Year: 2025

  • Manchester United zgjedh midis gjashtë mesfushorëve

    Manchester United zgjedh midis gjashtë mesfushorëve

    Manchester United nuk i ka përcaktuar ende objektivat e merkatos në mesfushë.

    Sipas talkSPORT, Djajtë e Kuq parashikojnë blerjen e dy mesfushorë të rinj më 2026. Klubi aktualisht ka gjashtë lojtarë në listën e tij të kandidatëve. Më konkretisht, bëhet fjalë për: Carlos Baleba (Brighton), Elliot Anderson (Nottingham Forest), Adam Wharton (Crystal Palace), Andrei Santos (Chelsea), Angelo Stiller (Stuttgart) dhe Conor Gallagher (Atlético Madrid).

    Pas tetë ndeshjeve, Manchester United është në vendin e nëntë në Premier League. Skuadra e Ruben Amorim ka 13 pikë.

  • Endrik e ka vendosur: ja klubi ku dëshiron të transferohet nga Real Madridi

    Endrik e ka vendosur: ja klubi ku dëshiron të transferohet nga Real Madridi

    Është zbuluar destinacioni i planifikuar i transferimit të sulmuesit brazilian të Real Madridit, Hendrick, për seksionin dimëror të merkatos.

    Sipas ESPN Brasil, klubi i ri i Hendrick duhet të jetë ndër pesë kampionatet më të mira evropiane, por po merren në konsideratë edhe klube portugeze si Porto, Sporting CP dhe Benfica.

    Gjithashtu, klubi duhet të marrë pjesë në Champions League ose Europa League dhe të luajë futboll sulmues. Theksohet se klubi duhet të jetë në gjendje të garojë për titullin e kampionatit.

    Këtë sezon, 19-vjeçari Hendrick nuk ka zbritur në fushë për Los Blancos. Kontrata e tij me klubin skadon më 2030.

  • Rashford: ja si do ta fitojmë El Clasico-n

    Rashford: ja si do ta fitojmë El Clasico-n

    Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, ka ndarë komentet e tij mbi përballjen e ardhshme me Real Madridin.

    “Real Madridi ka një skuadër shumë të fortë dhe një trajner të jashtëzakonshëm. Janë në formë të shkëlqyer. Kjo nuk më habit sepse kanë lojtarët më të mirë, kështu që pres një ndeshje të tensionuar dhe emocionuese”, ka deklaruar Rashford për Barca Universal.

    Lojtari ka nënvizuar se Barcelona do të bëjë gjithçka që mundet për të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

    Ndeshja e javës së dhjetë të kampionatit spanjoll midis Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet më 26 tetor. Topi i parë është planifikuar për në orën 16:45 (ora e Tiranës).

  • Bayern Munich nuk mund ta shkarkojë trajnerin Kompany pas zgjatjes së kontratës

    Bayern Munich nuk mund ta shkarkojë trajnerin Kompany pas zgjatjes së kontratës

    Kontrata e re e trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany, nuk përfshin një klauzolë largimi. Ky informacion u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit, Christoph Freund.

    “Ne nuk diskutojmë kurrë për detajet kontraktuale, por kontrata e re nuk përmban asnjë klauzolë çliruese. Jemi të bindur se Bayern dhe Vincent Kompany janë një çift perfekt. Ky është edhe një sinjal për skuadrën dhe gjithë të tjerëve se duam vazhdimësinë dhe se Kompany është trajneri ideal për Bayernin”, ka deklaruar Freund, i cituar nga Sky Sport Deutschland.

    Theksojmë se kontrata e re e punës së 39-vjeçarit Kompany me Bayernin skadon në verën 2029.

  • Manuel Neuer për të ardhmen: “Më duhet të kujdesem për kockat”

    Manuel Neuer për të ardhmen: “Më duhet të kujdesem për kockat”

    Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, është pyetur për kohët e një zgjatjeje të mundshme të kontratës. 39-vjeçari thjesht buzëqeshi.

    “Më duhet të kujdesem për kockat e mia. Koha po shtrëngon dhe tashmë mund ta ndiej përsëri,” u tha Neuer gazetarëve me një buzëqeshje pas fitores ndaj Club Brugge. “Të shohim si do të jetë kur të zgjohem nesër në mëngjes.”

    Manuel Neuer ka luajtur për Bayern Munich që nga vera e vitit 2011. Portieri ka zhvilluar 572 ndeshje zyrtare për klubin e Mynihut në të gjitha kompeticionet, duke pësuar 466 gola.

    Bayerni i ka fituar të 12 ndeshjet e këtij sezoni, 2025/2026. Klubi i Mynihut ndodhet komod në krye të Bundesligës, pesë pikë përpara RB Leipzigut të vendit të dytë.

  • Allegri: na duhet të bëjmë 74 pikë

    Allegri: na duhet të bëjmë 74 pikë

    Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk po mendon ende për kampionatin. Sipas trajnerit, skuadra e tij është e përqendruar mbi ndeshjet dhe synon që në fund të ketë grumbulluar të paktën 74 pikë në Serie A.

    “Duhet të bëjmë të paktën 74 pikë, pa menduar për Napolin ose Interin. Të arratisemi? E pamundur. Kemi luajtur vetëm shtatë ndeshje. Duhet të ecim hap pas hapi dhe të mos ëndërrojmë shumë”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp.

    Il Milan è in testa alla classifica, ma Inter, Napoli e Roma sono tutte a un solo punto di distanza.

    Milani është në krye të klasifikimit, por Interi, Napoli dhe Roma janë vetëm një pikë prapa.

    Të premten (sot), më 24 tetor, Milani do të luajë në shtëpi, kundër Pisës.

  • Nga Lutfi DERVISHI – Zbulimi i Diellës: na duhen 100 vite të bëhemi si BE!

    Nga Lutfi DERVISHI – Zbulimi i Diellës: na duhen 100 vite të bëhemi si BE!

    Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të konvergjencës me BE-në. Pra kur ne bëhemi si BE-ja!

    Kam një lajm të mirë dhe shtatë lajme të këqija (një për çdo ditë të javës, plus një bonus).

    Lajmi i mirë? Nuk jemi vetëm. (Kemi edhe 5 vendet e tjera të rajonit me vete) Lajmet e këqija? Jemi 100 vite larg. Dhe kjo nuk është metaforë. Është një loading bar që nuk lëviz, por vazhdon të konsumojë energji. E kuptuat? Kemi 100 vjet që shkarkojmë një fajll 1 Megabajtsh.”

    Në ekranin e saj, Diella lexon me zërin metalik, pothuajse optimist:

    Ekonomi: 53 vite pas BE-së. Pra, në ekonomi do të bëhemi si Europa në vitin 2078!

    Qeverisje: 64 vite. Këtë nuk e pranoj! Që në qeverisje të arrijmë standartet në vitin 2089, 100 vite pas rënies së murit të Berlinit, është fyerje për kapacitetet tona qeverisëse dhe për reformat e panumërta!

    Digitalizim: 9 vite. Jo keq, tha Diella, I bie në mandatin e 7-të të Diellit (ose mandatin e tretë timin).

    Edhe pse qenie pa emocione, Diella kuptoi se serveri nisi të kollitej. Dhe njerëzit në sallë filluan të shikonin orën dhe të kruanin kokën.

    Deri këtu mirë, tha Diella, sepse këto janë fusha ku mund të vëmë “task force”, “roadmap” dhe “monitoring dashboard”. Ja kemi marrë dorën. Kemi 35 vjet që bëjmë “task force”

    Edukimi: Diverging. Dmth, nuk jemi askund. (Diella këtu sheh me habi, si një kompjuter që sapo i ke hequr spinën)

    Mjedisi: Më shumë se 100 vite. (Pra, Shqipëria do të jetë gati kur Toka të jetë bërë planet i dytë i Venusit, nga nxehtësia.)

    Infrastruktura : Më shumë se 100 vite. (Pra, ne do të ndërtojmë autostrada vetëm kur makinat të kenë filluar të fluturojnë?!)

    “Qenkemi katandisur shumë mirë, tha Diella.

    Diverging… është fjala më e bukur dhe më e trishtë që kam lexuar sot, tha Diella. Do të thotë: nuk po shkojmë as drejt, as mbrapsht, po po rrotullohemi rreth vetes.

    Diella futet në modalitetin AI self-optimization mode (modaliteti panik) dhe pyet veten:

    – Çfarë mund të bëj personalisht që të mos jemi 100 vite prapa dhe 50 vite anash?”

    Ngaqë ka mbetur pa tekst, Diella e mbyll me buzëqeshjen e saj programuar për “kriza”, një buzëqeshje që duket si një gabim sistemi:

    Në 2027 do mbyllim kapitujt e negociatave, por me këtë ritëm, kapitulli i Edukimit do hapet nga stërnipërit e qenieve biologjike, ose siç i thotë Dielli “copave të mishit”

    Në 2030 hyjmë në BE, por vetëm nëse BE hyn paraprakisht në Metaverse.

