GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Virale / Shqiponja s’pyet as për peshkaqenin – Video

Vështirë të besohet si e vërtetë por siç duket është kështu. Ditët e fundit, notarët nga Karolina e Jugut, në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë dëshmuarë të një skene të jashtëzakonshme: një zog i madh grabitqar po fluturonte, duke mbajtur në kthetrat e tij një peshk gjithashtu të madh, ndoshta një peshkaqen.

Videoja u bë virale brenda disa orësh. Ka ndodhur në Myrtle Beach ku vendas dhe turistë panë zogun e madh që fluturonte poshtë, praktikisht në breg për t’u ngjitur më pas në qiell. Por nuk ishte vetëm kjo gjë.

Për ta lënë me gojë hapur publikun ishte fakti që zogu kishte nën kthetra një peshk shumë të madh, mbase një peshkaqen. Vështirë të thuhet nga skena e filmuar prej Ashley White nga kati i 17-të i ndërtesës ku ajo po qëndronte.

Më pas u shpërnda nga llogaria në Twitter e Tracking Sharks. Në filmim mund të shihni peshkun që përpiqen më kot ta çlirojnë veten por kapja e pre prej zogut është mjaft e fuqishme dhe kafsha detare nuk duket se ka shpëtim.

Videoja ka marrë miliona shikime. Duket se zogu është një shqiponjë ose fajkua peshkatar, një zog grabitqar që ushqehet me peshq. Preja e tij, dukshëm e ngjashme me një peshkaqen, por mund të jetë edhe një atlantic mackerel i madh spanjoll, i zakonshëm në ujërat e Karolinës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni