GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Winnie, qenushja me sytë si të një princeshe Disney

Laura DANI –Nëpër rrjetet sociale tashmë është një yll dhe është e lehtë të kuptohet pse: Winnie ka një pamje si prej kartonash që e ka bërë të famshme

Qenushë që i bën njerëzit të çmenden dhe që të gjithë botën të bjerë në dashuri me të, interneti ka shumë, por askush nuk mund t’i rezistojë Winniet të vogël. E racës Cocker Spaniel dhe vetëm disa muajshe (lindi në 28 tetor 2019), Winnie tashmë është një yll në Instagram, ku krenohet me gati 500 mijë ndjekës. Do t’ju mjaftojë thjesht të shikoni një fotografi të tij për të kuptuar se pse: kur hap sytë, shikimi i tij është njësoj si ai i një princeshe Disney, apo një kartoni manga.

Dhe të mendosh që fotografia e parë e Winnie në mediat sociale daton që kur ajo as nuk kishte lindur akoma. Është një ekografi që e ka përjetësuar në barkun e së ëmës. Mendoni për befasinë e pronarëve kur këlyshi hapën sytë për herë të parë, duke zbuluar se jo vetëm që ishin me një ngjyrë të qarta, e të rrethuar nga qerpikët shumë të gjatë. Popullariteti i tij në fakt është rritur dalë ngadalë, ku sa më shumë rritej aq më shumë zbulonte një shikim të parezistueshëm. Mbi të gjitha, duhet të thuhet, se – në vend që të luajë e të vrapojë në kopsht – ulet për minuta të tëra ndenjur për të vëzhguar të zotërit e tij nga poshtë.

Winnie jeton aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe fama e saj ka bërë që shpejt llogarisë së saj të Instagramit i është shtuar ajo – e pashmangshme, duke qenë se bëhet fjalë për rrjetin social më trendi të momentit – në TikTok. Jo vetëm: Winnie është e hapur për çdo ofertë pune dhe është tashmë protagonist i padiskutueshëm i fanartëve të shumtë. Praktikisht, janë të shumtë admiruesit që çdo ditë i kushtojnë asaj vizatime dhe portrete, sepse – pikërisht – falë syve të saj është shumë e përshtatshme. Por, akoma më shpesh, fotot e saj bëhen virale si një urim për një ditë të mirë: për ata që janë me humor të keq, nuk është e lehtë t’i rezistojnë një shikimi kaq “të thellë”. Sfidojmë këdo që të përpiqet ta përmbajë butësinë (por e dimë se është një sfidë e humbur në nisje)!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni