Blog

  • Nga Armand SHKULLAKU – Krimi zgjedhor/ Rama i kërkon SPAK t’i vërë kapak

    Tingëllon e pabesueshme, por Edi Rama, që ditët e fundit nuk ka qenë hiç mirë, e bëri edhe këtë. Gjatë monologut të tij të mëngjeseve, me të njëjtin t- shirt të zi, kryeministri i vendit i kërkoi SPAK-ut në mënyrë urdhëruese dhe shantazhuese që të mos hetojë krimin elektoral gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.

    “Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politikë të survejohet”. Në fakt, kjo deklaratë ishte lajthitja e vërtetë e kryeministrit, i cili me zë dhe figurë urdhëron një pushtet të pavarur të mos kontrollojë patronazhistët, ministrat, deputetët, drejtorët, sekserët, biznesmenët dhe fort të dashurit kriminelë, të cilët i mobilizon sa herë ka zgjedhje për të deformuar votën e shqiptarëve. Madje, nën ankthin se kjo edhe mund të ndodhë, Rama mbërriti edhe në një definicion të rrallë se hetimi i krimit zgjedhor na qenka siç tha ai “ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”. Përkufizim më interesant se ky për të lejuar partinë në pushtet të përsërisë masakrat elektorale, nuk mund të ketë.

    Me fjalë të tjera kryeministri po i kërkon SPAK, të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më sot. Të mbyllë sytë përpara bandave, që përgjimet e dëshmuan qartë se si bënin vota për organizatën e Rilindjes dhe më pas shpërbleheshin me tendera. Të mos hetojë ata punonjës shtetërorë që dalin për të blerë vota, tashmë me çanta edhe në vendet fqinje. Të mos survejojë zyrtarët e policisë ndërsa vihen në rresht për t’i shërbyer qeverisë. Të mos përgjojë drejtorët e pesëdërave rilindase ndërsa paratë e buxhetit i shndërrojnë në vota të trafikuara. Domethënë ta lënë të qetë Edi Ramën që edhe këto zgjedhje t’i zgjidhë siç di ai.

    Nëse ka patur një akuzë të fortë dhe të qëndrueshme mbi atë se drejtësinë e re e kontrollon Edi Rama, ka qenë pikërisht tolerimi i qëllimshëm i krimit elektoral që mban në këmbë regjimin e Rilindjes. Bashkë me korrupsionin e tenderave e konçensioneve, që deri më tani nuk është prekur ende nga SPAK, ato kanë qenë dy shtyllat e devizës: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Mirëpo, deri më sot, nuk ishte parë e dëgjuar që këtë shërbim të paçmueshëm, kryeministri t’ua kërkonte botërisht, hapur dhe me urdhër djelmoshave të SPAK.

    Nënteksti i urdhërit të Ramës për të mos ndërhyrë në “të drejtat politike” të Rilindjes ishte tepër i qartë. SPAK ka leje për të survejuar dhe burgosur fjala vjen Fredi Belerin dy ditë para zgjedhjeve, për të përgjuar përfaqësuesit dhe aktivistët e opozitës si në zgjdhjet e 2021-it, për të mos intimiduar bandat e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit etj, kur janë duke bërë vota për Rilindjen siç na tregoi encrochat, për të ndjekur e mbyllur në qeli drejtues të opozitës që të mos kenë mundësi të dalin në fushatë… Pooor SPAK nuk mund të ketë leje asesi të survejojë apo hetojë partinë në pushtet. Kjo Edi Ramës i duket lajthitje dhe për herë të parë goja i foli atë që kishte në shpirt.

    E përveç urdhërit të hapur, pa doreza, për të mos guxuar të hetohet organizata e tij gjatë “veprimtarisë” elektorale, në shfryrjen e kryeministrit përpara kompjuterit ndihej edhe një si “lutje” për SPAK: më lini të marr aq mandate sa dua që më pas t’ua rregulloj, me votën e mazhorancës dhe platformën e Fatmir Xhafës, standartet e drejtësisë që duam.

    Nëse mesazhi i Edi Ramës sot për SPAK ishte i qartë, motivi se përse u detyrua ta bëjë diçka të tillë hapur dhe gati dhunshëm nuk është aq i lehtë për t’u kuptuar. Disa e lidhin me një gjendje të rënduar psikologjike pas zgjedhjeve në SHBA dhe perspektivës së zezë për t’iu afruar Shtëpisë së Bardhë. Disa të tjerë mendojnë se frika nga një Veliaj i penduar, ia ka shtuar pasigurinë. Ca e shohin si tentativë për t’i dhënë zemër ndonjë zyrtari të frikësuar apo banditi të zhgënjyer që të jenë të qetë se nuk do të survejohen.  Dhe nëse kësaj i shtohet dhe paranoja se pas “ngrirjes” së ambasadës së SHBA në Tiranë, dikush tjetër veç atij mund të fusë duart në SPAK, ankthi i pasigurisë bëhet më i fortë. Një pasiguri që për Edi Ramën shndërrohet në tmerr vetëm nga një pyetje që mund t’i kalojë qoftë edhe kalimthi në kokë: po sikur t’i humbas zgjedhjet, çfarë do të bëhet me mua? Dhe mjafton përgjigja e imagjinuar, që frika të dominojë arsyen dhe, me sytë që xhirojnë 360 gradë, të urdhërosh botërisht drejtësinë: mos guxoni të më hetoni në fushatë! Ndoshta ky është kryeministri i parë në botë që kërkon hapur të shpallet i paprekshëm, veçanërisht përpara zgjedhjeve.

  • Kush janë 289 kandidatët që do të marrin pjesë në primaret e PD – LISTA E PLOTË

    Kush janë 289 kandidatët që do të marrin pjesë në primaret e PD – LISTA E PLOTË

    Partia Demokratike ka miratuar emrat e 289 emrat e kandidatë për në primaret që do të zhvillohen në datën 1 mars.

    Miratimi i tyre është bërë në mbledhjen e kryesisë së zhvilluar gjatë ditës së sotme.

    Njoftimi i PD:

    Në bazë të Vendimit Nr. 31 datë 12.02.2025 të Këshillit Kombëtar, dhe Vendimit n. 32 datë 13.02.2025 të KOKOE, në lidhje me hapjen e procesit të Primareve për Zgjedhjet në Kuvend, KOKOE njofton sa më poshtë vijon:

    • propozime të ardhura nga degët e PD apo vetëpropozime, kanë qenë 468 kandidatë.
    • Kandidatura që kanë dorëzuar dokumentacionin janë 289
    • Numri I grave kandidatë për Primare 2025: 89 (31%)
    • Numri i të rinjve 47 (16%)

    Me Vendim të Kryesisë së PDSH, kandidatët e miratuar për Primare sipas Qarqeve janë si më poshtë vijon:

    Me propozim të Kryetarit të PDSH, Prof. Dok Sali Berisha, duke konsideruar se afati i dorëzimit të dokumentacionit për pjesëmarrje në procesin e Primareve ishte i shkurtër, dhe kjo mund të ketë shkaktuar vështirësi kryesisht për kandidatët që kanë shprehur interes nga diaspora, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora 24.00.

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Berat   Avenir  Pellumb Berberi

    2          Berat   Erion    Roland Dasho

    3          Berat   Ervis    Arsen   Azizolli

    4          Berat   Fatmira Shefit Kola

    5          Berat   Ledion Fatos    Mara

    6          Berat   Monika Asqeri Qosja

    7          Berat   Oltion Ali Merdari

    8          Berat   Shaqo  Kasëm Merkaj

    9          Berat   Zija      Fuat     Ismaili

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Diber   Alketa Sefer    Agolli

    2          Diber   Arsen   Fadil    Begu

    3          Diber   Basir    Rexhep Çollaku

    4          Diber   Denisa  Nazmi  Vata

    5          Diber   Femi    Mustafa Hoxha

    6          Diber   Ferzileta Halit Gjika

    7          Diber   Hamza Shaqir Leshi

    8          Diber   Ilir        Fais      Krosi

    9          Diber   Ismail  Fiqiri    Uka

    10        Diber   Kreshnik Shaban Çollaku

    11        Diber   Përparim Islam Spahiu

    12        Diber   Shaqir  Mislaf  Manjani

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Durres Adhurim Faik Caca

    2          Durres Agim    Ismail  Kodra

    3          Durres Andi     Hamit  Gjoka

    4          Durres Andia   Sulejman Ulliri

    5          Durres Arian   Besnik Dedej

    6          Durres Armand Bedri Dervishi

    7          Durres Astrit   Qazim Xhaferi

    8          Durres Aulon   Ylli      Kalaja

    9          Durres Bernard Irfan  Balla

    10        Durres Bislim  Selim   Ahmetaj

    11        Durres Dritan  Refat   Sallaku

    12        Durres Dritan Eqerem Burgia

    13        Durres Edlira   Tahir    Shemsi

    14        Durres Emri    Haxhi   Vata

    15        Durres Endri    Hamdi Pasha

    16        Durres Enri      Petrit   Ceno

    17        Durres Ermal  Shpetim Varaku

    18        Durres Ermir   Shkëlqim Frangu

    19        Durres Fatbardha Mirbon Kadiu

    20        Durres Floriana Sofokli Garo

    21        Durres Gëzim  Hasan Keqi

    22        Durres Igli       Latif     Cara

    23        Durres Ilirjana Hysni   Kuçana

    24        Durres Islam   Bedri   Murati

    25        Durres Jola      Muço   Hysaj

    26        Durres Luan    Haki     Hoti

    27        Durres Luan    Murat  Hallulli

    28        Durres Manjola Ramiz Luku

    29        Durres Mereme Osman Sela

    30        Durres Morena Sulejman Boja

    31        Durres Nasild Islam   Alikaj

    32        Durres Ndrec Nikoll   Pjetri

    33        Durres Osman Halit Stafa

    34        Durres Sabah  Ram Jemishta

    35        Durres Selman   Mustafa Tema

    36        Durres Shyqyri Baki Myrtollari

    37        Durres Silvja Xhemal Gjepali

    38        Durres Skender Ramazan Dika

    39        Durres Viola Isuf Kapidani

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Elbasan Alesia Besnik  Balliu

