Blog

  • Balluku “gjyq” Spiropalit, të pathënat e mbledhjes me dyer të mbyllura

    Balluku “gjyq” Spiropalit, të pathënat e mbledhjes me dyer të mbyllura

    Kryetarja e parlamentit akuzohet se po shantazhohet nga Gazment Bardhi

    Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli shkurt përmes një njoftimi zyra e shtypit të socialistëve.

    “Gjatë mbledhjes, anëtarët e grupit vlerësuan punën e bërë deri më tani në komisione, duke evidentuar arritjet, sfidat dhe prioritetet për javët e ardhshme. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua te shqyrtimi i rendit të ditës për seancën plenare te radhes”, thuhej mes të tjerash në njoftimin propagadistik që nuk thotë asgjë.

    E vërteta është se mbledhja e sotme në fakt ishte një “gjyq” për Elisa Spiropalin, tregoi për Lapsi.al një burim brenda radhëve të ligjvënësve socialistë.

    Revanshi i Belinda Ballukut

    Në krye të goditjes së saj në sy të gjithë deputetëve ishte zv.kryeministrja Belinda Balluku. Me tone të ashpra ajo fshikulloi Spiropalin për keqmenaxhimin e seancës plenare të javës së shkuar ku u shkaktua kaos pasi mazhoranca futi me shpejtësi projektligjin për faljen e gjobave.

    Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizonte opozitën duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores sipas zv.kryeministres. Jo vetëm kaq, por Balluku shkoi edhe më tej duke aluduar se kryetarja e parlamentit është nën një presion prej Gazment Bardhit, i cili i dikton edhe sjelljen në seancë plenare. Burimi i tha Lapsi.al se gati gati Balluku ngriti insinuata që Spiropali po shantazhohet nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    Kujtojmë këtu që Gazment Bardhi i ka përmendur shpesh Pëllumb Gjokën kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. E ka pyetur publikisht disa herë se çfarë dhurate ka marrë ajo nga Pëllumb Gjoka. Nuk dihet nëse Belinda Balluku ka pasur në mendje pikërisht këto akuza të Bardhit teksa fshikullonte Elisa Spiropalin. Por numri dy i qeverisë nuk ishte e vetme në këto kritika.

    Sulmin e Ballukut e pasojnë të tjerë

    Menjëherë si për t’i rënë në sy asaj e për t’i treguar devotshmëri dhe besnikëri, u rreshtuan Taulant Balla, Erion Braçe dhe Blendi Klosi. Gati me të njëjtën gjuhë edhe ata shpërfaqën pakënaqësitë e tyre ndaj Elisa Spiropalit.

    Pati edhe qëndrime disi më të zbutura si ai i kryetarit të Grupit të PS, Niko Peleshit apo Mimi Kodhelit. I gjithë “gjyqi” u zhvillua pa praninë e vetë Elisa Spiropalit, e cila mungonte në mbledhjen e sotme të Grupit të PS. Mbase kishte zgjedhur vetë të mungonte duke e ditur se çfarë po gatuhej në prapaskenë.

    Asgjë nuk ndodh pa bekimin e Ramës

    Fshikullimi i sotëm që Balluku i bëri Spiropalit në sy të të gjithë grupit të PS-së nuk është një axhendë personale, aq më tepër duke e ditur që ajo është e vetmja në radhët e socialistëve që e ka lartësuar aq shumë Edi Ramën duke i thënë Skënderbe.

    Sulmi nuk mund të bëhej asnjëherë pa bekimin e kryeministrit që mungonte gjithashtu në mbledhjen e grupit. Askush nuk është i luajtur mendsh në PS sa që të ngrejë krye kundër Kryetares së Kuvendit në sy të të gjithë grupit parlamentar pa pasur më parë dakordësinë e Edi Ramës.

    Këtë nuk do ta guxonte as Belinda Balluku e jo më pastaj personazhe periferike si Erion Braçe apo Taulant Balla. Gjithçka duket e orkestruar prej vetë “Skënderbeut” kundër “Mamicës” së tij. Arsyet mbeten ende të paqarta!

  • Gjithçka që duhet të dini për të kuptuar çfarë tha Venecia për Xhaçkën

    Gjithçka që duhet të dini për të kuptuar çfarë tha Venecia për Xhaçkën

    Vërtet deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë, por ata nuk mund të shprehen kundër Kushtetutës dhe vendimeve të GJK

    Mbajta apo heqja e mandatit të deputetes për shkak të konfliktit të interesit nga ish ministrja Olta Xhaçka tani më nuk ka ndonjë rëndësi praktike. Për pak muaj hyjmë në fushatë elektorale dhe asaj personalisht nuk i duhet më vendi që fitoi në zgjedhjet e vitin 2021. Por opinioni që erdhi nga Komisioni i Venecias kishte vlerë për tjetër gjë: për të kuptuar se sa e zbaton rilindja ligjin dhe sa e respektoj ajo kushtetutën.

    Prandaj edhe pas zbardhjes së opinionit palët po përpiqen ta paraqesin sipas interesit të tyre, madje pa pasur fare drojë nga manipulimi dhe zgjedhja e paragrafëve që u volisin. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumica e mediave duke treguar kështu hapur anësinë e tyre. Sapo u dha “leja për botim” kryetarja e kuvendit e quajti verdiktin e Venecias si një mbëshetje për qëndrimet e rilindjes.

    Spiropali e etiketoi si një qëndrim kushtetues pretendimin se deputetët socialistë nuk mund të votonin me urdhër të gjykatës për të shpënë në Kushtetuese shqyrtimin e çështjes Xhaçka: “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë”, shkrujti ajo duke pretenduar se Venecia i dha të drejtë këtij pretendimi!

    Nga ana tjetër opozita thërriti fitore dhe se opinioni njollos mospërfilljen e Kushtetueses nga socialistët. Sipas Gazmend Bardhit: “Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmoi drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare”, shpjegoi sekretari i demokratëve. Edhe nënkryetari Oerd Bylykbashi theksoi se: “Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: “vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës”.

    Po atëhere kush ka të drejtë, Spiropali apo drejtuesit e PD? Mediat që e paraqisin se Venecia i dha të drejtë qeverisë, apo ato që e komentojnë si një fitore të opozitës?

    Për të kuptuar më shumë jo vetëm kemi lexuar opinionin e Venecias, të shkruar në një zhargon tejet profesional, por edhe konsultuar atë me juristë ekspertë për të kuptuar të vërtetën. Konkluzioni i përgjithshëm është se Venecia nuk i ka dhënë të drejtë PS-së dhe thelbi i qëndrimit të saj gjendet në paragrafin 22 të dokumentit, ku thuhet shprehimisht se “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare”. Aty vërtet me gjuhë të vulgarizuar thuhet se deputetët s’mund të urdhërohen nga askush se si të votojnë, gjë që socialistët e shesin si një dhënie të drejte për qëndrimet e tyre….por ky konstatim ka një POR të madh. Këta deputetë nuk mund të votojnë kundër parimeve të kushtetutës dhe shtetit ligjor. Thënë troç ndonëse shumica socialiste, votoi kundër shqyrtimit të mandatit të ish ministres së jashtme, Venecia rekomandon që Kuvendi duhet të zbatojë urdhërin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Mendimi i përgjithshëm i ekspertëve të kontaktuar nga Lapsi.al është se “Opinioni thekson se ndërsa deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, ata mund të votojnë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së Parlamentit. Komisioni i Venecias thekson se përsa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai vetëm mund të zbatohet”.

    Nuk dihet se ç’do të bëjnë Edi Rama dhe të tijët pas këtij verdikti të qartë. Fakti që ata po mundohen të manipulojnë është një indicie se do i shkojnë deri në fund kokfortësisë së tyre. Për mbi dy vjet ata e kanë sorrollatur me të gjitha mënyrat dosjen Xhaçka. Ajo akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

    Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit. Po në vend që të reflektonin, socialistët vendosën të fitonin kohë duke iu drejtuar Venecias. Ndërsa tani që ajo foli ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë. Qëndrimi më i arsyeshmë sipas ekspertëve është që Kryetarja e këtij kuvendi, si përfaqësuese e institucionit ti’a përciellës vetë çështjen gjykatës.

  • Nga Alfred LELA – Rama dhe tri Rezolutat

    Nga Alfred LELA – Rama dhe tri Rezolutat

    Tri rezoluta në harkun e 30 ditëve janë një triumvirat trimufi për Partinë Demokratike dhe tri krisma të thata në trekëmbëshin e qeverisë së Edi Ramës.

