Whatsapp Pay, pagesa me App, e lehtë sa dërgimi i një mesazhi
Vjen Whatsapp Pay, një sistem i ri pagese që do të përdorë pikërisht platformën mesazhistike të menjëhershme. Të paguash apo të dërgosh para do të jetë po aq e thjeshtë sa shkëmbimi i një mesazhi chat. Lajmi i ka goditur përdoruesit në atë pikë sa hashtag whatsapp është shfaqur në trend në Twitter. Ka kohë që flitet, por tani do të bëhet shumë shpejt realitet. Mark Zuckerberg, babai i Facebook që ka blerë edhe aplikacionin e mesazheve, është duke punuar. Ja si do të funksionojë.
Para së gjithash, do të ketë një modalitet të dyfishtë të përdorimit: business dhe privat. “Qëllimi – thotë kompania – është për të bërë sa më të thjeshta pagesat në mënyrë që të ndihmojmë futjen e sa më shumë kompanive në ekonominë dixhitale, duke hapur mundësi të reja rritjeje. Ndërkaq, ne jemi duke e bërë dërgimin e parave për të dashurit aq lehtë sa dërgimi i një mesazhi. Meqenëse pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë të mundur që njerëzit dhe kompanitë të përdorin të njëjtin informacion pagese në të gjithë familjen e aplikacioneve të Facebook “.
“Të gjitha pagesa mes miqve dhe familjarëve – vazhdon ai – janë falas ndërsa ato nga kompanitë i nënshtrohen komisioneve dhe funksionojnë përmes WhatsApp Business (pak a shumë të njëjta me POS nëpër dyqane të ndryshme)”. Operacioni do të jetë i mundur falë një PIN-i gjashtë shifror ose, si alternativë, përmes njohjes biometrike, të fytyrës ose dixhitale. Llogaria juaj duhet të lidhet më pas me një metodë pagese, d.m.th. kartat e kreditit ose të debitit të qarqeve Mastercard dhe Visa.
Në vazhdën e asaj që po ndodh tashmë në Kinë me WeChat, Zuckerberg ka filluar fazën e parë të testimit në Brazil, por data e mbërritjes në Evropë është ende e pasigurt.