GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Zbulohet një nga thesaret më të mëdha të arit në botë

Një zbulim i bujshëm rishkruan historinë e Danimarkës: një thesar i paçmuar është gjetur dhe deshifruar nga ekspertët

Ka zbulime që kërkojnë vite – ndonjëherë dekada – kërkimesh, studimi dhe angazhimi. Dhe ka të tjera që ndodhin pothuajse krejtësisht rastësisht, duke zbuluar diçka të re dhe të papritur. Kështu ndodhi në Danimarkë ku dy arkeologë amatorë, të pajisur me detektorë metali, gjatë një shëtitjeje zbuluan një nga thesaret më të mëdha që kanë dalë ndonjëherë në dritë. I riemërtuar thesari Vindelev, ai përmban qindra kg flori të vërtetë dhe përfshin medaljone me mbishkrime të papara kurrë më parë.

Zbulohet një nga thesaret me ar më të çmuara në botë

Një çift miqsh me pasion për arkeologjinë: pikërisht atyre u detyrohet një prej zbulimeve më të rëndësishme të kohëve të fundit. Jemi më 2020 kur dy arkeologët amatorë nisen drejt një fushe në Jelling, Danimarkë: me metal detektorë në duar, ajo që dukej si një shëtitje eksploruese, si shumë të bëra deri në atë moment, u kthyer në diçka të papritur.

Jelling është një fshat i vogël në qendër të ishullit Jutland, i konsideruar si “djepi” i qytetërimit viking. Tuma varresh, gurë të lashtë, madje edhe mbetjet e disa monolitëve të mëdhenj që ngjajnë me formën e një anijeje – ndoshta varret e të ndjerëve – janë vetëm disa nga mrekullitë që i kanë mundësuar studiuesve të shkruajnë historinë e Danimarkës. Jelling është dëshmia e një periudhe shumë të rëndësishme, si edhe selia e oborrit të mbretit Gorm i Vjetri, paraardhës i një linje gjaku që ekziston edhe sot. Nuk është rastësi që më 1994 i gjithë qyteti u emërua një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Në këtë kontekst të përbërë prej gjetjesh të çmuara dhe unike në botë, ishte thuajse e paimagjinueshme që dikush mund të habitej ende. Megjithatë, ndodhi, sepse dy miqtë arkeologë pa e kuptuar fare bënë një zbulim të paprecedentë në Jelling: një thesar të pamatë me monedha ari dhe medaljone që daton në fillim të shekullit të IV-të. Por ka edhe më shumë, sepse dy prej këtyre medalioneve mbajnë një mbishkrim në të cilin shfaqet emri i perëndisë Odin, duke rishkruar historinë e mitologjisë norvegjeze e duke e datuar atë 150 vjet më herët nga sa besohej më parë.

Mbishkrimet më të vjetra runike të perëndisë Odin

Nuk është e pazakontë të gjenden monedha ari ose varëse që datojnë prej kohës së vikingëve. Në shekujt IV dhe V ishte zakon që manjatët e pasur ose mbretërit e vegjël të mbanin varëse floriri për të treguar statusin dhe pasurinë e tyre dhe, në shumicën e rasteve, bëhej fjalë për medaljone – të quajtura brattee – në të cilat gdhendeshin persona meshkuj që shiheshin në profil. ndonjëherë së bashku me një kalë.

Kur runologët u vunë në punë për të analizuar thesarin e Vindelevit në detaje, panë menjëherë se monedhat brakteate tregonin të njëjtat profile si gjithmonë, përveç njërit prej tyre. U dyshua ishte se nuk ishte përshkrimi i zakonshëm i një mbreti apo i një manjati të pasur. Deshifrimi i runave nuk ishte i lehtë, shumë prej tyre janë të konsumuara e të palexueshme dhe, si për t’i bërë gjërat më keq, ato shpesh janë kopje të ngatërruara apo të shtrembëruara të një mbishkrimi që dikur kishte kuptim, por që ka humbur plotësisht.

Runologia e Muzeut Kombëtar të Danimarkës, Lisbeth Imer dhe doktoresha pranë Departamentit të Studimeve Gjuhësore, Letrare dhe Estetike të Universitetit Bergen, Krister Vasshus, arritën ta kuptonin. “Mbishkrimi përshkon një cikël rreth motivit të braktit – lexohet në studim -, i cili tregon fytyrën e një mbreti të parë në profil dhe me një model të bukur flokësh. Përpara fytyrës ka një svastikë dhe një gjysmërreth, ndoshta për të simbolizuar diellin dhe hënën. Poshtë fytyrës qëndron një katërkëmbësh, ndoshta një kalë, me parzmore të shënuar dhe diçka që i del nga goja. Veshi i kalit varet drejt gojës së hapur të mbretit”.

“Jemi të sigurta për pjesën e fundit të mbishkrimit – shtojnë dy ekspertet -. Thotë iz Wōd[a]nas weraz, që mund të përkthehet si njeriu i Odinit”. Brakteatet e thesarit të Vindelevit datohen në shekullin e IV-të dhe, për rrjedhojë, janë gjetjet më të vjetra në të cilat emri i Odinit shfaqet në të gjithë botën, të paktën për momentin.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More