Blog

  • Nga Basir ÇOLLAKU – Dy ministra nuk udhëtojnë dot në USA

    Nga Basir ÇOLLAKU – Dy ministra nuk udhëtojnë dot në USA

    Duket se përveç Veliajt që e kishte vizitën e fundit për në Amerikë, janë edhe dy ministra në pamundësi biletash për të vizituar tokën e premtuar.  Kjo ngjan me një qëndrim ndryshe tashmë ndaj mazhorancës. Pasi paligjshmëria inkriminimi dhe korrupsioni janë motivet e ndalesave për zyrtarët e lartë. Janë dy qeveritarë të rëndësishëm që do i mungojnë diasporës elektorale.

    Për të dy, ka dosje me rrethana të rënduara penale. Tendera, koncensione, investime strategjike, favore të inkriminuarve për përfitime elektorale, janë brendi e fashikujve. Natyrisht si pjesa dërrmuese e ekzekutivit janë në hetim për dosje të rënda kriminale. 2025 nisi me rikthimin e veprimeve hetimore në Strukturën e Posaçme për dosjen “Xibraka” ku po hetohet Olsi Rama, në procedim penal të trafikut të kokainës, vëllai i Kryeministrit. Thellimi veprimeve do të sillte edhe  hetim në kuadër të ligjit antimafia për KM. Muajt parazgjedhorë do të jenë intensive në SPAK për politikanë të cilët janë në hetim prej muajsh.

    Janë paketë e veprimeve invetiguese prokurorë e gjyqtarë e oficerë të policisë, ministra e deputetë. Procedimet kanë në fokus edhe dosjet e mëdha të sky-enchro, ku përgjimet kanë nxjerrë shumë të dhëna për lidhjet mafioze të pushtetit me krimin e organizuar. Hetimet janë shtuar për vepra të fshehjes së pasurive, pastrim parash, investime nga droga e korrupsioni.Në janar janë mbushur tre vite të regjistrimit të procedimit penal Rama-McGonigal dhe zhvillime të reja janë në prag. Me sa duket Qeveria duhet t’i zhvillojë mbledhjet në SPAK,  pasi do të ketë shumë ftesa për anëtarët e kabinetit.

  • Përse Trump do që të marrë Grenlandën, Kanadanë dhe Panamanë: hija e Luftës, Kina dhe Arktiku

    Përse Trump do që të marrë Grenlandën, Kanadanë dhe Panamanë: hija e Luftës, Kina dhe Arktiku

    Donald Trump ka shtënë edhe një tjetër nga të tijat. Zot, tani me të vërtetë do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore! Janë pak a shumë këto dy kategoritë e përgjigjeve ndaj deklaratave të fundit të presidentit të zgjedhur mbi pushtimin e mundshëm (edhe me forcë) të Grenlandës dhe Panamasë dhe për aneksimin e Kanadasë si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. Por, a mund të ndodhë vërtet e gjithë kjo? E vërteta, si gjithmonë, qëndron diku në mes. Nga njëra anë, manjati ka dashur t’i shtrijë dorën nacionalizmit të dëshpëruar të yjeve dhe vijave, përmbledhur nën moton “America First”, e cila i mundësoi rizgjedhjen. Nga ana tjetër, vështrimi i presidentit dhe i aparatit amerikan projektuar tashmë në një të ardhme të afërt në të cilën konkurrenca për Arktikun dhe sfida e madhe me Kinën do të bëhen konkrete dhe të rrezikshme.

    Pse Trump do Grenlandën

    Analizojmë pika për pikë deklaratat e Trump, duke filluar nga Grenlanda. Për të janë shkruar nga të gjitha: ishulli më i madh në botë pas Australisë, i pasur me hidrokarbure, uranium dhe tokë të rralla dhe një platformë e madhe strategjike për projeksion në Arktik. Gjithçka e drejtë, por, pyetja vlen edhe për territoret e tjera: pse SHBA nuk i ka pushtuar kurrë deri më tani? Gjatë gjithë historisë së saj, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta blejnë Grenlandën më shumë se një herë, së fundmi nga Trump gjatë presidencës së tij të parë më 2019. Atëherë pyetja e duhur shtrohet: pse tani? Ishulli është pjesë e Danimarkës, por kohët e fundit ka filluar sërish të kërkojë me zë të lartë pavarësinë, madje duke shpallur edhe një referendum. Trump ka qenë i zoti të futet në këtë fërkim, duke shkaktuar reagimin e pashmangshëm të shteteve evropiane me të cilat kontrasti ka qenë përvijuar tashmë, që nga shpallja e tarifave dhe një tërheqje e SHBA nga kontinenti. “BE do të mbrojë kufijtë e saj,” ka paralajmëruar në fakt Franca. Por nuk ka rrezik.

    Çfarë kërkojnë (vërtetë) SHBA-të e Trump nga Grenlanda

    Përtej propagandës, shumë e rëndësishme kjo për një superfuqi, objektivi realisht i ndjekshëm nga Uashingtoni nuk është pushtimi ushtarak i një territori sovran. Në përkufizimin “prioritet absolut” kontrolli i “pronësisë” amerikane të Grenlandës, presidenti i zgjedhur ka shumë të ngjarë të synojë firmosjen e një akordi. Flitet për Compact of Free Association, një lloj protektorati i bazuar në të ashtuquajturën “federatë e lirë”. Ky është një model pavarësie dhe dekolonizimi i njohur nga OKB-ja, të cilin Grenlanda po e ndjek që nga vitet Nëntëdhjetë. Në një debat parlamentar mbi kushtetutën e ishullit në prill, federata e lirë u përcaktua si një mënyrë për të organizuar sovranitetin e ardhshëm. SHBA do të krijonte baza amerikane dhe sillnin personel ushtarak në territor, në këmbim të njohjes së sovranitetit të plotë dhe ndihmës së konsiderueshme ekonomike dhe materiale. Është një pikë e fundit, e përbashkët edhe për territoret e tjera të pretenduara nga Trump: hija e gjatë e Kinës. Pekini në fakt prej vitesh ka bërë investime dhe kontrata të mëdha në Grenlandë, për të shfrytëzuar burimet e tij të pafundme dhe për të ushtruar presion mbi rivalët e tij kryesorë amerikanë.

    Përse Trump do që të aneksojë Kanadanë

    Pamja e plotë e Arktikut na çon drejt e në Kanada. Flasim për një vend të madh të inkorporuar në kontinentin amerikanoverior, tashmë kryesisht nën ndikimin e SHBA-së pa nevojën e një kontrolli të drejtpërdrejtë federal, i cili do të rezultonte vetëm si një barrë shtesë për administratën e yjeve dhe vijave. Kanadaja tashmë përfaqëson një brinjë “të jashtme” të SHBA-së, duke garantuar edhe një votë më të harmonizuar brenda organizatave shumëpalëshe dhe ndërkombëtare si OKB-ja. Mirëpo, janë edhe faktorë të tjerë për t’u konsideruar. Para së gjithash, entuziazmi nacionalist i miliona votuesve, i trashëguar nga dhjetëra breza që për mbi një shekull kanë ëndërruar aneksimin e fqinjit të madh verior. Kriza e qeverisë Trudeau dhe pasiguria në rritje ndërkombëtare i kanë dhënë Trump një mundësi tjetër për të kapërcyer valën. Sipas manjatit, SHBA “nuk mund të vuajë më deficitin masiv tregtar dhe të mbajë ndihmën që Kanadasë i duhet për të qëndruar në këmbë”. Aneksimi i Kanadasë si shteti i 51-të federal, në mënyrë demokratike dhe duke ndjekur çdo hap të procesit ligjor, do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara përvetësimin e drejtpërdrejtë të tregjeve dhe burimeve, duke shtuar thellësinë e saj strategjike dhe duke i garantuar Uashingtonit de facto kontrollin e drejtpërdrejtë të të gjithë “ishullit” amerikanoverior. Sigurisht, me përjashtim të Meksikës, me të cilën tonet janë padyshim më pak të qeta dhe miqësore. Megjithatë, Grenlanda dhe Kanadaja na shtyjnë drejt temës së madhe: konkurrencës në rritje midis fuqive për dominimin e Arktikut.

    Gara për Arktikun dhe luftrat e së ardhmes

    Arktiku do të jetë teatri i sfidës së ardhshme midis fuqive të planetit. Ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale kanë hapur dhe do të vazhdojnë të hapin rrugë të reja tregtare në atë që ekspertët e kanë quajtur “oqeani i pestë i ardhshëm”. Që tani, kur është i lundrueshëm, pra jo në muajt e dimrit, Deti Akullnajor Arktik mundëson përgjysmimin e kohëve dhe kostove për transportin e mallrave nga Azia në Evropë, nga Lindja në Perëndim. Northern Sea Route – Rruga e Detit Verior duket edhe më e rëndësishme në një kohë kur kriza e Detit të Kuq po i detyron kompanitë tregtare t’i bien qark Afrikës për të arritur tek konsumatorët perëndimorë. Një autostradë ujore që nuk qeveriset nga asnjë ligj dhe që sheh një mbizotërim të qartë territorial të Rusisë. Moska ka shpenzuar dy shekuj duke u zgjeruar në të gjithë vijën e madhe bregdetare veriore të botës dhe e quan veten një “shtet Arktik në gjithçka dhe për gjithçka”. “Do t’ia thyejmë dhëmbët kujtdo që përpiqet të na kërcënojë në rajon”, ka përsëritur Vladimir Putin më shumë se një herë. Dhe në fakt Arktiku është plot me baza dhe anije ushtarake ruse, pasi Federata u përjashtua nga Këshilli Arktik, në të cilin tani kanë mbetur vetëm shtatë vende të tjera perëndimore. Hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe riarmatimi rëndë i Polonisë e kanë zhvendosur boshtin e Aleancës Atlantike drejt Balltikut, duke përfituar nga lufta në Ukrainë si një mundësi për të militarizuar frontin verilindor. Nga ana e saj, Rusia ka forcuar bashkëpunimin strategjik me Kinën, e cila ka investuar miliarda e miliarda juanë dhe teknologji të avancuara në infrastrukturën e Arktikut. Një kundër-globalizim i plotë, shumë më efektiv se Rrugët e brishta të Mëndafshit. Mare Nostrum rus lidh Atlantikun dhe Paqësorin me një thjeshtësi të habitshme, dhe është edhe i pasur me gaz dhe naftë. Më pas Pekini dërgoi për herë të parë në absolut Gardën e tij Bregdetare Kombëtare në ujërat nordike, duke çimentuar një partneritet edhe ushtarak me Moskën. Me rënien e barrierës së akullit, për shkak të klimës dhe gërmimeve njerëzore, pushtimet dhe luftërat do të bëhen të mundshme.

    Përse Trump do Panamanë

    Lidhja midis oqeaneve është në qendër edhe të synimeve të Trump për Panamanë. Kanali artificial mundëson kalimin midis Atlantikut dhe Paqësorit pa pasur nevojë të qarkullojë të gjithë kontinentin amerikan. Në fakt ishin Shtetet e Bashkuara që praktikisht e kanë krijuar, kur më 1901 morën kontrollin e tij për 99 vjet. Më 31 dhjetor 1999, Uashingtoni vendosi t’ia dorëzonte shtetit të Panamasë menaxhimin e korridorit detar 82 kilometra të gjatë. Një lëvizje taktike, e cila megjithatë vite më vonë ka lejuar depërtimin e Kinës që, nëpërmjet investimetve të zakonshme miliarda dollarëshe, dëshiron të projektojë ndikimin e saj si fuqi ekonomike. Këtë herë pikërisht në oborrin e shtëpisë amerikane, siç tashmë ka ndodhur në Kubë dhe Venezuelë, për të mos thënë në të gjithë Amerikën Latine. Kontrolli, edhe në distancë, i Kanalit të Panamasë është vendimtar për SHBA-të, që në këtë mënyrë mund të lëvizin lehtësisht flotën e saj nga Atlantiku në Paqësor dhe anasjelltas. Dhe shumë më tepër: në kalimin e Panamasë bazohet e gjithë hegjemonia e SHBA. Hegjemoni e vënë në provë pikërisht nga depërtimi kinez dhe nga momenti i lodhjes perandorake të përjetuar nga SHBA, e mbiekspozuar në teatrot e tensionit botëror nga Lindja e Mesme, në Tajvan. Kërcënim për fuqinë amerikane në nyjën e Panamasë është edhe ndryshimi klimaterik, me shtrëngimin e thatësirës që ka vënë dhe do të vërë në provë të madhe flukset tregtare.

    Nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës

    Mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe e interesave mbi të gjitha është – në propagandën e Trump-it – përpara çdo aleance apo traktati. Një tjetër dhimbje e madhe koke për sigurinë amerikane, në këtë kuptim, është Meksika. Retorika mbi emigracionin e paligjshëm dhe muri i famshëm kufitar janë kuajt e betejës së Presidentit të zgjedhur, i cili nën një zjarr të plotë nacionalist nuk ka rreshtur së sulmuari edhe fqinjin e bezdisshëm jugor. Duke afirmuar se dëshiron t’i ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”. Si dëshmi të faktit se kontrolli i detrave, veçanërisht i atyre “shtëpiakë”, mbetet thelbi dhe shqetësimi kryesor i fuqisë amerikane. Përfaqësuesja republikane e Georgia-s, Marjorie Taylor Greene, ka njoftuar tashmë se do të prezantojë legjislacionin për të ndryshuar emrin gjeografik të Gjirit, i cili u krijua gjatë Perandorisë Spanjolle në hartat e institucioneve ushtarake dhe federale.

    Propaganda kundër propagandës, kundërlëvizja e Meksikës nuk vonoi. Presidentja Claudia Sheinbaum iu përgjigj Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij duke treguar një hartë të vitit 1607, kur Meksika përfshinte territore të pushtuara më vonë nga SHBA me forcë. Dhe me emrat e tyre origjinalë: Tejas (Teksasi i sotëm), Nuevo Mexico, Arizona, Yuta (Juta e sotme), Nevada dhe Kalifornia. Përgjigja pikante ndaj Trump u përmbyll me një tjetër shaka historike: kreu i Shtetit meksikan tha se manjati ka ilustruar projektin e tij të ri “nga panairi Mar-a-Lago, në territorin e La Florida, në Nueva España, Capitania General de Cuba”, në bregun e “Gulfo de México”. “Mund t’i quajmë Shtetet e Bashkuara Amerike Meksikane,” përfundoi ajo.

    SHBA-të duan vërtet të pushtojë me forcë territore të tjera?

    Nëse ka një gjë që na ka mësuar historia, është që gjithçka mund të ndodhë. Madje, shpesh ndodh ekzaktësisht ajo që nuk pritej. Megjithatë, mbi realizueshmërinë e pushtimit apo aneksimit të territoreve apo shteteve të tjera nga Shtetet e Bashkuara ekzistojnë pengesa të mëdha. E para është misioni çlirimtar dhe demokratik që Uashingtoni i ka përcaktuar vetes në shekullin e njëzetë: nëse do të përdorte forcën ushtarake për të përvetësuar tokat që i përkasin në mënyrë legjitime kombeve të tjera, ai do të shkatërronte bazën retorike mbi të cilën ka ndërtuar perandorinë e tij aktuale. Një motiv i dytë mund të gjurmohet në mënyrën amerikane të të qenit perandori: pa e thënë hapur, duke i ulur provincat e saj (përfshirë Evropën) në një gjendje ekonomike dhe post-historike, duke mbajtur larg fantazmën e luftës reale si garanci kontrolli, duke dominuar detet. Një skemë që sigurisht ka hyrë në krizë vitet e fundit, siç perceptohet nga rivalët dhe siç tregohet nga shpërthimi i njëkohshëm i shumë fronteve të luftës.

    Përgatiti për gazetatjeter.net, Dardan MITROVICA

  • Nga Enver BYTYÇI – Ajo që bëri Biden me Sorosin është e denjë vetëm për Edi Ramën!

    Joe Biden, presidenti në ikje i SHBA-ve, dekoroi George Soros, me medaljen më të lartë amerikane, atë të lirisë. Po a është medalja amerikane e lirisë e përshtatshme e aq më pak në përputhje me vlerat që predikon dhe ka predikuar George Soros?! Pikërisht kjo pyetje i jep përgjigje edhe absurdit Biden për t’i dhënë dekoratën më të lartë amerikane manjatit të doktrinës anti-familje, anti-pronë, anti-shtet, anti-atdhe e anti-komb të George Soros.

    Soros është armiku më i madh i demokracisë dhe lirisë. Për këtë shkak ai nuk ka lidhje me lirinë njerëzore, madje as me lirinë natyrore të njeriut. Ai ka në projektin e tij shkatërrimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë tradicionale dhe krijimin e një bote nën kontrollin e beniaminëve të tij. Ai nuk pranon as vlerat natyrore të lirisë njerëzore. Soros mbështet regjime autoritare dhe narco-qeverisëse si këtë regjimin e Shqipërisë së lodhur nga mafia dhe krimi i organizuar në Shqipëri. Soros është projektuesi i një bote pa familje, pa atdhe, pa identitet dhe integritet. Soros është financuesi i anti-vlerave dhe kundërshtar I civilizimit të sotëm. Dinjiteti dhe identiteti janë dy cilësitë themelore të lirisë së njeriut. Të dyja këto janë dhuratë e Zotit, sepse vetëm Zoti i posedon ato si pronë të vetën. Soros nuk njeh as pronësinë e Perëndisë! Është armik i njeriut dhe për pasojë edhe i vetë krijuesit!

    Askush si George Soros në botën e sotme nuk i ka kontribuar çmontimit të vlerave tradicionale të lirisë dhe demokracisë. E megjithatë presidenti amerikan Joe Biden mori guximin që ta dekorojë atë me medaljen e lirisë. Kjo do të thotë se Soros kishte dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm në administratën e Biden dhe për këtë arsye ka patur dhe ka mbështetjen e demokratëve amerikanë. Kjo do të thotë se në sipërmarrjet mafioze të Soros ka pjesën e saj edhe administrata amerikane Obama-Biden. Ky fakt e bën të dukshme arsyen pse amerikanët votuan me shumicë dërmuese e të padiskutueshme Donald Trump.

    Medalja e lirisë për George Soros është një hipokrizi dhe intrigë politike e presidentit në ikje, Joe Biden. Sepse të dekorosh me këtë medalje njeriun që ka punuar më shumë së çdokush tjetër kundër vlerave të lirisë,  është më shumë se absurditet. Është një skandal i vërtetë. Ajo që po bën Biden në momentet e fundit të presidencës së tij është vërtetë e tmerrshme dhe e turpshme. Fillimisht shpalli faljen për veprat penale të djalit të tij. Një precedent i panjohur më parë as nga kryetarët e shteteve diktatoriale. Ju siguroj që diktatorët maten më shumë sesa u mat Joe Biden për të dekretuar faljen e djalit të tij. Ai dekretim shkon gjithashtu në kundërshtim me mentalitetin perëndimor, ku promovohet koncepti se “djali apo vajza duhet të paguajnë koston e gabimit që bëjnë, sepse ndryshe nuk reflektojnë”!

    Joe Biden me atë dekret të faljes së djalit shkelmoi këtë koncept perëndimor të drejtësisë të ngulitur në ndërgjegjen njerëzore si vlerë e perëndimit. Ndërkohë që dekoroi me medaljen e lirisë personin më të angazhuar të globit për kapjen e pushteteve, sidomos të drejtësisë, George Soros. Nëse një manipulator dhe diktues i vendimeve gjyqësore, si Soros, merr dekoratën e të qenit kampion i lirisë, atëherë kjo e çmonton konceptin e lirisë dhe e devijon ndërgjegjen shoqërore nga e vërteta. Por në praktikën e administratës së Biden nuk është hera e parë që ndodhin këto.

    Sekretari i Shtetit Blinken, njeriu kryesor i Soros në administratën e shkuar të SHBA-ve, me shpalljen si kampion të luftës kundër korrupsionit të Dvoranit dhe Dumanit në Shqipëri ka dëshmuar të njëjtin koncept si edhe shefi i tij Biden. Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një fakt të implikimit të njeriut të besuar të kryeministrit shqiptar, Taulant Ballës, për lidhjet e tij me organizatat kriminale. Këto të dhëna i ka në dosje edhe Dumani i dekoruar prej Blinken. Por fatkeqësisht kreu i SPAK nuk vepron, nuk hap hetime, nuk reagon. Sepse drejtësia në Shqipëri është produkt i Soros. Sepse më shumë vlejnë dekoratat e Blinken dhe Biden, sesa e vërteta dhe drejtësia!

  • Nga Kim MEHMETI – Nëse dikush ta përbuzë gjuhën e nënës, ai të ka pështyrë në fytyrë!

    Kjo ‘tezja’ që shpesh herë nuk e dinë se ku ndodhet – por që nuk harron se është Presidente e Maqedonisë dhe se  vendin duhet ta mbrojë nga armiku i natyrshëm i tij, nga shqiptarët – gjithmonë ka qenë parimore.

    Gjatë kohës së Millosheviqit ajo e mbronte Serbosllavinë e quajtur Jugosllavi nga rrënuesit e saj, kryesisht nga shqiptarët.

    Përderisa ishte ministre e Gligorovit, ajo e mbronte Maqedoninë e pavarur nga kërkesat e shqiptarëve për arsimim në gjuhën amtare.

    Sot, si Presidente e VLEN-it, ajo e mbron gjuhën maqedonase nga gjuha shqipe duke refuzuar të nënshkruaj dekretin për licencat dygjuhësore në çerdhe!

    Ndërkohë duhet pranuar se edhe pushtetarët shqiptarë të këtyre tri dekadave të fundit kanë qenë parimorë dhe kanë përkrahur cilindo kandidat maqedonas për president që ka pranuar atyre t’ua nënshkruaj licencat e vasalit.

    Sidoqoftë duhet thënë se gjërat nuk do ndryshojnë përderisa shqiptarët e këtushëm nuk e kuptojnë se emërtimi i gjuhës së tyre amtare si gjuha e ’20 për qindëshit’, nuk e tregon vetëm pafytyrësinë e përfaqësuesve të tyre politikë, por e shpërfaq edhe turpin grupor të shqiptarëve të Maqedonisë.

    Pra pozita e shqiptarëve të Maqedonisë do ndryshojë vetëm atëherë kur ata do e kuptojnë se ka diçka edhe më poshtëruese se sa tjetri të të pështyjë në fytyrë: të ta përbuzë gjuhën e nënës.

  • Nga Artan HOXHA – Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

    Nga Artan HOXHA – Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

    Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024 dhe me Sali Berishën fill pas vitit të ri.

    Për Sali Berishën apeli i GjKKO-së nuk pranoi kërkesën për riarrestim shtëpiak bërë nga SPAK por rinxorri nga mënga detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj para OPGj-së. Të ripranonte arrestin shtëpiak do ishte vetëdiskreditim ulëritës por edhe ta linte pa masë fare do ishte dorëzim pa kushte i regjimit, ndaj Apeli i GjKKO-së e luajti lojën e idiotit të dobishëm-idiotësia është kaq ashiqare sa edhe bufi e kupton se me këtë masë procesit hetimor, aq më shumë në këtë fazë të avancuar, nuk i jepet asnjë garanci ndaj atyre ‘frikërave’ të SPAK se Sali Berisha mund të arratiset apo të frikësojë dëshmitarët a të dëmtojë provat.

    Afërmendësh, entuziazmi i dashnore(ë)ve të SPAK/GjKKO rishpërtheu hareshëm pas mekjes (deri kritika për gjyqtaren) kur shkalla e parë e GjKKO-së, në fund të nëntorit, i hoqi fare masat e sigurisë.

    Në ndërkohë, këta dashnore(ë): KLP-ra; KLGJ-ra; OJF-ra; TV-ra; organizata e ambasada; politikanë, aktivistë, analistë e gazetarë; konsulentë, zyrtarë kombëtarë e ndërkombëtarë; as që ua ndjeu ndopak kur Erjon Veliaj nga ‘kolegë’ i quajti ‘trokitës’ spakistët dhe byroistët me rastin e kontrolleve të ushtruara ndaj së shoqes, vëllait dhe bizneseve të tyre e kur pretendoi se kontrollet ishin bërë pa vendim gjykate.

