GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Windows 10, të gjitha të rejat e updateve më të fundit

Përditësimi i Windows 10 May Update ka të bëjë gjithashtu edhe me sigurinë e kompjuterit, me lançimin e shumë funksioneve interesante. Ja kush janë

Më 27 maj filloi lançimi i Windows 10 May Update, i quajtur gjithashtu Windows 10 20H1 o 2004, që është update i parë gjashtë-mujor i sistemit operativ të Microsoft për vitin 2020. Disa përdorues tashmë e kanë marrë, shkarkuar dhe instaluar, të tjerët do ta bëjnë javët e ardhshme.

Risitë janë disa dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me sigurinë e vetë sistemit operativ dhe të të dhënave të përdoruesit. Siç ndodh shpesh për çështje të sigurisë, kemi të bëjmë me të reja jo shumë të lehta për t’u kuptuar (madje edhe për t’u vërejtur) për përdoruesin e zakonshëm: nga njëra anë fuqizimi i Sandbox, nga ana tjetër ajo e “System Guard Secure Lauch”, të menaxhimit të çelësave të sigurisë dhe zgjerimit të përputhshmërisë me teknologjinë e e Microsoft Secured-Core PC. Kjo e fundit, në fakt, do t’i interesojë një pjese të vogël të përdoruesve të Windows 10, por në një plan afatgjatë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të garantuar sigurinë e kompjuterave, duke pasur parasysh bumin në Internet të gjërave (IoT). Ja çfarë ndryshon për sigurinë e PC-ve Windows 10, edhe pse përdoruesit nuk e shohin.

Windows 10 May Update: security first

Fillojmë me Sandbox, që nuk është një risi absolute: u fut me update 1903, update i parë sezonal i vitit të kaluar. Sandbox është një makinë virtuale për të ekzekutuar në mënyrë të sigurt një version të reduktuar Windows 10 dhe për të testuar aplikacione të panjohura dhe potencialisht të rrezikshme. Nëpërmjet update të majit 2020, ky komponent i Windows 10 është përmirësuar dhe fuqizuar, me ndërfutjen e file të rinj të konfigurimit që japin mundësinë e përdorimit të folderave të përbashkëta, virtualizimit të GPU-së dhe shumë të tjerave. Ndërsa System Guard Secure Launch, është një funksion i dobishëm për të kontrolluar integritetin e firmware të pajisjeve PC, duke garantuar kështu që nuk janë infektuara nga një virus. Me May Update kontrolli bëhet më i plotë dhe më rigoroz. Pastaj, me Windows 10 2004 vjen suporti i çelësave hardware të sigurisë FIDO2 “hibride”, bazuar në Azure Active Directory (Azure AD).

Windows 10 May Update: vazhdon rrugën Secured-core PC

Windows 10 20H1 sjell gjithashtu pajtueshmërinë e teknologjisë Secured-core edhe tek procesorët Ryzen Pro 4000 të AMD. Kjo teknologji është në thelb një evolucion i përshkruar tashmë i System Guard Secure Launch: kontrollohet integriteti i firmware-it, me anë të një çelësi kriptografik, por vetëm pasi të jetë kontrolluar çelësi i futur direkt në CPU (fabrike). Të dyja teknologjitë pra funksionojnë njëkohësisht: duke përdorur funksionet e reja hardware të proçesorëve AMD, Intel dhe Qualcomm, Windows 10 implementon System Guard Secure Launch si një detyrim për të mbrojtur procesin e boot nga sulmet e firmware.

System Guard, pasi sigurohet që CPU nuk është infektuar falë Secure-core, i mundëson sistemit hyrjen nëpër firmware të pajisjeve të ndryshme për të ndezur hardware, menjëherë pas, sistemin operativ. Në këndvështrimin e Internet of Things, sipas të cilit gjithnjë e më shumë pajisje me firmware janë të lidhur në rrjet, e gjitha kjo e mbulon me një shtresë të madhe sigurie.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More