje apo tekste të ndryshme, për të shoqëruar melodinë ose për ta zgjeruar atë: kjo mund të dëgjohet mirë në ato që ai ka regjistruar kudo në botë.

https://youtu.be/KPgEoDt_Duc

Një nga këto ishte më me fat se të tjerat, megjithë ambientit katastrofik. Kur mbërriti në Opernhaus në Këln, Gjermani, më 24 janar 1975, Jarrett gjeti një piano të ndryshme nga ajo që kishte kërkuar. Jo vetëm ndryshe: ishte e keqtrajtuar dhe e çakorduar. Por nuk mundi ta zëvendësonte në kohë, dhe pas orësh e orësh akordimi, ishte sistemuar vetëm pjesa qendrore e tastierës: tastat e poshtëm dhe ato më të lartët vazhduan të tingëllonin shumë keq. Jarrett ishte i lodhur dhe me dhembje shpine, dhe nuk desh as të performonte. Madje edhe darka në një restorant italian pati vonesa dhe probleme, dhe kur u ul në piano ishte ora njëmbëdhjetë e tridhjetë e mbrëmjes.

Filloi të riprodhojë në piano motivin e luajtur nga artoparlantët e teatrit për të njoftuar fillimin e spektaklit, madje u dëgjua edhe ndonjë e qeshur nga publiku. Ishte diçka që Jarrett e bënte shpesh, falë veshit të tij absolut, duke imituar zhurmat më të ndryshme, si tingulli i një pulëbardhe që kalonte rastësisht mbi sallën ku ai po luante. Megjithatë, përkundër papriturave dhe pengesave në atë teatër të Këlnit në janar 1975, u zhvillua ai që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një nga koncertet më legjendare në historinë e xhazit.

Koncertet e improvizuar të Jarrett vazhduan edhe në vitet në vijim, me një pauzë të gjatë në vitet Nëntëfhjetë për probleme shëndetësore. Por, me rritjen e popullaritetit të tij, doli në pah edhe karakteri i tij, aq shumë i treguar dhe i cituar midis adhuruesve të xhazit. Gjatë dekadave, kanë dalë shumë anekdota, shumica e të cilave kanë të bëjnë me intolerancën e tij të madhe ndaj çdo forme shqetësimi që vinte nga publiku. Në karrierën e tij Jarrett ka ndërprerë koncerte për disa kollitje të tepërta ose për ndonjë koment të hedhur nga publiku, por mbi të gjitha, duke filluar nga vitet 2000, për fotot e publikut.

Në atë që është bërë ndoshta qyfyrja më e famshme në skenë në historinë e xhazit modern, Jarrett i thotë publikut se ishte mbledhur në Perugia për ta dëgjuar në edicionin e vitit 2007 të Umbria Jazz se “ato trapa me aparate fotografike duhet t’i heqin menjëherë ato”, sepse privilegji ishte për ato që po e dëgjonin, DeJohnette dhe Pallua. Nëse do të kishte parë një tjetër flash nga aparatet fotografikë, tha ai, ai do të rezervonte të drejtën për të ndaluar së luajturi dhe “të largohet nga ky qytet leshi”. Ishte një episod i pakëndshëm për të gjithë, dhe drejtori i festivalit Carlo Pagnotta tha që Jarrett nuk do të kthehej.

Por çuditërisht, ai u ftuar përsëri në 2013: shkoi, por sapo u ngjit në skenë pa dikë në rreshtat e përparëm duke bërë një foto pa blic, dhe pavarësisht fjalëve të përzemërta të Pagnotta, ai u largua për ca kohë. Iu desh menazherit të tij të ngjitej në skenë dhe të kërkonte edhe një herë bashkëpunimin e publikut, Jarrett më në fund u kthye në skenë, duke bërë pjesën më të madhe të koncertit në errësirë, për të parandaluar fotografi të reja klandestine.

Prodhimi i tij më i vlerësuar, përveç koncerteve vetëm, ishte ai i disqeve standard me DeJohnette dhe Peacock, i filloi në vitin 1983 me dy disqe shumë të shitur, Standards Vol 1 dhe Vol 2. ka tashmë disa vjet që Jarrett nuk bën më koncerte, pavarësisht se ka nxjerë disa disqe live: ai jeton në një shtëpi të shekullit XIX në një qytezë të vogël në New Jersey, dhe del shumë pak.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.