    Po aq nuk u ndjenë kur, pas pyetjes mbi 5 orëshe, nga Selia e Këshillit Bashkiak Erion Veliaj e përqeshi SPAKun se ai bazohej veçse në sajesat e një anonimi dhe heshtën si guri i varrit kur të nesërmen, në mediet rilindëse, doli materiali demaskues me 8 pika që e bënte copë gjith procesin e SPAK/GjKKO ndaj atij dhe familjarëve të vet. Në këto pika veprimet hetimore anatemohen aq rëndë sa barazohen me veprimet e tipit ‘sigurim shteti’ (shih link: https://www.gazetatema.net/politika/mbrojtja-e-veliajt-i-pergjigjet-spak-tete-pikat-qe-vertetojne-se-hetimi-i473299). Për më tepër, disa dashnore(ë) iu turrën rëndshëm kundër vetë SPAK/GjKKO-së, të gatshëm të shkelmonin dashurinë e jetës-Drejtësinë e Rilindur-për hatër të Erjonit.

    Të njëjtat pretendime për procesin i kanë paraqitur më parë edhe të akuzuarit nga opozita por dashnore(ë)t e SPAK/GjKKO-së, kurdo e kujtdo, i janë sulur si të tërbuar në mbrojtje të Drejtësisë së Rilindur e ‘kurajos së saj për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë’. Tërbimi ju kthehet në shurdhim kur Veliaj iu shan ‘dashurinë e jetës’-nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk flasin-ndonëse 8 pikat e Veliajt përfshijnë e tejkalojnë të gjitha akuzat e të tjerëve për SPAK/GjKKOnë lidhur me një fazë kaq të hershme të hetimeve.

    Po kështu u sollën edhe pas konferencës së Kryerilindësit më 30 dhjetor. Në atë konferencë shumëorëshe, tipike autokrate, (shih link: https://www.kryeministria.al/newsroom/kryeministri-edi-rama-ne-konferencen-tradicionale-te-fundvitit-me-gazetaret-2/), Edi Rama u pyet tri herë për rastin Veliaj. Në dy herët e para u përgjigj përmbledhtazi se nuk komenton rastet individuale, askujt në PS nuk i lejohet gjithashtu, përvec pas një vendimi përfundimtar gjyqsor, pak a shumë siç u përgjigj edhe tek Zëri i Amerikës dy ditë më herët, por tek përgjigja e pyetjes së herës së dytë paralajmëroi mos ta vinin më në ngasje, e ngasjes nuk i rezistoi tek pyetja e tretë.

    Në të tretën e të vërtetën përgjigje, në pjesën e parë të saj, duke iu referuar gjyqit publik në medie e rrjete sociale ai lartësoi Veliajn si udhëheqës politik dhe transformues të Tiranës e, për këtë aspekt, u shpreh se ‘…atëherë këtu jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe ka shumë për të reflektuar’, ndërsa tek pjesa e dytë e përgjigjes, kur iu referua thelbit të dyshimeve të SPAK për Veliajn dhe familjarët e tij, ai u shpreh ‘…Ndërkohë që, nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë akuzë publike, me gjithë argumentet përkatës. Jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, sms-ra, një sms pa emër, në kuptimin që nuk kuptohet se kujt i është ngritur, si i është ngritur, pra jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do të shohim evoluimin edhe në kohën e duhur do të mbajmë qëndrimet tona’.

    Shkurt, qartas e haptas-çorbë derrash-e derisa të jetë e këtillë nuk mund të mbajë qëndrim për ç’ka thote SPAK/GjKKO. Nëse shtojmë këtu edhe ç’ritha lidhur me sekuestrimin e bazës së Limionit apo se ç’ritha për rastin Xhaçkaj dhe Gjykatën Kushtetuese, del fare qartë se ç’mendon Edi Rama për krijimin e vet më madhështor-Drejtësinë e Rilindur, të paparë që nga 1912ta-kur kjo, me a pa dashje, i cenon interesat.

    Ai foli, dashnore(ë)t e SPAK/GjKKO riheshtën. Ndoshta për shkak të pushimeve dimërore, atmosferës festive, vëmendjes së pakët medietike, udhëtimeve, pijeve e ushqimeve. Le të presim çdo thonë e çdo bëjnë në ditët në vijim.

    Nëse vijojnë të heshtin, s’mbetet urim tjetër festiv për të gjithë at(o)a, dashnore(ë)t pra, veç atij të famshmit urim të Gent Strazimirit:

    SPAK YOU

  • Nga Agim XHAFKA – Pse besoj Berishën dhe jo Ramën

    Këtë vit në maj do të bëhen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Për fat ato janë më të thjeshtat nga gjithë ç’janë zhvilluar deri më sot. Nuk ka nevojë fare për fushatë, për programe dhe për harxhe televizive. Se njerëzit këto katër muaj deri në datën 11 maj thjesht  do bëjnë ca pyetje e do marrin shpejt plot përgjigje. Psh:

    -Doni o shqiptarë mos bllokoheni në Elbasan kur shkoni në Pogradec, Korçë e Greqi?

    Normal që e zgjidh veç Berisha. Nën qeverisjen e tij u bë dhe tuneli në Krrabë. Një ëndërr e elbasanllinjve në shekuj. Pa folur për autostradat në Jug, apo rrugët rurale që janë mijra kilometra.

    -Doni karburante me çmime me të lira?

    Normal që veç Berisha e kryen.

    -Doni rroga më të larta?

    Normal që Berisha do merret me to. Ua dyfishoi mësuesve e mjekëve rrogat kur ishte kryeministër. Mbahet mend ajo rritje.

    -Doni ilaçe cilësore?

    Normal që mjeku Berisha atje e ka vëmendjen.

    -Doni energji elektrike më të lirë, ujë të pijshëm në çezma, arsim cilësor, mosbraktisje të vendit, mbrojtje të pasurive të atdheut, zhdukjen e pagesave për inceniratorët, mënjanimin si praktikë të koncesioneve, çuarjen në gjykatë të hajdutëve të parasë publike, ulje të taksave e borxhit?

    Normal që gjithë këtyre halleve veç ai u jep zgjidhje?

    -Doni o shqiptarë në qeverisje Ramën apo Berishën?

    Normal që Berishën.

    -Pse?

    Se ai e mban fjalën që jep. Nuk e kthen kurrë. Dhe kryesorja ka lënë vepra të punëve të tij. Se votuesi është si shën Thomai. Beson një gjë kur e prek. Kështu dhe ne në maj. Do votojmë për doktorin. Nuk ka nevojë për program e fushatë. Mjafton të kujtojmë Rrugën e Kombit që e bëri për dy-tre vite, të kujtojmë hyrjen në NATO, të sjellim ndër mend heqjen e vizave dhe në çast të shohim pastaj filmin e Ramës xhiruar këto 12 vite. Me largime masive të shqiptarëve, me rritje çmimesh që as në ëndërr nuk i përfytyron kush, me zmadhimin dy herë të borxhit publik, me shpërndarje e parave të shqiptarëve në duart e tre-katër shokëve të vet, me korrupsionin masiv që e ka futur si virus në çdo zyrë…

    Sivjet në maj zgjedhjet janë më të thjeshtat zhvilluar ndonjëherë. Askush nuk e kthen kokën nga Rama. Nuk sheh nga prapa domethënë. Nga varfëria e hajdutëria. Shqiptarët duan shtet, duan një kryeministër serioz që të shkojë në zyrë dhe të mos banojë në avion.

  • Nga Alfred LELA – 2024: Viti i SkyEncrochat dhe gjuhëtarëve ‘popullorë’, varrmihësve të shqipes

    Nga Alfred LELA – 2024: Viti i SkyEncrochat dhe gjuhëtarëve ‘popullorë’, varrmihësve të shqipes

    Fjala e Vitit e Oxford-it për 2024 ishte ‘brain rot”, dhe u përzgjodh për të shenjuar lundrimin e gjatë, thuajse të pavetëdijshëm, të popullatës globale në rrjetet sociale, apo në internet në përgjithësi. Fjala është një rimarrje e shekullit 19, përdorur së pari nga shkrimtari amerikan Henry David Thoreau.