    Por të nderuar qytetarë mos u mërzitni. Siç thotë Dielli, qeverisja është e vështirë 5-6 mandatet e para ndërsa jeta vetëm 100 vitet e para!

  • Nga Basir ÇOLLAKU – Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën

    Nga Basir ÇOLLAKU – Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën

    Ndoshta ka politikanë me telashe penale, të anuar së fundmi si të penduar. Janë lexues të Kurbanit 1 të Ramës, me mendje të ndarë, që bëjnë kurban 2 autorin dhe jo veten. Rrëfimet kanë nisur të mbahen shënim e të dorëzohen në zyrat e duhura. Ndoshta një “Nesti Angoni”, që flet edhe anglisht po aq sa Charles, po punon me tre turne. Për trafiqet, koncesionet, inceneratorët, investimet strategjike, lejet e kullave dhe risorteve të bandave. Ai, gjatësinë e tij e di. Halli i vetëm i pazgjidhshëm i Edi Ramës është narcoqeveria. Kartellet e kokainës. Lidhjet me të dhe njerëzit e tij. Ndërsa në Venezuelë, tek “vëllai” i tij Maduro, CIA ka marrë porositë e duhura, lista zbret tek radha, të cilën e ka bërë gati DEA, e ndodhur në Tiranë prej tre vitesh.

    Të gjitha akrobacitë në Shqipëri i ka në këtë funksion, për të ndërtuar alibinë se goditjen finale nuk e ka nga trafiku i narkotikëve dhe dosja e madhe e ndërtuar për dhe rreth tij, por nga inate verore. Prandaj bëri, gjoja, budallain në Danimarkë duke ironizuar presidentin amerikan në dialog me atë francez. Por Macron mori mesazh tjetër për atë rrëshkitje. Prandaj Rama u turr për të bërë zgjedhje vendore me çdo kusht në Tiranë, dhe të shfaqet si fitimtar i përhershëm. Ndaj solli Ursulën për barcoleta suksesesh në Tiranë, e investimet do të bëhen në Maqedoni dhe Serbi. Ndaj bën zëdhënësin e Soros nëpër qoka periferike, duke u vetëkonsideruar në tavolinën anti-Trump.

    Ndonëse vitin e kaluar tentoi të ikte nga Klani, por nuk e lanë vëllezërit aty. Përsheshi Kodin Penal me 900 nene rrokopujë. Bëri kthesë nga gjinia e shumëfishtë, gjoja është “konservator” në tetor. Përpiqet të fusë duar në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme, megjithëse e di se ajo është Tokë e Premtuar amerikane. Ndaj telendisi presidentin si roje nate dhe si postier të letrave shkruar nga vetë KM, duke nxjerrë dekret pas dekreti dhe dërguar letra kanosjeje Gjykatës Kushtetuese. Në rrëmujën ku është shushatur, shpiku miting nacionalist duke ftuar shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, duke tentuar faktorizim në rajon pas dështimit me mbylljen e Ballkanit të Hapur.

    Mediat amerikane nuk ia ndajnë, duke e quajtur narkoqeveri. Altin Dumani e tha në Kuvend se për Charles McGonigal janë bërë veprime hetimore në vend dhe priten edhe të tjera nga USA. Sigurisht aty ka edhe ministra e biznesmenë të tjerë në brendësi. Ka përfitime ekonomike, ku dalin dhe duar të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri KIM, dhe ngjarje shërbimesh me rusë e kinezë. Dumani, dy ditë pas këtij deklarimi, shkon dhe në Bruksel, ku janë disa dosje të rënda trafiku të kokainës. Aty është edhe Aruba dhe Toyota, edhe Çopja, edhe shumë të tjera.

    Një inventar miliarda euro, ku KM ka hapur shteg pastrimi me leje të shumta ndërtimi. Rrethimi nuk ka lënë derë hapur. Vartësit ministra janë kusur në këtë operacion anti-Maduro-Rama-Noriega.

  • Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë

    Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë

    Në një kohë kur ritmi i jetës na lodh shpesh më shumë se aktiviteti fizik, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra të thjeshta, por të fuqishme, për ta mbajtur trupin dhe zemrën në formë. Një nga këto është rregulli i ri 7-11-4, një formulë e bazuar në kërkime të fundit për shëndetin kardiovaskular dhe jetëgjatësinë aktive.

