GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Viti i ri erdhi: spektakli më i bukur është në qiell | Kështu qielli dhe planetët festojnë ardhjen e vitit të ri në Tokë

Yje që bien, ndërlidhje astrale dhe SuperHëna: qielli ka vendosur të festojë 2022 duke na dhuruar të parat dhe të jashtëzakonshmet spektakle të vitit

Viti i ri nis me sytë e ngritur drejt qiellit dhe jo vetëm për spektaklin e fishekzjarrëve që përshëndetën 2022-in. Për të na dhuruar shoun më të bukur të parë ndonjëherë, në fakt, do të jenë yjet dhe planetët që do kërcejnë dhe do të afrohen duke i dhënë jetë disave prej ngjarjeve më të jashtëzakonshme astrale të viteve të fundit. Por jo vetëm, do të ketë edhe yje që bien dhe Hëna, do të jetë akoma më e madhe dhe më e ndritshme.

Viti i ri që po inaugurojmë do të jetë i mbushur me fenomene për t’u admiruar kokëlart dhe që do të na lënë pa frymë. Është ky momenti më i mirë për të menduar planifikimin e udhëtimeve të reja, më mirë akoma nëse ato na çojnë në destinacione të reja të astroturizmit, ato që na mundësojnë të vëzhgojmë qiellin me gjithë bukurinë e tij falë mungesës së ndotjes së ndritshme. Me kalendar në dorë, ja datat për t’u shënjuar, që të asistosh në spektaklet më të bukura që qielli do të organizojë këtë 2022.

Ylli kometë i Krishtlindjes që na shoqëroi ditët e fundit të 2021-shit do të jetë ende i dukshëm në qiellin tonë, bëhet fjalë për yllin kometë Leonard dhe udhëtimin e tij për të arritur Diellin. Dita e fundit e duhur për ta dalluar është 3 janari dhe pas së cilës do të zhduket përgjithmonë në sistem tonë diellor.

Së bashku me të, në qiellin tonë do të shfaqen edhe Quadrantids, meteorë që rrezatojnë nga një zonë afër yjësisë Boote, dhe që do të inaugurojnë me praninë e tyre vitin e ri. Kulmi i dukshmërisë së yjeve që bien do të jetë midis 2 dhe 3 janarit. Është ky momenti i përkryer për të shprehur dëshirat tona për këtë 2022.

Ndërsa, yjet e radhës që do të bien, do të rikthehen të na bëjnë shoqëri në mesprill me mbërritjen e Lyrids, shiut meteorit të krijuar nga kalimi i kometës G1 Thatcher. Por para kësaj një tjetër ngjarje do të na mbajë shoqëri, bëhet fjalë është bashkngjithen mes Mërkurit dhe Saturnit që do të ndodhë pak para pranverës, më 2 mars 2022.

Megjithatë, për të vëzhguar eklipsin e parë diellor 2022, do të duhet të presim deri më 30 prill, ndërsa për eklipsin total hënor më 16 maj, por që do të jetë i dukshëm vetëm pjesërisht nga ne.

Edhe këtë vit mund të asistojmë në spektaklin më të bukur dhe më sugjestiv të parë ndonjëherë, në atë të Superhënës, fenomen që na jep ndjesinë se mund ta prekim satelitin natyror me një gisht. Do të ketë disa për t’u admiruar midis majit, qershorit, korrikut dhe gushtit, por ekspertët konfirmojnë se Superhëna e 13 korriku 2022 do të jetë ngjarja astronomike më e bukur e parë ndonjëherë, sepse Hëna do të jetë shumë afër Tokës sonë. Në fakt, do të jetë “vetëm” 357.000 kilometra larg.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More