GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

I nxehtë rekord në Polin e Veriut, deri 20 gradë më shumë

GazetaTjeter.com – Temperaturat e larta mund të sjellin pasoja serioze natyrore dhe mjedisore. Nga shkrirja e akullit, tek kthimi i dimrit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, deri tek tornadot në shtetet qendrore të SHBA

Në Polin e Veriut ka një i nxehtë rekord: temperatura madje ka arritur 20 gradë më shumë sesa mesataret klimatike që ka normalisht në Rrethin polar Arktik.

Hartat e qendrës së motit të amerikane GFS (Global forecast system) tregojnë se Poli i Veriut në këtë periudhë është i ndikuar nga një fluks ajror i ‘nxehtë ’që vjen nga Azia dhe drejtohet në zonën e Arktikut. Pasojat e temperaturave të larta janë frika e përshpejtimit të shkrirjes së akullit, dhe pasoja të tjera mjedisore si kthimi i të ftohtit në Kanada dhe SHBA.

Presioni i lartë nga Azia ka mundur të arrijë në zonat arktike, duke prekur edhe Siberinë. Por është shqetësuese për shkallën e shkrirjes së akujve arktikë, që ndodhen nën mesatare, dhe tani janë duke u holluar edhe më shumë.

Pasojat serioze natyrore dhe mjedisore janë denoncuar për vite me radhë. Një nga këto pasoja mund të jetë një ‘rrjedhje’’ ajrore e ngrirë nga zona e Arktikut, që mund të shpërndahet në Amerikën e Veriut, duke e rikthyer kështu dimrin në disa shtete në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Një rrezik tjetër do të ishte përplasja midis këtyre rrymave të ftohta me ato më të ngrohta, që vijnë nga Gjiri i Meksikës, që do të shkaktonte ‘super-qelizat’ e famshme në shtetet qendrore të SHBA, të cilat do të binin nga pre e tornadove të ndryshme që mund të formoheshin.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More