    E thënë kështu duket si teprim, por në u duktë i tillë ka të bëjë vetëm me faktin se PD i kanë mungura prej kohe lajmet e mirë që vinin nga të dërguarit apo kancelaritë e Perëndimit.

    Rrezolutat e miratura nga EPP-Partia Popullore Europiane, CDI-Partitë e qendrës Demokrate dhe IDU- Unioni Demokratik Ndërkombëtar, janë secila në vetvete dhe të tria bashkë, një rezolucion i lartë, jo vetëm mbi çështjet dhe betejat që ka ngritur opozita gjatë tre viteve të fundit, por edhe mbi krizat thelbësore të Shqipërisë.

    Drejtimi i rezolutatve është në kah krejt të kundërt me retorikën zyrtare që Edi Rama mbron dhe përpunon, si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. Përnjëmend ato thonë çka trumbeton prej kohësh PD, por ato, as mund të vlerësohen, as mund të zhvlerësohen ngase i thotë Partia Demokratike. 

    Sigurisht, ato janë qëndrime politike të PD, por bëhen qëndrime edhe të këtyre tri organizatave të mëdha politike botërore, në rastin kur miratohen prej tyre. Ne mund vetëm ta imagjinojmë reagimin e Ramës ndaj këtyre prozhektorëve ndërkombëtarë mbi shtetin e ngritur prej tij dhe Rilindjes por, po ta bazojmë te reagimi i tij ndaj njërës prej rezolutave, të PPE, e gjejmë parehatinë e tij. Kryeministri i dërgoi një letër shefit të PPE, Weber (I dashur Manfred!) ku i kërkonte që PPE të mos vazhdojnë me projekt-rezolutën, pra të mos e miratojnë. Si ngahera, Rama nuk e shihte problemin te vetja dhe qeverisja e tij, por te parardigma e vjetëruar dhe foshnjërake ‘fajin e ka Saliu’. Se çfarë bëri zoti Weber në reagim ndaj lutje-kërcënimit të Ramës, ju e dini tashmë. Jo vetëm EPP e kaluan Rezolutën, por partitë e djathta dhe të qendrës miratuan unanimisht edhe dy të tjera, edhe më të ashpra. Të dyja këto kërkonin atë që opozita prej kohësh sheh si zgjidhje të krizës politiko-shoqërore-elektorale, një qeveri ndërmjetëse.

    Rezolutat kanë në thelb alarmin e rrëshqitjes së shtetit të drejtuar nga Rama, njëfarë anti-shteti të ndërtuar mbi katër kolona fundosëse të cilat janë lidhjet e krimit me qeverinë/poltikën/policinë; zgjedhjet fasadë; gjyqësori/institucionet e kapura, si dhe përndjekja politike e opozitës.

    Kjo është pamja me rezolucion të lartë e gjendjes në Shqipëri, ky është thelbi i tekstit të tri rezolutave ndërkombëtare të partive të qendrës dhe të së djathtës, që qeverisin gjysmën e botës, nga Italia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Tani qeverisë i mbetet të pozicionohet përballë këtyre rezoltuave, jo si Rilindje klanesh e tarafesh, por si Parti Socialiste e Shqipërisë. Kursi i përhershëm i Ramës e ka se kush kritikon atë dhe qeverinë ka sharë flamurin dhe Shqipërinë. Kjo nuk prodhon zgjidhje, por më shumë struc, që fsheh kokën dhe lë jashtë prapanicën.

    Një kryeministër dhe qeveri që kaq shpesh i nisnin fjalitë me “jam krenar” për këtë e atë (fjala kre-krye është rrënja e krenarisë), nuk bën ta mbyllin me ‘përfunduam si b***arë”.

  • Nga Lutfi DERVISHI – Me sy dhe veshë nga Venecia

    Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive  të mëdha, në një vend ku dielli nuk lind pa miratimin e ndonjë komisioni ndërkombëtar, nuk mund t’i zësh besë askujt. Aq më shumë një politikani, deputeti, ministri apo gjyqtari!

    Po a mund t’i besosh një mjeku?

    Doktori më tha se nga një vakt në tjetrin duhet të kalojnë e pakta pesë orë. “Por,” shtoi me ton serioz, për t’u siguruar, mund të kërkosh një opinion të dytë. (Second opinion). Nuk e kuptova pse ma tha në anglisht këtë, ndoshta po mësugjeronte ndonjë klinike jashtë.

    Ke ndonjë adresë ku mund të shkoj?  .

    Aty ku shkojnë të gjithë, – tha, – te Komisioni Venecias.

    Në fillim mendova se po bënte shaka, por jo. Në një vend ku politikanët, deputetët dhe madje edhe gjyqtarët kushtetues nuk marrin dot vendime pa pyetur Venecian, pse duhet të jetë ndryshe për stomakun tim? Në fund të fundit, është një çështje që lidhet me Kushtetutën e Organizmit të Njeriut.

    Ndërkohë, po imagjinoj skenën: një anëtar i Komisionit të Venecias, i ulur në një zyrë  të mrekullueshme mbi kanalet e famshme, merr një e-mail nga Shqipëria: “Kërkesë urgjente për opinion: A duhen 5 apo 6 orë pushim mes vakteve? A përbën shkelje nëse ha më herët? A është njeriu sovran në marrjen e vendimeve për stomakun e tij?”

    Dhe Venecia, me seriozitetin që e karakterizon, thërret një sesion emergjent. Si rregull në dhjetor. Diskutojnë, analizojnë, krahasojnë praktikat ndërkombëtare dhe pas një debati të gjatë, nxjerrin një opinion përfundimtar: “Pesë orë janë standardi minimal, por në raste emergjente, si në kohë fushate, mund të hanë dhe pas katër orëve e gjysmë. Megjithatë, çështja i përket kompetencave jo vetëm të sovranitetit të stomakut, por edhe të aparatit tretës në tërësi. Çdo njeri është sovran për stomakun e tij, me përjashtim të ushqimeve që shkaktojnë shqetësim në stomak”

    Tek e fundit kërkesa ime është legjitime se ka të bëjë me shëndetin, ndryshe nga ajo e deputetëve që në vend që të respektojnë ligjet që vetë i kanë miratuar, pyesin Venecian:

    – “A mund të vazhdojmë të bëjmë si të na dojë e bardha zemër, apo ka ndonjë kufi edhe për ne?

    – Nëse ka kufi për ne a nuk po kthehemi te teoria e “sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjevit?  

    -A duhet të zbatojmë ne vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo t’i diskutojmë si telenovelë në mbledhjet e grupit parlamentar?”

    Dhe ç’të thuash për gjyqtarët kushtetues? Janë ata që duhet të zbatojnë Kushtetutën, por çdo vendim e shoqërojnë me pyetjen: “A i pëlqen kjo Venecias?” Nëse përgjigjja është “jo,” atëherë duhet të rivotohet, të diskutohet, të riformulohet. Sepse, opinioni i Venecias ka peshë më të madhe se ai i Kushtetutës!

    Nuk është çudi që një ditë të kërkojnë një opinion se kur duhet të nisë zbukurimi i pemës së Vitit të Ri.

    Dhe pas opinionit të dytë kush na pengon ne të kërkojmë një opinion, të tretë, të katërt…?!

    A ka komision tjetër mbi atë të Venecias?

    P.S. Uroj që askush të mos kërkojë opinion nga Venecia për këtë shënim

  • Shqipëri-Kosovë, akulli që nuk po shkrin

    Shqipëri-Kosovë, akulli që nuk po shkrin

    Ftohja e marrëdhënieve politike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës po përcillet edhe në ekonomi me tregtinë në vendnumëro dhe rënien e vizitorëve. Sipas projeksioneve, PBB-ja e Rajonit pritet të arrijë në 135.3 miliardë euro më 2024, teksa ekonomitë tona, të dyja së bashku, pritet të arrijnë një vlerë prej 33 miliardë eurosh, shumë kjo sa 24% e PBB-së së pritshme të Rajonit. Ekonomia e Serbisë zë 45% të PBB-së së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Kosova nuk po i shfrytëzojnë potencialet për bashkëpunim, në mënyrë që të bëhen konkurruese dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve të tyre.

    Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të të njëjtit komb, nuk i kanë shfrytëzuar potencialet e burimeve natyrore dhe popullsinë e re në moshë për të rritur përfitimet ekonomike.

    Në vend që të rritet, popullata shqiptare në rajon është reduktuar dhe është plakur teksa në aspektin ekonomik, konvergjenca me Rajonin ka mbetur e pandryshuar gjatë 10 viteve të fundit. Qeveritë e dy vendeve, me politikat e tyre, nxitën emigrim masiv të popullatës, duke dështuar të krijojnë mundësi sidomos për të rinjtë.

    Ekonomitë e dy shteteve bazohen në një model që nuk gjeneron punësim me vlerë të lartë dhe nuk kanë mundur të integrohen në zinxhirët e industrisë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Prodhimi i Brendshëm Bruto në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ishte rreth 80,5 miliardë euro në vitin 2013, sipas të dhënave nga institucionet financiare ndërkombëtare FMN dhe BB.

    Shqipëria dhe Kosova së bashku e kishin PBB-në 19,2 miliardë euro në vitin 2013, vlerë kjo sa 23.8% e PBB-së së Rajonit. Sipas projeksioneve, PBB-ja e Rajonit pritet të arrijë në 135.3 miliardë euro më 2024, teksa ekonomitë tona të dyja së bashku pritet të arrijnë një vlerë prej 33 miliardë eurosh, shumë kjo sa 24% e PBB-së së pritshme të Rajonit.

    Përgjithësisht, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie të popullsisë që kur u shemb regjimi komunist në vitin 1990. Gjatë dekadës së fundit, popullata shqiptare e dy shteteve ka pësuar rënie të fortë për shkak të uljes së lindjeve dhe emigracionit të lartë, por këto fenomene kanë qenë më të dukshme në Shqipëri dhe në Kosovë, duke bërë që popullsia e dy vendeve të pësojë rënie me 15% dhe 12% secila ndërmjet 2011 dhe 2024.

    Shqipëria dhe Kosova gjithashtu janë të integruara më pak në zinxhirin e vlerës së tregut global, duke qenë se sektori i bujqësisë dominon dy ekonomitë dhe sektorët e industrisë ku ofrohen paga më të larta janë më pak të pranishme se në rajon.

    PBB, gara Shqipëria-Kosovë

    Kosova përjetoi në 1998 një nga luftërat më të përgjakshme në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Shqipëria doli shumë e varfër nga rrëzimi i një prej regjimeve diktatoriale më të egra. Falimenti i firmave piramidale në vitin 1997 e vështirësoi edhe më tej situatën, pasi një shumicë e madhe familjesh humbën të gjithë kursimet e jetës në këto skema.

    Me liberalizimin e tregtisë, të ardhurat nga emigracioni dhe zhvillimi i industrive që kërkonin krah pune, PBB-ja e Shqipërisë shënoi në vitin 2023 mbi 2,3 trilionë lekë (22 miliardë euro). Ky rezultat është 70% më i lartë se në vitin 2013, kur PBB-ja e vendit ishte 1,3 trilionë lekë.

    Ekonomia e Kosovës në vitin 2023 arriti një vlerë të PBB-së 9,76 miliardë euro, me rritje 91% në krahasim me vitin 2013, kur përllogaritej 5 miliardë euro.

    PBB e përbashkët Shqipëri – Kosovë zë 33% të ekonomisë së rajonit. Serbia në vitin 2024 pritet të ketë një PBB prej 62 miliardë eurosh, që përbën 45% të PBB-së totale të Rajonit.

    Struktura e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dominohet nga në tre sektorë kryesorë, bujqësia, industria dhe shërbimet. Këta sektorë kanë ndryshuar gjatë viteve, pasi shumica e një pjese të vendeve kanë kaluar nga ekonomitë bujqësore në ekonomi më të orientuara nga shërbimet dhe industrisë.

    Vetëm në Shqipëri, struktura e ekonomisë dominohet nga bujqësia, e cila në vitin 2022 zuri 18% të PBB-së. Në Kosovë, bujqësia zë 7% të PBB-së, ndërsa në dy vende të tjera, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, bujqësia zë më pak se 7% të PBB-së dhe në Bosnjë është më pak se 5%.

    Në vendet e BE-së, bujqësia zuri më pak se 2.5% të PBB-së më 2022. Zhvillimet e sektorit të bujqësisë janë paradoksale për Shqipërinë, pasi është sektori më i madh në ekonomi, teksa nevojat e konsumit të vendit plotësohen nga importet. Importet bujqësore janë tre herë më të larta se eksportet dhe janë zgjeruar më tej këtë vit.

    Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës ka varësi të lartë nga ndërtimi, i cili nuk sjell produktivitet në afat të gjatë.

    Gjatë vitit të kaluar, ndërtimi zuri rreth 11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në rajon për rëndësinë që ka në ekonomi. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT pas Shqipërisë vjen Kosova, ku ndërtimi zë rreth 10% të PBB-së, ndërsa në vendet e tjera, sektori zë 5-7% të PBB.

    Ekonomia e Bosnjës ka ekspozimin më të ulët ndaj ndërtimit, me vetëm 5,7% të PBB-së, në Maqedoninë e Veriut ndërtimi zë 5.9% të ekonomisë, në Serbi 7% dhe në Kosovë, pak më shumë se 10%.

    Në Serbi dhe Bosnjë, industria është dega kryesore e ekonomisë që kontribuon më shumë se 23% në PBB-në e vendeve. Në Maqedoninë e Veriut, industria zë 19% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri, më pak 14%.

    Edhe pse me peshë më të ulët, industria në Shqipëri është më pak produktive pasi mbështetet në njësi prodhimi të industrisë fasone të tekstil-këpucës, që punojnë me material porositësi, ndërsa në rajon, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnjë, dega e industrisë është e lidhur me zinxhirin e industrisë automative, e cila ka norma më të larta fitimi dhe prodhon paga më të larta për punonjësit.

    Normat e larta të emigrimit të të rinjve po e bëjnë vendin jo tërheqës për transferimin e njësive të prodhimit. Gjithsesi, me dimensionet e reja të gjeopolitikës globale, ku zinxhirët e prodhimit po transferohen sipas aleancave të reja globale, Shqipëria ka shanse të larta për të tërhequr investitorë me potencial.

    Me gjithë zhvillimet e pritshme, sektori i ndërtimit do të vijojë të ketë kontribut në rritje në ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës.

    Ekspertët e ekonomisë në të dy shtetet mendojnë se qeveritë nuk u kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve ekonomike.

    Kosova është vendi me popullsinë më të re në Europë, ka pasuri nëntokësore, tokë pjellore dhe kapacitete për të rritur prodhimin e energjisë së pastër, por në krahun tjetër, mungojnë politikat dhe mbështetja e duhur politike dhe financiare për t’i zhvilluar më tej këto mundësi.

    Gjatë viteve të fundit, zhvillimet politike në vend kanë lënë në hije aspektin ekonomik, tha Mustafë Kadriaj, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

    Ndërsa eksperti i njohur, Selami Xhepa, thotë se qeveria shqiptare ka zhvilluar një model ekonomik bazuar në vlerën e ulët të punës, teksa përfitimet ekonomike nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë përderisa Shqipëria ende ka 43% të popullsisë në rrezik të varfërisë.

    Në “luftë” të ftohtë

    Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë lënë pas edhe bashkëpunimin formal. Nga viti 2008 deri më 2023, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar 15 mbledhje të përbashkëta, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërmarrjen e reformave të përbashkëta. Mbledhja e fundit u bë në korrik të vitit 2023 në Shkodër dhe deri më tani, kur po mbyllet 2024, nuk është zhvilluar mbledhje tjetër.

    Zhvillimet në mbledhjen e fundit kishin të bënin me projektet e përbashkëta infrastrukturore, si rrugët dhe hekurudhat, për të lidhur më mirë dy vendet dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, si dhe zhvillimin e turizmit dhe krijimin e mundësive për të promovuar më shumë bashkëpunimin në këtë sektor.

    Kryeministrat Rama dhe Kurti, jo vetëm që nuk po bashkëpunojnë, por shpesh shfaqen si konfliktualë, duke shmangur takimet dhe duke replikuar në distancë.

    Kjo marrëdhënie e ftohtë mes qeverisë ka injektuar një frymë në popullsinë e përgjithshme, kur gjithnjë e më shumë shqiptarët e Kosovës nuk preferojnë të pushojnë në Shqipëri. Numri i vizitorëve nga Kosova ra këtë vit, ndërsa volumi tregtar mbeti i njëjtë.

    Profesori Safet Gërxhalliu, i cili më parë ka drejtuar Odën Ekonomike të Kosovës, është shprehur se, ekonomistët dhe ekspertët e dy anëve të kufirit duhet të hidhen në veprim. Nuk ka më kohë për të humbur, pasi politika ka dështuar të bashkojë ekonominë.

