Windows 10, lajme të këqia: Çfarë po ndodh
Edi DELIU – Sipas zërave të fundit, core update e majit për Windows 10 do të mbërrijë me pak vonesë: ja kur do të jetë në dispozicion
Duhej të ishtë dashur të jetë Azhurnimi i April Update 2020. Pastaj, për shkak të koronavirusit, u bë May Update 2020. Tani ka të ngjarë të bëhet June Update 2020. Po flasim për Windows 20H1, domethënë, azhurnimin e parë të madh simestral të këtij viti të sistemit operativ Microsoft.
Pak ditë më parë, në fakt, Microsoft lançoi një azhurnim të vogël të papritur. Kompania nga Redmond nuk ka specifikuar asnjë datë për lançimin në publik të gjerë për final build të April/May Update, por qarkullojnë zëra se do të ketë një vonesë të mëtejshme sepse ka dalë në pah një dobësi e madhe e sigurisë që ka lindur që duhet zgjidhur sa më parë, para se të procedohet me botimin e azhurnimit gjashtë mujor. Nëse më parë supozohej data 12 maj, tani është pothuajse e sigurt që Microsoft nuk do të prezantojë Windows 10 20H1 atë ditë. Të vetmet gjëra të qarta në këtë histori janë dy: e para është se për momentin ka vetëm zëra dhe asnjë lajm zyrtar, e dyta është se Microsoft po ka gjithnjë e më vështirësi të përmbushë afatet zyrtare për azhurnimet simestrale.
Windows 10 20H1: Timeline
Zërat që duken më të besueshëm parashikojnë një rilançim të azhurnimit të majit midis 5 dhe 28 maj. Më 5 maj, Microsoft do ta lëshonte atë për OEM, domethënë, për prodhuesit e kompjuterave që instalojnë sistemin operativ tashmë në fabrikë. Më pas, më 12 maj, May Update do t’i shpërndahej zhvilluesve për testet e fundit ndërsa përdoruesit në masë duhet të presin deri më 28 maj. Nëse respektohen këto data, prandaj, “May Update” për një qime floku nuk do të bëhet “June Update”.
Windows 10 20H1: Të rejat
May Update i Windows 10 duhet të sjellë të reja interesante si për përdoruesit ashtu edhe për zhvilluesit. Për të parët do të jetë spin-off i Cortana, i cili do të bëhet një aplikacion në vete, bazuar në inteligjencën artificiale. Më pas do të ketë një algoritëm të ri për indeksimin e skedarëve, që do të jetë më pak i rëndë për kompjuterët më të vjetër dhe ato pa disk SSD. Së fundi, duhet të ketë një procedurë të thjeshtuar çiftimi për pajisjet Bluetooth. Ndërsa, për zhvilluesit, risia kryesore do të jetë Windows Subsystem for Linux 2, që është një “motor” i ri nativ Linux për të ekzekutuar Windows 10 shumë më mirë, dhe me më shumë funksionalitete, duke përfshirë aplikacionet e shkruara për sistemin operativ të ideuar nga Linus Torvalds.