    2          Elbasan Alis Blerim  Narazani

    3          Elbasan Arben Mento Elezi

    4          Elbasan Armonela Sinan Marku

    5          Elbasan Aurel  Nedai Bylykbashi

    6          Elbasan Blendi Ferdinand Himçi

    7          Elbasan Dashnor Riza Sula

    8          Elbasan Doris Andi Madhi

    9          Elbasan Dritan Flamur Cani

    10        Elbasan Elior   Flamur Vila

    11        Elbasan Gani   Shyqyr Cani

    12        Elbasan Ilirjan Ramadan Alliu

    13        Elbasan Klodiana Ilir Capja

    14        Elbasan Lefter Lush Geshtenja

    15        Elbasan Lumturi Mehmet Hasa

    16        Elbasan Mustafa Zylyf Pashja

    17        Elbasan Qani Rexhep Xhafa

    18        Elbasan Redjona Eqerem Mesiti

    19        Elbasan Renato Bukurosh Kumrija

    20        Elbasan Silvana Thoma Hastopalli

    21        Elbasan Zeqir  Hysen Hoxha

    22        Elbasan Zheni  Stefan  Gjergji

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Fier      Alkida  Gani     Mehmeti

    2          Fier      Altin     Zeqir    Maloku

    3          Fier      Arben Bilo Hoxhaj

    4          Fier      Eduart Shyqyri Sharka

    5          Fier      Elizabeta Agim Rredhi

    6          Fier      Fation  Jani Semanjaku

    7          Fier      Gentian Sali Çela

    8          Fier      Gentian Hasan Koci

    9          Fier      Ilda Thoma Dhori

    10        Fier      Julian Nezir Hoxhaj

    11        Fier      Luan Ramadan Baçi

    12        Fier      Luljeta Kadri Sejko

    13        Fier      Mustaf Met Gashi

    14        Fier      Pelivan Hamet Bufi

    15        Fier      Saimir  Sadik Korreshi

    16        Fier      Samena Gezim Malenaj

    17        Fier      Sevin    Kujtim  Serjani

    18        Fier      Silva  Bujar   Hasaj

    19        Fier      Taulant Fadil   Aliaj

    20        Fier      Vladimir Sabri Kajolli

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Gjirokaster      Alma    Islam   Kore Buci

    2          Gjirokaster      Anila    Selfo    Cacaj

    3          Gjirokaster      Arben  Petrit   Ristani

    4          Gjirokaster      Armando  Nesim  Rabaj

    5          Gjirokaster      Bajram  Faik Hysa

    6          Gjirokaster      Dituri Muharrem Koçiu

    7          Gjirokaster      Mariklent Abedin Dervishi

    8          Gjirokaster      Ndriçim Maliq Seferi

    9          Gjirokaster      Xhaferr Hasim Meca

    10        Gjirokaster      Zenjel Lavderim Kola

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Korce   Albana Vladimir Prifti

    2          Korce   Alfred  Përparim Gega

    3          Korce   Andrea  Nesti Mano

    4          Korce   Arbër   Myzafer Male

    5          Korce   Bledion Tomor  Nallbati

    6          Korce   Brunilda Minella Prifti

    7          Korce   Edmond Shyqyri Spaho

    8          Korce   Eleina Theodhoraq Qirici

    9          Korce   Elsuida Alfred  Vila

    10        Korce   Fidel Artur Kreka

    11        Korce   Genti Shaqir Çela

    12        Korce   Kristiano Aurel  Koçibelli

    13        Korce   Kujtim Refik Hoxha

    14        Korce   Ledina Bardhyl Alolli

    15        Korce   Lorenc Sherif   Begaj

    16        Korce   Lulezim Agron Rakipi

    17        Korce   Sorina Vangjush Koti

    18        Korce   Xhuljan Besnik Guce

    19        Korce   Yllson Arefi Ibrahimllari

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Kukes   Anita    Gëzim Doçi

    2          Kukes   Arsi      Jonuz   Margjeka

    3          Kukes   Astrit   Mehmet Margjeka

    4          Kukes   Bashkim Mustaf Gjoka

    5          Kukes   Fasli Fahir Gërmizi

    6          Kukes   Feride  Rexhep Rrahmanaj

    7          Kukes   Gëzim  Beqir Shehu

    8          Kukes   Isuf      Cela

    9          Kukes   Shkëlqim Bajram Shehu

    10        Kukes   Shkëlzen Arif Ibra

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Lezhe   Aleksandër Gjok Lala

    2          Lezhe   Ded      Ndue    Doda

    3          Lezhe   Donika Ded     Haxhia

    4          Lezhe   Elda     Artan   Hoti

    5          Lezhe   Gjin      Gjon     Gjoni

    6          Lezhe   Gjok     Mark   Vuksani

    7          Lezhe   Kastriot Pren   Piroli

    8          Lezhe   Lindita Ilir Metaliaj

    9          Lezhe   Lindita Françesk Toma

    10        Lezhe   Luigj    Dod Isufi

    11        Lezhe   Mariglend Sherif Doçi

    12        Lezhe   Marjan Bib Tuçi

    13        Lezhe   Marjana Sander Brunga

    14        Lezhe   Mark   Tonin   Gjoka

    15        Lezhe   Martin Ded  Biba

    16        Lezhe   Ndre    Pjetër  Molla

    17        Lezhe   Ndue    Pjetër  Bitraj

    18        Lezhe   Odise   Tonin   Kolthi

    19        Lezhe   Rudina Marash Gjoka

    20        Lezhe   Sander Pjeter Kovaçi

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Shkoder           Aleksandër   Gasper Kaçi

    2          Shkoder           Alfred  Dedë    Pllumbi

    3          Shkoder           Alfred  Gjergj Thekna

    4          Shkoder           Arben Ismajl  Lushaj

    5          Shkoder           Arben Xhavit  Maliqi

    6          Shkoder           Arjan   Sadik    Peraj

    7          Shkoder           Bardh  Ali Spahia

    8          Shkoder           Eliona  Vat Shkrela

    9          Shkoder           Gentian Simon Ndoj

    10        Shkoder           Glorja Andreja Shllaku

    11        Shkoder           Greta   Zef       Bardeli

    12        Shkoder           Ilirjana Flamur Agolli

    13        Shkoder           Imeldi Besnik Sokoli

    14        Shkoder           Irena    Lodovik Shala

    15        Shkoder           Izmira  Niazi Rusi (Ulqinaku)

    16        Shkoder           Jesmina Bajram Pikalaci

    17        Shkoder           Kolë Gjergj Bekaç (Livadhi)

    18        Shkoder           Kristian Nadin Preçetaj

    19        Shkoder           Ledinë Shevqet Mandija

    20        Shkoder           Lodovik Stak    Hasani

    21        Shkoder           Lorenc Karlo Luka

    22        Shkoder           Mimoza Xhelal Rexhvelaj

    23        Shkoder           Ndoc Dedë Ashta

    24        Shkoder           Ramadan Rexhep Likaj

    25        Shkoder           Senada Kujtim  Mehmeti

    26        Shkoder           Ted Ilir Kopliku

    27        Shkoder           Vildane Xhemshit Gushta (Kazazi)

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Vlore   Afrovita Anesti Dhimojani

    2          Vlore   Alta  Abdul   Haluci

    3          Vlore   Atird    Nuri Hoxha

    4          Vlore   Dashamir Mehmet Tahiri

    5          Vlore   Ina Kadri Zhupa

    6          Vlore   Liljana Abedin Emazi (Billa)

    7          Vlore   Manjola Kastriot Nikollo

    8          Vlore   Nada Spiro Daullja

    9          Vlore   Nikola Josif Kedhi

    10        Vlore   Pirro    Tasim Ahmetaj

    11        Vlore   Mario  Haris Runa

    12        Vlore   Vladimir Demir Rizvani

    Nr        Qarku  Emër   Atësia Mbiemër

    1          Tirane  Adriana Muharrem Kalaja

    2          Tirane  Adriana Apostol Tolka

    3          Tirane  Akil Kujtim Kraja

    4          Tirane  Albana Bedri Kepi

    5          Tirane  Albana Dilaver Xhika

    6          Tirane  Aleksandër Hysen Biberaj

    7          Tirane  Amanda Bexhet Beqiri

    8          Tirane  Amarildo Gëzim Veizi

    9          Tirane  Andi Besnik Mustafaj

    10        Tirane  Aqif Mahmut   Xhafa

    11        Tirane  Ardian Daut    Elezi

    12        Tirane  Arianit  Harun Iliazi

    13        Tirane  Arjan   Xhavit  Hoxha

    14        Tirane  Arnold Agron Kariqi

    15        Tirane  Arsen Kujtim Valisi

    16        Tirane  Artan Skënder Pogoni

    17        Tirane  Asllan Shaban  Dogjani

    18        Tirane  Astrit Qazim Memia

    19        Tirane  Avenir Hasan Peka

    20        Tirane  Besim Mexhid Kuka

    21        Tirane  Bledi Adem Kasmi

    22        Tirane  Daniel Mitre   Nikolla

    23        Tirane  Dedë    Lin       Mëhilli

    24        Tirane  Dhurata Bajram Çupi

    25        Tirane  Diana Ilmi Begaj

    26        Tirane  Dorjan Xhezaik Teliti

    27        Tirane  Edit Zefir Harxhi

    28        Tirane  Elida Myslim Saraci

    29        Tirane  Enkelejda Bujar Sallaku

    30        Tirane  Eqerem Ymer  Deliu

    31        Tirane  Erald    Thoma Shulla

    32        Tirane  Erges   Luan    Eskiu

    33        Tirane  Eris      Petrit   Xhihani

    34        Tirane  Ervin    Riza     Minarolli

    35        Tirane  Ethem  Zyber   Aga

    36        Tirane  Fadil Muharrem Gradica

    37        Tirane  Faslli Isuf Goga

    38        Tirane  Fjoralba Hysni Dizdari

    39        Tirane  Franc Kastriot Kaloshi

    40        Tirane  Gentian Fiqiret Kaprata

    41        Tirane  Gjok     Lekë     Buna

    42        Tirane  Grigels Fatos    Muçollari

    43        Tirane  Hasan  Adem   Cani

    44        Tirane  Helona Tomor Shtylla

    45        Tirane  Hysen  Qazim  Kadiu

    46        Tirane  Hysen  Reshit  Muceku

    47        Tirane  Ibrahim Emin Morina

    48        Tirane  Ilda      Safet    Zhulali

    49        Tirane  Ilir Mehdi Alimehmeti

    50        Tirane  Ilir Halit Stojku

    51        Tirane  Jak Gjon Ndokaj

    52        Tirane  Jonathan Akil Pano

    53        Tirane  Jorida Hasan Tabaku

    54        Tirane  Keda Mirvjen Kaceli

    55        Tirane  Klevis Fari Balliu

    56        Tirane  Klodian Gëzim Gjinaj

    57        Tirane  Ledia Sulejman Sula

    58        Tirane  Leonard Shefqet Seferi

    59        Tirane  Lili Kapllan Sula

    60        Tirane  Lisandër Ramiz Hoxha

    61        Tirane  Lorenca Shkëlqim Hoxha

    62        Tirane  Mimoza Man Hajdarmataj

    63        Tirane  Mirela Fatmir Tabaku

    64        Tirane  Myslim Nazif    Murrizi

    65        Tirane  Nehat Qerim Collaku

    66        Tirane  Olgert  Baftjar Mustafaj

    67        Tirane  Olsi Gëzim Karapici

    68        Tirane  Oriela  Luftar  Nebiaj

    69        Tirane  Pëllumb Ibrahim Brusha

    70        Tirane  Perparim Xhavit Caca

    71        Tirane  Petrit Selim Gjorgji

    72        Tirane  Pranvera Korab Kurpalaj

    73        Tirane  Redjon Lazer Zefi

    74        Tirane  Resul Musa Domi

    75        Tirane  Rezarta Skënder Shehi

    76        Tirane  Rudin Durim Hylviu

    77        Tirane  Salvador Pretash Kaçaj

    78        Tirane  Suina Myftar Asllanaj

    79        Tirane  Xhelil Dalip Koleci

    80        Tirane  Ylli Fadil Subashi

  • Di Maria: “Futbollisti më i mirë në botë, më i madhi në histori, pa dyshim”

    Di Maria: “Futbollisti më i mirë në botë, më i madhi në histori, pa dyshim”

    Cristiano Ronaldo ka deklaruar shumë herë se është ai futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Angel Di Maria, shoku i tij te Real Madrid, i përgjigjet kështu tezës së futbollistit portugez që aktualisht luan në Arabinë Saudite në moshën 40-vjeçare.

    Fjalët e argjentinasit risillen nga portali “Infobae”:

    Nuk më habit aspak. Kam kaluar katër vjet me të dhe gjithmonë e kam njohur kështu. Cristiano gjithmonë ka bërë deklarata të tilla, ai gjithmonë është përpjekur të jetë më i miri. Megjithatë, ka lindur në një epokë të komplikuar për të, sepse pikërisht në ato vite ka ardhur një lojtar tjetër, i cili dukej se ishte i prekur nga shkopi magjik. Shifrat flasin qartë, njëri ka fituar tetë Topa të Artë, tjetri pesë. Diferenca është e pafundtë mes tij dhe Leo Messit”.

    Pastaj, është Botërori, që përfaqëson një tjetër distancë domethënëse, pa llogaritur edhe dy Kupa të Amerikës. Ndryshimet janë shumë, vërtetë shumë. E pastaj, mjafton të shikosh ndeshjet për të kuptuar. Shihet në çdo minutë të lojës: luan me natyrshmërinë e dikujt që duket se është në oborrin e shtëpisë, shënon gjithmonë në të njëjtën mënyrë dhe vazhdon ta bëjë. Janë 18-20 vjet që mban këto nivele. Të gjithë thonë: “Po, tani dihet çfarë do të bëjë”, e megjithatë vijohet në përpjekje për ta ndaluar. Ai e bën gjithsesi, dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në moshën 40-vjeçare, me të zakonshmen tiki-taka. Por Cristiano është i bërë kështu, ka folur gjithmonë në këtë mënyrë, ka qenë gjithmonë i njëjti. Për mua, Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe pa dyshim më i madhi në histori”.

    Përgatiti: Dardan MITROVICA

  • Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit

    Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit

    Zgjedhja e Donald Trump për të drejtuar FBI-në, Kash Patel, është dalluar për qëndrimin e tij në kontrast të ashpër ndaj të ashtuquajturit Deep State, një temë qendrore në narrativën e ish-presidentit amerikan. Të enjten, Komiteti Gjyqësor i Senatit i dha dritën jeshile nominimit të tij, i cili tani përballet me një votim përfundimtar. Megjithatë, po dalin detaje që e komplikojnë tablonë: Patel ka punuar si konsulent për një kompani të madhe evropiane armësh, një aktor kyç në furnizimin e Ukrainës me pajisje ushtarake perëndimore. Një lidhje që ngre pikëpyetje, duke pasur parasysh qëndrimet kritike që Trump ka shprehur për menaxhimin e mbështetjes ndaj Kievit.

    Patel, i njohur për rolin e tij në administratën Trump dhe punën e tij në Komitetin për Inteligjencën, të Dhomës së Përfaqësuesve, është prezantuar gjithmonë si një opozitar i ashpër i ndikimit të agjencive federale në politikën amerikane. Emërimi i tij shihet si një lëvizje për të zvogëluar fuqinë e FBI-së dhe për ta kthyer atë nën një kontroll më direkt nga Shtëpia e Bardhë. Sidoqoftë, bashkëpunimi i tij me industrinë evropiane të luftës mund të gjenerojë fërkime midis fraksioneve më izolacioniste të administratës Trump, të cilët po bëjnë presion për një reduktim të përfshirjes amerikane në konfliktet e jashtme.

    Teksa konfirmimi i Patel përparon, Trump ka njoftuar një tjetër hap kontrovers në mandatin e tij të dytë: një rishikim të plotë të strategjisë së inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllimin e deklaruar për të eliminuar “elementët e politizuar” në brendi të agjencive kryesore të sigurisë kombëtare. Burime pranë Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti po shqyrton një reformë që mund të përfshijë largimin e dhjetëra zyrtarëve që konsiderohen të lidhur me administratat e mëparshme. Objektivi, sipas mbështetësve të kësaj mase, është të sigurohet që inteligjenca të funksionojë pa ndikime ideologjike, por kritikët thonë se kjo lëvizje përfaqëson një rrezik politizimi të aparatit të sigurisë.

    Emërimi i Patel, bashkuar me riorganizimin e inteligjencës, sinjalizon një ndryshim radikal në qasjen e Trump për drejtimin e Shtetit Federal. Ndërsa Senati përgatitet për një votim përfundimtar për konfirmimin e tij, rritet vëmendja mbi lidhjet e tij me industrinë e armëve dhe implikimet që lidershipi i tij mund të ketë në operacionet e FBI-së, si brenda ashtu edhe jashtë vendi.

    Përgatiti për gazetatjetër.net: Dardan MITROVICA

  • Arrestimi i Veliajt, reformës i bën “M…” edhe babai i saj, Fatmir Xhafa

    Arrestimi i Veliajt, reformës i bën “M…” edhe babai i saj, Fatmir Xhafa

    Procesi i kryebashkiakut i motivuar politikisht përpara zgjedhjeve, “në shkelje procedurash”, “ka për qëllim ndëshkimin e individit”, “një drejtësi represive”

    Deputeti socialist Fatmir Xhafaj është gjendur para një zgjedhjeje të vështirë midis dy detyrimeve: të parit për të ruajtur aureolën e babait të një reforme të suksesshme në drejtësi dhe atij ndaj Erion Veliajt, që i bëri të mundur rizgjedhjen deputet, në një fushatë të udhëhequr nga drejtorët e kompanisë 5D, atëherë kur Rama e degdisi në pjesën humbëse të listës.

