Blog

  • Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur

    Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli i Ministrave, grupi parlamentar dhe drejtuesit politikë të qarqeve u mblodhën në një retreat për të diskutuar problemin më të madh të momentit: një kalë i ngordhur. Jo një kalë dosido, por një kalë që ishte simbol i reformave të panumërta dhe projekteve të mëdha transformuese.

    Në sfond qëndronte parulla: #vetëmpërpara.

    “Kali ka ngordhur,” tha me zë solemn Ministrja e Shëndetësisë, “por ne nuk do ta lëmë të vdesë!”

    Një zhurmë miratimi përfshiu sallën.

    “Tani për tani, kali ka nevojë për një shalë të re, një shalë moderne, miqësore si me trupin e kalit ashtu edhe me kalorësin dhe, mbi të gjitha, rezistente ndaj korrupsionit!” – tha Ministrja e Antikorrupsionit, e cila sapo ishte kthyer nga konferenca e 17-të ndërkombëtare mbi integritetin dhe transparencën.

    “Jo vetëm kaq,” shtoi Ministri i Bujqësisë. “Ne duhet ta ushqejmë më mirë! Nuk do të kursehemi për një dietë të pasur me proteina dhe minerale!”

    “Por kali nuk lëviz,” guxoi të thoshte një i ri, kandidat nga lista “Deputeti që Duam”.

    “E kemi fajin ne,” tha një zë nga fundi i sallës. “Ka ardhur koha të shkarkojmë stallierin e mëparshëm të kalit dhe të sjellim një të ri, që ka përvojë në motivimin e kafshëve të ngordhura!”

    Më pas u hodh një ide edhe më novatore: Të shohim mundësinë që, bashkë me opozitën, të ngremë një komision hetimor për të zbuluar arsyet e vdekjes së kalit!

    “Ne nuk do ta lëmë këtë tragjedi pa një raport të plotë. Ja kemi detyrim votuesve këtu dhe në diasporë!” – tha Ministri për Mërgatën.

    “Do të analizojmë çdo aspekt të problemit dhe do të raportojmë brenda mandatit të pestë!”

    “Po si do ta justifikojmë këtë vonesë?” – pyeti një vajzë e re, me naivitetin e një gjimnazisteje që bie për herë të parë në kontakt me politikën.

    “Pa problem!” – u përgjigj Drejtori i Komunikimit të Qeverisë. “Do të shpallim që kali nuk ka ngordhur, por është në fazën e ristrukturimit. Do ta quajmë ‘Transformimi Digjital i Kalit’ dhe do të kërkojmë ca fonde të reja!”

    Një entuziazëm i madh përfshiu sallën. Dikush propozoi trajnime për kuajt e ardhshëm që ende nuk ishin blerë. Një tjetër sugjeroi që kali të quhej “i pavdekshëm”, për të shmangur debatin mbi vdekjen e tij.

    U vendos që “ngordhja e kalit” të shpallej fake news ose dezinformacion nga vendet armike. Në fund, mbledhja u mbyll me një vendim unanim: Të shpallet tenderi për një tjetër kalë, që me gjasë do të ngordhë, por të paktën do të ketë një shalë moderne.

  • Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s

    Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s

    Palermo, 25-26 Shkurt 2025 – Veprimi SEED+, në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe Drejtorinë Rajonale të Sicilisë, organizoi një seminar për ekspertët e menaxhimit të rrezikut doganor të CEFTA-s.

    Seminari u fokusua në finalizimin e Strategjisë së Menaxhimit të Rrezikut Doganor të CEFTA-s për periudhën 2025-2028, duke integruar praktikat më të mira në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Theksi u vendos në shfrytëzimin e teknologjisë për të rritur efikasitetin dhe sigurinë në lehtësimin e tregtisë, ndërkohë që administratat doganore të CEFTA-s harmonizohen me standardet e BE-së dhe avancojnë integrimin e CEFTA-s me Bashkimin Evropian.

    “Menaxhimi i rrezikut doganor luan një rol thelbësor në lehtësimin e tregtisë. Misioni ynë është të sigurojmë që, me burimet dhe mjetet në dispozicion, të mbështesim administratat doganore në rritjen e sigurisë, përmirësimin e efikasitetit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme, duke minimizuar rreziqet. Së bashku, mund të vlerësojmë më mirë sfidat dhe, më e rëndësishmja, të kuptojmë se si t’i adresojmë ato. Ky është pikërisht qëllimi i Strategjisë që po zhvillojmë,” deklaroi Danijela Gacevic, Drejtoreshë në Detyrë e Sekretariatit të CEFTA-s.