    Nëse do të kërkohej në motorin virtual të fjalëve më të përdorura në debatin mediatiko-politik dhe popullor të Shqipërisë për vitin 2024, do të endeshim diku mes “përgjime”, “arrestime” dhe “SkyEncrochat”. Kjo e fundit një nga platformat e koduara të komunikimit në telefonat smart, e cila në finale nuk rezultoi e tillë (e koduar), pasi shërbimet europiane arritën të dekriptojnë bisedat ndërmjet bosëve të krimit dhe ushtarëve të tyre. Ajo që, ndoshta, u ra në sy shërbimeve  inteligjente dhe të sigurisë, por me siguri nuk i habiti, ishte zotërimi i gjuhës shqipe, një të folmeje përndryshe të vogël, në këto komunikime.

    Kjo përputhej me të dhënat dhe dyshimin, tashmë jo dhe aq të ri, se krimi i organizuar shqiptar është një fenomen europian dhe transglobal. Nëse kjo është një e dhënë për shërbimet, apo edhe për studiuesit e kriminialitetit, për shqiptarët vlen fakti se bisedat e zbardhura nuk janë thjesht dialogje kriminelësh. Krejt e kundërta, dëshmojnë kriminalizimin e sistemit politik, por edhe  policisë e medias. Shpërfaqja nëpër këto biseda e disa ish-deputetëve të Partisë Socialiste, në përpjekje për të vrarë njëri-tjetrin, apo rivalë të tjerë, në luftën për hakmarrje, sundim ekonomik dhe territorial, dhe më rëndë se kaq, ekspozimi i një ligjvënësi të mazhorancës në qarkun e Durrësit si kandidat i bandave të fuqishme të zonës, alarmojnë çdokënd për fatalitetin e një lidhjeje okulte mes krimit të organizuar dhe politikës.

    E treguar me pak rreshta, deputeti Jurgis Cyrbja, i treti në listën e Durrësit, ku drejton kryeministri Rama, nuk ishte vetëm vullneti i një prej bandave të qytetit, por gara me një bandë tjetër të zonës për t’i dëshmuar se kandidati i tyre, dmth Cyrbja, renditej më lart në listë dhe kjo dëshmonte se ndikimi dhe lidhja me Ramën ishte më e fuqishme. 

    Ky është infektimi i vetëdijes politike dhe shoqërore të Shqipërisë, përshkallëzuar sidomos në dekadën e qeverisjes së majtë socialiste të dekadës së fundit. Një brain rot (kalbje e trurit) që sheh fuqizimin ekonomik dhe ruajtjen e pushtetit dhe territorit si platforma të vetme të ekzistencës shoqërore dhe individuale. I një shkalle alarmante, edhe pse më pak të dëmshme, është edhe bastardimi i shqipes si gjuhë. Ata që kanë lexuar transkriptet e bisedave, edhe pse folës të shqipes, e kanë gjetur të vështirë, të zbërthejnë dialogjet mbushur me fjalë të ngrëna, të shtrembëruara, të primitivizuara, një zhargon i ri që gërsheton gjuhën e një vegjëlie shqiptare, që nuk shkollohet në dije apo arsim, por në vanitet, vegjetim dhe krim. Kjo, shumëkujt mund t’i duket si një trajtim elitist, por ka një lidhje mes të dyjave, vetëdijes së shprishur dhe gjuhës së bastarduar. Nuk është, pra, një përpjekje për të nënçmuar shqipet dialektore apo të thjeshta, dhe provë e kësaj mund të shërbejë një bisedë më cilindo të moshuar në çdo krahinë të Shqipërisë. Gjuha e tyre është parake, e thjeshtë, por asnjëherë vulgare. Në gjuhën e pleqve gjallon ende një shqipe ku vetëdija shoqërore e shqiptarit gjallon si origjinale dhe autoktone. Ata janë shkëlqimi i fundit i shqipes, para se pleqtë tanë të jenë një pjesë e deputetëve të parlamentit shqiptar të 12 viteve të fundit dhe personazhet e dosjeve të dekriptuara SkyEncrochat.

    Në këtë kuptim, alarmi për vetëdijen politike dhe gjuhësore është i shkallës së një krize kombëtare.

    Paralelisht me këto zhvillime, duke pasur një jetë krjetësisht të vetën, me moskokëçarjen që shoqëron zakonisht të gjitha marrëzitë, në hapësirën e komunikimit publik shqiptar ka qarkulluar një brain rot i dytë: lartimi artificial i shqipes si gjuhë hyjnore, më e vjetra, më e para, më e rëndësishmja ndër të folmet e botës, gjuhë e gjuhëve dmth.

    Ndërkohë që shqipja po zhbëhet në aktualitet (Parlamenti, bisedat në Encrochat, Big Brother, platformat online) në virtualitet-thonë tregtarët e vjetërsisë së saj-ajo shkëlqen. Këta të fundit, gjuhëtari Ardian Vehbiu i quan “përrallëtarët e shqipes”-e gjeni edhe në librari librin me të njëjtin titull, nëse interesoheni. I pagëzon ashtu për të shenjuar faktin se përralla, miti, nuk mund ta zhbëjnë realitetin, madje ndihmojnë që ai të fshihet pas një pasqyre mjegulle që e dëmton gjykimin dhe zbeh problematikën.

    Shqipja e lashtë dhe ajo e reja nuk takohen askund. Ato janë dy gjuhë paralele që nuk shpjegojnë të shkuarën, por kërcënojnë të ardhmen. Ato nuk parashikojnë, nuk analizojnë, por së pari, imagjinojnë një Shqipëri, e cila edhe po të ketë ekzistuar, ashtu siç po na thonë, nuk na ndihmon në të sotmen dhe as të ardhmen dhe, së dyti, zbulojnë një Shqipëri e cila na kërcënon pikërisht nga e ardhmja.

    Këtë kërcënim e zbulon fakti se promotorët e tyre, të tipit E. Kocaqi, A. Dalipaj, M. Mema, S. Guri, e disa të tjerë, laudohen dhe ndiqen në rrjete sociale si mesitë e një historie dhe gjuhe që nuk ka qenë; ata janë kështu profetë të një të shkuare pa të ardhme. Për këtë është shpikur edhe simulimi i gjuhës dhe historisë. Si rregull, provat nuk kanë nevojë për simulime. Gjuha që është, ajo e deritashmja, që komunikon shpirtin e vegjëlisë shqiptare, është nën batare-batërdinë e një bastardimi të përminutshëm e të përgjithshëm.

    Shqiptarët nuk janë asgjë më shumë se shqipja, gjuha e tyre. Simulimi i saj nga antikiteti, prej gjuhëtarësh dhe historianësh “popullorë”, dhe stimulimi i zhbërjes së saj nëpërmjet një sistemi politiko-mediatiko-arsimor, që popullohet gjithnjë e më shumë jo nga një aristokraci (këtu në kuptimin më të mirët), por nga një kakistokraci (sundimi i më të këqijve).

    Asgjë nuk e shfaq këtë më mirë se sa gjuha.

  • Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump

    Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump

    Zbuloni rezultatet e testit IQ për të mësuar se cili prej presidentëve amerikanë rezulton më i zgjuari i të gjitha kohëve!

    Edhe pse është e qartë se inteligjenca është shumë më tepër se një shifër banale, testet e IQ mund të ofrojnë ende ide për të kuptuar se si funksionon mendja e një personi, veçanërisht kur është e pamundur të flasësh me të vis à vis – ballë për ballë. Më 2006, profesori Dean Simonton i Universitetit të Kalifornisë, Davis, nuk mundi t’i rezistonte kuriozitetit. Zhvikkoi një studim të mirëfilltë për të vlerësuar rezultatet e inteligjencës së të gjithë presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga George Washington te George W. Bush, nga Obama te Trump.

