Blog

  • Cila është makina më e shpejtë në botë (aktualisht) dhe sa kushton?

    Cila është makina më e shpejtë në botë (aktualisht) dhe sa kushton?

    Cila është sot makina më e shpejtë në botë? Cilat karakteristika e bëjnë atë superiore ndaj konkurrenteve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë me interes për shumë apasionantë të makinave dhe jo vetëm

    Shpejtësia e ka magjepsur gjithmonë njeriun, duke u shndërruar një sfidë teknologjike dhe inxhinierike, e cila ka çuar në kapërcimin e kufijve dikur të paimagjinueshëm. Në botën e makinave, gara për shpejtësi ekstreme i ka dhënë jetë modeleve të jashtëzakonshme, të afta për të kombinuar fuqinë, aerodinamikën dhe materialeve avangardë, të fjalës më të fundit. Të shohim, pra, se cila makinë ka arritur primatin absolut, sa kushton një kryevepër e tillë teknologjike, makina të tjera super të shpejta dhe, meqë jemi këtu, cila është më e shpejta ndër makinat elektrike.

    Më e shpejta sot

    Aktualisht, makina më e shpejtë në botë është Koenigsegg Jesko Absolut, një kryevepër inxhinierike e projektuar për të thyer çdo rekord shpejtësie. Kjo supermakinë suedeze fuqizohet nga një motor V8 biturbo prej 5.0-litër, në gjëndje të nxjerrë deri në 1625 kuaj fuqi kur punon me karburant E85. Kambio e saj automatike Light Speed Transmission (LST) me 9 raporte garanton ndryshime të menjëhershëm marshi, ndërsa dizajni aerodinamik është optimizuar për të reduktuar rezistencën dhe për të maksimizuar penetrimin e ajrit.

    Falë këtyre karakteristikave, Koenigsegg Jesko Absolut ka një shpejtësi maksimale teorike mbi 500 km/h, duke tejkaluar çdo makinë tjetër të prodhuar.

  • Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta

    Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta

    Interneti dhe bota në përgjithësi janë të mbushura plot me teori konspirative. Edhe pse disa mund të duken një absurditet i plotë, të tjera në fakt kanë rezultuar të jenë të vërteta. Nëse teoritë aktuale të konspiracionit do të rezultojnë të vërteta në të ardhmen, atëherë do të jetë një objekt i vërtetë për debat, por tani për tani, të shohim se cilat nga këto teori konspirative kanë dalë të vërteta.

    ”Gay Bomb” – Forcat Ajrore të SHBA kanë marrë në konsideratë përdorimin e feromoneve si armë. “Bomba gay” duhej të infektonte trupat armike me feromone femërore, duke i bërë që të tërhiqeshin seksualisht nga njëri-tjetri, e duke prishur moralin e trupave. Sidoqoftë, arma nuk u prodhua kurrë.

  • Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës

    Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës

    Rama fsheh në rreshtat e fundit të panelit Olta Xhaçkën dhe Klotilda Bushkën

    Në 27 vjet karrierë politike, Edi Rama e ka sofistikuar përdorimin e grave dhe vajzave si fasadë të progresit duke e shndërruar në një dekor propagandistik, që e prezanton Partinë Socialiste nën petkun e një force politike, që respekton thellësisht barazinë gjinore. Por realiteti ndonjëherë është më kokëfortë dhe e nxjerr në pah, atë që retorika politike e anashkalon me qëllim.

    Edhe këtë të enjte, në të njëjtën ditë që opozita nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore, Rama u përpoq të ndërtojë një kundërimazh politik, kur bëri bashkë gra dhe vajza socialiste në një aktivitet, ku siç pritej, ai ishte në qendër të vëmëndjes.

  • Nga Lutfi DERVISHI – Kur ngatërrojmë Evropën me BE dhe samitet me reformat!

    Në një akt solemn, qeveria ka shpallur 15 dhe 16 majin ditë pushimi, jo sepse kemi festë kombëtare, as ndonjë vizitë papnore, por sepse në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian (KPE). Titull pompoz tash tre vjet, si një pemë që nuk lidh kokrra!

    Qeveria, me dashurinë e zjarrtë për gjeste teatrale, vendosi të mbyllë zyrat shtetërore në Tiranë, Kamëz, Vorë e Krujë. Përjashtohen nga pushimi forcat e rendit, mjekët dhe zjarrfikësit, si me qenë gjendje lufte. Në luftë nuk jemi, por dikush duhet të shpjegojë në çdo cep të qytetit se çfarë është ky Komunitet Politik Evropian (KPE) që po na bllokon rrugët, ekranet e televizioneve dhe… mendjen. Duket njëlloj si Plani Balladur i Stabilitetit 30 vjet me parë, që u zvenit pa lënë gjurmë.

    KPE?

    Ka europianë që e bëjnë këtë pyetje, shumica as që ka dëgjuar për të, ndërsa më të informuarit thonë se është një mekanizëm për të përfshirë vendet e Ballkanit, por pa i futur në BE. Një bebe franceze, një mençuri marramendëse, por në vetvete, bosh! Krejt bosh!

    Për ata që thonë “Bravo” pa hapur gojën lideri, kjo “Europa” që vjen në Tiranë nuk është as Bashkimi Evropian, as NATO, e as ndonjë aleancë që sjell fonde, as, as, as… Komuniteti Politik Europian është… një lloj “Eurovizioni pa këngë”, ku liderët bëjnë selfie, flasin për “vlera dhe sfida të përbashkëta” dhe…mirupafshim në samitin e radhës.

    Por atëherë përse gjithë kjo histeri?

    Sepse jemi në fushatë. Ja, erdhi Europa këtu. Ndërkohë që fjala “samit” përmendet 35 herë në ditë, harrojmë që kemi 34 kapituj për të mbyllur.

    A po vjen vërtet Europa këtu?

    Samiti i mëparshëm i KPE-së u mbajt në Moldavi! Atje nuk pati ditë pushimi, nuk u bë Chișinău si “Tirana e blinduar”, dhe askush nuk ndërpreu orët e punës për të parë Ursula von der Leyen duke bërë shëtitje me Maia Sandun. Uau, çfarë fati i lumtur për ne shqiptarët!

    KPE nuk jep fonde, nuk hap negociata, nuk vendos standarde. Është një klub që i thotë vetes “politik”, por ka aq efekt praktik sa mund të ketë një postim në Facebook.

    Me pak fjalë: Tirana po bën teatër me Evropën! Po gënjejmë veten. Për këtë, nuk na e merr njeri. Publikun evropian, aq më pak zyrtarët, nuk i mashtrojmë dot lehtë. Sepse Evropa, ajo e vërteta, ku mund të na çojë vetëm PS-ja, nuk impresionohet me samite që paralizojnë qytete, por me vende që bëjnë reforma, jo “show”.

    Dhe, në këtë klimë globale të paqartësive, fakti që askush nuk e di saktësisht çfarë është Komuniteti Politik Evropian… kjo është gjëja më evropiane që mund të ndodhë.

  • Vendi i mrekullive, këtu është 27 gradë gjatë gjithë vitit dhe benzina kushton 50 cent/litër

    Vendi i mrekullive, këtu është 27 gradë gjatë gjithë vitit dhe benzina kushton 50 cent/litër

    Omani është një vend i sigurt dhe i bukur: dy karakteristika që i japin një ngjitje shumë të shpejtë në klasifikimin e zgjedhjeve për udhëtim të evropianëve dhe jo vetëm. Omani po bëhet gjithnjë e më popullor sepse mund të shkosh pa pasur nevojë për vizë (në qoftëse udhëtimi është brenda 14 ditëve) dhe siguria është e shkëlqyer. Një udhëtim ideal, pra, edhe për familjet.

    Bukuritë e Omanit janë befasuese: në vetëm një udhëtim me makinë mund të shohësh duna, male, det të kristaltë dhe fshatra piktoreskë. Por edhe kanionet, murale të mëdha dhe qendra historike, xhami të lashta, shtigje për trekking dhe shkretëtirë. Të gjitha në një vetëm në një shtet që ka pamje nga deti nga tre anë të ndryshme.

    Sa kushton të shkosh me pushime në Oman

    Shpenzimet janë të ulëta. Fluturimi varet padyshim nga kompania dhe periudha që vendos të zgjidhni, por në përgjithësi marrja me qira e një makine nuk kushton më shumë se tek ne, benzina kushton pak më shumë se 50 cent për litër (asgjë në krahasim me atë që kushton në tek ne) dhe nuk ka tarifa shtesë për të paguar. Hotelet kanë gjithashtu një raport të shkëlqyer cilësi/çmim: oferta është e pasur dhe mikpritja, e cila është ndër më të mirat në të gjithë Lindjen e Mesme. Pastaj është klima. E cila meriton një kapitull më vete.

    Moti në Oman është një garanci

    Pika më e fortë e Omanit nuk janë dunat, as grykat shkëmbore apo mikpritja e jashtëzakonshme, por është… klima. Moti nuk zhgënjen kurrë: për në këtë vend mund të nisesh kurdo, në nëntor, dhjetor apo janar dhe do të kesh qiell kristal, diell dhe një temperaturë mbi 20 gradë. Në orët e pasdites është praktikisht e garantuar që mund të shijojmë 25-27 gradë, gjë që të lejon edhe një zhytje në ujërat e kristalta apo në pishinë.

    Për t’i shpëtuar dimrit, Omani është alternativa më e mirë: asnjë rrezik, siguri maksimale, çmime të përballueshme, mikpritje perfekte dhe burokraci e pakët, por mbi të gjitha, një mot përrallor dhe peizazh që të lë pa frymë. Këtu, të ecësh me makinë për qejf, mes dunave dhe maleve, është një përvojë unike që nuk harrohet kurrë. Nëse, ndonjëherë, do ta bësh, me siguri do të dëshirosh ta përsërisni sërish, edhe një herë të dytë dhe të tretë.

    Materiali është përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetatjeter.net

  • Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut

    Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut

    Pse ish kryetari i Bashkisë së Tiranës shfryn kundër Ulsi Manjës si “Qelbësirë”, “Katundar” dhe thotë se “Nuk ka për t’ia FALUR kurrë”

    Zbardhja e përgjimeve që i shërbyen apelit të GJKKO-së për të lënë në burg Erion Veliaj nuk e kanë rëndësinë e tyre as tek sharjet spektalolare që ai bën për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe as tek porositë që ai jep për mediat proqeveritare të cilat i kontrollon për të ushtruar presion mbi SPAK-un. Në mes tyre fshihet një element tejet interesant që ka të bëjë me datën kur do të zhvillohej procesi për masën e arrestit të kryebashkiakut në detyrë.

    Po të lexohen me vëmendje bisedat e përgjuara mes tij të vëllait Arbërit dhe bashkëshortes Ajolës, dallohet qartë strategjia që ai ka pasur për datat 11 dhe 12 mars, data kur do zhvillohej procesi i tij. Veliaj shpresonte që duke ushtruar presion ai do të lirohej nga burgu.Erion Veliaj është përgjuar ti ketë thënë në një bisedë të vëllait Arbrit se “duhet mbajt presingu Lal, se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. Po gjatë të njëjtës ditë disa orë më vonë ai flet edhe me guan, Ajola Xoxën. Edhe për të mesazhi që duhet të përcjellë tek media është i njëjtë. “Thuaji ktyre… ta mbajne presionin se këto katër ditë janë vendimtare”. Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve. Kshu që këto katër ditë janë vendimtare”, thuhet në përgjimet e siguruara dhe botuara nga CNA.

  • Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e kreut të SPAK?

    Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e kreut të SPAK?

    Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit

    Një ndërhyrje kibernetike, që ka për autorë dy punonjës të shtetit, ka ekspozuar një plagë deri tani të panjohur të sistemit të drejtësisë: brishtësinë përballë inteligjencës kriminale. Zambak Gjoni dhe bashkëpunëtori i tij Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar nga SPAK nuk janë hakera rusë apo iranianë. Ata janë njerëz me ID shqiptare, me rrogë shtetërore dhe me akses në një sistem kompjuterik që përmban informacione sekrete mbi hetimet ndaj njerëzve më të fuqishëm të vendit.

    Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e prokurorëve.