    “Integrimi doganor i Ballkanit Perëndimor është një element kyç për të nxitur stabilitetin dhe përparimin ekonomik,” deklaroi Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ministri Plenipotenciar Andrea Mazzella, duke theksuar se ADM është e përkushtuar të koordinojë këtë proces.

    Si pjesë e programit, pjesëmarrësit vizituan Zyrën Doganore të Palermos, ku panë nga afër përdorimin praktik të pajisjeve skaner dhe laboratorin kimik të operuar nga ADM, duke marrë njohuri të vlefshme mbi teknikat e avancuara të kontrollit doganor dhe inspektimet e bazuara në rrezik.

  • Automjetet me benzinë: ja kush janë modelet 2025 që konsumojnë më pak në absolut

    Automjetet me benzinë: ja kush janë modelet 2025 që konsumojnë më pak në absolut

    Ndër makinat me benzinë, le të zbulojmë se cilat janë modelet me konsumin më të ulët të karburantit të kësaj 2025-e, në përpjekje për të kursyer sa më shumë

    Nisur nga çmimet e larta të karburanteve, janë makinat me benzinë ato që ngadalë ​​po rifitojnë terrenin e humbur. Arsyeja se pse shumë njerëz në të gjithë botën kanë vendosur dhe po i marrin sërish në konsideratë.

    Në këtë artikull do të plotësojmë pikërisht kërkesat e automobilistëve në fjalë, të cilët do të gjejnë ngushëllim duke mësuar se disa modele kanë konsume vërtet të ulëta: le t’i zbulojmë së bashku se cilat janë.

    Ja mjetet me konsumin më të ulët të karburantit

    Duke u nisur nga shkalla më e ulët e renditjes, mund të gjejmë Alfa Romeo Junior. Konsumi i saj është rreth 4.8 litra për 100 kilometra. Bëhet fjalë për italianen e dytë në këtë renditje, arsye për të cilën bashkëkombasja tjetër mbetet ende për t’u zbuluar.

    Ndërsa në vendin e parafundit gjandet Opel Mokka, që paraqet konsume identike me ato të modelit të mëparshëm. Megjithatë, duke qenë një shkallë më lart ka patjetër një arsye përse ky ndryshim: lëshon një gram më pak CO2 për kilometër.

    Vendin e tretë nga fundi e mbulon Mazda2. Në këtë rast, konsumi është 4.7 litra për 100 kilometra. Gramët e CO2 të prodhuara gjatë udhëtimit janë edhe më të pakta. Dhe në rreshtat e mëposhtme do të shihni të dhëna edhe më inkurajuese.

    Ja të tjera automjete më pak “të shtrenjta”

    Këtu, më poshtë, ja se si vazhdon pjesa e mbetur e klasifikimit:

    • Peugeot 308 – 4.7 litra për 100 kilometra
    • Opel Astra – 4.7 litra për 100 kilometra
    • Citroen C4/C4 X – 4.7 litra për 100 kilometra
    • Peugeot 208 – 4.5 litra për 100 kilometra
    • Opel Corsa – 4,5 litra për 100 kilometra
    • Lancia Ypsilon – 4,5 litra për 100 kilometra
    • Suzuki Swift – 4.4 litra për 100 kilometra

    Automjeti me benzinë ​​me konsumin më të ulët të karburantit, pra, është Suzuki Swift, i ndjekur nga automjetet po aq të leverdisshme.

  • Nga Armand SHKULLAKU – Veliaj, kurban i bosit jo i ‘Qerosit’

    Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi, qajnë paratë e gatshme që prisnin t’i shumëfishonin në ditët e fushatës

    Eshtë e habitshme se si sjellja publike e Erjon Velisë pas arrestimit, përbën sintezën perfekte të të gjithë karrierës së tij politike. E vogël dhe e varfër, pa bosht dhe pa qëndrim, e mbështetur në cicmice dhe jo në argumenta të fortë. E kompleksuar nga hija e padronit dhe nga frika e të qenit pa pushtet, mbrojtja që Velija po i bën vetes duket po aq e mjerë sa i gjithë rrugëtimi i tij në politikë. Në një aspekt, duke lënë mënjanë se çfarë ai përfaqëson, deformimi i qënies njerëzore shkakton keqardhje.