    Jeni kuriozë t’i dini edhe rezultatet e presidentëve më të fundit amerikanë? Faqja e internetit “Ranker” dhe “Sociosite” (Universiteti i Amsterdamit) kanë publikuar rezultatet e IQ-së. Vazhdoni të lexoni më poshtë për të zbuluar!

    Gerald Ford – Gerald Ford, presidenti i 38° i Shteteve të Bashkuara, kishte një IQ prej 127.08. Jo vetëm ka ndjekur Fakultetin Juridik të Yale, por e ka bërë ndërkohë që stërviste njëkohësisht edhe skuadrën e futbollit të universitetit.

    Calvin Coolidge – Presidenti i 30° amerikan, i quajtur shpesh Silent Cal, ka qenë i njohur për inteligjencën e tij, me një IQ prej 127.1. Njerëzit e vlerësonin sepse besonte në të drejta të barabarta. Por disa e fajësojnë për Depresionin e Madh. Ndoqi Amherst College në Massachusetts dhe ia doli me rezultate shumë të mira.

    Harry Truman – Edhe pse Harry Truman, presidenti i 33° i Shteteve të Bashkuara, kishte një IQ prej 127.55, nuk e ka mbaruar kolegjin. Truman pati vështirësi sepse ishte i verbër në njërin sy, gjë që ia bënte të vështirë. Si rezultat, ai u largua nga universiteti pas vetëm një viti.

    Lyndon B. Johnson – Lyndon B. Johnson, presidenti i 36° që mori detyrën pas vrasjes së John F. Kennedy, ishte shumë inteligjent, me një IQ prej 127.83. I pëlqente të mësonte dhe qe një student i zellshëm gjatë gjithë jetës së tij. Më pas ndoqi Universitetin aktual Shtetëror të Teksasit, ku studioi dhe fitoi një certifikatë mësimdhënieje dhe një diplomë bachelor në histori.

    Herbert Hoover – Herbert Hoover, presidenti i 31° gjatë kohëve të vështira të Depresionit të Madh, nuk ishte shumë i dashur, por ishte një punëtor dhe një njeri i suksesshëm që në moshë të re. Hoover, me një IQ prej 129.78, studioi gjeologji në Stanford. Teksa studionte, ia arriti të hapte një biznes duke u kujdesur për lavanderinë e studentëve të tjerë.

    Ronald Reagan – Ronald Reagan, presidenti i 40° i Shteteve të Bashkuara, kishte një IQ prej 130. Sidoqoftë, nuk ishte shumë i prirur kah shkollës dhe kolegjin e mbaroi me një mesatare note të ulët. Në vend që të ndiqte një rrugëtim tradicional, Reagan iu fut karrierës në radio dhe film përpara se të zbarkonte në politikë.

    George H.W. Bush / William McKinley – Presidenti i 25° dhe i 41° kishin të dy një rezultat IQ prej 130.13, por historitë e tyre arsimore ishin shumë të ndryshme. McKinley zgjodhi t’i bashkohej Unionit në Luftën Civile pas vetëm një viti universitet. Ndërsa Bush u diplomua në Universitetin Yale për vetëm dy vjet e gjysmë, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme akademike. Përveç kësaj, ai mori rolin e presidentit të vëllazërisë dhe drejtoi ekipin e bejsbollit të universitetit.

    James K. Polk – James K. Polk, presidenti i 11° i Shteteve të Bashkuara, ishte mjaft inteligjent, me një IQ prej 130.2 dhe e shfrytëzoi atë maksimalisht. I konsideruar si një nga presidentët më të suksesshëm, Polk i mbajti të gjitha premtimet e bëra në fushatën elektorale dhe i zgjeroi kufijtë e Shteteve të Bashkuara deri në Oqeanin Paqësor.

    Richard Nixon – Përpara se skandali i Watergate t’ia njolloste trashëgiminë, Richard Nixon, Presidenti i 37°, ishte një student i shkëlqyer. Pavarësisht vështirësive ekonomike të familjes, Nixon, me një IQ 131, shkëlqeu në aspektin akademik. U diplomua në histori me lavde të mëdha në Whittier University dhe ndoqi Duke Law School me një bursë studimi.

    Dwight D. Eisenhower – Edhe pse me një rezultat mbresëlënës të IQ prej 131.9, Dwight D. Eisenhower tregoi interes të pakët për arsimim gjatë rinisë së tij. Teksa ndiqte Akademinë Ushtarake të West Point, ku më vonë do të bëhej presidenti i 34°, Eisenhower ishte një student nën mesataren dhe pati disa ndëshkime disiplinore.

    Benjamin Harrison – Benjamin Harrison, presidenti i 23° i Shteteve të Bashkuara, mund të mos mbahet mend mirë, por ai ishte një nga më inteligjentët, me një IQ prej 132.15. Pavarësisht kritikave për financimet e tij të shumta federale, Harrison i parapriu kohëve duke u përpjekur (edhe pse pa sukses) të zbatonte të drejtën e votës për afro-amerikanët në fund të shekullit të 19-të.

    George Washington – Besohet se Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, George Washington, kishte një IQ prej 132.5, por nuk mori asgjë më shumë sesa një arsim fillor. Sidoqoftë, Washington u bë një topograf i zoti në moshën 17-vjeçare dhe një komandant ushtarak në moshën 23-vjeçare.

    Millard Fillmore – Millard Fillmore, presidenti i 13° i Shteteve të Bashkuara, kishte një IQ të vlerësuar prej 135,98, gjë që sigurisht i erdhi në ndihmë kur u përpoq të hapte rrugën si një i ri i formalisht i paarsimuar. Nga këto hapa fillestarë modestë, Fillmore u bë avokat dhe më pas president në 1850, pa asnjë arsim.

    John Tyler – John Tyler, presidenti i 10° i Shteteve të Bashkuara, kishte një IQ prej 136.2. Inteligjenca e tij ka të ngjarë të ketë pasur rol në suksesin e përpjekjeve të tij akademike në College of William and Mary, institucioni i dytë më i vjetër i arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Është e mahnitshme se si Tyler u diplomua në moshën 17-vjeçare.

    Franklin D. Roosevelt – Nuk është e rastit që një nga presidentët më me ndikim në historinë moderne, Theodore Roosevelt, kishte një IQ të lartë prej 139.6. Përpara presidencës së tij, Roosevelt ndoqi Columbia Law School, por u largua para se të diplomohej, pasi e kishte kaluar tashmë provimin e jurisprudencës në Nju Jork.

    Abraham Lincoln – Vlerësohet se Abraham Lincoln, një nga presidentët më të famshëm në historinë amerikane, të ketë pasur një IQ prej 140, gjë që e vendos në pragun e gjeniut. Para presidencës së tij ikonole, Lincoln mësoi vetë të studionte drejtësi dhe u bë një avokat i suksesshëm pa shkuar në universitet.

    James Madison – James Madison, presidenti i katërt i Shteteve të Bashkuara, tregoi një inteligjencë të jashtëzakonshme, me një IQ të vlerësuar prej 141.25. I ri dhe student i shkëlqyer në Universitetin Princeton, e përfundoi diplomimin trevjeçar bachelor në vetëm dy vjet. Madison u bë një nga hartuesit kryesorë të Kushtetutës, duke fituar titullin e nderit si “Babai i Kushtetutës”.

    James Garfield / Chester Arthur – James Garfield dhe Chester Arthur, presidentët e 20° e il 21° të Shteteve të Bashkuara, kishin një IQ të vlerësuar prej 141.5. Në kohët e shkollës, si Garfield dhe Arthur u përballën me sfida të ndryshme: Garfield ishte viktimë e bullizmit sepse ishte jetim nga babai ndërsa Arthur për obezitetin e tij.

    Theodore Roosevelt – Theodore Roosevelt, shpesh i quajtur Teddy, ishte presidenti i 26° i Shteteve të Bashkuara. Ka veçantinë e të qenit personi më i ri që ka mbuluar ndonjëherë këtë detyrë, duke e marrë atë detyrë në moshën 42-vjeçare pas vrasjes së Presidentit William McKinley, i të cilin Roosevelt kishte shërbyer si zëvendëspresident. Me një IQ prej 142.28, një nga më të lartat e regjistruara midis presidentëve amerikanë, Roosevelt e aplikoi inteligjencën e tij për të rigjallëruar programin e parqeve kombëtare, duke inicuar legjislacionin antitrust dhe duke negociuar traktatin që i dha fund Luftës Ruso-Japoneze.