    Në një letër të gjatë të publikuar këtë të shtunë, Xhafaj ka vendosur të marrë krahun e të dytit, duke akuzuar SPAK-un dhe GJKKO-në, si të motivuara politikisht përpara zgjedhjeve, si aktore të një procesi në shkelje procedurash, të cilat kanë për qëllim ndëshkimin e individit pa vendim gjyqi, duke aplikuar një drejtësi represive ndaj një personi pa fakte korruptive si kryebashkiaku.

    Meqënëse, teksti i ngjan një çarçafi të gjatë (që zor se dikush e çon dot deri në fund), ku me një skrupolozitet prej papagalli përsëriten të gjitha mburrjet dhe mbështetja që Edi Rama ka artikuluar më parë për Reformën në Drejtësi, Lapsi.al është fokusuar vetëm tek mbrojtja që ai ka marrë përsipër t’i bëjë Veliajt.

    Së pari, Xhafaj i fryn tezës që kanë propoganduar të gjithë mercenarët politikë të Rilindjes duke folur për një frymëzim opozitar të SPAK-ut. “Atë që nuk e bëri dot opozita për mbi 10 muaj me rreth 50 protesta të përjavshme e shpesh të dhunshme e bëri një vendim gjyqësor rreth 90 ditë para zgjedhjeve” shkruan Xhafaj.  Brenda një teksti, ku pjesa më e madhe i kushtohet reformës “sukseseve” apo “dështimeve” të saj, ai bën një profil politik të madhështisë së Lalit. “E besoj fort se kjo është edhe arsyeja kryesore përse ai luftohet kaq fort e egër dhe shpesh me goditje nën brez”, shkruan në mënyrë të pakuptimtë, duke hequr një paralele mes prangosjes së tanishme dhe luftës politike që i është bërë kryebashkiakut të Tiranës.

    Por ky nuk është momenti i vetëm që Xhafaj aludon për një drejtësi politike duke rrënuar gjithçka ka mbrojtur deri tani. Ai pretendon se burgosja nuk është proporcionale por e motivuar nga zgjedhjet që po afrohen: “aq më keq akoma nuk bindin kur shtron në diskutim dobinë dhe interesin publik, përfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha”. 

    Hipokrizia vezulluese e Fatmirit duket edhe në konceptet pas të cilave ai kacavirret për ndihmë. Ai thotë se është kundër paraburgimeve, kundër synimit për të ndëshkuar individin dhe kundër një drejtësie represive në vend të asaj preventive. Por ama, kurrë më parë, vëllai biologjik i Agronit, nuk ka bërë një letër kaq të gjatë sa tani kur këto i ndodhën vëllait të tij politik. As për Ahmetajn, as për Dakon, as për Metën etj. Atëherë Fatmiri ka heshtur. Ndërsa për njeriun që i hodhi komardaren kur Rama deshi ta flakte nga politika përdor një standart të ndryshëm. Dhe pikërisht ky hall e bën që të ushqejë paranojën qesharake se Berisha dhe opozita mund të ndikojnë SPAK-un.

    Pasi parashtron tezën e një komploti të politizuar “babai i reformës” hyn dhe në thelbin e çështjes. Ai shprehet hapur se në: “ato qindra faqe nuk e gjej qartë një gjë të tillë, se ku është korrupsioni i vetë Kryetarit të Bashkisë”!

    Ai vëren se pas asaj që ka parë “bindem edhe më shumë për një proces jo të drejtë në aspektin procedurial”. Xhafaj thekson edhe vjegëzën ku janë kapur të gjithë mbrojtësit për pesë lekë të Veliajt, faktin se denoncimi është bërë nga një personazh që nuk egziston si Nesti Angoni, duke shtuar se: “kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si ka filluar dhe si është proceduar në këtë çështje penale”.

    Dhe për ta çuar këtë apostrofim qesharak deri në fund, babai i reformës në drejtësi mundohet të justifikojë edhe çmimet marramendëse për blerje brekësh dhe sutjenash nga Ajola Xoxa, milionat për të cilat, kanë llahtarisur mbarë publikun. Me stilin e Ramës që thoshte se “Erioni nuk vesh fustane dhe bizhu” Xhafaj vazhdon: “nga sa del nga vendimi gjyqësor i bërë publik nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe midis atyre “fakteve” dhe akuzës për korrupsion ndaj Kryetarit të Bashkisë”.

    Pasi ke dëgjuar këto argumente, natyrshëm të lind pyetja: Çfarë pocaqie paskësh qenë kjo reformë në drejtësi, kur për të flet kështu një nga njerëzit e saj kryesorë? A duhet pasur më besim tek një SPAK apo GJKKO, që në procesin e tyre më madhor, atë të zyrtarit më të lartë në detyrë paskan gabuar kaq shumë? A mund të jetë ajo e drejtë kur gjykokërkan të nxitur politikisht, kur shkelkan procedurat, kur yshten të ndëshkojë personin dhe jo të zgjidhë çështjen, kur sillen në mënyre represive?

    Ajo që përshkruan Xhafaj është një drejtësi monstruoze dhe për ta vizatuar tamam kështu duket sikur kreu i Komisionit për Reformën, ka marrë borxh gjuhën e Berishës e Metës apo kundërshtarëve më të mëdhenj të saj. Këtyre të parëve si mbetet gjë tjetër veçse t’i thonë: “Mirë se erdhe në klub, z. Xhafaj”. Ndërsa ata që e kanë dëgjuar tek fliste për sukseset tetë vjeçare të saj i ngelet ta pyesin: “Ç’hall të paska zënë, Fatmir”?

  • Nga Andi BUSHATI – Lalin e zhveshi Ajola, SPAK-un e zhveshi Veliaj

    Publikimi i shpenzimeve marramendëse të bashkëshortes së tij e ka vrarë politikisht Erion Veliajn, madje edhe më shumë se sa prangat. Mediat që kanë qenë kritike me të, duke mbrojtur prej kohësh tezën e një zyrtari thellësisht të korruptuar -, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne të Lapsit-, po publikojnë ditë pas dite, faturat haluçinante të fustaneve, këpucëve, bizhuve dhe tangave, të Ajola Xoxës. Nuk ka asnjë dyshim se këto “scoop-e” rrjedhin nga dosjet e SPAK, që në teori duhet të kujdeset për sekretimin e tyre. Kjo tendencë, që ka si qëllim azgjesimin moral të personit nën hetim, u vu re që me publikimin e komunikatës së parë të prokurorisë së posaçme, e hartuar enkas për të bërë lajm, duke evidentuar shifrën prej 860 mijë eurosh, të blerjeve të bashkëshortes së kryebashkiakut.

    Po të thellohesh edhe më tej në dosjen 360 fletëshe e kupton më mirë absurdin e realitetit paralel ku kanë jetuar ata që drejtojnë rilindjen. Njësoj si darkat te Nusreti, shishet e verës 33 mijë euroshe në zyrën e Ramës edhe shpenzimet e veshjeve të Ajolës, dëshmojnë për një jetë të shfrenuar luksi.

    Pasqyrimi i kësaj shllafarie është edhe një nga shtyllat kryesore të vendimit të gjykatës (lexo faqet 110-124) i cili shenjestron Erion Veliajn si një zyrtar, që përfitimet e vendimeve që merrte si kryebashkiak, i kalonte tek studioja ligjore apo OJF-të e të shoqes. 

    Por, pasi je shashtisur nga vila në Qerret, nga faturat e publikuara të taks free-ve, nga të mbathurat mbi 300 euro pala dhe kërkon shkeljet konkrete që ka bërë Erion Veliaj, mbetesh pak i zhgënjyer.

    Në dosjen voluminoze zor se gjen prova për ndonjë tender të dhënë në mënyrë të jashtë ligjshme, zor se gjen ndonjë leje ndërtimi të firmosur në tejkalim të normave. Po, ka shumë dyshime, për lidhje me biznesmenë, që me siguri kanë qenë klientë dhe pagatorë të Erionit, por jo fakte.

    Po të bësh krahasime me dosje të ngjashme, ajo e Veliajt duket edhe më e dobët se ato të Berishës apo Metës. Tek ajo e ish kryeministrit, për klubin Partizani, përpos akuzave për ndryshim të ligjeve, flitet dhe për akte konkrete, se si Berisha është përpjekur për të liruar sa më shpejt pronën që do të merrte dhëndërri i tij. Tek ajo për Metën aludohet për tratativat që ka bërë ish bashkëshortja, për të kaluar një ligji, për suksesin e të cilit mendohej se do të përfitonte një vilë. Në këto dy dosje, ku prokurorët që nuk i kanë argumentuar dot në mënyrë bindëse masat e marra ndaj ‘të paprekshmëve”, ka pasur së paku tentativa të SPAK-ut për të ndërlidhur përfitimin e nxjerrë me veprimet konkrete që ka bërë politikani i lartë. Tek Veliaj qoftë edhe kjo mungon. Kryebashkiaku i portretizuar nga prokurorët ngjan si një ëngjëll, në raport me grabitësin frenetik që ekziston në mendjet e kritikëve dhe kundërshtarëve të tij. 

