Erion DASHO – Propoganda e pështirë me gjyshër

GazetaTjeter
1 Min Read

Sot u dha lajmi për 200 mijë gjyshërit e mbrojtur nga COVID! Nga vetë ministrja e shëndetësisë!

Në terma profesionalë kjo përkthehet kështu:

1. Pjesa më e madhe e “gjyshërve” janë vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës kineze.

2. Provat klinike ende nuk kanë provuar efektshmërinë e vaksinës kineze në grupmoshën mbi 60 vjeç.

3. Edhe sikur ta marrim të mirëqenë efektshmërinë e vaksinës kineze, pas vaksinimit me dozën e parë shkalla e mbrojtjes e ofruar prej saj është vetëm 3%.

Zj. Ministre!

Deklarata juaj e sotme përveçse mashtruese është edhe e rrezikshme!

Ju po i krijoni iluzionin e të qenit të “mbrojtur” 200 mijë të moshuarve ndërkohë që ata janë ende larg “mbrojtjes”

A do të mbani ju përgjegjësi nëse dikush prej tyre sëmuret nga COVID?!

A do të mbani ju përgjegjësi nëse dikush prej tyre humb jetën?!

Zj. Ministre!

Ju dhe shefi juaj, Borati, keni kohë që të moshuarit dhe gjithë qytetarët nuk i shihni si njerëz por si vota!

Harroni për pak kohë fushatën dhe kujtoni se jeni në atë kolltuk për t’u kujdesur për jetën dhe shëndetin!

Mjaft me manipulime!

Share This Article
Leave a Comment