Zgjimi i banlieue dhe Franca në kaos: përzierja e rrezikshme që frikëson Macron

Një nga frikërat më të mëdha të Elysee u bë realitet midis pasdites së 27 dhe natës së 28 qershorit: banlieue, të fjetur që nga 2005 e largët, janë zgjuar nga gjumi i gjatë letargjik. Për të përcaktuar rizgjimin ishte rasti tjetër, më i fundmi, i brutaliteti policor, i ndodhur në periferi të Parisit, që përfundoi me vdekjen e një shtatëmbëdhjetë vjeçari. Rikthimi në normalitet do të jetë i ndërlikuar, ndoshta i pamundur.

Origjina e revoltave

Nanterre, komunë me një dendësi të madhe problemesh në portat e Parisit, mëngjesi i 27 qershorit: një makinë ndalohet nga dy oficerë policie për një kontroll rutinë. Brenda saj një i mitur me origjinë algjeriane, i quajtur Nahel, pa patentë, që e pranon krimin, por përpiqet të shpjegohet, me pafajësinë e adoleshencës, se nuk ka asgjë për të fshehur: punon si shpërndarës dhe e ka marrë me qira.

Shpjegimet e Nahelit nuk i bindin aspak policët, të cilët, për shkak edhe të profesionit, nuk i besojnë çdo gjëje që del nga goja e banorëve të banlieue. Pason një sherr. Tonet ngrihen. Njëri prej dy agjentëve qëllon nga një distancë pabesueshmërisht të afërt djaloshin, i cili, duke rënë mbi timon dhe duke humbur me shpejtësi kontrollin e trupit, shtyp pedalin e gazit dhe e përplas makinën disa metra më tutje. Ka vdekur.

Fjala për vrasjen përhapet me shpejtësi skëterrë. Zemërimi është i madh për dy arsye: viktima nuk ishte ende tetëmbëdhjetë vjeç dhe perceptimi i përgjithshëm është se vendkontrollet me të vdekur po bëhen shumë – njëzet e tre që nga 2020, njëra prej të cilave daton vetëm disa ditë më parë dhe kishte të bënte një nëntëmbëdhjetë vjeçar guineas.

Forcat e rendit përpiqen të qetësojnë shpirtrat, që në zona si Nanterre janë gjithmonë të tensionuar, me një deklaratë në mbrojtje të dy agjentëve: i riu kishte tentuar t’i përplaste, duke shkaktuar reagimin e tyre legjitim dhe një tragjedi të shmangshme. Por gënjeshtra nuk zgjat shumë, sepse dikush shpërndan një video të ngjarjes në rrjet – duke shfajësuar Nahelin – dhe banlieue, në letargji prej 2005-ës, rizgjohen.

Rizgjimi i madh i banlieue

Ishte që nga 2005, viti i revoltës së banlieue, që Franca nuk përjetonte një kryengritje ndëretnike të këtyre përmasave. Tre javë të tëra zjarresh, të shtënash, plaçkitjesh dhe përleshjesh, përfshirë një ushtri prej 25,000 personash në 275 qytete, të përfunduar me gati 9,000 automjete të djegura, rreth 3,000 arrestime, më shumë se 150 të plagosur dhe 3 të vdekur. Anarki e shkaktuar nga vdekja e dy minorenëve, Zyed Benna dhe Bouna Traoré, në kulmin e një ndjekjeje nga policia. Histori që përsëritet.

Franca nuk e ka marrë veten kurrë nga trazirat banlieue të 2005, në njëfarë mënyre të parashikuara nga Samira Bellil, që kanë çuar në fillimin e një lufte civile molekulare, që do të thotë të një luftë civile me intensitet të ulët, me bazë kriminalitetin epidemik, zgjerimin e zonave gri, luftërat e drogës dhe radikalizimin fetar. Luftë civile e maskuar, e përkeqësuar nga transformimet etno-demografike, e të cilave revoltat për Nahelin nuk janë veçse një nga manifestimet e shumta.

Tre ditët e para të përleshjeve, të cilat që nga fillimi kanë përzier dhunën në vetvete – plaçkitjjen e supermarketeve, rrënimin e dyqaneve luksoze, vandalizmin – dhe denoncimet sociale – reformën në polici, fundin e racizmit institucional – janë karakterizuar nga një shkallë dhune shumë më shumë superiore, për nga forma dhe shtrirja, ndaj revoltës së madhe të vitit 2005 dhe përsëritjeve të saj në shkallë më të vogël të viteve 2007, 2009, 2013 dhe 2017. Falë kapilarizimit të mesazheve të menjëherëshme dhe rrjeteve sociale, të cilat lehtësojnë grumbullimet dhe dëshirën për imitim, dhe bumit demografik të banorëve të banlieue.