    Kur kemi mbërritur deri në këtë pikë të argumentimit duket sikur ka një kontradiktë të pakapërcyeshme, një paradoks që i tejkalon kufijtë e të logjikshmes. Si është e mundur, ka të drejtë të pyesë ai që po lexon, që nga njëra anë, në paragrafët e parë, pretendohet një vullnet i SPAK për ta shkatërruar Veliajn, që arrin deri në publikimin e çmimit të brekëve të bashkëshortes, ndërsa nga ana tjetër, flitet për një dosje pa prova të qëndrueshme, që në fakt është amnistim “de facto” i tij ?

    Por, ajo që në mënyrë sipërfaqësore duket si një kontradiktë, në realitet e ka një spjegim.

    Ai rrejdh nga mënyra se si ka vepruar SPAK-u. Ai ka dashur ta shohë Veliajn si një xhepist ordiner dhe jo si ingranazh të mekanizmit kriminal të një pushteti më të madh. Ai e ka denigruar për fatura fustanesh dhe bizhush për të mos e lidhur me inceneratorin. Ai e ka telendisur për vilën në bregdet, ku rriste djalin, për të mos e përshkruar si kapon e 5D, që vidhte para për të rrëmbyer zgjedhjet dhe siguruar fitoren e partisë.

    Këtu nuk ka asnjë surprizë. Ndonëse arrestimi i Veliajt është më bombastiku dhe më zhurmëmadhi i ndodhur ndonjëherë, i pari i një zyrtari të lartë në detyrë, ai ngjan si dy pika uji me ato të Kokës, Bllakos, Ahmetajt etj. Asnjëri prej tyre nuk është hetuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por Teri për lekët që ka çuar në kompanitë e të birit, Alqi për pagat e pajustifikueshme të të atit, ndërsa Beni për pllakat e Ejolës. Linja udhëheqëse e SPAK është e qartë: në këtë vend ka hajdutë të rëndomtë, por jo një bandë të organizuar që vjedh shtetin për të mos lëshuar pushtetin.

    Prandaj, Prokuroria e Posaçme nuk heton deri në fund inceneratorët, prandaj ajo ka tabu të prekë tre shtyllat që mbajnë në këmbë regjimin e Edi Ramës: financimin okult të mediave; paratë e zeza të krimit, të shndërruara në rokaqiej që shërbejnë si serum për ekonominë dhe mbi të gjitha, vjedhjen e zgjedhjeve.

    Me këtë objektiv është nisur edhe projekti i shkatërrimit politik të Erion Veliajt. SPAK ka zgjedhur ta trajtojë atë si xhepist ordiner, me mendësinë e atij që do ti’a hajë mishin, por ti’a ruajë kockën regjimit. Për këtë arsye, mes dhjetra Nesti Angonëve imagjinarë, nuk u mor për bazë, as ai që mund të denonconte inceneratorin e Tiranës, as ai që mund të padiste vjedhjen e zgjedhjeve, as ai që mund të tregonte për milionat e blerjes së televizioneve, as ai që mund të dëshmonte për paratë që rekrutuan aktorët, duke fikur protestën e Teatrit Kombëtar. Qëllimi qe i qartë: që Veliaj të mos akuzohej si pjestar në një krim kolektiv, por thjeshtë si një burrë i pafuqishëm, që nuk frenonte dot vanitetin e Ajolës.

    Pikërisht ky sforcim, kjo përpjekje qesharake për të kapur veshin e majtë me dorën e djathtë, ka prodhuar atë dosje të dobët, ku nuk gjendet gjurmë prove për krimet që Lali ka bërë në kryerjen e funksioneve të tij.

    Natyrisht edhe kështu SPAK-u e ka arritur qëllimin e tij. Ai e ka nëpërkëmbur, e ka pëdhunuar, e ka asgjesuar politikisht Erion Veliajn, aq sa sot edhe po të dalë nga burgu, do ta zënë rrugëve me gurë ata që i ka nxjerrë nga shtëpitë tek Astiri, 5 maji apo bregu i lumit.

    Por, veshtirë të thuhet se me provat që ka mbledhur ai e ka rritur besimin e publikut. Sforcimi për të përshkruar një personazh, thjesht peng të së shoqes, i ka nxjerrë prokurorët dhe vetë zbuluar, duke dëshmuar edhe njëherë se ata nuk shkojnë dot më larg sesa krimi ordiner.

  • Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..

    Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..

    Ish i dashur vëllai im Erion.

    Deshën lutjet e mia gjithandej që të sistemohesh edhe ti.

    Unë që po të shkruaj gjithë dashuri të pikëlluar jam Nestina Angoni. Të gjithë më njohin ndryshe si Nesti që të bëri gropën. Çtë të thotë motra. Dikush do të paloste edhe ty. Me Tahirin ia dole pasi kishe atë vëlla Leksin, duke i bërë presion shefit me ata fundshpinsat. Ti e di, ne kemi të njëjtin shef, atë të gjatin. Ai na shkartis me radhë. Për pak përcëllove dhe Ben Ahmetajn, por labi e nuhati dhe të la puplat ty dhe shefit. Mua smë duron dot ai.

    Dhe nuk ka fort faj. Unë harxhoj lek popullor më shumë se Banka e Shqipërisë. Më është qepur do të më sjellë tek ti. Bela e madhe. Ama shefin se lë pa gjë. Po kishit shpërdarë gysmën e parave për brekë o derman. Unë jam më praktike në këtë harxhe. Nuk bëhen lekët lëvere o çun. Këtu në partinë tonë uniteti ka vajtur për lesh. Të gjithë po ruhemi mos e hamë nga njëri-tjetri. I gjati ka dorë në rrugëtimin tënd drejt dhomës në Durrrës me pamje nga deti. Ka hallin e Olsit, Gregut, Lindës e çupës së saj, baxhanakut.

    Por për to do bëj një anonime tjetër të hollësishme andej nga nisin telashet. Fatmiri me vonesë por nuk të lë në harresë. Ai do shkulë veshë nga SPAK e BKH apo KPK e KLGj se IlD e ka shoqja tjetër e grupit. Por dhe Baboçi ish drejtori yt lejedhënës e bën hallexhi mikun tënd Xhafa. Të gjithë e dimë ti ia dhe mandatin. Por nuk duhet nënvlerësuar. Ai dhe Ruçi kanë tapinë e partisë sonë. Klodi e di se se ka të gjatë sepse ishte zhytur ca si thellë. Ulsi se çpo del i pleksur andej nga këto haberet e telefonave. Taulantin mos e bëj llogari se është më rëndë se ne të gjithë. Me sot me nesër mund ta kesh komshi në Durrës. Olta është squkur, se një BKH larg është. Tani të gjithë kemi bandat tona, e planet tona, por ti doje ta merrje shpejt partinë të gjatit dhe të erdhi radha më herët. Ja unë futa ca ministra pasi degdisa të tutë. Nëpër medie kam hedhur bereqet për mashallah. Edhe shefi është bërë xheloz.

    Hall është se amerikanët si kemi më njëlloj. Janë në krah të.doktorit. na kanë në nishan për hapsane. Megjithëse kam bërë ca ndere të mira këndej nga kundërshtarët. Njerëz të mirë janë dhe ata. Si dihet. Ka fjalë se “Nesti” ka bërë kallëzime shumë. Si dihet kush e ka radhën para zgjedhjeve. Çunat e Fierit, Elbasanit, Durrësit, e Shkodrës janë trembur. Kemi biznese thonë. Na u desh ta shtojmë dozën e lejeve të ndërtimit e katuneve turistike apo paneleve. Nga Londra, Qipro e Dubai vijnë dërgesa pa fund. Edhe unë e kam një Nesti në “SPAK”. Kanë kapur ca telefona. Dhe më kanë dalë dërdëllitje pazaresh.

    Ata kanë Nestin e tyre. Të gjithë në qeveri kanë nga një Nest pas kurrizit. Ndonëse ne jemi kujdesur edhe për vettingun duke lënë aty shoqninë tonë. Edhe ti kishe ca të fortë në Prokurori, por Atlantiku nganjëherë na e lag të gjithëve..Bëj gajret. Nuk i kemi aq mirë punët. Ia futët pordhës me atë Sorosin se do kishimngjetur ilaçe. Mos jep dorëheqje më mirë të të shkarkojmë. Na duhet bashkia. Duhen hapur disi sënduqet në ofshorë për pak lobing i thashë shefit. Është tërbuar fare. Edhe mua më sheh sikur të jem Nesti…

    Të fala Nestina, motra jote që të do në burg njëlloj si Nesti..

  • Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën

    Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën

    Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, mbajti një fjalim të fortë që shkundi gjithë Europën në Mynih, ku liderët europianë ishin mbledhur në Konferencën e Sigurisë. Ai u shpreh se kërcënimi Europës nuk i vjen as nga Rusia dhe as nga Kina, por nga breda saj.

