Nga Sebastian ZONJA – Çamëria nuk është çështje, është atdheu im

Written by

in

E keni dëgjuar shpeshherë t’ju thonë apo pyesin – Pse s’ka gazeta të mira në Shqipëri?

Media është kombi qe i shkruan vetes, i flet vetes. A jemi komb ne? Jo, s’kemi, s’jemi. Një gazetë nuk mundet ta kryejë funksionin e saj me një publik të gjymtuar. Është njësoj si ta shkruash gazetën vetëm me dorën e majtë, apo vetëm me të djathtën.

Çamëria nuk është çështje. Çamëria është atdhe. As Kosova nuk është çështje. Është atdhe. Disa gazeta, llapaqenët … e trajtojnë si çështje.

Çështje e kanë edhe tregtarët e atdheut. Tregtarët e flamujve.

Adheu jonë çam e kosovar, kurdokohë, ka pasur trima e atdhetarë që i kanë dal për zot. Diplomatë, politikanë, studiues, historianë dhe shkrimtarë çamë e kanë mbrojtur me zgjuarsi atdheun tonë.

Pashë së fundmi Sazanin e gurëve në mbrojtje të atdheut tonë çam. Nuk e di pse më la shije të hidhur. Ai që s’ka fituar asnjë çështje, që i ka djegur të gjitha, nuk duhet t’i afrohet atdheut tim çam.

Kam Bilal Xhaferrin e Hasan Tahsinin sa për gjithë rrugët, rrugicat, gurët që ka shkelur e numëruar në jetën e tij Sazani i gurëve.

Çamërinë e kam atdhe të vërtetë, Sazan. Ti e ke përfitimin e radhës.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *