Blog

  • Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve

    Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve

    Që ditët e para pas 11 majit, Lapsi.al dhe shumëkush që kishte dyshime për manipulimin e këtyre zgjedhjeve, ngriti një pyetje të thjeshtë, e cila ia vlente të debatohej për këdo që do të gjykojë me mendje të ftohtë: Si ka mundësi që me gjithë arrestimet, burgosjen e shumë ministrave dhe provimin e grabitjeve të tyre, madje edhe pas skandalit të 5D dhe diskreditimit të Erion Veliajt, partia në pushtet ia doli të rritet në krahasim me zgjedhjet e shkuara dhe të marrë një shumicë dërrmuese votuesish?

    Fakti që kërkonte shpjegim qe se nga 48.5 % katër vite më parë, në 2025, PS po shkonte në 53%. A ishte kjo një indicie që të bënte të dyshoje për manipulim?

    A ishte kjo një llogjikë kokëfortë që shkonte përtej fletëve të gjetura jashtë kutive, të rezultateve alla monizëm, ku votohej me 98%, të blerjes direkte të votës, të përdorimit të trenit Bullgar, të dhënies së parave në kambim të kartave të identitetit, për të mos dalë në zgjedhje, të aktivizimit të bandave kriminale në versionin alla Sara Mile?

    Menjëherë sapo u artikulua kjo tezë, një koalicion laraman i përbërë prej shërbëtorësh të deklaruar të Ramës e deri prej idiotëve të dobishën të shkatërruar nga virusi “fajiin e ka Saliu”, hodhën kundër argumentin se PS nuk ishte rritur por kishte rënë.

    Në dalje televizive dhe në artikuj të shkruar ata pretendonsin se nuk pati fituar Rama, por se kishte humbur Berisha, se PS kishte përfituar nga sistemi elektoral, se populli kish dënuar me votë qeverinë paçka se kishte ndëshkuar edhe më shumë opozitën, gjë që krijonte iluzionin se kryeministri ishte fitues. Ky rrefren shkonte fiks me tezën e kryeministrit, artikuluar në mitingun e fitores, se Shqiptarët nuk ndryshojnë me votë qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën.

    Kryeargumenti i tyre mbështetej në “fakte” numerike duke pretenduar se PS mori 734 mijë vota, rreth 35 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2021.

    Pra, bërtisnin ata 35 mijë vota janë pak a shumë sa diferenca që ndau palët katër vite më parë, gjë që tregonte sipas tyre se shqiptarët nuk paskëshin votuar pro Ramës, por ky ka përfituar nga mosvotimi i Berishës.

    Gafa e këtyre kryqëtarëve të zellshëm të manipulimeve zgjedhore qe se dshira për të shërbyer nuk i la të prisnin shifrat përfundimtare të votimeve. Kur ato u kryen të plota dëshmuan një tablo krejt tjetër. Nëse në 2021, PS-ja pati marrë 770 mijë vota brenda vendit, ato 35 mijë që mungonin gjendeshim mes një numri prej 200 mijë votuesish që ishin më të pakët se këtër vite më parë. Arsyet e kësaj 200- misheje janë të shumta por një pjesë e madhe ka të bëjë edhe me emigrimin masiv. Dhe si për koincidencë, numri i atyre që mungojnë në apelin e pas katër viteve është identikisht i barabartë me numrin e atyre që kanë votuar në diasporë (197 mijë). Pra trupa elektorale është gati-gati e njëjtë në të dyja zgjedhjet e fundit.

    E maegjithëatë Rama del se është rritur ndjeshëm. Nga 770 mijë vota që siguroi në 2021 ai u ngjit në 890 mijë vota në 2025. Këto janë shifrat.

    Prandaj atyre që u nxituan të gjejnë alibinë se shqiptarët nuk votuan Ramën por rrefuzuan Berishën u mbetet të gjejnë alibi tjetër për t’iu përgjigjur pyetjes se ç’lloj sistemi është ky, ku ai që vjedh më shumë u pëlqeka më shumë.

  • Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror

    Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror

    IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, organizatë me seli në Lozanë të Zvicrës, dhe e njohur nga FIFA edhe pse nuk është pjesë e organizatës së saj, ka hartuar një klasifikim të dhjetë futbollistëve më të mëdhenj në histori.

    Renditja vlerëson lojtarët në bazë të influencës, sukseseve dhe trashëgimisë së tyre në historinë e futbollit botëror dhe merr në konsideratë statistikat individuale dhe kolektive të tyre. Më i madh në historinë e futbollit, përpara Pelé dhe Maradona, është Lionel Messi. Një renditje që me siguri do të nxisë diskutime. Në karrierën e tij, Messi ka fituar gjithsej 46 tituj dhe është futbollisti me më shumë tituj në histori. Pelé është i vetmi lojtar që ka fituar tre Kupa Bote dhe ka humbur vetëm një, më 1966 kur skuadra e tij e Brazilit nuk arriti as të kualifikohej midis dy të parave të Grupit 3, me Portugalinë dhe Hungarinë që kryesonin.

    Messi ka marrë pjesë në pesë Botërorë, një më shumë se Maradona. Në fakt, “Pibe de Oro”, pavarësisht se ka qenë golashënuesi më i mirë në kampionatin argjentinas, më 1978 nuk u thirr në kombëtare nga Luis Menotti. Si Messi ashtu edhe Maradona kanë fituar nga një Kupë Bote secili.

    Në vend të katërt në klasifikimin IFFHS është Cristiano Ronaldo, lojtari më pjellor në historinë e futbollit me 935 gola, por që nuk e ka fituar kurrë një Botëror. Midis dhjetë lojtarëve më të mirë në renditjen e IFFHS-së janë tre brazilianë, dy argjentinas, një portugez, një holandez, një francez, një gjerman dhe një spanjoll.

    Renditja e plotë:

    • 1. Lionel Messi;
    • 2. Pelé;
    • 3. Diego Armando Maradona;
    • 4. Cristiano Ronaldo;
    • 5. Johan Cruijff;
    • 6. Ronaldo Nazario;
    • 7. Zinedine Zidane;
    • 8. Franz Beckenbauer;
    • 9. Alfredo Di Stefano;
    • 10. Ronaldinho.
  • Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT

    Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT

    Numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë është drejt fundit. Pas 9 ditësh numërim, procesi po mbyllet dhe tashmë zbulohen edhe emrat e 140 deputetëve të rinj që do të formojnë Kuvendin në shtator. I vetmi qark ku po numërohen votat preferenciale është ai i Elbasanit, por nuk pritet që të ndikojë në rezultatin e listës së hapur të këtij qarku.

    Partia Socialiste mori në rang vendi 83 mandate dhe kështu çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. Nga 83 ligjvënësit, 34 janë deputete gra dhe 48 deputetë burra. Ndërkohë, PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.

    Ndërkohë, PD me aleatët ka 50 mandate, ku 43 deputetë janë zgjedhur nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur. Në total, PD-ASHM ka 13 deputete gra dhe 37 deputetë burra. Vetëm 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend.

    Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

    Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin. 2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij. 1 mandat siguroi edhe Koalicioni, “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe 1 mandat edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme.

    Ndërkohë opozita ka denoncuar parregullësi kolosale edhe me votën në vend me ndikim nga krimi, paratë e pista dhe patronazhimi por edhe manipulimin e votës së diasporës.

    QARKU TIRANË

    PS mori 19 mandate në qarkun e Tiranës, PD-ASHM 13 mandate, nga një mandat PSD e Tom Doshit, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bëhet e Arlind Qorit. Ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt mori 2 mandate në kryeqytet.

    PS

    Edi Rama (lista e mbyllur)
    Ogerta Manastirliu (lista e mbyllur)
    Elisa Spiropali (lista e mbyllur)
    Lindita Nikolla (lista e mbyllur)
    Taulant Balla (lista e mbyllur)
    Adea Pirdeni (lista e mbyllur)
    Albana Koçiu (lista e mbyllur)
    Igli Hasani (lista e mbyllur)
    Delina Ibrahimaj (lista e mbyllur)
    Ilva Gjuzi (lista e mbyllur)
    Iris Luarasi (lista e mbyllur)
    Erion Malaj (lista e mbyllur)
    Blendi Gonxhja 24788 vota
    Erion Braçe 23850 vota
    Ervin Hoxha 20144 vota
    Fatmir Xhafaj 13667 vota
    Ornaldo Rakipi 10419 vota
    Anila Denaj 9254 vota
    Olta Xhaçka 6281 vota

    PD-ASHM

    Sali Berisha (lista e mbyllur)
    Flamur Noka (lista e mbyllur)
    Albana Vokshi (lista e mbyllur)
    Belind Këlliçi (lista e mbyllur)
    Tedi Blushi (lista e mbyllur)
    Jozefina Topalli (lista e mbyllur)
    Fatmir Mediu (lista e mbyllur)
    Edi Paloka (lista e mbyllur)
    Erisa Xhixho (lista e mbyllur)
    Mesila Doda (lista e mbyllur)
    Klevis Balliu (lista e mbyllur)
    Besart Xhaferi (lista e mbyllur)
    Jorida Tabaku 20558 vota

    Parti të tjera

    Agron Shehaj -Partia Mundësia (listë e mbyllur)
    Erald Kapri – Partia Mundësia (listë e mbyllur)
    Albana Pëllumbi-PSD (listë e mbyllur)
    Redi Muçi -Lëvizja Bashkë (listë e mbyllur)

    QARKU BERAT

    Në Qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 2 mandate. Kështu,

    PS

    Ervin Demo (lista e mbyllur)
    Enriketa Jaho (lista e mbyllur)
    Hysen Buzali 9909 vota
    Fadil Nasufi 8331 vota
    Hatixhe Konomi 4467 vota

    PD-ASHM

    Enno Bozdo (lista e mbyllur)
    Zija Ismaili (lista e mbyllur)

    QARKU DIBËR

    Nga Qarku i Dibrës, PS nxjerr dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur. PD-ASHM në këtë qark merr vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur.

    PS

    Blendi Klosi (lista e mbyllur)
    Alma Selami (lista e mbyllur)
    Agron Malaj 14744 vota

    PD-ASHM

    Xhelal Mziu (lista e mbyllur)
    Denisa Vata (lista e mbyllur)

    QARKU I DURRËSIT

    Qarku u Durrësit u nda 8 mandate për PS dhe 6 për PD-ASHM.

    PS

    Klodiana Spahiu (lista e mbyllur)
    Milva Ekonomi (lista e mbyllur)
    Loer Kume (lista e mbyllur)
    Skënder Pashaj (lista e mbyllur)
    Aurora Mara (lista e mbyllur)
    Arkend Balla – 20650 vota
    Ani Dyrmishi – 13716 vota
    Etleva Budini- 4910 vota

    PD-ASHM

    Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)
    Artan Luku (lista e mbyllur)
    Manjola Luku (lista e mbyllur)
    Gent Strazimiri (lista e mbyllur)
    Igli Cara (lista e mbyllur)
    Arjan Ndoja 9150 vota

    QARKU I ELBASANIT

    PS mori 10 mandate në qarkun e Elbasanit dhe nxjerr 5 deputetë nga lista e hapur dhe 5 nga lista e mbyllur. Ndërkohë, PD-ASHM mori 4 deputetë në këtë qark.

    PS

    Arbian Mazniku (lista e mbyllur)
    Bora Muzhaqi (lista e mbyllur)
    Ermal Elezi (lista e mbyllur)
    Adi Qose (lista e mbyllur)
    Evis Kushi (lista e mbyllur)
    Sara Mila 19845 vota
    Saimir Hasalla 10895 vota
    Olsi Komici 10087 vota
    Aulona Bylykbashi 9839 vota
    Agron Gaxho 6452 vota

    PD-ASHM

    Tomor Alizoti (lista e mbyllur)
    Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)
    Klodiana Çapja (lista e mbyllur)
    Blendi Himçi (lista e mbyllur)

    QARKU I FIERIT

    Në qarkun e Fierit, PS 12 mandate, ndërkohë që PDH-ASHM mori vetëm 4 mandate.

    PS

    Belinda Balluku (lista e mbyllur)
    Petrit Malaj (lista e mbyllur)
    Kidiuina Zaka (lista e mbyllur)
    Erjo Mile (lista e mbyllur)
    Ana Nako (lista e mbyllur)
    Ceno Klosi 19290 vota
    Klevis Jahaj 15680 vota
    Asfloral Haxhiu 13401 vota
    Antoneta Dhima 8731 vota
    Elton Korreshi 7243 vota
    Zegjine Caushi 4793 vota
    Dhimitër Kurti 4674 vota

    PD-ASHM

    Gazment Bardhi (lista e mbyllur)
    Luan Baçi (lista e mbyllur)
    Brunilda Haxhiu (lista e mbyllur)
    Saimir Korreshi (lista e mbyllur)

    QARKU I GJIROKASTRËS

    Gjirokastra u nda 3 me 1 për Partinë Socialiste. PD-ASHM merr vetëm deputetin e listës së mbyllur, Tritan Shehu.

    PS

    Mirela Kumbaro (lista e mbyllur)
    Tërmet Peçi 11349 vota
    Piro Dhima 8464 vota

    PD-ASHM

    Tritan Shehu (lista e mbyllur)

    QARKU I KORÇËS

    Në Qarkun e Korçës PS mori 6 mandate, ndërsa PD-ASHM 4 mandate.

    PS

    Niko Peleshi (lista e mbyllur)
    Romina Kuko (lista e mbyllur)
    Genti Lakollari (lista e mbyllur)
    Ilirjan Pendavinji 12607 vota
    Bledi Çomo 11232 vota
    Besa Spaho 7957 vota

    PD-ASHM

    Ivi Kaso (lista e mbyllur)
    Ledina Alolli (lista e mbyllur)
    Bledjon Nallbati (lista e mbyllur)
    Fidel Kreka 7009 vota

    QARKU I KUKËSIT

    Në qarkun e Kukësit PD-ASHM mori 2 mandate dhe PS vetëm 1 mandat.

    PS

    Eduart Shalsi (lista e mbyllur)

    PD-ASHM

    Flamur Hoxhaj
    Isuf Çelaj 8004 vota

    QARKU I LEZHËS

    Në qarkun e Lezhës PS mori 3 mandate, ndërsa PD-ASHM mori 4 mandate.

    PS

    Ulsi Manja (lista e mbyllur)
    Ermal Pacaj (lista e mbyllur)
    Admir Kadeli 7586 vota

    PD-ASHM

    Agron Gjekmarkaj (lista e mbyllur)
    Elda Hoti (lista e mbyllur)
    Gjin Gjoni 10285 vota
    Kastriot Piroli 6412 vota

    QARKU I SHKODRËS

    Rezultati në Shkodër u nda 5 mandate për PD-ASHM dhe 4 mandate për PS.

    PS

    Marjana Koçeku (lista e mbyllur)
    Onid Bejleri (lista e mbyllur)
    Xhenis Cela (lista e mbyllur)
    Bujar Rexha (lista e mbyllur)

    PD-ASHM

    Luçiano Boçi (lista e mbyllur)
    Kliti Hoti (lista e mbyllur)
    Greta Bardeli (lista e mbyllur)
    Ramadan Likaj (lista e mbyllur)
    Bardh Spahia 11119 vota

    PSD

    Tom Doshi
    Sabina Jorgo

    QARKU I VLORËS

    Rezultati në Vlorë u nda 9 me 3 për Partinë Socialiste.

    PS

    Bledar Çuçi (lista e mbyllur)
    Zamira Sinaj (lista e mbyllur)
    Erjona Ismaili (lista e mbyllur)
    Pirro Vengu (lista e mbyllur)
    Damian Gjiknuri 12408 vota
    Vullnet Sinaj 10941 vota
    Ardit Bido 9212 vota
    Brunilda Mersini 5538 vota
    Vasil Llajo 6203 vota

    PD-ASHM

    Bujar Leskaj (lista e mbyllur)
    Vangjel Dule (lista e mbyllur)
    Ina Zhupa (lista e mbyllur)

  • Nga Rudyard KIPLING – Nëse…

    Nga Rudyard KIPLING – Nëse…

    Në mund ta ruash mendjen kur gjindja përreth,
    E humbet e për këtë të fajëson ty,
    Në mund t’i besosh vetes kur të dyshojnë,
    Veç dyshimin e tyre parasysh ta kesh,
    Në di të presësh pa u lodhur sadopak,
    Ose kur të gënjejnë ti vetë mos gënjesh,
    Ose kur të urrejnë urrejtje s’përdor,
    Pa dukje tepër të mirë pa folur si orator.

    Në mund ta duash ëndrrën jo si padron,
    Në mund të mendosh pa e bërë këtë qëllim,
    Në mund të përshkosh Triumf e Rrënim,
    Duke i trajtuar këta gjarpërinj njëlloj,
    Në mund të dëgjosh të vërtetën që the vetë,
    Të shfytyruar nga laro në gracka për lolo,
    Ose kur shikon të thyhen gjërat që u dhe jetë,
    Të kërrusesh e me vegla të vjetra t’i ringresh.

    Në mund me gjithë fitimet të bësh një pirg,
    E t’i hedhësh rishtas njëherësh në kumar,
    T’i humbësh e të nisësh prapë si në fillim,
    E për humbjen mos të pipëtish një fjalë,
    Në mund t’i detyrosh zemrën, nerva e pejza,
    Të shërbejnë ty pasi të kenë lënë ato,
    Të mbahesh kur është shembur në ty gjithçka,
    Veç Frymës që të thotë, “Qëndro”!

    Në ruan virtytin dhe me turmat në kuvend,
    Ose përkrah mbretit ti mbetesh po ai,
    Nëse armiq e miq të cënojnë s’kanë fuqi,
    Në e çmon njeriun për aq sa ka mend,
    Nëse di ta mbushësh minutën që nuk fal,
    Si gjashtëdhjetë sekondat distanca në vrapim,
    Atëherë e jotja është Toka e çdo gjë që ajo mban
    E më shumë se kaq, do të jesh një Njeri – biri im.

    Përkthyer nga Çlirim Kokonozi

  • Klima, sa gradë do të jetë normaliteti i së ardhmes?

    Klima, sa gradë do të jetë normaliteti i së ardhmes?

    Një valë e pak kohëve më parë e të nxehtit në Jacobabad, të Pakistanit, pa që temperaturat të arrinin një rekord prej 51˚C, rrezikshëm pranë limitit të mbijetesës njerëzore

    Tashmë po bëhet e normës që çdo vit të dëgjojmë për thyerje të rekordeve të valëve të të nxehtit. Kështuy, në qershor të vitit 2022, temperaturat u rritën në 51˚C në Pakistanin qendror, ndërsa një vit më parë, pra më 2021 temperaturat u vërejt një rritje me gati 5˚C nga rekordi i mëparshëm në Kanadanë Perëndimore. Lidhur me valët e të nxehtit në nënkontinentin indian, është vlerësuar se kushtet që lidhen me ndryshimet klimaterike i kanë bërë ato 100 herë më të mundshme dhe se, deri në fund të shekullit XXI, valët e të nxehtit prej 50˚C do të jenë një dukuri normale vjetore.

    Vlerat mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodhesh në glob, por një gjë është e sigurt: temperatura do të bëhet ekstreme. Nxehtësia dhe i ftohti i perceptuar nuk varen vetëm nga temperatura, por nga një sërë kushtesh klimatike. Lagështia, shpejtësia e erës dhe intensiteti i rrezatimit diellor mund të rrisin ose ulin perceptimin tonë të temperaturës (pra të dhënat e “temperaturës së perceptuar”), por shumë shqetësues është fakti se kombinime determinnte të këtyre faktorëve mund të rezultojnë vdekjeprurëse.

    Thatësirë apo lagështirë?

    Zemra e këtyre kombinimeve është ajo që përkufizohet “temperatura e llambës së thatë”. (Dry-Bulb ose DB) Kur përgjithësisht thuhet “temperaturë” nënkuptohet kjo e dhënë, e cila konvencionalisht është ajo që merret kur përdoret një termometër në kontakt të drejtpërdrejtë me ajrin, i mbrojtur nga rrezatimi diellor dhe/ose lagështia.

    Kësaj, shpesh meteorologët i shtojnë edhe konceptin e “temperaturës së perceptuar”, e quajtur edhe “temperatura e bulbit të lagësht” (Wet-Bulb o WB), domethënë, i njëjti termometër, në të njëjtin pozicion, mbështillet me një pëlhurë të lagësht, që simulon transferimin e nxehtësisë në brendi të trupit tonë. Imagjinoni një natë të nxehtë e të lagësht dhe ndjesinë e pakëndshme të pamundësisë për t’u freskuar, parimi është i njejtë. Fiziologjikisht, qeniet njerëzore dhe në realitet të gjithë gjitarët, djersiten për t’u freskuar, një proces i cili, ndër të tjera, ndihmon në nxjerrjen e mbeturinave nga trupat tanë. Nëse lagështia në ajër është shumë e lartë, djersa jonë nuk avullon e kështu mekanizmi i freskimit blokohet.

    Limitet e tolerancës njerëzore i njohim: një temperaturë e WB prej 35˚C. Në këto nivele, qeniet njerëzore nuk mund të mbijetojnë më shumë se disa orë, pasi nuk munden më të transferojnë nxehtësinë e brendshme të trupit në ambjent. Në duket është një vlerë e ulët, por vlera numerike WB është gjithmonë më e ulët se ajo e DB (përveçse në rastin e 100% lagështi në ajër). Kjo do të thotë që një temperaturë prej 35˚C WB është afërsisht ekuivalente me 50˚C DB, edhe me nivele të moderuara lagështie.

    Pyetja në këtë pikë është: a e kemi tejkaluar ndonjëherë pragun e temperaturës prej 35˚C WB? Përgjigja është po, por shumë rrallë. Kemi vetëm dhjetë raste të regjistruara, të ndara midis Lindjes së Mesme, nënkontinentit indian, Australisë dhe Meksikës. Edhe kur temperaturat WB nuk arrijnë kulme të tilla, qytetet me popullsi të dendur në këto rajone përjetojnë probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë ndaj është e zakonshme të shohësh çdo vit, në qendrat kryesore urbane, qindra vdekje të provokuara nga nxehtësia.

    Zakonisht, sa më të pasura dhe moderne të jenë qytetet, aq më pak probleme ka dhe disa nga metropolet e Lindjes së Mesme kanë mësuar të përshtaten. Faktikisht, në Dubai dhe Abu Dhabi, banorët veshin rroba të ngrohta edhe në zemër të verës, sepse udhëtojnë të mbyllur nga pallati në pallat, me ajrin e kondicioner në maksimum, pa pasur nevojë të dalin në rrugë. Por të varfrit dhe ata që jetojnë jashtë qytetit nuk i gëzojnë lukse të tilla. Ndaj pyesim: ndryshimi klimaterik do ta përkeqësojë këtë situatë?

    Duke pasur parasysh rritjen e temperaturave, duhet të presim të tjera ditë në të cilat do të tejkalohet pragu i 35˚C WB, por ka të ngjarë që këto raste të jenë gjithmonë të rralla dhe të zgjasin vetëm disa orë. Presim që të jenë të kufizuara vetëm në vende tropikale ose subtropikale dhe vetëm në vite të caktuara. Ngjarje të tilla ka të ngjarë të ulen nëse arrijmë të përmbushim objektivat e përcaktuara nga Protokolli i Parisit, që do të thotë, të mbajmë rritjen e temperaturës nën 2˚C. Por edhe nëse termometri nuk i kalon kufijtë e mbijetesës, nxehtësia mund të vrasë.

    Përshtatja ndaj niveleve të reja klimaterike do të jetë e pashmangshme, por lajmi i mirë është se tashmë kemi një sërë strategjish në gjendje për të ulur nxehtësinë. Në Evropë, për shembull, mund të mendojmë për rrugë me ndërtesa të larta anash, të cilat i mbrojnë kalimtarët nga rrezet e diellit dhe ndërtesa të lyera me ngjyra të ndezura që reflektojnë nxehtësinë e diellit, në mënyrë që ambjenti në brendi të tyre të jetë më i freskët. Ndërsa, në vendet më afër Ekuatorit, do të duhet të merren masa më drastike.

    Atje ku është financiarisht është e qëndrueshme, ajri i kondicionuar është një mundësi e mirë, por shumë nga vendet më të varfra nuk e kanë infrastrukturën energjetike për të mbështetur një teknologji të tillë. Një strategji e zbatohueshme pothuajse kudo – dhe që ka treguar se funksionon – është futja e hapësirave natyrore nëpër qytete, siç janë zonat e rrethuara me pemë dhe pellgjet ujore. Aty ku klima nuk i mbështet shtesa të tilla në ekosistem, është e pamundur ta bësh këtë, por aty ku është e mundur, kjo strategji përbën një burim përfitimesh, si fizike ashtu edhe mendore. Në një botë gjithnjë e më të urbanizuar, kemi kaluar vite që e zhdukim, pak nga pak, natyrën. Tani është koha që ta rimarrë një pjesë të hapësirës që i takon.

    Përgatiti për gazetatjeter.net: Dardan MITROVICA

  • Nga Agron GJEKMARKAJ – Mjerë ai popull që kërkon një hero

    Nga Agron GJEKMARKAJ – Mjerë ai popull që kërkon një hero

    ( Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)

    Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter!

    1) Një “fitore” pa virtyte!

    I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita.
    Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”.
    Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.

    2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!

    Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje.
    Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative!

    Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren për të gjithë.

    3) A mund të akuzohet që nuk prish paqen sociale?

    Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe!
    Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së.
    Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.

    4) Shqipëria e penguar

    Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar.

    Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.

    5) Figura e Berishës si simbol qëndrese

    Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim.
    Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë!
    Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!

    6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi

    Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë!
    SPAK-u, për vite, goditi kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale.
    Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.

    7) Republika e frikës po merr formë

    Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste.
    Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht.
    Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin e ekspozon më shumë ndaj rrezikut!

    Shqipëria që ëndërrojmë nuk është rikthimi te një shtet monist.

    8) Fundi është fillim

    Berisha është baluardi i fundit.
    Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë!

    Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!

    9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!

    Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës.
    Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe.

    Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!

  • Nga Basir ÇOLLAKU – Demokratë, ju nuk keni humbur..!

    Nga Basir ÇOLLAKU – Demokratë, ju nuk keni humbur..!

    Miq, demokratë, të Matit, Bulqizës e Peshkopisë.

    Ndjej mirënjohje me përulësi të thellë për ju. Në Klos e Burrel anëtarësia e Partisë Demokratike, ka sakrifikuar përballë bandave kriminale e ato të pushtetit. Përballë shantazhit e miliardave. Po. Miliarda. Për komisionerë, numërues e vëzhgues që janë historia e shpirtit të PD. Dua të përcjell një mirënjohje të përzemërt edhe për të majtë mbështetës e votues. Janë qytetari e përbashkët, fisnikëri tejpartiake. Sepse ne kishim dhe kemi një synim. Të jetojmë së bashku si njerëz normal në trojet e të parëve. Mati është shtëpia jonë e përbashkët. E duam njëlloj demokratë e socialistë.

    Ju nuk keni humbur

    Si do shkojë kjo punë, pas kësaj masakre, më thotë sot një demokrat betejash të pafundme. Unë e preva biletën. Pak sekonda mbeta pa përgjigje. Më trishtoi. Se Ishte drama e një kombi në një fjali.

    Preva biletën.

    Sërish një nënë e një baba, me një djalë që u kthen kurrizin, për të mos i zhgënjyer, por jo shpirtin. Do të kthehemi më të shumtë për të fituar bashkë. Do të presim biletën për t’u kthyer!

    Ju nuk keni humbur!

    Kam parë demokratë e njerëz të lirë, kryelartë në qytet pas zgjedhjeve. Fituesit e gjenocidit elektoral ulnin kokën përballë tyre. Sypërdhe. Nuk flisnin të zënë në faj. Disa u shndërruan në skllevër të bukës. Por kur shkëmbeheshin me njerëz krenarë shihnin veten të humbur.

    Ju nuk keni humbur!

    Sepse kushdo në Mat, sot, kur kërkon një model për t’ua thënë fëmijëve në shtëpi, u tregon atë, “humbësin opozita”r dhe jo veten, fituesin” pozitar”. Ata do të ndeshen vetë me fajin.

    Ju nuk keni humbur!

    Kam takuar mijëra qytetarë. Të djathtë e të majtë. Kam mësuar shumë prej tyre. Nga maturia e tyre, mirësia, krenaria, fisnikëria, dinjiteti, madhështia e thjeshtësisë.

    Ju nuk keni humbur!

    Sepse beteja juaj, lufta, qëndresa, përballja, liria juaj, djersa juaj, prodhon jetë, edhe për të nënshtruarit fitues duarlidhur.

    Ju nuk keni humbur!

    Sepse Ju, demokratë e qytetarë shpëtuat qytetin. Në heshtje, pa fjalë u bëtë bashkë. Në kutitë e votimit është keqbërja. Është abuzimi. Është shitblerja. Është kanosja. Është Mafia.

    Nuk është vullneti juaj. Ne, përfaqësues të besimit tuaj, mbështetjes suaj, duhej të kishim bërë më tepër. Shumë më tepër. Ndërsa Ju, të bekuar nga Zoti, keni mbajtur gjallë Demokracinë, brenda së cilës marrin frymë dhe vrasësit e saj.

  • Si të dobësohesh sa më shpejt? Dieta Ketogjenike, një udhëzues për dietën më të famshme sot

    Si të dobësohesh sa më shpejt? Dieta Ketogjenike, një udhëzues për dietën më të famshme sot

    Çfarë është dieta ketogjenike? Dieta ketogjenike është një dietë ku konsumohen shumë pak karbohidrate dhe shumë yndyrë dhe ka shumë ngjashmëri me Dietën Atkins dhe dietat “Low Carb” në përgjithësi.

    Kjo dietë bazohet në një parim kryesor: zvogëlimin drastik të sasisë së karbohidrateve të konsumuara në dietë dhe përdorimin e sasive të proteinave të nevojshme për personin (nuk është pra një dietë me hiperproteinike). Pjesa e mbetur e kuotës kalorike merret nga konsumi i yndyrnave.

    Siç mund ta marrësh me mend, dieta ketogjenike parashikon një përdorim masiv të ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.

    Kjo strategji metabolike i mundëson organizmit të hyjë në një gjendje të quajtur “Ketozë”.

    Kur ketonet janë të pranishme në gjak, trupi yt bëhet ekstremisht efiçent në konsumimin e yndyrnave për qëllim energjetik. Gjithashtu, prodhon ketone duke filluar nga yndyrnat në mëlçi, për të kompensuar kërkesat metabolike të trurit në mungesë të karbohidrateve.

    Dieta ketogjenike është një strategji dietike veçanërisht efikase për një sërë objektivash, ndër të cilët, humbjen e yndyrës, ulja dhe kontrolli i nivelit të glukozës dhe insulinës në gjak, dhe trajtimin e disa patologjive, siç janë disa tipe migrene dhe epilepsie, apo obeziteti i rëndë.

    Si funksionon dieta ketogjenike?

    Në kushte normale, trupi ynë i përdor karbohidratet si burimin e tij kryesor të energjisë, duke i shndërruar në glukozë, e cila më pas përdoret nga qelizat për të kryer funksionet e tyre. Sidoqoftë, kur marrja e karbohidrateve zvogëlohet në mënyrë drastike, siç ndodh në dietën ketogjenike, rezervat e glukozës në mëlçi dhe muskuj shterrojnë. Në këtë pikë, trupi është i detyruar të gjejë një burim të ri energjie dhe fillon të shndërrojë yndyrnat e ruajtur në molekula të quajtura ketone, të cilat përdoren si “karburant” alternativ.

    Ketoza na sjell shumë përfitime, ndër të cilat një rritje më të madhe të djegies së yndyrnave, stabilizim të niveleve të sheqerit në gjak dhe ulje të oreksit. Megjithatë, për të hyrë plotësisht në ketozë, trupi ka nevojë për një periudhë adaptimi që mund të variojë nga disa ditë në disa javë. Gjatë këtij harku kohor, disa njerëz mund të përjetojnë simptoma të tilla si lodhje, dhimbje koke dhe nervozizëm, të njohura si “keto flu”. Ky proces adaptimi kërkon një menaxhim të kujdesshëm të ushqyerjes dhe një K-RATIO të ekuilibruar, që do të thotë, një rishpërndarje korrekte të yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

    Çfarë është ketoza dhe si funksionon ajo?

    Ketoza është ajo gjendje metabolike në të cilën trupi përdor yndyrën si burim primar energjie, si një riadaptim ndaj mungesës kronike të karbohidrateve në dietë.

    Ky riadaptim metabolik ndodh faktikisht kur marrja e karbohidrateve zvogëlohet në mënyrë drastike, duke limituar kështu kontributin e glukozës e cila, në kushte normale, është burimi kryesor i energjisë në qeliza.

    Për të hyrë efektivisht në ketozë, duhet ndjekur një dietë ketogjenike, duke ulur përgjithësisht konsumin e karbohidrateve në një maksimum prej 20 deri në 50 gramë në ditë dhe duke rritur sasinë e ushqimeve që përmbajnë yndyrna si peshku, mishi, vezët, arrat dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër.

    Është e rëndësishme të mbahet nën kontroll marrja e proteinave në dietën tuaj. Kjo sepse proteinat mund të shndërrohen në glukozë nëse konsumohen në sasi të mëdha, dhe kjo mund të penalizojë hyrjen ose menaxhimin e gjendjes së ketozës.

    Edhe praktikimi i ndonjë strategjie agjërimi me ndërprerje gjithashtu mund të ndihmojë të hysh në ketozë më me shpejtësi. Lloji më i zakonshëm i përdorur është agjërimi me ndërprerje 16/8, që do të thotë 16 orë rresht agjërimi të ndjekura nga 8 orë ku mund të hash sipas nevojave të tua ditore.

    Ekzistojnë teste për të vlerësuar gjendjen e ketozës përmes urinës, frymëmarrjes dhe gjakut. Ky monitorim duhet të bëhet vazhdimisht dhe është pjesë përbërëse e përdorimit korrekt të kësaj diete.

    Dieta ketogjenike dhe përfitimet e shëndetit

    Dieta ketogjenike ka lindur si mjet për të menaxhuar dhe luftuar patologji neurologjike si epilepsia.

    Mirëpo, shumë studime kanë evidentuar se kjo dietë mund të jetë e dobishme edhe për:

    Sistemin kardiovaskular: dieta ketogjenike është në gjendje të përmirësojë faktorët e rrezikut siç janë yndyra e tepërt, të rrisë nivelet e kolesterolit HDL (atij “të mirë”), të ulë presionin e gjakut dhe gliceminë.
    Kundër kancerit: dieta ketogjenike duket se funksionon si suport për terapitë farmakologjike për të luftuar disa forma të kancerit
    Sëmundja e Alzheimerit: dieta ketogjenike duket se zvogëlon simptomat dhe përparimin e kësaj sëmundjeje
    Epilepsia: dieta ketogjenike mund të reduktojë frekuencën e krizave epileptike për disa tipe specifike të epilepsisë
    Sindroma e vezores policistike: dieta ketogjenike mban nën kontroll nivelet e insulinës. Kjo mund të luajë rol edhe në kontrollin e kësaj sindrome.

    Ekzistojnë 3 lloje të dietës ketogjenike

    Mund të kemi tre tipologji kryesore të dietës ketogjenike:

    Dieta ketogjenike standarde (SKD): është një dietë me përmbajtje shumë të ulët karbohidratesh, proteinike të moderuar dhe sasi të larta yndyrnash. Kjo përmban afërsisht 70% të kalorive me prejardhje nga yndyra, 20% nga proteinat dhe vetëm 5% nga karbohidratet.
    Dieta ketogjenike ciklike (CKD): Kjo dietë parashikon periudha “rikarikimi” të karbohidrateve në dietë, për shembull 5 ditë rresht në një dietë ketogjenike dhe 2 ditë rresht me një përmbajtje më të lartë karbohidratesh.
    Dieta ketogjenike “Targeted” – e synuar: Është një dietë ketogjenike që të lejon të fusësh karbohidrate në menynë e ushqimeve.

    VINI RE: Vetëm dieta ketogjenike standarde (SKD) është studiuar në mënyrë të plotë. Dy dietat e tjera janë strategji ushqyese shumë të avancuara që përdoren vetëm në bodybuilding apo tek atletë të disiplinave të tjera.

    Informacioni në këtë artikull i referohet dietës ketogjenike standarde, tradicionale, (SKD), edhe pse parimet kryesore të sistemit vlejnë edhe për dy strategjitë e tjera ushqyese.

    Dieta keto: shembuj praktikë

    Një menu ketogjenike duhet të jetë e strukturuar për të reduktuar në mënyrë drastike karbohidratet, duke shtuar marrjen e yndyrnave të shëndetshme dhe ruajtur një konsum të moderuar të proteinave. Objektivi është mbajtja mirë e nivelit të ketozës, falë të cilave trupi përdor yndyrnat si burim primar energjie. Ja disa shembuj të pjatave ketogjenike për të mbuluar vaktet e ndryshme të ditës:

    Mëngjesi: Vezë të fërguara të gatuara në gjalpë me avokado dhe proshutë krokante. Kjo pjatë është e pasur me yndyrna dhe proteina, ofron energji të qëndrueshme dhe mban të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak.
    Dreka: Sallatë pule me majonezë, avokado, ullinj dhe rukola. Shtimi i vajit të ullirit dhe frutave të thata si arra apo bajame e pasuron më tej pjatën me yndyrna të shëndetshme.
    Darka: Salmon i pjekur në skarë i mbuluar me kungulleshka të skuqura në vaj ulliri, i shoqëruar me një salcë me krem kokosi dhe borzilok. Ky vakt ofron një burim proteinash me cilësi të lartë dhe lëndë ushqyese thelbësore si omega-3.
    Vakte të ndërmjetme: Një porcion me fruta të thata si arra si bajame ose arra, djathëra të stazhonuar apo një porcion me ullinj, të shkëlqyer për të hequr oreksin pa e tepruar me karbohidrate.

    Ky është vetëm një shembull i një menuje ketogjenike. Ka shumë receta të tjera të ëmbla dhe të kripura që mund t’i gjeni në portalin e dietës ketogjenike, bashkë me shumë më tepër informacion rreth kësaj qasjeje ushqyese. Është e rëndësishme të mbani mend se menyja ditore duhet të personalizohet bazuar në makronutrientët tuaj, domethënë sasinë e saktë të yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve të nevojshme për të ruajtur gjendjen e ketozës dhe për të arritur objektivat tuaja të dobësimit dhe shëndetit!

    Ushqimet që duhen shmangur në dietën ketogjenike

    Të gjitha ato ushqime me përmbajtje të lartë karbohidratesh duhet absolutisht të shmangen. Deri në daljen nga gjendja e ketozës.

    Ja një listë e shkurtër e ushqimeve që duhen reduktuar shumë, madje edhe të eliminohen nëse po ndjek dietën ketogjenike:

    Ushqime të sheqerosura si lëngje frutash, ëmbëlsira, akullore, karamele, etj.
    Drithëra dhe ushqime që përmbajnë niseshte si orizi, makaronat, buka, etj.
    Frutat: të gjitha llojet e frutave duhen shmangur sepse përmbajnë sheqer në sasi të konsiderueshme. Mund të konsumohen në sasi të vogla manaferra të llojeve të ndryshme, si boronicat, luleshtrydhet etj…
    Bishtajoret: edhe këto janë burim karbohidratesh, pavarësisht se në sasi të vogla. Prandaj, duhen eliminuar.
    Zhardhokët dhe rrënjët: patatet, patatet e ëmbla, karotat dhe perimet e tjera të këtij lloji nuk mund të konsumohen
    Ushqime me pak yndyrë apo çdo gjë që është “light”, siç është djathi ose majoneza të këtij lloji.
    Disa erëza si salca e barbeque-ut, keçapi etj. sepse përmbajnë sheqer.
    Yndyra të pashëndetshme si vajrat bimorë të pasur me omega 6, majoneza, dhjami i derrit etj…
    Alkooliket: birra, vera, pijet alkoolike dhe koktejet nuk mund të konsumohen.
    Të gjitha ushqimet “pa sheqer” si karamele dhe pije me ëmbëlsues.

    Ushqimet dhe ushqimet e lejuara në dietën ketogjenike

    Shumicën e vakteve duhet t’i bazosh në këto zgjedhje ushqimore:

    Mish: mund të konsumosh mish të bardhë, mish të kuq, mish të konservuar (me moderim)
    Peshk “të yndyrshëm” si salmoni, trofta, toni dhe peshku shpatë.
    Vezë: më të mira nëse rriten jashtë sepse janë të pasura me yndyrna omega 3, të njohura për vetitë e tyre të dobishme në organizëm.
    Gjalpë: edhe më mirë nëse është i prodhuar nga kafshë të rritura në kullota. Interesant varianti GHEE.
    Djathëra: mund të konsumosh lloje të ndryshme djathërash, evito konsumimin e produkteve “light”.
    Fruta të thata dhe farëra: mund të përdorësh arra, bajame, arra indiane, fistikë, fara chia etj.
    Vajra të shëndetshëm: si burim yndyrnash mund të konsumohen vaj ulliri ekstra i virgjër, vaj kokosi dhe vaj kërpit.
    Avokado: ndoshta ushqimi më i famshëm i konsumuar në këtë dietë. I pasur me yndyrë, përshtatet në mënyrë të përkryer në një plan ushqimor në stilin ketogjenik.
    Perime me pak karbohidrate, si ato me gjethe jeshile, qepët, specat, kastravecat, kungulleshkat etj…
    Erëza: si kripa, piperi dhe erëza të ndryshme. Janë të gjitha të lejuara në këtë lloj diete.

    Këshilla dhe truke për të menaxhuar sa më mirë dietën ketogjene

    Kjo dietë sigurisht që nuk është e lehtë dhe e thjeshtë për t’u menaxhuar përgjatë jetës tënde të përditshme.

    Kështu, ka edhe disa truke të vogla që mund t’i përdorni për ta bërë më të mbajtshme dhe për të ndjerë më pak atë ndjesi bezdisëse të “të qenit në dietë”.

    Fillo të marrësh konfidencë me etiketat e ushqimeve. Për herë të parë, do të të duhet të zgjedhesh ato me “më shumë yndyrëra”! Duhet të mbash nën kontroll kuotat e karbohidrateve dhe proteinave të ushqimit dhe, teksa shikon etiketat, mund të zgjedhësh ushqimet më të mira për t’i përfshirë në dietën tënde ketogjene.

    Planifikoni vaktet tuaja paraprakisht, kjo do të të ndihmojë të shmangësh situata të pakëndshme ku nuk i ke ushqimet e duhura në dispozicion dhe gjithashtu do të të kursejë kohë të çmuar përgjatë javës.

    Shumë site web dhe blogje online kanë shumë receta ketogjene dhe me pak karbohidrate. Provo t’i shtosh në menunë tënde!

    Ki kujdes kur ha ushqim në restorant ose bar. Nëse pjata është e parapërgatitur, kërko gjithmonë listën e përbërësve për të shmangur surpriza të pakëndshme (për shembull, shtimin e sheqerit ose salcave që e përmbajnë).

    Kur shkon nëpër evente apo viziton miq ose të afërm, do të të duhet të marrësh ushqim nga shtëpia. Socializimi parashikon konsum sasishë të mëdha karbohidratesh dhe kjo është pengesa më e madhe kur je në një dietë ketogjenike. Si alternativë, mund të kërkosh të përgatitësh disa pjata në stil ketogjenik (jepi ndonjë recetë personit përgjegjës).

    Këshilla për të ngrënë jashtë shtëpie gjatë dietës ketogjenike

    Para së gjithash, mos u dëshpëro. Shumë restorante kanë pjata që mund të përdoren mirë edhe gjatë dietës ketogjenike.

    Kështu, një shembulli klasik është pjata “e dytë me kontorno”, me mish ose peshk. Nëse porosit një pjatë nga kjo kategori, vështirë se do të gabosh. Zëvendëso gjithçka që përmban sasi të larta karbohidratesh (zakonisht patate) dhe kërkoni një shtesë ekstra (sallatë, kungulleshka, etj.). Mos harro t’i përziesh me vaj ose gjalpë! Mos harro se në një dietë ketogjenike duhet të konsumosh pjesën më të madhe të kalorive nga ushqimet që janë kryesisht yndyrore.

    Një tjetër alternativë është përdorimi i vezëve, me avokado ose lloje të tjera perimesh. Në këtë mënyrë do të sigurohesh që të qëndrosh në ketozë edhe kur ha jashtë.

    Efektet anësore të dietës ketogjenike

    E fillojmë nga ky supozim: dieta ketogjenike është një dietë e sigurt për shumicën e njerëzve.

    Megjithatë, mund të ketë efekte të vogla anësore në fillim të rrugëtimit, domethënë në atë fazë fillestare tranzicioni gjatë së cilës trupi adaptohet me një metabolizëm të bazuar mbi ketonet si karburant preferencial.

    Efekti i parë klasik nga adaptimi me ketozën është e ashtuquajtura “Keto Flu”, pra, ajo ndjesi e ngjashme me fillimin e një gjendjeje gripale, në të cilën ankohesh për lodhje dhe dobësi dhe ndonjëherë edhe diarre apo kapsllëk. Kjo ndjesi kalon brenda dy ose tre ditëve nga fillimi i protokollit ketogjenik. Simptoma të tjera shumë më të rralla që lidhen me “Gripin Keto” janë:

    Energji fizike dhe mendore e ulët
    Rritje e oreksit
    Probleme me gjumin
    Të përziera
    Vështirësi në tretje
    Reduktim i kapacitetit të performancës gjatë ushtrimit

    Për të minimizuar këto simptoma, mund t’ia nisësh me një dietë klasike me pak karbohidrate për javët e para. Kjo mund të lehtësojë tranzicionin metabolik dhe të të ndihmojë edhe mendërisht me një reduktim më gradual të karbohidrateve në dietë.

    Një gabim që nuk duhet bërë, të paktën në fillim të dietës ketogjenike, është ulja shumë e kalorive dhe, njëkohësisht, eliminimi i karbohidratet. Kjo mund të krijojë një stres të mëtejshëm mbi organizëm dhe mund të shkaktojë më lehtë simptomat e diskutuara më sipër.

    Rreziqet e dietës ketogjenike

    Nuk ekzistojnë akoma studime përfundimtare mbi sigurinë afatgjatë të dietës ketogjenike. Disa studime kanë nxjerrë në pah rreziqe të mundshme (shumë të rralla sipas mendimit tonë) që mund të ndodhin pas shumë kohe të kaluar në një dietë ketogjenike.

    Nivele të ulëta të proteinave në gjak
    Rritje të niveleve të yndyrës në mëlçi
    Gurë në veshka
    Mungesa të mikronutrientëve

    Kush vuan nga sëmundje metabolike si diabeti (veçanërisht nëse trajtohet me ilaçe) duhet të konsultohet me mjekun përpara se të nisë këtë protokoll ushqyes.

    Kush përdor ilaçe për çdo lloj arsyeje tjetër duhet të konsultohet me mjekun e familjes përpara se të nisë dietën ketogjenike.

    Integratorë efikasë në dietën ketogjenike

    Nuk ekzistojnë integratorë esencialë për këtë dietë. pordisa suplemente që mund të ndihmojnë:

    Vaj MCT: ky vaj përmban yndyrna të mesme (MCT) që janë efikasë në garantimin e energjisë së organizmit dhe rritjes së niveleve të ketoneve në gjak. Mund ta shtosh këtë vaj në pije dhe kos, pasi nuk ka shije të veçantë dhe nuk e prish shijen e ushqimit.
    Mineralet: shtimi i natriumit, kaliumit dhe magnezit mund të jetë i rëndësishëm veçanërisht në fillim të kësaj diete, sepse kur eliminohen karbohidratet ka një riadaptim të niveleve të lëngjeve dhe mineraleve në trup që mund të shkaktojë një mungesë të përkohshme të tyre.
    Kafeina: Dieta ketogjenike ul nivelet e adrenalinës në organizëm. Kur bën aktivitet fizik apo nëse ke momente gjatë ditës kur ndihen dobësi, sigurisht që mund ta përdorësh këtë suplement (me kursim dhe në pjesën e parë të ditës, për të shmangur konfliktet me gjumin e natës).
    Ketone ekzogjene: shtojnë sasinë e ketoneve në gjak. Interesantë veçanërisht në ditët e para kur organizmi ende nuk është eficent në vetprodhimin e ketoneve.
    Kreatina: përmirëson performancën sportive duke hidratuar muskujt që normalisht humbasin shumë vëllim për shkak të zbrazjes së lëngjeve që ata kalojnë me dietën ketogjenike.
    Proteina Whey: nëse marrja korrekte e proteinave bëhet e vështirë, shtoni një lugë proteina në një koktej ose në kos për ta kompensuar këtë mungesë.

    Dieta Keto 21 ditore: çfarë rezultatesh arrihen?

    Ekziston bindja e gabuar, e shpërndarë online, sipas të cilës, ndjekja e një diete ketogjenike për 21 ditë është e mjaftueshme për të arritur rezultate domethënëse dhe të qëndrueshme. Në të vërtetë, kjo kohë nuk është e mjaftueshme që trupi të përshtatet plotësisht me “karburantin” e ri – domethënë me ketonet, të cilat prodhohen nga dekompozimi i yndyrës. Procesi i adaptimit metabolik, i njohur si “keto-adaptim”, zakonisht zgjat disa javë, dhe në disa raste edhe më gjatë, varësisht nga përgjigja individuale.

    Gjatë ditëve të para të dietës ketogjenike, trupi shteron rezervat e glikogjenit, duke shkaktuar humbje të shpejtë të peshës, por kjo vjen kryesisht për shkak të humbjes së ujit dhe jo të yndyrës trupore. Kjo periudhë shpesh shoqërohet me simptoma të pakëndshme të njohura si “keto flu”, që përfshijnë lodhje, dhimbje koke, nervozizëm dhe dhimbje muskulore, shenjë se trupi është ende duke u përpjekur të përshtatet me përdorimin e yndyrnave si burimin e tij primar të energjisë. Vetëm pas një adaptimi më të plotë nis të shihen përfitimet e vërteta të dietës ketogjenike, si qartësi mendore e përmirësuar, energji e shtuar gjatë gjithë ditës dhe stabilizim më i madh glicemik.

    Për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe konkrete, pra, është e nevojshme ta ndjekësh dietën ketogjenike në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, duke kapërcyer fazën fillestare të adaptimit. Vetëm në planin afatgjatë mund të përjetosh një reduktim të ndjeshëm të yndyrës trupore dhe një sërë përfitimesh metabolike, siç është përmirësimi i ndjeshmërisë insulinike dhe një reduktim i fryrjes. Synimi për rezultate të shpejta, si ato të premtuara nga një dietë ketogjenike në vetëm 21 ditësh, është mashtruese dhe nuk e mundëson përftimin avantazheve të vërteta të kësaj diete të fuqishme ushqimore!

    PYETJE TË SHPESHTA

    1) Nuk mund të ha më karbohidrate?

    Sigurisht, mund t’i rikthesh në menu. Por, është e rëndësishme të zvogëlosh në mënyrë drastike marrjen e karbohidrateve, veçanërisht në fazat fillestare, për të hyrë në mënyrë efektive në gjendjen e ketozës. Pas disa muajsh (të paktën 2 ose 3) të një diete të bërë siç duhet, mund edhe të hash karbohidrate në raste të veçanta (gjithnjë duke pasur kujdes për llojin dhe sasinë për të shmangur shqetësime të pakëndshme), por pastaj menjëherë do të duhet të riktheheni në dietën ketogjenike.

    2) A do të humbas muskuj?

    Të gjitha dietat kanë një lloj rreziku për humbjen e muskujve, veçanërisht kur ato janë hipokalorike. Dieta ketogjenike, pas fazës së parë të adaptimit, është në gjendje të zvogëlojë shumë sasinë e muskujve të humbur, veçanërisht nëse vazhdon të stërvitesh dhe të mbash një konsum të mjaftueshëm proteinash në dietën tënde.

    3) A mund ta rris masën muskulore me dietën ketogjenike?

    Jo, kjo dietë lind me qëllime diametralisht të kundërta ndaj rritjes muskulare. Ekzistojnë dieta të studiuara posaçërisht për këtë qëllim.

    4) Sa proteina mund të ha?

    Sasia e proteinave duhet të jetë e moderuar. Në fakt, gabimi më i zakonshëm është ngatërrimi i dietës ketogjenike me një dietë hiperproteinike. Limiti maksimal është rreth 30% total e marrjes të kalorive, që përdoret tek atletët të cilët kanë, duke qenë të tillë, një katabolizëm të theksuar të muskujve. Tek njerëzit sedentarë, mund të mjaftojë 1 gr proteina për kg të masës.

    5) Nëse ndihem i lodhur dhe i dobët, çfarë mund të bëj?

    Mund të mos kesh hyrë në mënyrë efektive në ketozë, ose ende nuk po i përdor ketonet në mënyrë efikase. Për ta kapërcyer këtë problem, redukto më qasjen e karbohidrateve në dietë dhe vlerëso nëse do të kesh përmirësime. Mund të përdorësh edhe vaj MCT ose të ketoneve ekzogjene për të nxitur gjendjen e ketozës më me shpejtësi.

    6) Urina ime ka një erë të çuditshme, pse?

    Është normale, kjo ndodh thjesht për shkak të eliminimit të produkteve të mbeturinave të metabolizmit të ketoneve, përfshirë edhe vetë ketonet.

    7) Aroma ime ka një erë të çuditshme, çfarë mund të bëj?

    Acetoni është një nga ketonet e prodhuara nga organizmi dhe ka veçantinë e eliminimit përmes frymëmarrjes. Kjo shkakton një shije të ëmbël në gojë që mund të jetë bezdisëse. Kjo ndjesi përdoret edhe si provë praktike e kalimit në një metabolizëm të bazuar në ketone. Për të kapërcyer problemin, mund të përdorësh chewing gum pa sheqer ose të pish ujë të aromatizuar me limon dhe xhenxhefil.

    8) Kam dëgjuar se ketoza të bën keq, është e vërtetë?

    Shumë njerëz ngatërrojnë ketozën me ketoacidozën. Kjo e fundit është një gjendje jonormale ketoze në të cilën trupi bie në situata patologjike, si diabeti i tipit 1 që nuk menaxhohet në nivel udhqimor dhe farmakologjik. Ketoza që shkaktohet nga dieta ketogjenike quhet “fiziologjike”, dhe nuk arrin kurrë, as shumë larg në koncentrimet e rrezikshme të ketoneve tipike të ketoacidozës.

    9) Kam probleme me tretjen dhe diarre, çfarë duhet të bëj?

    Ky efekt anësor mjaft i zakonshëm kalon pas rreth 3-4 javësh nga nisja e dietës. Nëse vazhdon, provo të konsumosh më shumë perime të pasura me fibra.

    Artikulli është përgatitur nga bashkëpunëtorët e gazetatjeter.net: Dardan MITROVICA

  • Nga Artan HOXHA – Regjimi fitoi ndeshjen e radhës. Vijon përballja

    Nga Artan HOXHA – Regjimi fitoi ndeshjen e radhës. Vijon përballja

    Regjimi hibrid i Edi Ramës – shumë më shumë autokratik se demokratik – fitoi përballjen elektorale të radhës. Rezultati u gatua nga ngjarjet e katër viteve të fundit (dhe jo vetëm) dhe u paratha me kohë nga disa sondazhe të bëra publike e të tjera private. Rezultati i 11 majit 2025 është epilogu i gjithçkaje zhvilluar mbi e nën rrogoz.

    E dhëna e parë që vlen për t’u analizuar është numri i votuesve rezidentë më 11 maj 2025 rreth 1,46 milion, kundrejt votuesve rezidentë më 25 prill 2021 prej 1.66 milion, plot 200 mijë votues më pak apo rreth 12% më pak në 4 vite. Këtu kujtoj se më 2021, për shkak të pandemisë COVID19, do kemi pasur një numër thuajse të papërfillshëm emigrantësh që kanë kuturisur të vinin për të votuar këtu, aq më shumë që Qeveria e mbylli kufirin me Greqinë e me gjasa, më shumë emigrantë mund të kenë ardhur fizikisht e kanë votuar këtë vit në Shqipëri (me kaq shumë fluturime low cost një rrugë e dy a më shumë punë) sesa katër vite më parë.

    E dhëna e dytë është që në vitin 2025, me popullsi rezidenciale nën 2.4 milion banor (sipas Censit 2023), kanë votuar mbi 80 mijë vetë (rezidentë) më shumë se në vitin 2005 kur popullsia rezidenciale ishte mbi 3 milion banore (sipas censit 2001), e ato zgjedhje ishin me shumë peshë e shumë emocione dhe shkalla e pjesëmarrjes së rezidencialëve në zgjedhje ishte (dhe ka qenë gjithnjë) shumë e lartë. Ndaj, më shumë gjasa, në zgjedhjet 2025 mund të kemi arritur rekord Gines, ndoshta edhe më shumë se 90% shkallë pjesëmarrjeje rezidenciale, falë një sistemi patronazhimi përmes kulacit dhe/ose kërbacit, me shtrirje kapilare në territor, si kombinim strukturash militanto-politike, militanto-administrative dhe militanto-kriminale, e që kanë tërhequr a shtyrë në votim shumë vetë nga kategoria e abstenuesve të zakonshëm krahas nga kategoria e atyre me lidhje të dobëta me opozitën, hallexhinj e njerëz lehtësisht të thyeshëm gjithfarësoj, ndonëse të pakënaqur me regjimin. Kjo e dhënë tregon se emigrimi i votuesve do ketë qenë shumë më shumë se 200 mijë.

    E dhëna e tretë është devijanca sistematike e kampioneve të sondazheve lidhur me përqindjen e votuesve 2021 të opozitës, qoftë PD, qofte LSI a parti të tjera aleate, devijancë kjo në masen 10-12% më pak se rezultati zyrtar i vitit 2021 i opozitës së atëhershme apo ekuivalente me pakësimin me afro ¼-tën e përmasës apo votave të opozitë krahasimisht 2021, devijancë kjo e pashpjegueshme asfare me teorinë e gabimit rastësor ndërsa në cdo kampion votuesit e PS rezultonin në ose mbi nivelin e votave 2021.

    E dhëna e katërt, që buron nga shumë studime, lidhet me gjerësinë dhe thellësinë e pabarazisë ekonomike ndërsa nga disa sondazhe rezultoi se pabarazia korrelon fortësisht me votën 2021. Kështu, sipas Eurobarometrit të Euronews të janarit 2024, rreth 60% e votuesve të PS 2021 raportonin se gjendja ekonomike e familjes së tyre ishte e mirë e shumë e mirë krahasuar me një vit më herët, ndërsa vetëm rreth 30% e votuesve opozitarë apo neutralë e raportonin të ketillë. Shpresa për përmirësimin e gjendjes përgjatë vitit në vijim ishte në raportin 70/20/30 përqind sipas tre kategorive të atyre votuesve. Diferencime të ketilla në raport me votën 2021 rezultojnë në vijimësi për shumë çështje duke krijuar kështu pamjen e nje strukture diferencimi e pabarazie të thellë të gjendjes, sjelljes dhe perceptimit në korrelim me përkatësinë politike pra, pozicioni i ndryshëm politik shndërrohet në diferencim ekonomik e social, si shprehje dhe rezultat i diskriminimit (përkatësisht negativ/pozitiv) politik.

    E dhëna e pestë është evidentimi në sondazhe i frikës për t’u intervistuar apo për të treguar votën, si një paralele e frikës në elektorat nga sistemi vëzhgues i patronazhimit kapilar që ndërsa të ofron kulaçin a të tund kërrbaçin ka krijuar psikozën së është i aftë të verifikojë nëse ke votuar për ta apo jo mbasi ke pranuar kulaçin apo i je tutur kërbaçit. Me shumë gjasa, mbi 20% e votuesve kanë votuar nën këtë trysini e psikozë.

    Lidhur me këto dy të fundit ka plot të dhëna, fakte e ngjarje të përditshme, të raportuara operativisht apo mediatikisht që e vërtetojnë edhe diskriminimin politiko-ekonomik edhe frikën nga presioni i rrjeteve te patronazhimit, si “ushtria territoriale” që bën krehje në çdo gërxh e gëmushe, në shërbim të regjimit.

    Në ndërkohë, i gjithë sulmi i vijueshëm kundër opozitës partiake, si nga shteti në shërbim të pushtetit rilindës dhe gjithë faktorët e aktorët vendas të lidhur, me hir a pahir, me regjimin, në aleancë e koordinim me administratën neo-liberale amerikane Biden, mbështetur edhe nga indiferenca cinike, here-herë proaktivizmi antiopozitar i neo-liberaleve europianë, e mbajti opozitën partiake, PD-në më së pari, por edhe PL-në, në konflikte të forta e të zvarritura, ndërsa i dha lëvdata e merita te pamerituara qeverise, duke dobësuar a vrarë kështu shpresën e popullit opozitar për një fitore mbi regjimin, e gjitha kjo ngjashëm me efektet dekurajuese te bombardimit me artileri dhe avionë të territorit dhe radhëve të “ushtrisë” politike opozitare.

    Në këto rrethana gjatë katër viteve u krijuan dy rryma elektorale rezidenciale në dëm të opozitës e në favor të regjimit. Njëra rrymë ishte ajo e emigrimit masiv dhe asimetrik, në raporte thellësisht të disfavorshme në krahun opozitar e që e gërryen thellë e gjerë edhe bazën elektorale 2021 të opozitës krahasimisht asaj të regjimit edhe bazën elektorale të votuesve të rinj. Rryma tjetër është ajo e nënshtrimit nga frika duke ia dhënë votën regjimit nën presionin e drejtpërdrejtë të patronazhimit territorial dhe humbjes së shpresës ndërsa sheh “bombardimet” frontale, të forta e të disafishta mbi opozitën politike.

    Lidhur me votuesit e diasporës, ndërsa mbi ta u veprua drejtpërdrejt apo indirekt përmes familjarëve të këtushëm me sistemin e patronazhimit por edhe përmes propagandës së fuqishme, duhet konsideruar më së pari se shumica dërrmuese e votuesve të diasporës janë me natyrë militante – e vetëkuptueshme për shkak të përmasës relativisht të vogël kundrejt se teres të këtij korpusi këtë herë si dhe rrethanave dhe mënyrës së regjistrimit për votim – ndërsa regjimi pati shumëfish mundësi e mjete t’i mobilizonte të vetët shumë më herët e shumë më fort se opozita, gjë që shpjegon më së miri rezultatin edhe më të thellë të këtij korpusi krahasimisht votuesve rezidenciale.

    Nëse shtojmë këtu edhe përdorimin masiv e të pacipë të fondeve, kompetencave dhe institucioneve të shtetit duke dhënë favore të minutës së fundit për kategori të gjera sociale apo grupe më specifike, konkluzion ky nga më kryesorët në raportin paraprak të OSBE/ODIHR, krahas propagandës së shfrenuar, rezultati elektoral 2025 bëhet i qartë për këdo që ka kokën mbi shpatulla dhe mendjen brenda kafkës.

    Gjithsesi këtij rezultati, opozita e nis mandatin e ri opozitar në rrethanat cilësisht të ndryshme krahasimisht mandatit të kaluar. Opozita e ka arritur kompaktësimin e brendshëm dhe ka fituar përvojën e bashkëjetesës harmonike në diversitet. Marrëdhëniet me administratën amerikane nga armiqësore me atë Biden janë tashmë mirëkuptuese e miqësore me atë Trump e po kështu me komunitetin e Partive Popullore Europiane.

    Opozita më 11 maj, ka prekur fundin, fund i cili do kishte qenë shumë më i thellë e më i errët se kaq nëse nuk do të ishte bashkuar në vjeshtën 2023 e nuk do ndodhnin ndryshimet në Amerike dhe në Europë duke filluar nga nëntori 2024 – sic edhe parashikohej që nga vera 2023 bazuar tek rezultatet e zgjedhjeve lokale nga ekspertët e OPENDATA.

    Regjimi është i fortë deri 5 minuta para se të rrëzohet. Ai nuk rrëzohet me votë përpara se të rrëzohet moralisht dhe konjukturalisht. Pasi ndodh rrëzimi moral e konjuktural votuesi çlirohet nga psikoza e frikës, i zgjohet shpresa dhe me votë e shpartallon regjimin. Shoqëria ka nevojë të fitojë besimin se regjimi mposhtet. Jemi në fillesat e krijimit të kësaj premise. Nëse vijon kështu siç ka nisur pak muaj më parë ngjarjet do rrjedhin vetiu. Opozita politike duhet të bëhet gati sa më shpejt për t’iu përshtatur e paraprirë rrethanave të reja gjithnjë e më të favorshme. Besoj se do e bëjë. Por edhe cilido që e dëshiron mposhtjen e regjimit, sa ende nuk është konsoliduar, duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që mund të bëjë, vetë e pa ia kërkua kush.

    Veç a tok, më mirë tok.

  • Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta

    Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta

    Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, duke zgjedhur përfaqësuesit e tij në Parlament. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet kompetente që siguruan funksionim të qetë në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu futjen e votimit jashtë vendit për herë të parë.

    Sipas gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.

    Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime. Megjithatë, votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe ndikimit institucional, mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të qenit në pushtet.

    U bënë akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim i mirëpritur dhe ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimeve zgjedhore. Pavarësia e medias vazhdon të jetë një problem dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës gjithashtu mbeti e kufizuar.

    BE-ja do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit.

    Ne e inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë.

    Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile deri te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE, mbyllet kështu deklarata e përbashkët nga Përfaqësuesi i Lartë-Zëvendëspresidenti Kallas dhe Komisioneri Kos mbi zgjedhjet parlamentare