  • Nga Alfred LELA – Sot në Komitetin Qendror, Edi Rama: një Ramiz Alia me Brioni

    Nga Alfred LELA – Sot në Komitetin Qendror, Edi Rama: një Ramiz Alia me Brioni

    Me gjyqin folklorik, mbajtur sot në Kryesinë e Kuvendit, ish-shtëpia famëkeqe e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Kryeministri shënoi fundin, të paktën simbolik, të Edi Ramës si ish-pedagogu, ish-kontraversiali, ish-koloristi i skenës politike. Rama e nisi në mes të grisë, me mëtimin për ta ngjyrosur Tiranën, politikën dhe Shqipërinë, me ngjyrat e ndezura të modernitetit, dhe e përfundoi një të mërkurë fundshkurti si epitomë e grisë, së vjetrës. Një Ramiz Ali veshur me Brioni.

    Sa keq për të!

    Nëse sa më lart është një zbërthim i simbolikës që Rama shpalosi sot në mes të Tiranës, çka vlen politikisht është domethënia e acarimit të tij me SPAK.

  • Nga Kim MEHMETI – Piktori dhe Lali Eri, mafie politike dhe drejtorë të shkollës së hajdutëve…

    Këto ditë është duke u zhvilluar një betejë për jetë a vdekje mes mafias politike dhe drejtësisë së Shqipërisë. Si një ndër drejtuesit e kësaj mafie – ‘drejtori’ i shkollës së hajdutëve pranë Bashkisë së Tiranës – Lali Eri është duke bërë çmos që t’i mposhtë e t’i vë nënë kontroll prokurorët dhe gjykatësit e Shqipërisë.

    Dhe tani për tani dihet vetëm një gjë: në këtë betejë të ashpër ka përparësi mafia politike, të cilën e mbështesin artistë, gazetarë, media, intelektualë—. Pra që e mbështesin të gjithë ata që tani nuk kanë si ta fshehin se i ka ushqyer dhe i ushqen mafia më e rrezikshme se gjitha të tjerat për Shqipërinë.

  • Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

    Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

    Dardan MITROVICA

    Rikthim drejt zhvillimit, siguria më të madhe ekonomike dhe sociale, më shumë pavarësi nga Shtetet e Bashkuara, autonomi në fushën ushtarake dhe të politikës së jashtme: Friederich Merz ka parapërgatitur një axhendë ambicioze për Gjermaninë dhe Evropën, pas fitores së Unionit CDU-CSU në votimet gjermane të së dielës. Por nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë. Duke filluar me formimin e qeverisë së koalicionit me Partinë Social Demokratike (SPD) të kancelarit në largim Olaf Scholz: CDU dhe SPD synojnë të reformojnë Koalicionin e Madh të propozuar tashmë për dymbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë vitet e qeverisjes së Angela Merkelit mes 2005 dhe 2021. Por kushtet politike kanë ndryshuar ndjeshëm në krahasim me të kaluarën.

  • Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)

    Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)

    Ballkani në bisedimet amerikano – ruse Pjesa 2

    Lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë më 24 shkurt të këtij viti. Po përdorim një model të teorisë së lojës (Game Theory) për të parë se si do shkojë lufta dhe bisedimet. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë aktorët kryesorë. Lufta bëhet në Ukrainë. Aleatët e NATO-s dhe BE-ja bëjnë ç’thotë Amerika. Për të parashikuar rezultatin e bisedimeve po e modelojmë kësisoj – SHBA-të dhe Rusia kanë interesa të ndryshme, jo të njëjta; sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë çështje qendrore; evropianët duan të ulen në tavolinë për të parë se çfarë do bëhet me të ardhmen e sigurisë në kontinent. Çdonjëri prej lojtarëve ka strategjitë e veta. Po t’i grupojmë na rezulton: (1) përshkallëzim (ushtarak ose ekonomik), (2) negociata (lëshime ose kompromise), dhe (3) status quo (mbajtja e nivelit aktual të përfshirjes në luftime).

