“Ylenia Carrisi është gjallë”: Nuk bind hetimi spanjoll për vajzën e Al Bano dhe Romina Power
Ylenia Carrisi mendohet se është gjallë dhe po jeton në Santo Domingo. Por hetimi i gazetarit spanjoll duket i pabazë
Laura DANI – Ylenia Carrisi, vajza e Al Bano dhe Romina Power e zhdukur më 31 dhjetor 1993, është akoma gjallë! Kjo është ajo që del nga një shërbim i transmetuar nga tv spanjoll.
Siç raporton Libero Quotidiano, deklaratat në lidhje me Ylenia vijnë nga emisioni Salvame, i transmetuar në TeleCinco. Për t’u marrë me çështjen është gazetarja Lydia Lozano e cila që nga 2005 është duke hetuar mbi zhdukjen e vajzës.
Reperja pretendon se është informuar nga një burim se vajza e Al Bano dhe Romina është ende gjallë. Ajo mendohet të jetë në Santo Domingo me burrin e saj. Lozano thotë se informacionet janë të provuara, por duket se në të vërtetë nuk ka prova konkrete.
Dëshmitari i faktit që Ylenia është gjallë është Riccardo Zucchi, shpjegon emisioni spanjoll. Informatori pretendon të ketë takuar Carrisin të paktën njëzet herë në Santo Domingo, së pari në 1995.
Lidhja midis Zucchi dhe Ylenia, i cili mendohet të jetë 50 vjeç sot, një toger i policisë dominikane, mik i Alexander Suero Alvares, bashkëshorttit të supozuar të Carrisit, me nofkën ‘Gringo’.
Kemi të bëjmë me një 45 vjeçar me një çehre të errët që nuk do të ndahet kurrë nga Ylenia. Në transmetim, më pas transmetohet video e një dialogu të supozuar midis vajzës së Al Bano dhe vetë Zucchi-t. Por imazhet janë plotësisht të paqarta dhe edhe vetë drejtuesi i emisionit ngre shumë dyshime mbi vërtetësinë e videos, e cila ka gjithë elementët e një montazhi për të bërë që të shpërthejë një çështje mediatike.
Edhe një herë, pas fjalëve të një detektivi amerikan të rishpërndara nga shtypi gjerman, informacionet që qarkullojnë rreth Ylenia Carrisi dëshmojnë të jetë jo bindëse dhe plotësisht të pabaza.
Romina megjithatë nuk e ka humbur kurrë shpresën për të gjetur vajzën e saj. Dhe çdo vit i kushton shumë mesazhe Ylenias për ditëlindjen e saj.