    “Të mos merremi me arsyet pse ky bashkëpunim mungon, por të ulemi të gjejmë zgjidhjet, – propozon ai. Grupet e ekspertëve duhet të ulen dhe të hartojnë një program të përbashkët, ku në themel të jetë harmonizimi i taksave dhe tatimeve, njësimi i programeve arsimore, politikat e zhvillimit në shërbim të tregut të përbashkët dhe më pas qeveritë në të dy anët ta kenë në krye të axhendës”, thotë ai.

    Shqipëria ka nënshkruar me Kosovën marrëveshje bashkëpunimi më shumë se me çdo vend tjetër, por në realitet, një seri konfliktesh tregtare numërohen që kur Kosova shpalli pavarësinë, të cilat shpesh morën parametrat e një lufte tregtare. Shembulli tipik është viti 2013, kur një seri konfliktesh tregtare në të cilat u përfshinë edhe qeveritë ndikuan për keq tregtinë ndërmjet shteteve.

    Bllokimi i qumështit shqiptar në tregjet e Kosovës u pasua me bllokimin nga pala shqiptare të importit të mishit dhe të miellit nga Kosova. Konflikti me miellin u përsërit gjatë vitit 2016-2017. Në 10-vjeçarin e fundit, barra tarifore në tregtinë mes dy vendeve u rrit me tarifa e taksa indirekte.

    Kosova vuri në vitin 2014 një tarifë 40 euro për çdo natë qëndrimi të kamionëve nga Shqipëria, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme kostot për eksportuesit shqiptarë. Ndërsa këto tarifa u baraspeshuan nga Shqipëria, e cila nga viti 2014 filloi zbatimin e tarifës së skanimit në dogana në 22 euro për çdo deklaratë doganore.

    Më vonë, gjatë vitit 2019, qeveria e Shqipërisë dha me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ku automjetet e vogla që kalojnë në të paguajnë 5 euro me TVSH, autobusët 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro dhe kamionët e rëndë 23 euro. Këto tarifa i rënduan më tej kostot për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.

    Propozimi

    Safet Gërxhalliu: Ekonomistët dhe ekspertët e dy anëve të kufirit duhet të hidhen në veprim. Nuk ka më kohë për të humbur, pasi politika ka dështuar të bashkojë ekonominë. Të mos merremi me arsyet pse ky bashkëpunim mungon, por të ulemi të gjejmë zgjidhjet.

    Grupet e ekspertëve duhet të ulen dhe të hartojnë një program të përbashkët, ku në themel të jetë harmonizimi i taksave dhe tatimeve, njësimi i programeve arsimore, politikat e zhvillimit në shërbim të tregut të përbashkët dhe më pas qeveritë në të dy anët ta kenë në krye të axhendës.

    Tregtia, përkeqësohet pozicioni i Shqipërisë

    Këtë vit, Shqipëria përkeqësoi pozicionin tregtar me Kosovën, pasi eksportet u ulën dhe importet u rritën gjatë 10-mujorit 2024.

    Në periudhën janar-tetor, volumi tregtar i Shqipërisë me Kosovën ishte 45 miliardë lekë. Kjo vlerë zuri 3% të tregtisë me jashtë të Shqipërisë (import + eksport), një pozicion i ngjashëm me vitin 2023.

    Gjatë 10 muajve të 2024, eksportet shqiptare në Kosovë shënuan 31 miliardë lekë, me rënie 9.2%, ndërsa importet nga Kosova u rritën me 29%. Rritja e importeve nga Kosova u dominua nga mallrat e kompanisë Devolli në Shqipëri me birrën “Peja”, prodhimet “Vita” dhe me tapicerinë e shtëpisë nëpërmjet “Comodita Home”.

    Importet nga Kosova arritën 13,4 miliardë lekë, rreth 130 milionë euro në 10-mujor, me rritje vjetore 29%.

    Eksportet shqiptare në Kosovë shënuan 31.7 miliardë lekë, me rënie vjetore mbi 9%. Tkurrjen më të madhe e pati hekuri me rreth 25% për shkak të rënies së prodhimit në kompaninë Kurum në Shqipëri. Eksporti i zarzavateve shënoi rënie me vlerë me rreth 22%, si rrjedhojë e rënies së çmimeve dhe rënies së euros, e cila i ka vënë në vështirësi eksportet e Shqipërisë këtë vit.

    Shqipëria ka suficit tregtar me Kosovën, por kjo pozitë shënoi rënie të dukshme këtë vit. Në 10-mujorin 2024, suficiti tregtar shënoi 18 miliardë lekë, me rënie 27% nga niveli 25 miliardë lekë që ishte vitin e kaluar.

    Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë vitit 2023, volumi tregtar u 5-fishua në krahasim me vitin 2008, kur u shpall pavarësia. Shkëmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nisi pas përfundimit të luftës në vitin 2000.

    Në rreth dy dekada tregti shihet se përfituesja më e madhe është Shqipëria, e cila eksporton më shumë se sa importon mallra në Kosovë. Në vitin 2023, vlera e mallrave që Shqipëria eksportoi në Kosovë ishte dy herë më e lartë se vlera e mallrave që importoi.

    Eksportet shqiptare në Kosovë dominohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, lëkurët dhe prodhimet e tyre dhe ushqimet, ndërsa importet nga Kosova përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, të cilat zënë gati 50% të importeve, ushqimet dhe produktet kimike dhe plastike.

    Në vitin 2023, partnerët tanë kryesorë për eksportet ishin Italia (43%) duke u ulur me 10,2% krahasuar me vitin 2022, Kosova (9%) duke u rritur 8,3% krahasuar me vitin 2022 dhe Greqia (7%) duke u rritur 13,1%.

    Ndërsa partnerët kryesorë të Shqipërisë për importet më 2023 ishin Italia (22%) duke u ulur 5,9% krahasuar me vitin 2022, Kina (11%) duke u rritur 21,0% krahasuar me vitin 2022, Turqia (10%) duke u ulur 26,2% krahasuar me vitin 2022.

    Vizitorët nga Kosova braktisin Shqipërinë

    Marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë në nivelin politik kanë njohur ulje-ngritje, por qytetarët e dy anëve janë lidhur fort sidomos nëpërmjet udhëtimeve, bashkëpunimeve kulturore, sportit dhe muzikës.

    Por suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit të verës dhe fillimit të vjeshtës, të paktën nëse i referohemi atij që njihet si turizëm patriotik. Shifrat zyrtare konfirmojnë se në muajin gusht, rritja e shqiptarëve të Kosovës ishte thuajse inekzistente, ndërsa në shtator hyrjet shënuan rënie me 19.2% në raport me shtatorin e një viti më parë.

    Liberalizimi i vizave argumentohet të jetë një tjetër faktor që shtetasit e Kosovës kanë preferuar të eksplorojnë destinacione të reja në disa raste edhe nga Tirana, për shkak të linjave low cost.

    Por duket se nuk kemi të bëjmë vetëm me një zbehje të interesit të turizmit patriotik. Shifrat zyrtare tregojnë për një numër më të ulët të çekëve, një grup që vazhdimisht ka qenë me rritje dhe që ka pasur interes për turizmin e organizuar.

    Nisi si turizëm patriotik pas luftës së Kosovës në vitin 2000, por tani shtetasit nga ana tjetër e kombit zotërojnë kërkesën për turizëm në Shqipëri, duke zënë një të tretën e totalit të vizitorëve të huaj.

    Gjatë dekadës, numri i turistëve nga Kosova rritet me ritme dyshifrore, po gjatë këtij viti ato kanë shënuar rënie. Për shqiptarët për turizmin dimëror, destinacionet e Malit të zi dhe Maqedonisë së Veriut mbeten më të pëlqyera edhe pse Boga, Sharri dhe Brezovica janë po aq të bukura.

    Turistët nga Kosova janë bërë furnitori kryesor i të ardhurave në sektorin shqiptar të shërbimeve. Strukturat akomoduese në zonën e Durrësit, Shëngjinit dhe Velipojës fillimisht janë ngritur për t’iu përgjigjur kërkesës për turizëm nga Kosova.

    Vit pas viti, kjo kërkesë ka qenë e qëndrueshme dhe në rritje, duke u shndërruar në një burim të sigurte të ardhurash për ekonominë tonë. Gjatë vitit pandemik 2020 ku lëvizjet u bllokuan për shkak të koronavirusit, shqiptarët nga Kosova mbajtën gjallë turizmin në Shqipëri dhe parandaluan në thellimin e humbjeve në sektor.