    John Adams – John Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara dhe i njohur si themeluesi i Marinës Amerikane, kishte një IQ mbresëlënëse prej 142.5. Inteligjenca e tij e lartë ka të ngjarë të ketë kontribuuar në regjistrimin e tij në Universitetin e Harvardit që në moshën 16-vjeçare, ku studioi letërsinë klasike në greqisht dhe latinisht.

    Jimmy Carter/ Woodrow Wilson – Jimmy Carter, presidenti i 39° dhe Woodrow Wilson, presidenti i 28°, ndajnë një rezultat mbresëlënës prej 145.1 pikësh të IQ. Pavarësisht se ishte një student mediokër, Carter shkëlqeu në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Wilson, përpara se të hynte në politikë, pati një karrierë të shkëlqyer akademike, ku u specializua në histori dhe shkenca politike.

    Bill Clinton – Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara dhe i vetmi president që ka fituar një bursë në Rhodes, ka një rezultat mbresëlënës IQ prej 148.8 pikësh. Intelekti i tij natyror e ndihmoi të fitonte një bursë në Georgetown University të Virxhinias, dhe më vonë, bursa e studimit Rhodes ia lehtësoi studimet në Oksford. Clinton më vonë ndoqi fakultetin juridike të Yale, duke demonstruar angazhimin e tij akademik dhe intelektual.

    John F. Kennedy – John F. Kennedy, me një IQ prej 150.65 pikësh, ishte presidenti i 35° i Shteteve të Bashkuara për tre vjet. Ka mbetur në histori si një nga presidentët më ikonikë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet e trazuara të Luftës së Ftohtë. Kennedy ishte tragjikisht viktimë e një prej atentateve më të famshme në historinë e Shteteve të Bashkuara.

    Thomas Jefferson – Thomas Jefferson, me një IQ të vlerësuar prej 153.75 pikësh, ishte padyshim një nga amerikanët më punëtorë të historisë. Përveçse ishte presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, ai ka mbuluar edhe role të tilla si president i Shoqërisë Filozofike Amerikane. Për më tepër, Jefferson ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe luajti një rol themelor në themelimin e Universitetit të Virxhinias. Kontributet e tij të shumta kanë lënë një ndikim të fortë në historinë e arsimit amerikan.

    John Quincy Adams – Vlerësohet që John Quincy Adams, presidenti i gjashtë i Shteteve të Bashkuara, të ketë pasur një IQ jashtëzakonisht të lartë prej 168.75 pikësh, duke e bërë atë një nga presidentët më të talentuar intelektualisht në histori. Që në moshë të re Adams tregoi shenja gjenialiteti, i ndikuar pjesërisht nga babai i tij John Adams. Ishte një lexues dhe përkthyes i pasionuar i teksteve klasike greke dhe latine.

    George W. Bush – Me një IQ prej 124.88 pikësh, siç raportohet nga Ranker, Bush vazhdoi traditën e familjes duke ndjekur shkollën me konvikt. Pavarësisht vështirësive fillestare, më vonë pohoi me krenari se rruga e tij tregon se si një student i novelit mesatar arrin sidoqoftë të ketë sukses.

    Joe Biden – Sipas Sociosite, IQ-ja e vlerësuar e Joe Biden është 115 pikë, që e vendos atë në kategorinë IQ “mesatare-të lartë”. Edhe pse nuk bën pjesë në kategorinë “gjeni”, suksesi i Biden shtrihet në rolet e tij si senator, zëvendës president dhe autor. I njohur për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm, zgjuarsinë, shpejtësinë dhe aftësitë debatuese, Biden ndoqi Universitetin e Delaware dhe, pas studimeve juridike, punoi si avokat publik.

    Donald Trump – Më 2015, Donald Trump hyri në arenën politike si kandidat republikan dhe, pavarësisht mungesës së përvojës, fitoi zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Presidenca e tij u shënjua nga polemika, polarizim dhe ndryshime të rëndësishme politike në lidhje me emigracionin, reformën fiskale dhe politikën e jashtme. Pavarësisht opinioneve, ndikimi i pamohueshëm i Trump në shoqërinë dhe politikën amerikane reflektohet në IQ-në e tij prej 145 pikësh, siç raportohet nga Ranker.

    Barack Obama – Pas diplomimit në Columbia University dhe në Harvard Law School, Barack Obama punoi si organizator i komunitetit në Çikago dhe më vonë shërbeu tre mandate duke përfaqësuar Distriktin e 13° në Senatin e Illinois, nga 1997 deri në 2004.

    Presidenti nga 20 janari 2009 deri më 20 janar 2017, Obama miratoi ligje të rëndësishme. IQ i tij prej 155 pikësh thekson aftësinë e tij intelektuale në karrierën e tij të shumëanshme, siç raportohet nga Ranker.

    Artikulli është përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetatjeter.net

  • Nga Armand MAHO – 2024-a si viti i hajdutëve të rilindjes dhe SKY Ecc!

    Në këtë “katundin” tonë të vogël dhe për vitin 2024 nuk ndryshoi asgjë. Përkundrazi!

    Një vit tjetër iku mes kourripsionin, varfërisë dhe hendekun mes të pasurve dhe të varfërve që sa vjen e thellohet. Një tjetër vit ku të afërm, shokë, miq, bij nipër e mbesa vijuan të ikin ashtu sikundër dhe vitet më parë.

    Shqiptarëve u iku dhe një vit jetë nën thundrën e Ramës, dhe nuk e ekzagjerojmë kur e themi këtë. Asnjë arritje, asnjë sukses, asnjë vepër madhore e arritur, thjeshtë zvarritje, korrupsion, pastrim parash, trafik nga mëngjesi në mbrëmje.  Rropatje për të paguar taksa, rropatje për të shkolluar fëmijët, rropatje për tu mjekuar. Një realitet gri, që të kujton ato  vitet e fundit të dikturës, ku ishim mësuar me varfërinë dhe skamjen.

    Megjithë “bounsensin” e kryeministrit për të na pariqur si vend me prosperitet nën udhëheqjen e tij të lavdishme, me gjithë turravrapin e lëpirësve të tij për të na treguar se sa mirë  jemi dhe sa më mirë do jemi në rast se dymetroshi do vijojë të jetë aty ku është. Në fakt s’kanë reshtur që prej nisjes së na e thëni këtë.

    Një fjalë thotë se “për të vdekurin nuk flitet keq”!

    As unë nuk doja që këtë shkrim të fundit për këtë vit ta stisja e ta bitisja me nota pesimiste. Do doja shumë që germat e tastierës të formulonin të tjera fjalë. Por, duket se keqqeverisja, dhe batërdia që na kanë parë sytë  na e ka varrosur këtë nerv. Kush e di a do na rikthehet ndonjëherë.

    Do të doja të flisja për rritje pagash, do të doja të flisja për strehimin e njerzve, do të doja të flisja për reduktimin e varfërisë, për autostradat tunelet që u hapën. Por smundem se  Rama u tall keq… Ah,  që mos i biem më qafë ditëziut,  u hap një tunel andej nga llogaraja që funksionoi vetëm 2 muaj por “dardhëngrënësit” dhe “fiqngrënësit” ja rruajtën ndonja 40 a 50 milionë euro në tavolinë….

    Më kot  të rrekesh nëpër internet dhe memorie për të gjetur diçka të bukur që solli 2024-tra. Jo, lajme që vijnë nga SKYEç, skandale të Veliajt, Beqjes, burgosje deputetësh dhe presidentësh, punë të pambaruara, premtime të pambajtura, buxhete të shfrenuara oligarkësh, skërmitje qeveritarësh më të sëmurët e onkologjikut, vrasje fëmijësh tek dera e shkollësh. Një  vit i zymtë,  sa dhe mediet afër Ramës si ajo e Karlos, nuk kanë gjë për të na ofruar.