    Ky rregull përmblidhet thjesht:

    • 7 mijë hapa në ditë,
    • 11 minuta aktivitet të dendur,
    • 4 ditë në javë stërvitje të qëndrueshme.

    Tingëllon e thjeshtë, por efektet e tij janë të jashtëzakonshme për zemrën dhe gjithë trupin.

    7 mijë hapa në ditë – baraspesha midis lëvizjes dhe pushimit

    Për vite me radhë është përsëritur slogani “10 mijë hapa në ditë”, por studimet më të fundit nga Harvard Medical School dhe JAMA Internal Medicine tregojnë se 7 mijë hapa janë të mjaftueshëm për të ulur rrezikun e vdekshmërisë deri në 50%.
    Kjo sasi është më e arritshme për shumicën e njerëzve, pa krijuar ndjesinë e lodhjes apo stresit fizik. Lëvizja e vazhdueshme gjatë ditës — qoftë në punë, shëtitje apo detyra të përditshme — ndihmon qarkullimin, ul kolesterolin “e keq” dhe stabilizon tensionin arterial.

    11 minuta aktivitet i dendur – doza minimale për një zemër të shëndetshme

    Vetëm 11 minuta aktivitet fizik të moderuar deri në intensiv në ditë (si vrap, ecje e shpejtë, biçikletë apo ngjitje shkallësh) mund të kenë ndikim të madh në reduktimin e rrezikut për sëmundje të zemrës, diabet dhe obezitet.
    Sipas studimit të publikuar në British Journal of Sports Medicine, kjo sasi është mjaftueshëm për të kompensuar efektet negative të një jete sedentare, sidomos për personat që kalojnë shumë orë ulur.

    Pra, nëse nuk mund të bëjmë orë të tëra palestër, 11 minuta në ditë janë “bileta e artë” për një zemër që punon si orë zvicerane.

    4 ditë stërvitje në javë – konsistenca është çelësi

    Nuk ka rëndësi vetëm sa, por sa shpesh. Trupi ka nevojë për përsëritje që të krijojë tonus muskulor, elasticitet vaskular dhe metabolizëm të qëndrueshëm.
    Stërvitja katër herë në javë – qoftë joga, not, palestër apo ecje në natyrë – ndihmon jo vetëm trupin, por edhe shëndetin mendor. Endorfinat që çlirohen gjatë aktivitetit fizik përmirësojnë humorin dhe reduktojnë ndjeshëm stresin, një nga armiqtë më të mëdhenj të zemrës.

    Një formulë e re për jetën ‘e vjetër’ të re

    Rregulli 7-11-4 është krijuar për të qenë i qëndrueshëm, realist dhe universal. Ai nuk kërkon mjete të veçanta, palestra të shtrenjta apo programe të komplikuara.
    E gjithë çfarë nevojitet është pak vendosmëri dhe rregullsi – sepse shëndeti i zemrës nuk varet nga sforcimi ekstrem, por nga vazhdimësia e kujdesit.

    Pse duhet ta ndjekim këtë rregull

    • Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me mbi 30%
    • Përmirëson frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut
    • Ndihmon në kontrollin e peshës dhe të sheqerit në gjak
    • Redukton stresin, përmirëson gjumin dhe përqendrimin
    • Shton jetëgjatësinë mesatare me disa vite, sipas studimeve afatgjata

    Si përfundim

    Shëndeti i zemrës nuk është luks – është kushti bazë për një jetë të plotë.
    Rregulli 7-11-4 na kujton se nuk kemi nevojë për ndryshime drastike: mjafton pak më shumë lëvizje, pak më shumë ritëm dhe pak më shumë kujdes.
    Nëse sot bëjmë 7 mijë hapa, 11 minuta aktivitet dhe e përsërisim këtë 4 ditë në javë — zemra jonë do ta mbajë mend këtë investim për vite të tëra.

    Zemra nuk ka butonin “restart” – por mund ta mbajmë në ritmin e duhur, çdo ditë.

  • Nga Lutfi DERVISHI – Karton i verdhë për shqiponjën?!

    Nga Lutfi DERVISHI – Karton i verdhë për shqiponjën?!

    Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.

    Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenore. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.

    Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenore, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.

    UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.

    Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.

    Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!

    Shqiponja dykrenore nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.

    Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.

    Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA.

    Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?

    Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.

    Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja. Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.