  • Nga Sebastian ZONJA – Ballkani në bisedimet amerikano – ruse (I)

    Nga Sebastian ZONJA – Ballkani në bisedimet amerikano – ruse (I)

    Kjo që po ndodh sot në arenën ndërkombëtare është lëvizja më normale e superfuqive. Ka shumë autorë që flasin mbi këto lëvizje tektonike, por kemi zgjedhur të marrim dhe trajtojmë, shkurt, dy prej tyre – Xhon Mershaimer dhe Graham Elison (John Mersheimer – “The tragedy of great poëer politics” dhe Graham Allison “Destined for War: Can America and China Escape Thucydides’s Trap?”)

    Sipas Xhon Mershaimerit shtetet kanë një qëllim kryesor në rendin ndërkombëtar – të bëhen sa më të fortë, të krijojnë ushtri dhe teknologji aq të fuqishme saqë asnjërit mos t’i shkojë mendja t’i ngacmojë. Kjo vjen për arsye të natyrës anarkike e sistemit ndërkombëtar – kur je në hall duhet t’ja dalësh vetë, se s’ke kujt t’i telefoniosh.

  • Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë

    Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë

    Romanca ka qenë një temë qendrore e kinemasë që nga lindja e saj, duke kapur esencën e dashurisë në të gjitha format e saj. Me kalimin e viteve, ka qenë shumë filma që na kanë bërë të qeshim, të qajmë dhe ngashëryer. Në këtë artikull marrim përsipër t’ju prezantojmë filmat romantikë më të mirë në histori.

    50. Forgetting (2008)

    Peter (Jason Segel) shkon me pushime në Hawaii në përpjekje për të kapërcyer ndarjen e tij të fundit me Sarën (Kristen Bell), por nuk është në dijeni që Sara po qëndron në të njëjtin hotel me të dashurin e saj të ri.

    49. My best friend’s wedding (1997)

    Kur miku i një gruaje rrëfen se është fejuar, ajo kupton se e do dhe niset në kërkim të tij pak ditë para dasmës.

    48. Sing Street (2016)

    Një djalë i rritur në Dublin në vitet ’80 arratiset nga jeta e tij e tensionuar familjare duke krijuar një grup për t’i bërë përshtypje një vajze enigmatike që i pëlqen.

    47. (500) Days of Summer (2009)

    Një komedi romantike e përqëndruar mbi një grua që nuk beson në ekzistencën e dashurisë së vërtetë dhe djaloshi që dashurohet me të.

    46. Something’s Gotta Give (2003)

    Një beqar i moshuar, i interesuar vetëm për femra shumë më të reja, bie në dashuri me një bashkëmoshatare të suksesshme.

    45. The Notebook (2004)

    Një i ri i varfër por pasionant bie në dashuri me një grua të re të pasur që i jep një ndjenjë lirie, por shpejt ndahen për shkak të dallimeve të tyre shoqërore.

    44. Sleepless in Seattle (1993)

    Djali i një burri të ve së fundmi, thërret një show radiofonik në përpjekje për të gjetur një bashkëshorte për të atin.

    43. My Big Fat Greek Wedding (2002)

    Një e re greke bie në dashuri me një të huaj dhe përpiqet të bindë familjen që ta pranojnë, teksa ajo i bën llogaritë me vetveten dhe identitetin e saj kulturor.

    42. Crazy and Rich (2018)

    Bazuar në një best seller, kjo komedi romantike ndjek Rachel Chu në Singapor ku ajo takon familjen e të fejuarit të saj.

    41. 10 Things I hate about You (1999)

    Një adoleshente e bukur dhe e njohur nuk mund të dalë me një djalë derisa të mos e bëjë motra e saj më e madhe.

    40. Notting Hill (1999)

    Jeta e një librashitësi (Hugh Grant) ndryshon kur ai takon yllin më të famshëm të filmit në botë.

    39. Much Ado About Nothing (1993)

    Të rinjtë e dashuruarit Hero dhe Klaudio, në kërkim të dëshmitarëve, bindin Benedick dhe Beatrice, me shaka, që të martohen edhe ata.

    38. Top Five (2014)

    Një komik përpiqet të bëhet një aktor serioz, teksa e dashura e tij, yll i një reality show, e bind të transmetojë dasmën e tij në shfaqjen e tij televiziv.