Shifrat e tre ditëve të para të luftës urbane, e cila nga Nanterre është përhapur në pjesën tjetër të territorit kombëtar brenda pak orësh, edhe falë përcjelljes në rrjetet sociale – veçanërisht në TikTok – flasin për një kryengritje të destinuar për të pasur një ndikim të konsiderueshëm politik dhe për të përkeqësuar më tej tensionet në Francën multietnike:

  • 4000 e më shumë zjarrvënie;
  • 2000 e më shumë veicoli dati alle fiamme;
  • 2000 e më shumë automjete të djegura;
  • 900 e më shumë arrestime;
  • 500 e më shumë ndërtesa të sulmuara, të dëmtuara dhe/ose të shkatërruara, përfshirë mbi pesëdhjetë stacione policie, çerdhe, supermarkete, zyra publike;
  • 450 e më shumë të plagosur mes policisë dhe xhandarmërisë;

Masat emergjente të dekretuara nga presidenca Macron, që ka dënuar vrasjen e Nahelit dhe dhunën e mëvonshme, nuk kanë pasur efektin e dëshiruar. Nxjerrja e jashtëzakonshme e dyzet mijë policëve nëpër rrugë nuk ka patur asnjë efekt parandalues: 28 qershori ishte më keq se 27, 29 qershori ishte më keq se 28, 30 qershori filloi nën shenjën e frikës nga efekti infektues nëpër zonat fqinje.

Midis mbrëmjes së datës 29 dhe natës së datës 30 qershor, teksa Franca po zhytej në shndërrimin në realitet të një skene distopike dhe postapokaliptike midis Athinës dhe The Purge-Natës së Gjykimit, në Bruksel shpërthyen përleshje të ashpra midis forcave të rendit dhe të rinjve nga periferitë multietnike. Rezultati: 64 arrestime. Bilanc ky vetëm i natës midis 30 qershorit dhe 1 korrikut. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se janë mbi një mijë të ndaluar, të shoqëruara me dhunë të re me përplasje, zjarre dhe grabitje.

Integrimi që nuk ekziston

Banlieue franceze janë si një shtëpi pa dritare, ajri i së cilës është i helmuar nga gazi: mjafton një fitil që të shpërthejë e gjithë ndërtesa. E nëse shtëpitë në fjalë janë 1500 në më shumë se 700 qytete, për një total prej 4.8-5.5 milionë banorësh – 7-8% e popullsisë totale -, dëmi i zjarrit mund të jetë sa i imagjinueshëm aq edhe i pallogaritshëm.

L’assassinio di Nahel è stato un detonante, la classica goccia che fa traboccare il vaso, ma la rabbia era già lì, pronta a riportare la Francia indietro al 2005, ed era andata accumulandosi davanti agli occhi chiusi della classe politica. Che, rifiutando di accettare la profeticità di episodi come le rivolte anti-lockdown del 2020 e i disordini occorsi durante i Mondiali di calcio del 2018 e del 2022, ha reso inevitabile l’evitabile: il risveglio delle banlieue.

Vrasja e Nahelit ishte një detonator, kashta klasike që thyen kurrizin e devesë, por zemërimi ishte edhe më parë aty, gati për ta kthyer Francën pas në vitin 2005 dhe ishte grumbulluar para syve të mbyllur të klasës politike. Që, duke refuzuar të pranojë natyrën profetike të episodeve si revoltat anti-lockdown të vitit 2020 dhe trazirat që ndodhën gjatë Botërorit të futbollit 2018 dhe 2022, e ka bërë të pashmangshme të shmangshmen: zgjimin e banlieue.

Narkobanditizmi, radikalizimi fetar, revoltat dhe terrorizmi janë efektet perverse të aparteidit social dhe territorial që ekziston në Francë. Gjithçka është e lidhur. Sepse një fije e kuqe i lidh të rinjtë që protestojnë kundër vdekjes së Nahelit, me ata që janë nëpër kartelet e drogës dhe me ata që betohen për besnikëri ndaj Xhihadit të armatosur: zemërimi. Zemërim që jetojnë në Francë pa qenë pjesë e saj. Zemërim për pasjen si të vetmen perspektivë të jetës getizimin në një banlieue.

Nuk është për shkak të videolojërave të dhunshme dhe mungesës së familjeve, siç deklaroi Emmanuel Macron, që banorët e banlieue po u vënë zjarrin qyteteve franceze: është për shkak të kushteve të tyre katastrofike të jetesës, të përfaqësuara nga shkalla e jashtëzakonshme e kriminalitetit, papunësisë dhe braktisjes së shpejtë të shkollës, që sistemi politik po e rëndon dhe e përkeqëson midis indiferencës, miopisë dhe neglizhencës.

Franca, si Shtetet e Bashkuara: shoqëri multietnike të karakterizuara nga modele integrimi më shumë fiktive sesa faktike, në të cilat gjallon radikalizmi dhe terrorizmi, si dhe shërbimet sekrete të shteteve rivale, dhe ku kontradiktat e pazgjidhura e të cilave, herët a vonë, do të degjenerojnë në luftëra civile molekulare.

Nahel, si George Floyd dhe si Rodney King: viktima të brutalitetit policor, britmat e të cilëve arrijnë të zgjojnë leviatanët që popullojnë getot, si urrejtja për gjendjen e varfërisë të shkaktuar dhe inatit ndaj një shoqërie që predikon integrimin, por praktikon margjinalizimin.

Shtetet perëndimore në rrugën e multietnicitetit dhe multikulturalizmit, duhet të mësojnë dhe të mbajnë shënime nga shpërthimi i modeleve integruese të Francës dhe Shteteve të Bashkuara: kur banorët e periferive vuajnë nga një asimilim që u imponohet si monedhë shkëmbyese për një integrim që nuk ekziston, revolta bëhet e pashmangshme.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.