    Nga JD Vance, zv.president i SHBA

    Një nga gjërat për të cilat doja të flisja sot janë, sigurisht, vlerat tona të përbashkëta. Dhe, e dini, është fantastike të jem përsëri në Gjermani. Siç dëgjuat më herët, vitin e kaluar isha këtu si senator i Shteteve të Bashkuara. Pashë Sekretarin e Jashtëm, David Lammy, dhe bëra shaka se të dy vitin e kaluar kishim punë të ndryshme nga ato që kemi tani. Por tani ka ardhur koha që të gjitha vendet tona, për të gjithë ne që kemi pasur fatin të na besohet pushteti politik nga popujt tanë, ta përdorim atë me mençuri për të përmirësuar jetën e tyre.

    Dhe dua të them se isha me fat që gjatë qëndrimit tim këtu kalova pak kohë jashtë mureve të kësaj konference gjatë 24 orëve të fundit, dhe jam impresionuar nga mikpritja e njerëzve, edhe pse, sigurisht, ata janë të tronditur nga sulmi i tmerrshëm i djeshëm. Herën e parë që kam qenë në Mynih ishte në një udhëtim personal me gruan time, e cila është këtu me mua sot. Gjithmonë e kam dashur qytetin e Mynihut dhe gjithmonë i kam dashur njerëzit e tij.

    Dua të them se jemi shumë të prekur dhe mendimet dhe lutjet tona janë me Mynihun dhe me të gjithë ata që u prekën nga e keqja që iu shkaktua kësaj komuniteti të bukur. Po mendojmë për ju, po lutemi për ju dhe sigurisht do të jemi me ju në ditët dhe javët që do të vijnë.

    Ne mblidhemi në këtë konferencë, sigurisht, për të diskutuar sigurinë. Dhe normalisht, nënkuptojmë kërcënimet ndaj sigurisë sonë të jashtme. Shoh shumë udhëheqës të mëdhenj ushtarakë të mbledhur këtu sot. Por, ndërsa administrata Trump është shumë e shqetësuar për sigurinë evropiane dhe beson se mund të arrihet një zgjidhje e arsyeshme midis Rusisë dhe Ukrainës, ne gjithashtu besojmë se në vitet e ardhshme është e rëndësishme që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj. Megjithatë, kërcënimi për të cilin shqetësohem më shumë në lidhje me Evropën nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është asnjë aktor tjetër i jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda. Tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore: vlera që i ndajmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Më bëri përshtypje që një ish-komisioner evropian doli në televizion kohët e fundit dhe dukej i kënaqur që qeveria rumune sapo kishte anuluar një proces zgjedhor të tërë. Ai paralajmëroi se, nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Gjermani.

    Tani, këto deklarata të papërgjegjshme janë tronditëse për veshët amerikanë. Për vite me radhë, na është thënë se gjithçka që financojmë dhe mbështesim bëhet në emër të vlerave tona të përbashkëta demokratike. Gjithçka, nga politika jonë ndaj Ukrainës deri te censura digjitale, justifikohet si një mbrojtje e demokracisë. Por kur shohim që gjykatat evropiane anulojnë zgjedhje dhe zyrtarë të lartë kërcënojnë të anulojnë të tjera, duhet të pyesim veten nëse po i përmbahemi një standardi të lartë siç duhet. Dhe e them “ne”, sepse thellësisht besoj se jemi në të njëjtën skuadër.

    Ne duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht të flasim për vlerat demokratike. Duhet t’i jetojmë ato. Brenda kujtesës së gjallë të shumë prej jush në këtë sallë, Lufta e Ftohtë vendosi përballë njëra-tjetrës mbrojtësit e demokracisë kundër forcave shumë më tiranike në këtë kontinent. Dhe mendoni për palën në atë përballje që censuronte disidentët, mbyllte kishat dhe anulonte zgjedhjet. A ishin ata “djemtë e mirë”? Sigurisht që jo.

    Dhe falë Zotit që ata humbën Luftën e Ftohtë. Ata humbën sepse as nuk i vlerësuan dhe as nuk i respektuan të gjitha bekimet e jashtëzakonshme të lirisë—lirinë për të surprizuar, për të gabuar, për të shpikur, për të ndërtuar. Siç rezulton, nuk mund të detyrosh inovacionin apo kreativitetin, ashtu siç nuk mund të detyrosh njerëzit se çfarë të mendojnë, çfarë të ndiejnë ose çfarë të besojnë. Dhe ne besojmë se këto gjëra janë padyshim të lidhura. Dhe fatkeqësisht, kur shikoj Evropën sot, ndonjëherë nuk është aq e qartë se çfarë ndodhi me disa nga fituesit e Luftës së Ftohtë.

    Shikoj nga Brukseli, ku komisarët e Komisionit të BE-së paralajmëruan qytetarët se synojnë të mbyllin rrjetet sociale gjatë periudhave të trazirave civile: në momentin që zbulojnë diçka që ata e kanë gjykuar si “përmbajtje urrejtjeje”. Ose shikoj këtë vend ku policia ka kryer bastisje kundër qytetarëve të dyshuar për postime me komente antifeministe në internet, si pjesë e “luftës kundër mizogjinisë”.

    Shikoj Suedinë, ku para dy javësh qeveria dënoi një aktivist të krishterë për pjesëmarrje në djegien e Kuranit, gjë që çoi në vrasjen e mikut të tij. Dhe siç theksoi gjykatësi në këtë çështje në mënyrë tronditëse, ligjet e Suedisë, të cilat supozohet se mbrojnë lirinë e shprehjes, në fakt nuk garantojnë — dhe po citoj — një “të drejtë të pakufizuar” për të thënë apo bërë gjithçka pa rrezikuar të ofendosh grupin që e mban atë besim.

    Dhe ndoshta më shqetësuesja nga të gjitha, shikoj miqtë tanë të dashur, Mbretërinë e Bashkuar, ku rënia e të drejtave të ndërgjegjes ka vënë liritë themelore të britanikëve fetarë, në veçanti, në shënjestër. Pak më shumë se dy vjet më parë, qeveria britanike akuzoi Adam Smith Conner, një fizioterapist 51-vjeçar dhe veteran i Ushtrisë, për krimin e tmerrshëm të qëndrimit 50 metra larg një klinike aborti, duke u lutur në heshtje për tre minuta. Nuk pengoi askënd, nuk ndërveproi me askënd, thjesht u lut në heshtje për vete. Kur forcat e rendit britanike e panë dhe i kërkuan të tregonte për çfarë po lutej, Adami u përgjigj thjesht se po lutej për djalin e tij të palindur.

    Ai dhe ish-e dashura e tij kishin kryer një abort vite më parë. Por oficerët nuk u prekën. Adami u shpall fajtor për shkeljen e Ligjit të Zonave të Mbrojtura, i cili kriminalizon lutjet e heshtura dhe veprime të tjera që mund të ndikojnë në vendimin e dikujt brenda 200 metrave nga një klinikë aborti. Ai u dënua të paguante mijëra paund në shpenzime ligjore për prokurorinë.

    Tani, do të doja të thosha se kjo ishte një rastësi, një shembull i çuditshëm i një ligji të keqzbatuar kundër një individi të vetëm. Por jo. Tetorin e kaluar, vetëm disa muaj më parë, qeveria skoceze filloi të shpërndante letra për qytetarët që jetonin brenda të ashtuquajturave zona të aksesit të sigurt, duke i paralajmëruar se edhe lutjet private brenda shtëpive të tyre mund të përbënin një shkelje të ligjit. Natyrisht, qeveria i inkurajoi lexuesit të raportonin çdo qytetar tjetër të dyshuar për “krim mendimi” në Britani dhe në mbarë Evropën.

    Më frikëson fakti se liria e fjalës është po zvogëlohet, dhe për hir të komedisë, miqtë e mi, por edhe për hir të së vërtetës, do të pranoj se ndonjëherë zërat më të fuqishëm për censurë nuk kanë ardhur nga brenda Evropës, por nga vendi im. Administrata e mëparshme kërcënoi dhe shantazhoi kompanitë e rrjeteve sociale për të censuruar të ashtuquajturat dezinformata. Dezinformata, si për shembull, ideja se koronavirusi ka të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator në Kinë. Qeveria jonë inkurajoi kompanitë private t’u mbyllnin gojën njerëzve që guxuan të thoshin atë që doli të ishte një e vërtetë e qartë.

    Pra, unë vij këtu sot jo vetëm me një vëzhgim, por me një ofertë. Dhe ashtu si administrata Biden dukej e dëshpëruar për të heshtur njerëzit që shprehnin mendimet e tyre, administrata Trump do të bëjë pikërisht të kundërtën, dhe shpresoj që të mund të punojmë së bashku për këtë.

    Në Uashington, ka një drejtues të ri. Dhe nën udhëheqjen e Donald Trump-it, ne mund të mos biem dakord me pikëpamjet tuaja, por do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për t’i shprehur ato në hapësirën publike. Bini dakord apo jo?

    Tani, kemi arritur në pikën ku situata është përkeqësuar aq shumë saqë këtë dhjetor, Rumania anuloi rezultatet e një zgjedhjeje presidenciale bazuar në dyshime të dobëta të një agjencie inteligjence dhe një presion të madh nga fqinjët e saj kontinentalë. Siç e kuptoj unë, argumenti ishte se dezinformimi rus kishte ndikuar në zgjedhjet rumune. Por do t’u kërkoja miqve të mi evropianë të kenë pak perspektivë. Mund të besoni se është e gabuar që Rusia të blejë reklama në rrjetet sociale për të ndikuar zgjedhjet tuaja—edhe ne e besojmë këtë. Madje mund ta dënonit këtë në skenën botërore. Por nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet nga disa qindra mijëra dollarë reklama dixhitale nga një vend i huaj, atëherë ajo nuk ka qenë shumë e fortë që në fillim.