    Me hapjen e Rrugës së Kombit në vitin 2009-2010, numri i udhëtarëve që hynë në Shqipëri u rrit ndjeshëm. Tani shtetasit nga Kosova, përveç pushimeve të verës, nisën të vizitojnë Shqipërisë masivisht edhe për fundjava, duke u bërë burimi kryesor i të ardhurave edhe për disa qytete jobregdetare si Gjirokastra, Berati dhe Korça, etj.

    Të dhënat zyrtare për hyrjen e turistëve nga Kosova datojnë pas vitit 2016, por të dhënat më të hershme për hyrjen e turistëve në rrugë tokësore tregojnë se pas përfundimit të Rrugës së Kombit, fluksi i tyre u rrit shpejt.

    Nacionalizmi ekonomik dhe përparësitë e bashkëpunimit

    Përtej deklaratave për bashkëpunim dhe vullnet të mirë, në themel shqiptarëve në të dy anët e kufirit u mungon nacionalizimi ekonomik. Kjo shihet qartë te mungesa e besimit që konsumatorët e dy shteteve kanë te mallrat e njëri-tjetrit.

    Jo vetëm që nuk ka besim por në shumë raste, ka edhe diskriminim. Profesor Safet Gërxhalliu ka vënë re se në Shqipëri, për të njëjtin produkt, preferohen më shumë kompanitë italianë dhe greke se sa ato nga Kosova.

    Ndërsa Përparim Tushaj, nga ConsultingALB, thotë se kompanitë e Kosovës nuk kanë mundur të çajnë në tregun e Shqipërisë dhe shpeshherë janë detyruar të bashkëpunojnë ose të bëjnë ortakëri me bizneset atje për të shitur produktet e tyre.

    Ndërsa ndryshe ndodh me mallrat shqiptare në Kosovë. Nafta e prodhuar në Shqipëri shitet masivisht në Kosovë dhe gjithashtu kompanitë shqiptare janë të pranishme në sektorët e financave dhe ndërtimit.

    Në kontekstin fiskal, Shqipëria ka barrë më të lartë fiskale se Kosova. Shqipëria ka TVSH 20% ndërsa Kosova ka sistemin dy nivelesh 18 dhe 10%. Tatimi mbi fitimin për bizneset me xhiro vjetore mbi 50 mijë euro në Kosovë është 10%, ndërsa në Shqipëri, bizneset e mëdha tatohen me 15%.

    Kosova ka një sistem më të butë progresiv për pagat se Shqipëria sidomos për nivelet më të larta dhe ka shumë më të ulëta se Shqipëria taksat e punës. Përpos shumë ngjashmërive në strukturën ekonomike, mentaliteti është i njëjtë në të dy anët e kufirit dhe këto elemente janë të mjaftueshme për të krijuar një treg të përbashkët unik.

    Kosova ka një sipërfaqe 11 mijë kilometër katror dhe popullsi prej 1,6 milionë banorësh, Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28 mijë kilometër katror dhe popullsi prej 2.4 milionë banorësh.

    Nëse do të unifikoheshin rregullat e tregtisë dhe taksat, si dhe politikat ekonomike tregu i përbashkët do të kishte rreth 4 milionë konsumatorë, në një territor prej 39 mijë kilometrash katror. Në këtë mënyrë, shqiptarët do të krijon bashkësinë më të madhe në Rajon pas Serbisë.

    Duke pasur ende forcën e punës në kulmin e produktivitetit, Kosova dhe Shqipëria në një treg unik do të ishin një ofertë joshëse për kompanitë e huaja se në aspektin e tregtar, ashtu dhe në prodhim e manifakturë.

    Kjo dëshirë e hershme e bizneseve për një treg unik në fakt nuk është bërë pjesë e agjendave të përbashkëta të qeverive, edhe pse spektakli në këtë drejtim nuk ka munguar.

    Por tani kur bota është përfshirë në pasiguri nga luftërat, shtete të vogla të tilla si Shqipëria dhe Kosova, do të duhen të bashkohen në tregje më shumë si nevojë emergjente për mbijetesë se sa për dëshirë patriotike.

    Sfida

    Tani kur bota është përfshirë në pasiguri nga luftërat, shtete të vogla të tilla si Shqipëria dhe Kosova, do të duhen të bashkohen në tregje më shumë si nevojë emergjente për mbijetesë se sa për dëshirë patriotike. /Monitor

  • Orët e fundit të Erion Veliajt

    Orët e fundit të Erion Veliajt

    Ç’ndodhi duke pritur avionin Wiz Air të linjës Hamburg-Tiranë

    Atëhere kur të gjithë e prisnin në Tiranë, pasi një skuadër e OPGJ-ve i kishte kontrolluar banesën e vet, atë të vëllait dhe zyrën e bashkëshortes, Ajola Xoxa, një pasagjer i zakonshëm e fotografoi Erion Veliajn në sediljen e avionit Wiz Air të linjës Hamburg-Tiranë. Njeriu që qëndronte gjysëm i maskuar nën një kasketë të zezë dhe me trupin të fshehur pas një xhupi të stërmadh skiatorësh dukej që i druhej vështrimit të të tjerëve. Ai kishte qenë gjatë gjithë ditës epiqendra e titujve kryesorë të atyre mediave, pjesën më të madhe të të cilave i kontrollon me dorë të hekurt dhe kosto të larta prej një dekade.

    Lajmi i avancimit të hetimit pasuror ndaj kryebashkiakut të përfshirë në skandalin e inceneratorit të Tiranës dhe atij të vjedhjes së fondeve publike nga vartësit e tij të 5D, nuk ishte një ogur i mirë. Aq më tepër këto kontrolle dhe sekuestrimi i celularit të së shoqes e vinin atë në pozicion të vështirë. Ishin momente që Veliaj do dëshironte të qe i padukshëm. Si i tillë u soll dhe kur zbriti rreth orës 18:50 në Rinas, ku një makinë e priti në dalje të sallonit VIP, për t’iu shmangur kamerave dhe reporterëve të panumërt që e prisnin për një deklaratë. Lapsi.al ishte aty me të tjerët, por nuk mundi ta kontaktojë. Mes gazetarëve qarkullonin “burime të pakonfirmuara nga SPAK”, që thoshin se prokurorët i kanë kërkuar tashmë gjykatës “masën arrest shtëpie”, ç’ka do të sillte, në ditët e ardhshme, një shkarkim të pashmangshëm nga kryeministri. Të tjerë, kujtonin se cilido që i është nënshtruar një hetimi pasuror nuk ka përfunduar mirë. Prandaj komenti i kryebashkiakut pritej si ujët e pakët, në ato orë të mbrëmjes të së premtes, që nuk ka rezultuar të jetë një ditë me fat për ata që kanë pasur punë me prokurorët specialë.

    Vetëm rreth  20:30-ës, pasi i shoqëruar nga një skuadër badigardësh Erion Veliaj ndaloi në apartamentin e katit të katërt, te Kodra e Diellit 1, ku gjatë paradites pati zbarkuar BKH-ja, ai bëri një reagim evaziv në rrejtin “X”. Përpos llafollogjisë së përhershme kundër gazetarëve, ai pranoi për herë të parë se gjendej nën hetim pasuror duke shtuar se ai dhe familjarët e vet do jenë të hapur ndaj çdo vendimi të drejtësisë: “Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap” shtoi ai.

    Më parë lidhur me këto “hapa të mirëprituar”, SPAK kishte bërë një reagim të kursyer. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” u tha, pa pretenduar se mund të jepeshin më shumë detaje.

    Ato që rodhën përmes mediave tregonin goxha më tepër. Pasi zonja Xoxa nuk i kishte hapur derën për një kohë të gjatë, derisa në shtëpi të mbërrinin biznesmenë të afërt me Erionin, hetuesit e BKH kishin kontrolluar për dy orë apartamentin. Më pas ata ishin zhvendosur për në Sky Tower atje ku gjenden zyrat e shoqatës Harabeli të Ajolës. Aty gërmuan përreth shtatë tetë orë dhe u larguën vetëm në mbrëmje.