  • Nga Andi BUSHATI – Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

    Qeveria po bën fushatë me një teme që si përket mandatit 4 vjeçar. BE dhe pashapora e saj po përdoren si gjethe fiku për një bandë grabitësish

    Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e bëri tërësisht të qartë se anatërësimi i vendit në Union nuk ndërvaret nga se cila forcë politike fiton në 11 maj, Edi Rama vazhdon refrenin e një fushate manipuluese me pasaportën e BE-së.

    Edhe këtë fundjavë, në prezantimin e programit elektoral “Shqipëria 2030” kryeministri e lidhi rrugën drejt Brukselit me votën pro PS-së. Ai e hapi monologun e vet të gjatë me këtë temë dhe i kushtoi asaj plot 20 minuta. Madje për ta bërë edhe më konkrete ëndrrën që po shet, ai prezantoi edhe pashaportën me numër zero, të qytetares fiktive Shqipe Tirana, me të cilën do të paiseshin të gjithë bashkatdhetarët tanë, nëse një shumicë e tyre dhuron votën e vet për rilindjen.

    Për ta bërë më të përtypshëm manipulimin shefi i qeverisë u fut në rolin e predikuesit për budallenj, duke rrëfyer se kjo ishte mënyra e vetme, për të mos u diskriminuar në aeroporte, për të mos u pyetur më nga policët italianë, apo gjermanë, se ku do të flini, se sa para keni me vete apo se kur do të largoheni.

    Detaji i vogël i kësaj loje të ulët me këtë element të fortë psikologjik, është treguesi më domethënës për manipulimin e madh që po shpalos Edi Rama. Ai e di shumë mirë, madje edhe nëse jo, këshilltarët e tij nuk do e linin ta bënte këtë gabim, se ka një diferencë të dukshme midis një qytetari të BE-së dhe atij të një vendi që i përket hapsirës Shengen. I pari vërtet mund të lëvizë lirshëm në BE, por ama ai nuk i shmanget automatikisht kontrolleve në kufi. Pra edhe nëse mrekullia e predikuar ndodh, do të duhet shumë e shumë kohë që qasja ndaj shqiptarëve në aeroporte të jetë e njëjtë me atë ndaj francezëve, spanjollëve apo polakëve.

    Dhe ky është versioni më optimal, pra, ai nëse të gjitha gjërat shkojnë vaj dhe BE i qëndron versionit të tanishëm, që për arsyet e veta gjeopolitike, të japë një sinjal me zgjerimin, duke i hapur dritën jeshile Tiranës dhe Podgoricës.

    Në realitet gjërat janë shumë më të vështira. Për të mbërritur te objektivi i përfundimit stë negociatave në vitin 2027, negociatorët e qeverisë shqiptare kanë ende përpara tyre 35 kapituj, prej të cilëve asnjërin se kanë mbyllur ende. Normalisht (ka dhe shembuj më të këqij), periudha mes hapjes së negociatave dhe finalizimit të tyre zgjat së paku 7 vite. Por edhe nëse Shqipëria i përfundon ato në mes të mandatit të ardhshëm, BE-sërish nuk është afër. Në rastin më të mirë, për antarësimin e plotë, do të duheshin së paku dhe dy tre vite, sa Kroacisë, Bullgarisë apo një nxënësi të mirë të BE-së, si Sllovenia. Ky proces i gjatë kërkon ratifikimin e traktatit, një për një, nga vendet anëtare me votë në parlament apo referendum. Kështu që sipas të gjitha llogarive edhe në hipotezën më fantastike, anëtarësimi në BE nuk është fare çështje këtij mandati katër vjeçar qeverisës, për të cilin do të garohet në 11 maj.

    Pastaj, për të hequr të gjitha barierat kufitare me Shengenin, me të cilat luajti Rama sot, mund të kërkoheshin edhe shtatë-tetë vite plus, sa ç’iu deshën Bullgarisë apo Rumanisë.

    Po atëherë pse i duhej Ramës ky manipulim i panevojshëm. Pse ai zgjodhi të flasë për heqjen e barrerave në aeroporte? Pse i porositi fushatëistët e vet të vizatonin pashaportën evropiane të Shqiponja Tiranës, kur ajo nuk ka lidhje me këtë mandat katër vjeçar?

