GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Wanda Nara, këshillat e mamit të pesë fëmijëve: “Ja si i zgjidh sherret”

Showgirl argjentinase, tani komentuese e GF Vip-Italy, ka rrëfyer një anekdote për jetën e saj private: «Nëse fëmijët e mi grinden, i vë të bëjnë gjithçka bashkë, përfshi edhe dushin. Kështu, ose të ‘vrasin’ njëri-tjetrin ose lidhin një miqësi e përjetshme”

Wanda Nara, e lindur 32 vjet më parë në Buenos Aires, është një shoëgirl, mbretëreshë e rrjeteve sociale, një agjente futbolli me liçensë të rregullt, nënë e pesë fëmijëve (Constantino, Valentino dhe Benedicto që Wanda i ka nga marrëdhënia e mëparshme me futbollistin Maxi Lopez, dhe më të voglat Francesca dhe Isabella), dhe gruaja e Mauro Icardit. Për të cituar ‘torturën e’e ditëve të fundit, ajo nuk është mësuar të jetë “një hap pas”. Në botën e futbollit, në fakt, thuhet se kushdo që merr futbollistin, duhet të llogarisë një paketë “gjithëpërfshirëse”.

Dhe tani që burri i saj është hua tek Paris Saint-Germain, ajo thuajse çdo ditë gjendet nëpër rrugët mes Parisit, Milanos dhe Romës. Në fakt, bën edhe opinionisten në edicionin e fundit të Big Brother Vip-Italy. Dhe atje në transmetim, mes një historie dhe një tjetëre nga konkurrentët e reality, Wanda nxjerr veten dhe rrëfen anekdota nga jeta e saj private. “Pilula” e fundit është këshilla si mama. Menaxhimi i pesë fëmijëve, shpjegon ajo, nuk është i lehtë dhe ajo ka truket e saj. Që mund të jenë të dobishme për ata që i duan.

«Zonja jonë e futbollit» mendon se e di mirë se si ta zgjidhë konfliktin pa fund midis dy konkurrenteve antagoniste të BB VIP-Italy, Antonella Elia dhe Fernanda Lessa, të cilat duket se nuk duan të akordohen në asnjë pikë me njëra-tjetrën: “Sipas meje ata duhen vënë së bashku, vetëm, për 24 orë”, thotë ajo në transmetimin drejtpërdrejt. “Unë e bëj këtë me fëmijët e mi. Nëse grinden, i vë të bëjnë gjithçka bashkë, përfshirë dushin. Kështu, ose të ‘vrasin’ njëri-tjetrin ose lidhin një miqësi e përjetshme”. Në studio duartrokasin, në rrjetet sociale ajo hyn në trend topic, edhe për veshjen.

Wanda – e rritur si showgirl në TV argjentinase, derisa u transferua në Itali dhe në torturën gossip të vitit 2013, viti i ndarjes së saj nga futbollisti Maxi Lopez, me të cilin ka tre fëmijët e saj të parë, për t’u fejuar me Mauro Icardin, ish-shok i skuadrës dhe Kombëtares së burrit të saj të parë – nuk duket se ka ndërmend të ndryshojë përzierjen e tij fituese. Në Instagram ajo ka mbi 6 milion ndjekës, duke përzier me mençuri qenien një nënë shumë e pranishme me foto mjaft të guximshme.

“Të gjithë kujtojnë se unë jam me Mauron për paratë e tij, por unë isha tashmë e pasur dhe e famshme kur u takuam njëri-tjetrin”, ka dashur të theksonte së fundi, “Dhe isha sepse kam luftuar për t’u bërë. Kur ai u nis për në Paris ishte e enjte, e kaluam fundjavën së bashku, më pas të hënën u zgjova në Milano dhe pashë së isha e vetme me pesë fëmijë. Nuk ishte e lehtë”.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like