    Lajmi i mirë është se unë besoj se demokracitë tuaja janë në fakt më pak të brishta nga sa shumë njerëz duken se frikësohen.

    Dhe unë besoj vërtet se lejimi i qytetarëve tanë të shprehin mendimet e tyre do t’i bëjë ata më të fortë. Çka, natyrisht, na kthen përsëri në Mynih, ku organizatorët e kësaj konference kanë ndaluar ligjvënësit që përfaqësojnë partitë populiste, si të majta ashtu edhe të djathta, nga pjesëmarrja në këto biseda. Tani, përsëri, nuk kemi pse të biem dakord me gjithçka apo me asgjë nga ajo që thonë këta njerëz. Por kur liderët politikë përfaqësojnë një elektorat të rëndësishëm, është e domosdoshme që të paktën të marrim pjesë në një dialog me ta.

    Për shumë prej nesh në anën tjetër të Atlantikut, duket gjithnjë e më shumë sikur interesat e vjetra dhe të rrënjosura po fshihen pas fjalëve të shëmtuara të epokës sovjetike si “dezinformim” dhe “mashtrim”, sepse thjesht nuk u pëlqen ideja që dikush me një pikëpamje alternative mund të shprehë një mendim ndryshe, ose, Zoti na ruajt, të votojë ndryshe, ose, edhe më keq, të fitojë një proces zgjedhor.

    Kjo është një konferencë sigurie, dhe jam i sigurt se të gjithë ju erdhët këtu të përgatitur për të folur se si saktësisht synoni të rrisni shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve të ardhshme në përputhje me ndonjë objektiv të ri. Dhe kjo është diçka e mirë, sepse siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, ai beson se miqtë tanë evropianë duhet të luajnë një rol më të madh në të ardhmen e këtij kontinenti. Ju ndoshta nuk e pëlqeni termin “ndarje e barrës”, por ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e një aleance të përbashkët që evropianët të marrin përgjegjësitë e tyre, ndërsa Amerika përqendrohet në rajone të botës që janë në rrezik të madh.

    Por më lejoni t’ju pyes gjithashtu: si do të filloni qoftë edhe të mendoni për llojet e çështjeve buxhetore nëse nuk e dimë se çfarë po mbrojmë në radhë të parë? Kam dëgjuar shumë tashmë në bisedat e mia me shumë nga njerëzit e mbledhur këtu në këtë dhomë. Kam dëgjuar shumë për atë nga çfarë duhet të mbroheni, dhe natyrisht që kjo është e rëndësishme. Por ajo që më duket pak më pak e qartë për mua, dhe padyshim për shumë nga qytetarët e Evropës, është: për çfarë saktësisht po mbroheni? Cila është vizioni pozitiv që udhëheq këtë marrëveshje të përbashkët të sigurisë, të cilën të gjithë e konsiderojmë kaq të rëndësishme?

    Unë besoj thellësisht se nuk ka siguri nëse keni frikë nga zërat, opinionet dhe ndërgjegjja që udhëheqin vetë popullin tuaj. Europa përballet me shumë sfida. Por kriza me të cilën ky kontinent përballet tani, kriza që besoj se të gjithë e përjetojmë së bashku, është një krizë e krijuar nga vetë ne. Nëse po vraponi me frikë nga votuesit tuaj, nuk ka asgjë që Amerika mund të bëjë për ju. Po ashtu, nuk ka asgjë që ju mund të bëni për popullin amerikan që më zgjodhi mua dhe zgjodhi Presidentin Trump. Ju duhen mandate demokratike për të arritur diçka me vlerë në vitet e ardhshme.

    A nuk kemi mësuar asgjë nga fakti që mandatet e dobëta prodhojnë rezultate të paqëndrueshme? Por ka kaq shumë gjëra me vlerë që mund të arrihen me një mandat demokratik që besoj se do të vijë nga të qenit më i përgjegjshëm ndaj zërave të qytetarëve tuaj. Nëse doni të keni ekonomi konkurruese, nëse doni të keni energji të përballueshme dhe zinxhirë furnizimi të sigurt, atëherë ju nevojiten mandate për të qeverisur, sepse duhet të bëni zgjedhje të vështira për t’i arritur të gjitha këto.

    Dhe sigurisht, ne e dimë shumë mirë këtë. Në Amerikë, nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke censuruar kundërshtarët tuaj ose duke i futur ata në burg. Qoftë ai udhëheqësi i opozitës, një i krishterë i përulur që lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që përpiqet të raportojë lajmet. Po ashtu, nuk mund të fitoni një mandat duke shpërfillur elektoratin tuaj për çështje themelore, siç është ajo se kush duhet të jetë pjesë e shoqërisë sonë të përbashkët.

    Dhe nga të gjitha sfidat urgjente me të cilat përballen kombet e përfaqësuara këtu, unë besoj se asnjëra nuk është më urgjente se migrimi masiv. Sot, pothuajse një në pesë persona që jetojnë në këtë vend kanë ardhur nga jashtë. Kjo është, sigurisht, një shifër rekord. Është një numër i ngjashëm, nga ana tjetër, edhe në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu një shifër rekord. Numri i emigrantëve që hynë në BE nga vende jashtë BE-së u dyfishua midis 2021 dhe 2022. Dhe sigurisht, është rritur edhe më shumë që nga ajo kohë.

    Dhe e dimë situatën. Nuk u krijua në boshllëk. Është rezultat i një sërë vendimesh të ndërgjegjshme të marra nga politikanë në të gjithë kontinentin dhe nga të tjerë në mbarë botën, gjatë një dekade. Dje, në këtë qytet, pamë pasojat e tmerrshme të këtyre vendimeve. Dhe sigurisht, nuk mund ta përmend përsëri pa menduar për viktimat e tmerrshme, të cilëve iu shkatërrua një ditë e bukur dimërore në Mynih. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta dhe do të mbeten me ta. Por pse ndodhi kjo në radhë të parë?

    Është një histori e tmerrshme, por është një histori që e kemi dëgjuar shumë herë në Evropë, dhe për fat të keq shumë herë edhe në Shtetet e Bashkuara. Një azilkërkues, shpesh një i ri në të njëzetat, tashmë i njohur për policinë, përplas një makinë në një turmë dhe shkatërron një komunitet. Sa herë duhet të përjetojmë këto tragjedi të tmerrshme përpara se të ndryshojmë kursin dhe të marrim qytetërimin tonë të përbashkët në një drejtim të ri? Asnjë votues në këtë kontinent nuk shkoi në kutitë e votimit për të hapur dyert për miliona emigrantë të pa kontrolluar. Por e dini se për çfarë votuan ata? Në Angli, ata votuan për Brexit. Dhe pavarësisht nëse pajtoheni apo jo, ata votuan për të. Dhe gjithnjë e më shumë në të gjithë Evropën, njerëzit po votojnë për liderë politikë që premtojnë t’i japin fund emigracionit të pakontrolluar. Tani, unë rastësisht pajtohem me shumë nga këto shqetësime, por nuk është e nevojshme që të pajtoheni me mua.

    Unë thjesht mendoj se njerëzit kujdesen për shtëpitë e tyre. Kujdesen për ëndrrat e tyre. Kujdesen për sigurinë e tyre dhe aftësinë e tyre për të siguruar jetesën për veten dhe fëmijët e tyre.

    Dhe ata janë të zgjuar. Mendoj se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që kam mësuar në kohën time të shkurtër në politikë. Në kundërshtim me atë që mund të dëgjoni, disa male më tutje në Davos, qytetarët e të gjitha kombeve tona nuk e shohin veten e tyre si kafshë të arsimuara ose si rrota të këmbyeshme të një ekonomie globale. Dhe nuk është aspak befasuese që ata nuk duan të trajtohen si të tillë apo të injorohen vazhdimisht nga liderët e tyre. Dhe demokracia ka për detyrë t’i zgjidhë këto çështje të mëdha përmes votës.

    Unë besoj se shpërfillja e njerëzve, shpërfillja e shqetësimeve të tyre, apo edhe më keq, mbyllja e mediave, anulimi i zgjedhjeve ose përjashtimi i njerëzve nga procesi politik, nuk mbron asgjë. Në fakt, është mënyra më e sigurt për të shkatërruar demokracinë. Të flasësh dhe të shprehësh mendimet nuk është ndërhyrje në zgjedhje. Edhe kur njerëzit shprehin mendime jashtë vendit tuaj, dhe madje edhe kur ata njerëz janë shumë me ndikim — dhe besomëni, e them këtë me gjithë humor — nëse demokracia amerikane mund t’i mbijetojë dhjetë vjet qortime nga Greta Thunberg, atëherë ju mund të përballoni disa muaj Elon Musk.

