VIRALE / Harron pantallonat gjatë live TV: detaji nuk i shpëton mediave sociale

Që smartworking e ka zhdoganuar dress code e miliona punëtorëve tashmë dihet nga të gjithë. OK për meetin në pizhame dhe pantofla, ok për video meeting me kostum, kravatë dhe sandale me një gisht. Mjafton që kamera të fokusohet në planin kryesor. Por kur objektivi “zgjerohet”, atëherë fare lehtë mund të bini në kurthin e karantinës. Si ajo që ndodhi me Will Reeve, reporterin e ABC gjatë një lidhjeje të drejtëpërdrejtë nga shtëpia. Pasi mori fjalën nga studioja, gazetari nisi bisedën drejtpërdrejt me kolegët e tij, por, në rrjetetet sociale, shumë ndjekës vunë re një detaj jo dhe aq të parëndësishëm: Reeve ishte me… të brendshme. Një skenë që do të hyjë në historinë e videove “zbavitëse” në rrjet.