    Në librin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”  i autorit Erich Maria Remark, tregon se si rinia Gjermane iu bashkua luftës së parë botërore pa e ditur se çfarë do i priste atje. Nuk e di pse, por ky libër më ngjason jo pak me zgjedhjet e vitit 2013, ku një masë jo e vogël shqiptarësh votuan Rilindjen e Ramës pa e ditur se çfarë i priste.

    Dhe ja ku jemi sot 12 vjet pas atij momenti. Njësoj si vdekja e Pol Baumer  personazhit kryesor të librit që u raportua si “Asgjë e re nga fronti perëndimit”, ashtu dhe skandalet apo malinjiteti i kësaj  e qeveri nuk përbëjnë më lajm.

    Lajm i vetëm do të ishte që në 2025, shqiptarët ta dërgojnë në katakombet dhe gjirizet nga na u servir kjo murtajë me emrin Rilindje, por që e tillë nuk ishte kurrë. Gëzuar 2025-ën!

  • Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë

    Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë

    Për shumë njerëz, frika e vdekjes lidhet drejtpërdrejt me frikën nga e panjohura. Çfarë ndodh kur vdesim? A shkojmë në parajsë, rimishërohemi duke u kthyer në një kafshë apo riprogramohemi në një simulim të madh?

    Më poshtë do të zbulojmë disa prej teorive më të përhapura në këtë botën tonë të vjerër të cilat përpiqen të shpjegojnë një nga misteret më të mëdha me të cilat njeriu iu ka dashur të merret ndoshta që nga fillimet e tij primordiale!

    Teoria e simulimit – Ke pasur ndonjëherë ndjesinë se gjithçka në jetë të ishte paraprakisht e planifikuar? Po sikur të ishte kështu edhe me vdekjn? Sipas teorisë së simulimit, jetët tona janë vetëm të dhëna sasiore në video lojën e një qenieje superiore.

    Teoria rastafariane – Rastafarianët besojnë se jeta është e përjetshme. Vdesin vetëm ata që i shmangen të drejtës. Për këtë arsye, në kulturën e tyre nuk zhvillohen funerale.

    Teoria e jetës që nuk mbaron kurrë – Teoria e jetës së pafund është një nga më origjinalet. Sipas saj, kush vdes, rilind përsëri në jetën tënde pa asnjë kujtim të jetës që së jetuar më parë.

    Teoria kozmike – Sipas teorisë kozmike, koshienca jonë i përket universit dhe jo trupave tanë individualë. Kur vdesim vetëdija jonë rikthehet në kozmos.

    Teoria budiste – Budistët besojnë në rimishërim pas vdekjes. Janë disa nivele në të cilat njeriu mund të rilindë pas vdekjes, pavarësisht nëse është zot, gjysmëperëndi, njeri, kafshë ose fantazmë.

    Teoria e universit paralel – Teoria e universit paralel shpjeguar në filma të panumërt fantastiko-shkencorë, por a mund të jetë e vërtetë? Kjo teori thotë se kur të vdesim jetojmë në të njëjtin univers të mëparshëm, vetëm në një pjesë të ndryshme të kohës dhe hapësirës.

    Teoria e ëndrrës – Po sikur të ishte vetëm një ëndërr? Sipas kësaj teorie, kur vdesim, zgjohemi nga një ëndërr e gjatë, e gjallë dhe konfuze.

    Teoria Azteke – Vizioni i Aztekëve të lashtë për jetën e përtejme ndahej në tre shtigje: dielli, Mictlan dhe Tlalocan. Mënyra se si vdes përcakton jetën tuaj të përtejme. Ushtarët e rënë dhe gratë që vdisnin duke lindur bëheshin kolibra që ndiqnin diellin. Kush vdiste për një kauzë “më pak të lavdishme” shkonte në Mictlan. Dhe ata që vdisnin nga mbytja shkonin në Tlalocan.

    Teoria e Platonit – Platoni besonte se bota fizike në realitet limiton njohuritë tona dhe se kur një person vdes, ai kalon në një jetë të re, më të kënaqshme. Kështu, vdekja do t’u jepte shpirtrave mundësinë për të gjetur ekzistencën e tyre të vërtetë.

    Teoria e asgjësë – Po sikur kur të vdesim, gjithçka të bëhej e zezë sterrë dhe ne të zhdukemi përgjithmonë? Jo tamam një mendim ngushëllues.

    Teoria mormone – Kisha e Shenjtorëve të Ditëve të Fundit beson se mormonët e mirë dhe të drejtë bëhen zota kur vdesin. Ndërsa jobesimtarët në botën e përtejme janë të dënuar.

    Teoria e faraonit egjiptian – Faraonët egjiptianë besonin se vdekja ishte e përkohëshme. Për këtë arsye, mumifikonin trupat e tyre, në mënyrë që të ruhet për jetën e dytë.

    Teoria e pasigurt – Gjithçka që dimë vërtet për vdekjen është ajo që i ndodh trupit fizik. Teoria e pasigurt e trajton këtë realitet të ftohtë, duke ia lënë pjesën tjetër debatit.

    Teoria hindu – Hinduizmi beson në rimishërimin. Gjendja apo forma e një personi në jetën tjetër përcaktohet nga veprimet e tij gjatë jetës aktuale.

    Teoria egocentrike – Mendon se je qendra e universit? Nëse po, atëherë teoria egocentrike e vdekjes mund të jetë ajo që bën për ty! Kjo teori thotë se universi fillon me lindjen tënde dhe përfundon me vdekjen tënde.

    Teoria e ngrirjes – Disa njerëz mendojnë se duke u ngrirë pas vdekjes do ta ruajnë veten për të ardhmen.

    Teoria e dëbimit – Kjo është një nga teoritë më të vjetra dhe ndoshta më të çuditshme. Sipas saj, universi është një tru gjigant në një trup njerëzor dhe individët janë thjesht qeliza. Kur një qelizë vdes në trupin e njeriut, ajo dëbohet, dhe ndoshta është kjo ajo që ndodh edhe me njerëzit në fund të jetës.

    Teoria kristiane – Kristianët besojnë si në parajsë ashtu dhe në ferr. Nëse një person është i mirë dhe i drejtë, ai do të hyjë në botën e Parajsës. E nëse ai bën një jetë mëkatare plot me vepra të këqija, do të shkojë me patjetër në ferr.

    Teoria nihiliste – Nihilizmi beson se të gjitha vlerat janë të pakuptimta dhe të pathemelta. Thënë kjo, një mënyrë vërtet nihiliste e qasjes ndaj vdekjes dhe jetës së përtejme është mendimi se përtej jetës nuk ka më asgjë.

    Teoria pesimiste – Mos ndoshta kjo bisedë është e kotë sepse tashmë kemi vdekur? Kjo është ajo që mbështet teoria pesimiste.

    Teoria e shumë botëve – Sipas teorisë së shumë botëve, kur vdesim, vdesim vetëm në këtë univers aktual. Por ka shumë universe të tjera atje ku mund të kalojmë.

    Teoria e iluzionit – Teoria e iluzionit na thotë se bota është krijuar më shumë në mendjen tonë sesa në kuptimin e vërtetë, që do të thotë se e gjitha është një iluzion. Pra, sipas kësaj teorie, vdekja është një koncept i krijuar nga njeriu dhe edhe kur vdesim qëndrojmë sërish këtu.

    Teoria e “vendit të mirë” – Një tjetër ide virale televizive e jetës së përtejme. Seriali i suksesshëm ‘The Good Place’ tregon historinë e protagonistëve që aksidentalisht hyjnë në Parajsë, një vend plot me akullore, kos, banesa të personalizuara dhe shpirtra binjakë.

    Teoria e niveleve – Po sikur qeniet njerëzore të ishin vetëm niveli i parë i ekzistencës? Teoria e niveleve thotë se kur vdesim, e tejkalojmë formën tonë fillestare.

    Teoria e pemës – A keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Pemën e Jetës? Disa njerëz vendosin ta kuptojnë fjalë për fjalë duke u varrosur pikërisht nën një pemë. Në këtë mënyrë, trupi rikthehet në Tokë dhe ndoshta do të bëhet një pemë krenare në ekzistencën tjetër.

    Ky artikull është përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetatjetër.net