    Nëse bën llogaritë e afateve, nëse sheh probabilitetin real të rrugës sonë drejt Brukselit, pra nëse dekonstrukton spekullimin elektoral të kryeministrit, e ke më të lëhtë të gjesh edhe arsyen. Edi Rama fluturon drejt Evropës, pasi nuk qëndron dot në Shqipëri. Ai po mbyll një mandat ku është çertifikuar si kreu i një bande grabitësish, që me Lefter Kokën, që u prangos menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara e deri me Veliajn, që përfundoi në burg në prag të të rejave. Për këto arsye ai nuk do të flasë për të djeshmen. Ai e ka të vështirë të kthejë kokën pas. Pikërisht për të shmangur këtë, ai po manipulon me të ardhmen. Ai po sillet si tregtar ëndërash. Edhe pashaporta evropiane e Shqiponja Tiranës është në shërbim të kësaj gënjeshtre, pasi Evropa po përdoret sërisht si gjethe fiku për hajdutët.

  • Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!

    Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!

    Logo-ja që KM po emeton këto ditë – dora me pesë gishtat, dmth votoni nr 5, se unë do jem ylli që do ju fus në BE, ka një ngjashmëri të frikshme me banerin e filmit të Hollivudit “Five fingers”, në shqip “Pesë gishtat”, shfaqur ne vitin 1952 dhe luajtur nga aktoret më në zë të kohës, James Mason dhe Danielle Darrieux.

    Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të një spiuni shqiptar të quajtur Iliaz Bazna i cili i shërbeu nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Për sekretet që vodhi në Ambasadën Britanike të Ankarasë, Iliaz Bazna u pagua me lira angleze që ishin falsifikuar nga të burgosurit nē kampet e Hitlerit.

    Pasi grumbulloi një shumë të konsiderueshme të hollash, shqiptari Bazna u arratis në Argjentinë, ku menjëherë nisi një jetë të shthurur mes femrave, alkoolit dhe festave pafund.

    Por kjo jetë e shthurur, kuptimi i së cilës lexohet në banerin e filmit “Pesë gishtat”, do të ishte e shkurtër.

    Një bankë zbuloi se lirat angleze ishin të falsifikuara dhe shqiptari Iliaz Bazna u detyrua të fshihej e largohej nga Argjentina duke e kaluar pjesën e mbetur të jetës në një mjerim haluçinant.

    Një histori që askush nuk do të dëshironte të kishte lidhje me realitetin shqiptar, edhe pse perversitetet e Iliaz Baznës të shkruara në banerin e filmit, një në secilin gisht, janë tmerrësisht të ngjashme me perceptimin që shumëkush ka për ideuesin e logos së re.

    Kuptimi i fjalëve në gishtat e dorës në banerin e filmit:

    • Lust – dëshirë e fortë seksuale
    • Greed – babëzi
    • Passion – emocion i fortë që mezi kontrollohet
    • Desire – Dëshirë ekstreme për të pasur/poseduar diçka
    • Sin – Veprim imoral i konsideruar si shkelje e ligjit hyjnor
  • Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë

    Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë

    Historia e kinemasë është e mbushur me filma që kanë shënjuar një epokë dhe kanë shitur miliona bileta në mbarë planetin. Në rreshtat më poshtë po ju prezantojmë listën e plotë të filmave që kanë fituar më shumë miliona dollarë, nga “The Avengers” dhe “Pirates of the Caribbean” tek “Fast and Furious” dhe “Star Wars”.

    74. Bohemian Rhapsody (2018) ©Fox
    Filmi nuk u prit mirë nga kritika. Por Rami Malek ka fituar Oscarin për interpretimin e tij të Freddie Mercury. Filmi ka fituar 910 milionë dollarë.

    73. Shrek 2 (2004) ©Dreamworks
    Më i suksesshmi, i disa realizimeve, ka shitur bileta për 932 milionë dollarë.

    72. Lord of the Rings: The Two Towers (2002) ©New Line
    Kapitulli i dytë i trilogjisë ka shitur bileta për një total prej 937 milionë dollarësh.

    71. Minions 2: The Rise of Gru (2022) ©Universal
    Filmi, që tregon historinë e origjinës të keqit Gru ishte një sukses impresionues: ka arkëtuar 940 milionë dollarë.