    Por, këto akte ekstreme nuk janë të veçuara. Ato shihen si vijim i një kalvari të gjatë që filloi fiks një vit më parë, kur krahu i djathtë i kryebashkiakur, Taulant Tusha përfundoi në pranga. Në mars të këtij viti erdhën disa goditje të tjera. Marenglen Qato dhe Redi Molla, patën të njëjtin fat pas zbulimit të skandalit 5D, ku drejtorët e bashkisë dergonin fondet publike drejtpërdrejt në kompaninë e tyre private. Në prill, ndonëse bëri lodra çilimijsh me “kolegë” dhe u detyrua të mbillte pemë para SPAK-ut, Veliaj u detyrua të parakalonte për herë të parë publikisht para derës së prokurorisë. Ndërkohë, si kurrë ndonjëherë më parë, mediat u mbushën me lajmet e dosjes së SPAK për mënyrën se si kalonin fondet e bashkisë në ndërtimin e hoteleve private ku një punonjëse e përgjuar pohonte se Veliaj ishte pronar. Kryebashkiakut filluan t’i shmangeshin disa nga figurat publike që deri në atë moment ishin në garë për t’u shfaqur pranë tij. Një goditje edhe më e rëndë erdhi në shtator kur në asamblenë e PS-së Edi Rama i hoqi monopolin e drejtimit të qarkut të Tiranës. Kryeqyteti tani do ndahej ne tresh mes atij, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut. Por ky nuk qe kamzhiku i fundit. Pak javë më pas, si përforcim u shtua edhe Blendi Gonxhe, që përflitet në selinë mavi si zëvendësuesi i menjëhershëm i Lalit, nëse ai shkarkohet në mënyrë të parakohshme nga detyra.

    Pra, në një vit rënia e Veliajt ka qenë e pandalshme dhe shpresa e armiqve të tij të shumtë, se do ta heqin qafe, më e madhe se kurrë më parë. Por jo të tëra shenjat kane qenë të tilla. Të gjithë ata që shpesh gjatë këtyre muajve kanë ngritur pyetjen, nëse Rama do ta shesë apo jo delfinin e tij kanë marrë sinjale kontradiktore. Sapo plasi skandali 5D kryeministri i doli në krah kryebashkiakut. Kur ky i fundit përdori alibinë se edhe atij mund t’i kenë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpine njësoj si shefit, Rama bëri një deklaratë ku pohonte se bashkohej me pikë e presje me versionin e Veliajt. Megjithatë, për të ruajtur ambiguitetin, kur u pyet në Report TV për Veliajn, disa ditë më vonë, kryeministri lëshoi mesazhe diametralisht të kundërta: “SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë” këmbënguli ai.

    Ky dyzim është lehtësisht i shpjegueshëm. Nga njëra anë Rama është i ndërgjegjshëm se provat e korrupsionit të Veliajt janë evidente, ato kanë dalë sheshit me dëshmi dhe dokumenta dhe ai e di se duke e mbrojtur merr kosto edhe për vete. Ama, nga ana tjetër ai kupton gjithashtu se si kryebashkiak, Lali ka grumbulluar një pushtet financiar dhe një makineri elektorale që do t’i hynte në punë në 11 majin e ardhshëm. Prandaj kalamendet mes dy vendimarrjeve.

    Ky hezitim politik nuk ka ngelur pa infektuar as drejtësinë. Vërtet SPAK duket se ka nisur një hetim pasuror, nga i cili deri më tani nuk ka shpëtuar askush (Ahmetaj, Beqja, Meta, Berisha). Por ndryshe nga të tjerët prokurorët janë treguar shumë më të mëshirshëm me Erionin. Ndërsa për ata që ishin larguar nga pushteti, prej më shumë se një dekade, kanë kërkuar burg me justifikimin se mund të prishnin provat, për kryebashkiakun nuk kanë guxuar as masën e pezullimit nga detyra. Ndërsa ish zv/ kryeministrit i bënë kontroll të menjëhershëm banese dhe ia rrodhën të gjitha gjetjet në publik, për Veliajn u vonuan një vit dhe u treguan hermetikë. Disa me të drejtë ngrenë pyetjen: çfarë vlere ka sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxës pas 12 muajsh, kur ajo e mori vesh se ky aparat i mallkuar i hëngri kokën, psh. Monika Kryemadhit? 

    Mes këtyre dritëhijesh, dilema se ç’do të ndodhë me fatin personal të Veliajt vazhdon. A do të shkojë ai drejt burgut? Apo vetëm detyrim paraqitje apo arrest shtëpie? A do të ndodhin këto tani shpejt, apo pas zgjedhjeve të përgjithshme?

    Por nëse për qytetarin Erion ka mëdyshje, politikani Veliaj e ka prerë biletën. Ato që thuheshin për të një vit më parë janë shuar. Askush sot nuk e sheh më as si pasardhësin e Ramës dhe madje as me një vijimësi normale të karrierës. Për të gjithë duket sikur e ardhmja e tij në PS është djegur. Sforcimi për të korruptuar aktorët që rezistuan tek teatri, për të mposhtur protestën e bonorëve që iu prishën shtëpitë tek unaza, apo 5 maji, sukseset elektorale në Tiranë, të gjitha janë shumëzuar me zero. Sot për të askush nuk pyet më se çdo të jetë nesër, por se ç’fat e pret tani shpejt.

    Disa vënë bast se do të shpëtojë. Të tjerë e shohin se po bëhet gati për burg. Fiks ashtu siç ishte veshur në avionin e linjës Hamburg Tiranë, kur kishte turp të përballej me sytë kureshtarë të pasagjerëve.

  • Nga Luçiano BOÇI –KURBANI i Ramës

    Pandehmat e shumta për të pandehurin e ri të SPAK-ut kanë kohë që mbajnë pezull, politikanët, tifozët politikë, gazetarët pro e kundër, qytetarët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

    Por ajo që sundon mbi të gjitha është raporti i tij me Ramën. Më saktë lëshimi apo dorëzimi që ky i ka bërë tashmë Veliajt.

    E gjitha në formën e një pyetje të thjeshtë: A e shiti Rama Veliajn, siç ka bërë me Ahmetajn, Kokën apo dikë tjetër, apo nuk po e lëshon akoma?!

    Kjo pandehmë lidhet dhe me momentin e gjetur dhe formën e aplikuar nga SPAK.

    Parë në histori, dashuri-urrejtja midis tyre ka tone sa dramatike aq dhe qesharake, në themel të së cilës është lufta për pushtet.

    Ndërsa me të tjerët Rama e kishte më të lehtë, me Veliajn pengesat ishin e janë më serioze, ndonëse faktet e denoncuara nga opozita dhe protestat e saj pa mbarim mbetën tepër sfiduese.

    Së pari midis tyre qëndronte një rregullator i afërm me të dy, por që më shumë i hante kërraba nga Veliaj. E as më shumë e as më pak ky ishte “vëllai” i të dyve, Alexi Sorros.

    Qortimet e tij i bënin të dy të qëndronin gati-tu përballë padronit.

    Së dyti, Veliaj kishte pushtet autonom me të qenurit Kryetar Bashkie dhe zotëronte interesa dhe para marramendëse sikurse Rama. Influenca e tij shtrihej deri në SPAK e përtej, deri tek miqtë politikë e jo politikë të përbashkët.

    Së treti, Veliaj kishte ndërtuar rreth tij një grupim poltikanësh me zë, pasuri e influencë direkte deri në sistemin e drejtësisë.

    E gjitha kjo krijonte një lloj ekuilibri të tendosur por të dëshiruar nga të dy, megjithëse secili ruante momentin për ta kafshuar tjetrin.

    SPAK nga ana e tij nuk dëshironte të kapërcente ekuilibrin e brishtë duke parë gjithmonë nga njëra anë me siklet në sy “shefin” për të kuptuar dëshirën e tij dhe nga ana tjetër duke hedhur hapa me shumë kujdes që veprimet të mos sillnin pasojën e pandreqshme për “mikun” e “kolegun” e Bashkisë.

    Por gjërat duket se precipituan më shpejt nga sa mendohej dhe ekuilibri u prish.

    “Tersi” erdhi nga atje ku të dy luanin mbështetjen.

    Nga Amerika, humbja e  të majtës ekstreme dhe specifikisht dobësimi i perandorisë  së “vëllait” i nxorri zbuluar të dy.

    Kjo bëri që Rama të ndezë sinjalet e alarmit. I ardhur në pushtet e i mbajtur prej Sorosit, Rama tashmë është në panik para administratës së re që po vjen, anti-sorosoizmi i së cilës është kauzë e flamur.

    Për më tepër zelli i tij për të venë në jetë axhendat e Sorosit dhe për të bërë luftë ekzemplare ndaj drejtuesve opozitarë me metodat e drejtësisë së kapur, e nxjerrin zbuluar.

    Në këto rrethana Ramës i duhet një alibi e fortë para situatave të reja. Dhe alibi më të bukur s’ka ku e gjen. Bën kurban Veliajn të cilin kërkon ta shesë si “vëllanë” e ngushtë të Sorosit, me anë të vetë drejtësisë sorosiane, nga një sorosian siç është ai vetë.

    Sakrifikim më cinik nuk mund të gjente.

    Ndonëse në raport me të vërtetën korruptive të Veliajt, kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

    Me këtë zell Rama kërkon të transmetojë idenë se fajtori i vërtetë i së keqes sorosiane  u gjet dhe se ai vetë madje tani ka kapërcyer dhe njëherë ylberin dhe është politikisht anti-soros.

    Kjo duket si pjesa e parë e planit që edhe po nuk funksionoi së paku i siguron realizimin e qëllimit tjetër, i cili sado i keq të duket i jep Ramës një derë shpëtimi.

    Rama do ta bëjë kurban politik Veliajn në këto kohë, sepse ai potencialisht është njeriu që i rrezikonte pushtetin politik.

    Rama i ka marrë qartazi sinjalet e largimit nga pushteti.

    Një humbje e tillë e prekshme do t’i sillte atij me efektin domino dhe humbjen e partisë e çdo gjëje tjetër. Veliaj mezi po e priste këtë moment dhe Rama e jo vetëm ai, e ka lexuar me kohë këtë ambicie.

    Në të tilla rrethana koha për ta bërë kurban Veliajn u poq dhe SPAK-u i kujdesshëm, ia lexoi në sy dëshirën Ramës.

    U hodh në një gjysëm sulmi të deshifruar me vështirësi, sepse i përshtatej dhe me shpëtimin e fytyrës së vet përballë momentit të sikletshëm të protestimit ndaj tij, nga mbështetësit e Metës.

    Operacioni arriti t’i vejë zjarrin politikisht Veliajt, por pa qenë një akt që synon dhënien e drejtësisë.

    Në të gjithë këtë ngjarje ai që realizoi objektivin e tij duket se është Rama.

    Ai sot çimentoi pozitën e tij si kryetar i opozitës së ardhshme duke bërë kurban rivalin.

    Ndërsa drejtësia u shpalos dhe njëherë si xhongël politike që nuk synon dhënie drejtësie për të korruptuarin shumëdimensional Veliajn, por që synon ruajtjen e unitetit të Partisë.

  • Nuk ekzistojmë pra, e vërteton një paradoks kuantik

    Nuk ekzistojmë pra, e vërteton një paradoks kuantik

    Prej më shumë se 100 vjetësh, mekanika kuantike i ka tronditur nocionet tona të fizikës. Dimë, për shembull, se një grimcë kuantike nuk ka gjendje të vërtetë derisa të vëzhgohet. Duke vepruar kështu, atëherë një pyetje që vlen për të gjitha gjërat ekzistuese: një objekt veti ka ende pronësi kur këto nuk vëzhgohen?

    Në një pikë të caktuar, kjo pyetje themelore ndërthuret me një koncept shtesë të quajtur lokalitet. Ky i fundit përshkruan nëse një objekt ndikohet apo jo nga diçka e mjedisit të tij fizik të menjëhershëm. Nëse në lojë janë forca më të mëdha apo më komplekse, që mund të influencojnë parime të tilla si rastësua e madje edhe vullneti i lirë.

    Paradoksi i Hardit

    E gjithë kjo na çon në idenë e paradoksit të Hardy. Ndonëse mund të duket komplekse, implikimet e tij kanë degëzime mbi faktin se sa real është universi ynë dhe çfarë do të thotë termi “realitet”. Në një kërkimin e ri, shkencëtarët në Kinë thonë se kanë gjetur një mënyrë për të vëzhguar këtë ushtrim paradoksal të mendimit në fizikën kuantike pa asnjë nga mangësitë që potencialisht kanë komprometuar eksperimentet e kaluara.

    Lucien Hardy është një fizikan teorik që punon në Perimeter Institute for Theoretical Physics në periferi të Torontos. Hardy e ka kaluar karrierën e tij të gjatë duke u përpjekur të arrijë dhe të përsosë kufijtë e të gjithë formës së fizikës kuantike, përfshirë mënyrën në të cilën parimet matematikore që e mbështesin ndërveprojnë me teori që përshkruajnë universin tonë.

    Kështu, më 1992 Hardy filloi të formulojë një paradoks relativ me grimcat dhe antigrimcat. Disa ndërveprime në fizikë shkaktojnë krijimin dhe lançimin në drejtime të ndryshme të një grimcë dhe të antigrimcës së saj përkatëse. Këta të dyja janë të destinuara për njëra-tjetrën, megjithatë, dhe pikërisht si Romeo dhe Zhulieta, lidhja e tyre shkakton në mënyrë të pashmangshme asgjësimin e të dyjave: pas fraksionit më të vogël të sekondës, ribashkohen dhe shkatërrojnë njëra-tjetrën. Ajo që Hardy postuloi është një skenar ku grimca dhe antigrimca mund të bashkëjetojnë pa asgjësim.

    Hardy e dinte se vendosja dhe matja e një ndërveprimi të tillë do të prezantonte variabla të afta për të kërcënuar integritetin e vetë ndërveprimit. Edhe kjo është një pyetje themelore e fizikës kuantike: si mundet një fushë studimi që prodhon vetëm probabilitete të funksionojë bashkë me paradigmën e bazuar në vëzhgimin e fizikës klasike?

    Një eksperiment me dritë dhe probabilitet

    Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij hulumtimi të ri kanë projektuar një eksperiment që, thonë ata, eliminon variablat e zbrazëtirave të konfigurimeve të tjera. Bëhet fjalë për një seri të përpunuar pasqyrash, lazerësh, kristalesh, spliterash dhe piastrash, të kombinuara me një gjenerator numrash të rastësishëm. Për të siguruar që numrat të ishin vërtet të rastësishëm, shifrat u gjeneruan me aq shpejtësi sa nuk do të mund të influencoheshin nga ndonjë “ndryshore e fshehur lokale”.

    Pas më shumë se gjashtë orësh të ekzekutimit të këtij konfigurimi, me objektiv ndarjen e fotoneve dhe neutralizimin e çdo mundësie të zbrazëtirave, shkencëtarët deklaruan se të dhënat e tyre ishin shumë të qarta (megjithëse ende probabiliste). “Në bazë të një testi të hipotezës zero”, kanë shkruar në studim, “vlera p që mundësia që rezultatet tona të shpjegohen nga teoritë realiste lokale nuk i kalon 10-16348”. Me fjalë të tjera, ka më shumë se një mundësi për të fituar lotarinë.

    Shkencëtarët kanë afirmuar se kjo përforcon konsensusin në rritje sipas të cilit realizmi i lokalitetit është i pamjaftueshëm për të shpjeguar çështjet e pazgjidhura të fizikës kuantike. Përfundimi i tyre nuk është i ri: Çmimi Nobel për Fizikë 2022 iu dha në fakt tre shkencëtarëve që kanë përdorur fotone për të “përmbysur realitetin siç e njohim ne”.

    Suksesi më i madh i këtyre studiuesve të rinj përfaqësohet nga impostimi i tyre eksperimental. Rezultatet mbështesin jorealitetin lokal, sa për të thënë, por vendosin edhe baza të reja për personat që i përdorin këto fenomene kuantike për të projektuar teorinë e informacionit dhe sistemet e aplikuara. Këto gjëra, të paktën, janë reale.

    Artikulli është i përkthyer nga bashkëpunëtorë të jashtëm, për informacione dhe bashkëpunime kontaktoni me redaksinë

  • Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO

    Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO

    Shtëpa gjermane e automjeteve i jep lamtumirën Hamiltonit në këtë mënyrë: një mesazh prekës dhe një sërë iniciativash në mbarë botën

     “’Thank You, Lewis’, ready to write the final chapter in an incredible story” – “‘Faleminderit, Lewis’, gati për të shkruar kapitullin e fundit në një histori të pabesueshme”: fillon kështu letra e dashurisë me të cilën Mercedes i jep lamtumirën pilotit të tij ikonëduke zbuluar menjëherë palmaresin: “245 gara. 84 fitore. 78 pole position. 153 podiume. Tetë kampionate botërore për konstruktorë. Gjashtë kampionate botërore të pilotëve”. Dhe kjo sepse, siç theksohet menjëherë më pas, bëhet fjalë për një karrierë “të ushqyer ekskluzivisht prej Mercedes-Benz; mbi 20,000 xhiro garash dhe 100,000 kilometra të përshkuara”.

    Por deklaratat e dashurisë – siç dihet – kanë nevojë për prova. Kështu, Mercedes ka shpallur fushatën globale “Every Dream Needs a Team”, një film që përmes karrierës së Hamilton rrëfen shpresat dhe ëndrrat e gjeneratave të reja, duke përdorur gjithmonë metaforën e sportit dhe skuadrës, sepse “suksesi është një sipërmarrje kolektive”. E më pas do të ketë imazhe të Lewis të projektuara në Kuala Lumpur, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA gjatë fundjavës së garës në Abu.

    Shumë emocion për Hamilton, që pasi lexoi letrën menjëherë deklaroi se “Jam pakashumë i qetë për momentin”. Për momentin… Fundjava është e gjatë dhe mbajtja e lotëve do të jetë e vështirë për Lewis. Koha e kaluar me mama Mercedesin ka qenë vërtet shumë. Një jetë e tërë.






    Video courtesy of
    Mercedes-AMG Petronas F1 Team.


    Ja versioni i plotë

    ‘Thank You, Lewis’

     Ready to write the final chapter in an incredible story

     245 races. 84 wins. 78 pole positions. 153 podium finishes. Eight World Constructors’ Championships. Six World Drivers’ Championships.

     A career that, to this point, has been powered solely by Mercedes-Benz; over 20,000 racing laps and 100,000 racing kilometres.

     This weekend marks the closing chapter in the longest and most successful team-driver partnership in the sport’s history. The final race of a relationship with the three-pointed star that began 26 years ago.

     Saying farewell after such a journey together is therefore about so much more than just marking records and statistics. It’s about paying tribute to a remarkable individual. Recognising a person who has catalysed and led change in our sport. How together, we have strived to make a lasting impact far beyond podium celebrations and trophy collections.

     Launching this evening, and working with London-based agency AMV BBDO, the team has created a global campaign that pays tribute to Lewis’s remarkable record, capturing the highs and lows of 12 seasons together.

     ‘Every Dream Needs a Team’ bridges between the hopes of the young Lewis Hamilton aiming for F1, and the aspirations of the next generation he has inspired. One that sees our sport as a place where they can achieve their own hopes and dreams. ‘Every dream needs a team’ speaks to the essential truth of our sport that Lewis has always recognised – that we win, and we lose, together. That success is a collective endeavour.

     The centrepiece is a film produced, thanks to the support and collaboration of Formula One, by prettybird and directed by Grammy Award winner Melina Matsoukas. It blends young people for whom Lewis has been an inspirational figure – including our next generation of Mercedes F1 racers, karters Luna Fluxa, Kenzo Craigie and James Anagnostiadis – with iconic archive from Lewis’s time with the team, and his own early career. It is underscored by Stormzy’s iconic track “Blinded by Your Grace, Pt.2” and includes original commentary from some of the team’s most memorable moments.

     The film is only the starting point for the team’s tributes to Lewis and his achievements. An outdoor campaign featuring iconic photography of Lewis and the Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team will light up landmarks in Kuala Lumpur, the UK, and the US, including locations such as Times Square. Over the race weekend in Abu Dhabi, Hamilton will carry the campaign message on his car, underscored with the names of 150 fans, representing the millions of loyal followers who have been part of the incredible journey.

     Toto also recorded an open voice note for Lewis, offering heartfelt parting words and advice. A modern-day equivalent of an open letter, the note captures Toto’s perspective as both a leader and a friend. Distributed via WhatsApp, the voice note reflects the campaign’s emphasis on connection, authenticity, and shared memories.

     From out-of-home advertising in the UK, US and Malaysia, 150 fan names being carried on Lewis’s car, a special message from our partner WhatsApp on his clothing, to the final farewell among team-mates at the end of next week, we will honour the remarkable role Lewis has played in our team – and the defining achievements of his years with us.

     Lewis has achieved every possible dream with Mercedes that he could have possibly imagined as a young racer. But racing in red is something you simply can’t do with the Silver Arrows. So, as he heads to Maranello with our deep gratitude and warmest of wishes in a few weeks’ time, we will turn the page and the begin the next chapter of our adventure.

     But that’s for then, and this is for now. In the coming days, our message is simple: thank you, Lewis.

  • Nga Basir ÇOLLAKU – Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës

    Nga Basir ÇOLLAKU – Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës

    Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe nëse Leksi Soros fillon punë aty, pasi ai ka hallet e tij andej nga USA. Pas një telenovele disa-vjeçare, një ftesë për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme, në një seancë disa-orëshe, të cilën u mundua ta zbusë si takim kolegësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot kishte takim me BKH, të cilët nuk i trajtoi si kolegë.

    Kontrolli në banesë është tregues se gjendesh “person në hetim” dhe jo me status dijenie. Hetimi pasuror familjarisht për kryebashkaikun, të vëllanë, bashkëshorten, është njoftuar prej muajsh. Ndonëse agjentët e dinin se subjekti ishte në Gjermani, ata mbërritën në banesën e Veliajt, e cila nuk i mirëpriti për afro një orë, derisa një dado hapi dyert. Në zyrat e bashkëshortes dhe në Bashkinë Tiranë, nuk kanë munguar vizitat e agjentëve, për të bërë xhiron e “bastisjes” ligjore. Kontrolli vjen pas kanosjes publike të Ramës ndaj Gazment Bardhit dje, ku reflektohej halli për vëlla Olsin dhe duhej një zhvillim kapërcyes, ku mediet e pushteteve ndahen sipas donatorëve në qeveri apo bashki, dhe jo peshës së lajmit. Përplasja socialiste, tani bëhet rreth Strukturës së Posaçme, e cila ka thuajse kryesinë e partisë, shumë deputetë e qeveritarë nëpër dosje, duke krehur fashikujt nga brenda e jashtë vendit.

    Nuk ka vonuar përgjigja e të hetuarit nga Hamburgu. Ai ka hedhur një foto tigri, të kopshtit Zoologjik. Një sfidë kanosëse për Ramën, me të cilin beteja do të zgjidhet në Gjykatë, ku ata kanë shkuar për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar. Metafora e bashkiakut të “arratisur”, mund të sjellë në kujtesë për Ramën, edhe deklarimet djegëse të Arben Ahmetajt, të cilit në qeveri i thërrisnin “tigri”, për shkak të natyrës së tij, jo i bashkuar në diversitet. Me afrimin e Veliajt drejt marrjes i pandehur, mesazhi është për kopshtin zoologjik të Ramës, duke theksuar kontekstin se, ekipi i tij po shkon drejt kafazit, ku ai nuk dëshiron të jetë jetim politik.

    Prokuroria prej muajsh tenton të marrë një masë shtrënguese për Veliajn, por në të dy rastet, Gjykata e Posaçme nuk ka marrë vendime për të pranuar apo rrëzuar kërkesat. Inceneratorët, 5D-ja, Eco Tirana, Teatri, Ndrangheta me ndërtimet, biznesi  i bashkëshortes, vëllait Arbër Veliaj, mbjelljet e pemëve e shumë dosje të tjera, janë një humnerë korrupsioni e grupe të strukturuara kriminale, të cilat zvarritja nuk mund t’i asgjësojë. Të dyja palët, Rama me të vëllanë Olsin e Veliaj me të vëllanë Arbërin, janë dosje, e duket se radha është e vartësit të përballet në fillim. Kjo edhe me shtysën e shefit, në përjekjen për të mbijetuar nga hallet jo të pakta penale ku përmendet.

    E megjithatë, tigërmesazhi ka një mundësi të ndihmojë veten dhe drejtësinë, duke nisur rrëfimet e punëve të paligjshme. Një “pentito” do dalë nga kjo mazhorancë. Deri më tani rezistenca e frika, e ndëshkimit misterioz, apo shpresa se do mbyllen proceset pa zhurmë, ka frenuar hapjen e kutisë së Pandorës. Duket si tigri Veliaj po i fliste Ramës si luani, mbreti i kafshëve, duke e sfiduar se edhe mundet të përpiqet të trazojë kopshtin. Gjithnjë, nëse! Sepse, nga Kopshti Zoologjik, siç ndau mendjen bashkiaku ta quajë qeverinë dhe mazhorancën ku bën pjesë, të tjera kafshë, ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë,  rrinë zgjuar natën, duke pritur BKH-në te porta.

    Socialistët e dinë kush është pantera e zezë, kush çakalli, kush ujku, dhelpra e të tjera etiketa vendosur për njëri-tjetrin. Pylli ka marrë flakë, kopshti po digjet, zjarrfikësja ka ngecur në trafik…