GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Vjen nga Gjermania revolucioni i ardhshëm i makinave

Gjermania është gati të na mahnisë duke lejuar drejtimin autonom të nivelit 4 nëpër rrugët e saj

Brenda verës së ardhshme, Gjermania mund të jetë protagonistja e një risie legjislative që mund t’i japë jetë asaj që përcaktohet nga shumë si revolucioni i ardhshëm i botës së makinave. I referohemi drejtimit autonom të nivelit 4 që sipas zërave të fundit nga Gjermania së shpejti mund të gjente një kuadër të veçantë rregullator falë ndërhyrjes së qeverisë gjermane.

E nëse legjislacioni miratohet, do të bëhej korniza e parë e plotë ligjore që përfshin edhe kërkesat e homologimit ashtu edhe kërkesat e trafikut për futjen e robotaxive në qarkullim. I referohemi automjeteve ku mjeti kontrollohet nga kompjuteri në çdo moment, pa pasur nevojë për ndërhyrje njerëzore. Ministria gjermane e Transportit nëpërmjet një deklarate thotë qartazi se kjo kornizë e re rregullatore do të përfaqësonte një risi themelore për zhvillimin e drejtimit autonom duke lejuar në Gjermani praninë në rrugë të automjeteve plotësisht autonome të vetë-drejtimit.

Këto ligje të reja pra mund të ndryshojnë gjithçka për drejtimin autonom, duke i parë jo në prova apo nëpër prototipe por në automjetet autonome të vërteta për transportin e mallrave apo njerëzve. Me pak fjalë, mund të jetë hapi i parë drejt një epoke të re të transportit. “Gjermania dëshiron të jetë vendi i parë që harton një ligj të tillë”, ka deklaruar Ministria gjermane e Transportit në deklaratën e saj më të fundit. Pra, duket se në Evropë diçka për një drejtim autonom të makinave ka filluar të lëvizë. Ndaj mund të jetë një surprizë që kontinenti ynë të jetë i pari që pret shërbime transporti pa shofer.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More