GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

WhatsApp me funksion të ri (pa të cilin nuk mund të bëni më)

Në WhatsApp është në dispozicion paketa e parë e sticker-ave të animuar. Ja si ta shkarkoni dhe kush mund ta përdorë atë

Hapi i ri i madh drejt lançimit përfundimtar të stickerave të animuar në WhatsApp. Siç njoftojnë djemtë e WaBetaInfo, në versionin e ri të aplikacionit është shtuar edhe paketa e parë e stickerave të animuar që mund të shkarkohen drejtpërdrejtë nga store WhatsApp. Ky është hapi i parë drejt një lançimi përfundimtar edhe në versionin e qëndrueshëm: nëse të gjitha testet do të japin rezultate pozitive, atëherë ai do të arrijë menjëherë për të gjithë.

Stickerat e animuara janë një funksion mbi të cilin zhvilluesit janë duke punuar tashmë prej disa kohësh dhe që do të shërbejnë mbi të gjitha për t’i bërë më të këndshme dhe më të gjalla biseda me miqtë tuaj. Ky funksion po kërkohej me zë të lartë nga përdoruesit, mbi të gjitha për faktin se ai ka kohë që është i pranishëm në Telegram. Në WhatsApp, deri më tani, ishin të disponueshëm vetëm stickersa “statikë”, një lloj emoticon pak më më të mëdhenj dhe plotësisht të personalizueshëm nga përdoruesit. Edhe stickerat e animuar do të mund të krijohen direkt nga përdoruesit dhe më pas të ngarkohen në WhatsApp Store, në mënyrë që të mund të shkarkohen prej të gjithëve.

Çfarë janë si funksionojnë stickersat e animuar

Stickersat e animuar janë një funksionalitet i re që WhatsApp po fut në chat për t’i bërë bisedat më argëtuese. Operacioni është i njëjtë si për stickersat “normalë”, me ndryshimin e vetëm që janë të lëvizshëm.

Siç shpjegohet nga djemtë WaBetaInfo, në këtë fazë të parë do të jenë tre hapat për të përdorur sticker të animuar:

  • mundësia për t’i parë në biseda dhe për t’i ruajtur në mënyrë që t’i dërgosh tek miqtë
  • mundësia për t’i importuar stickerët e rinj në WhatsApp Store
  • mundësia për t’i shkarkuar stickerët e animuar nga WhatsApp Store.

Si të shkarkohen stickerët e animuar të WhatsApp

Për të shkarkuar një paketë të re me stikersa, duhet të futeni në një bisedë, shtypni në hapësirën ku dëshironi të nisni mesazhin dhe shtypni ikonën me fytyrën në tastierë. Do të shfaqen të gjithë stickerët e pranishëm në smartphone dhe duke bërë një swipe në të djathtë do të shfaqet një ikonë në formën e ingranazheve. Duke klikuar në të, do të hapet store WhatsApp, ku mund të shkarkoni stickerët e animuar (kur ato ngarkohen).

Si të shkarkohet azhornimi

Paketa e parë e stickerëve të animuar është e pranishme me azhurnimin më të fundit të versionit beta të WhatsApp, numri 2.20.195.1 për Android dhe numri 2.20.70.26 për iOS.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More