    Por ajo që asnjë demokraci, qoftë amerikane, gjermane apo evropiane, nuk do t’i mbijetojë, është t’u thuash miliona votuesve se mendimet dhe shqetësimet e tyre, aspiratat e tyre, lutjet e tyre për ndihmë, janë të pavlefshme apo të padenja për t’u marrë në konsideratë.

    Demokracia bazohet në parimin e shenjtë se zëri i popullit ka rëndësi. Nuk ka vend për barriera. Ose e mbroni këtë parim, ose jo. Evropianë, populli ka një zë. Liderët evropianë kanë një zgjedhje. Dhe unë besoj fuqimisht se nuk kemi pse të kemi frikë nga e ardhmja.

    Përqafoni atë që populli juaj ju thotë, edhe kur është befasuese, edhe kur nuk bini dakord. Dhe nëse e bëni këtë, mund ta përballoni të ardhmen me siguri dhe besim, duke ditur se kombi qëndron pas jush. Dhe kjo, për mua, është magjia e madhe e demokracisë. Nuk qëndron në këto ndërtesa prej guri apo në këto hotele të bukura. Nuk qëndron as në institucionet e mëdha që kemi ndërtuar së bashku si një shoqëri e përbashkët.

    Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili qytetar ka mençuri dhe një zë. Dhe nëse refuzojmë ta dëgjojmë atë zë, edhe betejat tona më të suksesshme do të sigurojnë shumë pak. Siç tha Papa Gjon Pali II, në pikëpamjen time një nga kampionët më të jashtëzakonshëm të demokracisë në këtë kontinent apo kudo tjetër, “mos kini frikë.” Nuk duhet të kemi frikë nga populli ynë, edhe kur ata shprehin pikëpamje që nuk përputhen me ato të udhëheqësve të tyre.

    Faleminderit të gjithëve. Fat të mbarë për ju. Zoti ju bekoftë.

  • Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati

    Sipas Policisë së Shtetit, gjithçka ishte në rregull. Rendi publik nuk u cënua. Njerëzit që u panë live në çdo ekran televiziv ishin holograme.

    Ndërsa ata që qëndruan gjatë 14 orëve përballë godinës ishin thjesht dashamirës të arkitekturës moderne të godinës së SPAK/GJKKO, në një formë të re të turizmit institucional.

    Policia, në përgjigjen e saj ndaj njoftimit të gjykatës/prokurorisë, e uli gjithçka në nivel teknik, një mënyrë elegante për të thënë: “Në rregull, diçka ndodhi, por në letër s’ka ndodhur asgjë.”

    E ulën stekën te komisariati nr. 3, por janë ca detaje që e nxjerrin lakuriq:

    Tubimi i simpatizantëve nuk u bë në anën “publike” të godinës, por në atë zyrtare!

    Nëse ndodhesh para derës për publikun të një institucioni, është protestë (rasti PD, PL), por nëse je para derës zyrtare të një institucioni kushtetues, atëherë është vizitë protokollare!

    Por hajde ta marrim seriozisht këtë logjikë. Nëse nuk ka pasur cënim të rendit publik, atëherë përse gjithë ky zinxhir policie? Përse gjithë ky alarm? Pse ekrane gjigante në sallat operative të Policisë që shfaqnin live “situatën që po eskalohej”? Apo ndoshta po ndiqnin një serial turk?

    Në fakt, policia e ka një rekord të qartë: një ditë më parë njoftoi se po heton në gjendje të lirë të gjithë protestuesit (8 qytetarë) për prishje të qetësisë publike, sepse festonin para burgut 302. Mesa duket, tetë persona bëjnë më shumë zhurmë sesa një turmë që qëndron 14 orë përballë një institucioni.

    Do të ishte interesante të dinim se cili është kriteri profesional dhe ligjor që ndan një festë të dënueshme nga një protestë e padukshme dhe si i dallon policia protestuesit nga simpatizantët. Ndoshta kanë një algoritëm sekret.

    Si përfundim: protesta nuk ndodhi. Dhe nëse e keni parë se ndodhi, mos i besoni syve tuaj, por lexoni njoftimin e policisë. Përndryshe, rrezikoni të procedoheni për keqinterpretim të realitetit.

    P.S. Po sikur SPAK të bëjë atë që nuk e ka bërë deri më sot: të nisë një hetim kryesisht ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit të Brendshëm (që ka në varësi edhe Gardën) dhe t’u kërkojë të dyve telefonin? Pardon. Vetëm njërit, sepse tjetrit ia kanë marrë celularin para 6 muajsh!

  • Nga Alfred LELA – Në vendin ku proteston qeveria

    Nga Alfred LELA – Në vendin ku proteston qeveria

    Protesta e punonjësve bashkiakë dhe patronazhistëve qeveritarë, të enjten para Gjykatës dhe Prokurorisë së Posacme, duhet të shënohet si një nga rastet më spektakolare të absurdit politik. Jo për atë se çdo qeveri, dhe sidomos kjo e tashmja në Shqipëri, ushtron pushtet ekzekutiv të konsiderueshëm, por edhe se e njëjta qeveri, për të njëjtin institucion para të cilit protestonte, ndërroi katërcipërisht gjuhën dhe qëndrimin.

    Pa harruar këtu një gjë, që është përkufizuese e natyrës së qeverive: ato nuk protestojnë; e kundërta protestohet kundra tyre, për faktin e thjeshtë se kur, sado formalisht, ke siguruar një shumicë, ua lë pakicave instrumentin e kundërshtimit.

    Ky moment është keqpërdorimi i parë dhe flagrant i pushtetit si koncept. Por socialistët, këta specialistë, do thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori-të së keqes do të shtonin të tjerë-nuk mjaftohen me shfrytëzimin vetëm të pushtetit si koncept. E bënë këtë të enjten, edhe fizikisht, duke kundërshtuar edhe veten. E kam fjalën te ‘mungesa strategjike’ e Policisë së Shtetit në perimetrin e protestës, duke shpërfillur edhe një kërkesë për ndihmë –sipas ligjit-të Gardës së Republikës.

    Të premten e një dite më vonë, ministri i Brendshëm, një shvejk lokal shumë i lezeçëm në marrina, e shpërfaqi absurdin e pushtetit, edhe verbalisht, kur tha se nuk kishte protestë dhe as rrezik, por vetëm një tubim simpatizantësh.

    I njëjti ministër ka qenë në detyrë, të disa të mëparshme, kur protestat apo tubimet kanë marrë tjetër përgjigje. Po aty, në 2-3 raste, mbështetësit e Sali Berishës janë tubuar për të përcjellë kryetarin e tyre në paraqitjet në SPAK apo GjKKO. Në çdo rast forcat policore kanë qenë të pranishme dhe të përforcuara. Sikur asgjë, e kanë ndjellë rrezikun me praninë e tyre,  edhe pse ai mund të ketë qenë ose jo i pranishëm. Për të kthjelluar këtë, duhet thënë se, në asnjë rast, nuk ka patur përplasje mes të tubuarve dhe policise, dhe aq më pak dhunë verbale apo fizike kundër prokurorëve e gjyqtarëve. Mbështetësit e opozitës kanë shkuar aty, përcjellë dhe dëgjuar komunikimin publik të Berishës, dhe mbrapsht. Ndryshe nga ‘simpatizantët’ e qeverisë, ata nuk u kanë zënë pritë funksionarëve të drejtësisë, nuk i kanë pritur deri në daljen nga zyrat, nuk u janë hedhur sipër makinave, apo goditur ato, siç ndodhi me të pakorruptuarit e ndërkryer të enjten.

    Për të kuptuar disi më qartë ‘ndërhyrjet strategjike’ të Policisë, kujtoni situatën groteske para pak muajsh, kur Specialët e Hoxhës u futën në territorin e Kuvendit. U lips ndërhyrja e Gardës për t’i ‘qartësuar’ për shkeljen. Policia, me zell të tepruar, ndoqi një grusht protestuesish që u zhvendosën sporadikisht nga Bashkia te Kuvendi. Skenat e asaj dite, me policë specialë duke u kacafytur me deputetët e opozitës në lulishten e Kuvendit, i përkasin përfytyrimit të banales.

    Të kuptohemi, banaliteti nuk është i policëve të keqpaguar dhe keqtrajtuar-edhe ata shqiptarë të thjeshtë-por i qeverisë, ministrit dhe kryeministrit.

    Nuk ka si kulmon banalja, më shumë se nga ullukët që kullojnë mbrapshtinë e gjirizeve të pushtetit, se sa te precedenti i një qeverie, që ka pafund pushtet, dhe del në mexhlis për të marrë edhe pushtetin e fundit në vend: protestën.

    Kjo bie në sy edhe më shumë, për faktin se protesta është kategori etike, pakice dhe kundrabalance. Patronazhistët e Ramës dhe Veliajt, në rrethimin e SPAK dhe GjKKO nuk janë as etikë, as pakicë dhe as në kërkim të balancës.

    Pasi kanë vjedhur e ndarë plaçkën, kuçin e maçin e çdo pasurie publike, kërkojnë të shfrytëzojnë edhe xeherorin e fundit të një pasurie që, si shumë të tjera, nuk është e tyrja: të drejtën e protestës, tubimit, rebelimit, kryengritjes.

    Nuk fitojnë gjë me të, sigurisht. Veçse, u dhurojnë syve që vështrojnë, habi dhe përçmim të asaj që, është qesharake dhe shfaqet në mijëra formë.