    37. Atonement (2007)

    Aspirantja 13 vjeçare për shkrimtare ndryshon rrjedhën e shumë jetëve kur akuzon të dashurin e motrës së saj për një krim që ai nuk e ka kryer.

    36. Bridget Jones’s Diary (2001)

    Një grua angleze është e vendosur të përmirësohet teksa kërkon dashurinë në një vit ku shkruan ditarin e saj personal.

    35. Punch-Drunk Love (2002)

    Një shitës me disa probleme psikologjike ka një histori dashurie me një grua angleze, por ndërkohë është viktimë e zhvatjes.

    34. Brokeback Mountain (2005)

    Historia e një marrëdhënieje të ndaluar dhe të fshehtë mes dy kaubojve dhe jetët e tyre ndër vite.

    33. Breakfast at Tiffany’s (1961)

    Një vajzë mondane njujorkeze nis të interesohet për një djalë që është transferuar në ndërtesën e saj, por e kaluara e tij kërcënon ta pengojë atë.

    32. Silver Linings Playbook (2012)

    Pas një periudhe në një institucion mendor, ish profesori Pat Solitano kthehet në shtëpinë e prindërve dhe përpiqet të pajtohet me ish-gruan. Por gjërat ndërlikohen kur ai takon Tiffanyn, një vajzë misterioze me problemet e saj.

    31. The Worst Person in the World (2021)

    Kronika e katër viteve në jetën e Julie, një gruaje të re që lundron në ujërat e trazuara të jetës së saj dashurore e që përpiqet të gjejë rrugën e saj profesionale, e cila e bën të shikojë realisht se kush është në të vërtetë.

    30. Le Fabuleux destin d’Amélie Poulain (2001)

    Amélie është një e vajzë naive dhe e pafajshme nga Parisi, që vendos të ndihmojë ata që e rrethojnë dhe në këtë proces gjen dashurinë.

    29. A Star Is Born (2018)

    Një muzikant ndihmon një këngëtare të re të nisë karrierën, teksa alkoolizmi i jep fund atij vetë.

    28. In the Mood for Love (2000)

    Një burrë dhe fqinja e saj krijojnë një lidhje të fortë kur së bashku nisin të dyshojnë se bashkëshortët e tyre përkatës po i tradhtojnë. Vendosin të ruajnë marrëdhënien e tyre platonike dhe të mos bëjnë të njëjtat gabime si partnerët e tyre.

    27. Licorice Pizza (2021)

    Historia e Alana Kane dhe Gary Valentine ndërsa rriten, eksplorojnë dhe kalojnë në shtigjet e pabesa të dashurisë së parë në Luginën e San Fernando më 1973.

    26. Harold and Maude (1971)

    I ri, i pasur dhe i fiksuar pas vdekjes, Harold ndryshon përgjithmonë kur takon Maude në një funeral.

    25. West Side Story (1961)

    Dy të rinj nga dy banda rivale të Nju Jorkut dashurohen, por tensionet mes miqve përkatës përfundojnë në tragjedi.

    24. Titanic (1997)

    Një vajzë aristokrate dashurohet me një djalë të varfër por zemërmirë në bordin e luksozit Titanik.

    23. Pride & Prejudice (2005)

    Kur e shkathëta Elizabeth Bennet takon Mr.Darcy, singël, i pasur dhe krenar, lulëzojnë, shkëndija dashurie, por të dy duhet të kapërcejnë krenarinë dhe paragjykimet personale.

    22. La Vie d’Adèle (2013)

    Jeta e Adele ndryshon kur takon Emma, një grua të re që do t’i mundësojë të afirmohet si grua dhe si e rritur. Përballë të tjerëve, Adele rritet dhe kërkon vetveten përmes dashurisë dhe humbjes.

    21. Her (2013)

    Një shkrimtar vetmitar zhvillon një marrëdhënie paksa të mundur me një sistem operativ të krijuar për të përmbushur të gjitha nevojat e tij.

    20. Shakespeare in Love (1998)

    Një Shekspir i ri, pa ide dhe me pak para, takon gruan e tij ideale dhe gjen frymëzimin për të shkruar një nga veprat e tij më të famshme.

    19. High Fidelity (2000)

    Rob, pronari i dyqanit disqesh dhe krijues listash kompulsive,  rrëfen pesë ndarjet e tij të para, përfshirë atë të tanishmen.

