GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Yoga ul dhimbjen e kokës më shumë se ilaçet

Yoga mund të ndihmojë në kontrollin e dhimbjeve të kokës më mirë sesa ilaçet vetëm.

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga India Institute of Medical Science në New Delhi (Indi) në mbi 114 persona me dhimbje koke episodike (4 deri në 14 herë në muaj).

Duke marrë pjesë në një seancë një orëshe, tre herë në javë, episodet uleshin në frekuencë dhe intensitet.

Pas tre muajsh, praktikuesit e zvogëluan marrjen e pilulave me 47 përqind kundrejt 12 përqind të atyre që kishin marrë vetëm ilaçe dhe nuk kishin bërë joga.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni