GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Xhorxh dhe Amal Kluni në krizë: gati divorci 500 milion dollarësh

Xhorxh dhe Amal Kluni qenkëshin në prag të divorcit. Por kërkesa e Megan Markle hedh dyshime

Martesa midis Xhorxh dhe Amal Kluni paska arritur në finish, pas 6 vjetësh dhe dy fëmijëve. Çifti paska gati një plan për divorcin prej 500 milion dollarësh.

Zërat rreth krizës kanë qarkulluar prej muajsh (madje dyshohet edhe për një vajzë sekrete të Kluni), por qenka përkeqësuar me izolimin prej emergjencës shëndetësore. Avokati dhe ylli i Hollivudit nuk e paska duruar dot bashkëjetesën 24 orë në 24, shtatë ditë në shtatë. Shtypi amerikan e jep të sigurtë se për Amalin dhe Xhorxhin nuk ka më asnjë shpresë për të shpëtuar martesën.

Sipas Globe Magazine, Xhorxhi nuk e duron dot më gruan e tij e cila, nga ana tjetër, është bërë gjithnjë e më shumë “mbytëse dhe e mërzitshme”, për të mos thënë “tiranike”. Kluni ndjehet i “tiranizuar” nga Amal që pretendon ta urdhërojë për gjithçka.

Prandaj vendimi për t’u ndajrë me një divorc prej 500 milion dollarësh. Gjithnjë sipas Globe, Amal dhe Xhorxh po debatojnë për kujdestarinë e binjakëve, Ela dhe Aleksandër, të cilët janë dy vjeç.

Sidoqoftë, në janar vështirësitë e çiftit ishin tashmë në gojët e të gjithëve, aq sa pozicioni i Amal krahasohej me atë të Megan Markle, me të cilën ajo është një shoqe e ngushtë. Zonja Kluni ishte në krizë ashtu si ish-aktorja e cila dukej se ishte gati të ndahej me Herrin edhe pa miratimin e Mbretëreshës. Më pas Sussex-ët, në vend që të ndaheshin preferuan t’i thonin lamtumirë Familjes Mbretërore.

Megan dhe Herri u transferuan në Hollivud, ku ata rifilluan të takojnë Klunin dhe gruan e tij. Në fakt, Lady Markle i paska kërkuar Xhorxhit kohët e fundit ta vinte në kontakt me Brad Pitt-in me të cilin do të dëshironte të bënte një film.

Por, pikërisht kërkesa e Meganit, që me siguri nuk do të kishte përfituar nga miku i saj po të mos ishte vërtetë një moment kaq delikat, dhe disa intervista më të fundit nga Kluni ku ai kishte vetëm fjalë lavdërimi për gruan e tij, ngjallin dyshime dhe sugjerojnë që kriza si çift nuk është në të vërtetë përfundimtare. Ndoshta Xhorxhi është ankuar me dikë për “prepotencën” e Amalit dhe kaq ka mjaftuar që të ulëritet për herëtn e rradhës për divorc. Është e qartë që ata që shqetësohen drejtpërdrejt heshtin.

You might also like