Zbulon se i dashuri e tradhton me motrën: hakmarrje e saj në Tiktok

TikTok edhe një herë një histori i ka dhënë zë një historie tradhtie dhe abuzimi. Historitë e treguara në video janë aq tronditëse saqë në pak fare pak kohë janë bërë virale, duke mbledhur një audiencë prej më shumë se 16 milionë shikimesh. Titoker bbyyygrace (e njohur si Baby Grace) ka treguar historinë e saj dramatike në TikTok mes akuzave të rënda kundër ish të dashurit të saj dhe provokimeve të rënda.
Tradhtia që u bë virale në TikTok
Tradhtia është një gjë e vështirë për t’u metabolizuar. Historia e tiktoker bbyyygrace, megjithatë, është më shumë se një tradhti e thjeshtë, është një rrëfim tronditës që ka mbajtur pa marrë frymë të gjithë ndjekësit e saj. Nuk është hera e parë që të rinjtë përdorin platformën kineze TikTok për të raportuar situata të rrezikshme. Tiktokerja bbyyygrace ka regjistruar disa videoklipe që denoncojnë tradhtinë e të dashurit të saj me të motrën 13-vjeçare. Sikur të mos mjaftonte kjo, krijuesja madje e ka akuzuar ish-partnerin se e ka lënë shtatzënë.
Në një video të dytë, vajza pohoi se teksa dilte me ish të dashurin nuk ishte në dijeni të informacionit tronditës të raportuar në videot e mëparshme. Më tej ajo ka deklaruar se e ka ndërprerë lidhjen romantike me të dashurin për shkak se ishte “i dhunshëm”.
Këto pretendime të rënda kanë regjistruar në vetëm pak orë më shumë se 16 milionë shikime. Mes qindra komenteve poshtë videos, shumë prej tyre i kërkuan vajzës ta denonconte çështjen në polici. Është ende e paqartë nëse pretendimet e bëra në TikTok janë formalizuar tek autoritetet kompetente./ Përgatiti gazetatjeter.com