    18. Four Weddings and a Funeral (1994)

    Gjatë pesë eventeve shoqërore, një burrë single kokëfortë duhet të konsiderojë idenë se mund të ketë gjetur dashurinë.

    17. There’s Something About Mary (1998)

    Një burrë ka një shans për të takuar vajzën e ëndrrave të tij të shkollës së mesme, edhe pse në atë kohë, takimi i tyre ishte një katastrofë e plotë.

    16. Eternal Sunshine of the Spotless Mind (2004)

    Kur marrëdhënia e tyre përkeqësohet, një çift i nënshtrohet një procedure mjekësore për të fshirë njëri-tjetrin nga kujtimet e tyre.

    15. Portrait de la jeune fille en feu (2019)

    Në një ishull të vetmuar, në fund të shekullit të 18-të, një piktor duhet të pikturojë portretin e dasmës së një gruaje të re.

    14. Say Anything… (1989)

    Një djalosh i prapë në lice dhe një vajzë shumë inteligjente bien në dashuri verën përpara se ajo të shkojë në universitet.

    13. Manhattan (1979)

    Jeta e një skenaristi të divorcuar televiziv, i cili del me një vajzë adoleshente, ndërlikohet kur bie në dashuri me të dashurin e mikut të tij më të mirë.

    12. The Big Sick (2017)

    Kumail (pakistanez) njihet me Emily (amerikane) dhe nisin një lidhje. Ai është i shqetësuar për atë që prindërit e tij mund të mendojnë për të. Kur Emily pushtohet nga një sëmundje misterioze dhe qëndron në koma, Kumail duhet të përballet me prindërit e saj.

    11. When Harry Met Sally (1989)

    Harry dhe Sally njihen prej vitesh dhe janë miq të mirë, por kanë frikë se të shkojnë në shtrat së bashku mund të prishin marrëdhënien e tyre.

    10. About Time (2013)

    Në moshën 21-vjeçare, Tim zbulon se mund të udhëtojë në kohë dhe të ndryshojë atë që ndodh dhe çfarë ka ndodhur në jetën e tij. Vendimi i tij për ta bërë botën e tij një vend më të mirë duke gjetur një të dashur nuk është aq i lehtë sa mund të mendohet.

    09. Call me by your name (2017)

    Një e re 17-vjeçare dashurohet me asistentin e ri kërkimor të babait të saj.

    08. Before Sunrise (1995)

    Një djalë i ri dhe një grua takohen në një tren në Evropë dhe përfundojnë duke kaluar një natë së bashku në Vjenë. Fatkeqësisht, të dy e dinë se ka të ngjarë që kjo të jetë nata e tyre e vetme së bashku.

    07. Gone with the Wind (1939)

    Një grua manipuluese dhe një burrë i keq jetojnë një histori të trazuar dashurie gjatë epokës së Luftës Civile dhe Rindërtimit amerikan.

    06. The Philadelphia Story (1940)

    Një grua e pasur është duke u martuar për herë të dytë. Ish-bashkëshorti i saj dhe një gazetar skandalistik hyjnë në skenë dhe ajo zbulon të vërteta të reja mbi vetveten.

    05. La La Land (2016)

    Përgjatë karrierës së tyre në Los Anxhelos, një pianist dhe një aktore bien në dashuri ndërsa përpiqen të pajtojnë aspiratat e tyre për të ardhmen.

    04. The Apartment (1960)

    Një agjent sigurimesh në Manhattan përpiqet të ngjitet në shkallët e hierarkisë së kompanisë në të cilën punon duke i lejuar drejtuesve të përdorin apartamentin e tij për aventura të vogla, por lindin komplikime – dhe një pikërisht në lidhje me dashurinë e tij.

    03. Annie Hall (1977)

    Komediani neurotik i Nju Jorkut, Alvy Singer (Woody Allen) dashurohet me këngëtaren aspiruese Annie Hall.

    02. Before sunset (2004)

    Nëntë vjet pasi janë njohur, Jesse dhe Celine ritakohen në Francë gjatë turit të librit të Jesse.

    01. Casablanca (1942)

    Pronari skeptik i një klubi nate në Marok mbron një dashuri të vjetër dhe burrin e saj të ri nga nazistët.