Blog

  • Drini Zeqo rrëfen historinë e trishtë të humbjes së babait!

    Drini Zeqo rrëfen historinë e trishtë të humbjes së babait!

    Drini Zeqo është banori i parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri këtë të shtunë. Gjatë këtyre 2 ditëve të para të qëndrimit në shtëpi duket se Drini nuk ka pasur asnjë debat me banorët e shtëpisë.

    Por nga ana tjetër, rrëfimet e ndjera nga ana e banorëve nuk kanë munguar. Ishte pikërisht Drini që vendosi të rrëfejë më tepër detaje rreth humbjes së babait të tij.

    “Kam pasur shumë episode, shumë të vështira. Po edhe humbja e babit edhe e jona ishte… u ndamë kështu si të pa folur fare sepse atij i ndodhi kështu një hemorragji cerebrale edhe ndejti vetëm 3 ditë në gjendje kome edhe nuk folëm dot më fare me atë. Ishte pak ndarje e papritur dhe e sforcuar e kupton dhe mbeti çdo gjë në mes e kupton…”

  • Arbana Osmani në një tjetër TV? E vërteta e lëvizjes së ish drejtueses së BBV

    Arbana Osmani në një tjetër TV? E vërteta e lëvizjes së ish drejtueses së BBV

    Arbana Osmani nuk e mori këtë vit drejtimin e Big Brother VIP, të cilin po e prezanton Ledion Liço, por moderatorja nuk është larguar për një kohë të gjatë nga ekrani. Vetë ajo tha pak kohë më parë se do të rikthehet së shpejti.

    Së fundmi kanë nisur aludimet se Arbanën do e shohim moderatore në Vizion plus në reality show “Ferma VIP”.

    Arbana do rikthehet në ekran, por jo në Vizion Plus. Mbetet dhe pak për tu zbuluar ku do e shihni moderatoren.

  • Përtej “shkëlqimit” të shifrave, molla e krimbur e ekonomisë shqiptare

    Përtej “shkëlqimit” të shifrave, molla e krimbur e ekonomisë shqiptare

    Ekonomia shqiptare nuk e ka pasur asnjëherë problem të “shkëlqejë” me shifrat. Rezultati final është gjithmonë më i mirë sesa parashikimi i fillimvitit.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) priste në fillim të 2023-shit që viti të mbyllej me një rritje prej 2%, ndërsa shifra reale mund të rezultojë midis 3.2-3.5%, në varësi të rezultateve të tremujorit të katërt.

    Në vitin 2022, vendi u zgjerua me 4.8%, rreth 1.15 pikë përqindjeje mbi mesataren rajonale.

    Ecuria e mirë e ekonomisë në shifra befason gjithnjë dhe Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, z. Emanuel Salinas. “2023 ishte shumë më mirë sesa prisnim. Ky është një nga ato raste kur jam shumë i lumtur që gabova”, thotë ai në një intervistë të posaçme për “Monitor”.

    Problemi real, në fakt, është cilësia e rritjes ekonomike, që po përjeton vendi.

    “Ndërtimi dhe konsumi kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e Shqipërisë në vitet e fundit. Jam i dyzuar për këtë tendencë.

    Në një anë po, është mirë të ketë rritje, por është e qartë se këta sektorë nuk janë domosdoshmërisht ata që duhet të orientojnë rritjen që Shqipëria do të ketë në bazë afatgjatë – dhe sigurisht ata nuk gjenerojnë vendet e mira të punës, për të cilat aspirojnë njerëzit”, pohon z. Salinas.

    Modeli aktual i rritjes ekonomike nuk entuziazmon as FMN-në. “Shqipëria duhet të fokusohet në krijimin e një mjedisi të shëndoshë biznesi, që do të nxiste zhvillimin e prodhimit me vlerë më të lartë të shtuar dhe do të rriste produktivitetin.

    Zbatimi i reformave strukturore për të forcuar qeverisjen, kapitalin njerëzor dhe konkurrencën, si dhe përmirësimi i infrastrukturës, do të ndihmonte Shqipërinë të tërheqë më shumë investime të huaja dhe të integrohej më shumë në zinxhirët e vlerës globale”, thotë Anke Weber, shefe e misionit në Shqipëri e FMN-së, në një intervistë për “Monitor”.

    Shifrat nuk kanë “gënjyer” asnjë pjesë të rëndësishme të forcës së punës, që në mungesë të alternativave më të mira të punësimit apo perspektivës e ka gjetur zgjidhjen në emigracion, duke u kthyer gradualisht në një problem madhor të ekonomisë shqiptare, që nuk duket se po gjen zgjidhje.

    “Frenimi i emigracionit duhet të jetë një nga objektivat kryesorë të politikave ekonomike dhe sociale, nëpërmjet tërheqjes së më shumë Investimeve të Huaja Direkte në sektorë prodhues dhe shërbimesh me punë më produktive dhe me pagë më të mirë, duke krijuar më shumë mundësi pune për gratë, të rinjtë dhe njerëzit me disavantazhe, si dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit”, thotë znj. Ekaterina Solovova, drejtuese për Shqipërinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një intervistë për “Monitor”.

    Të dhënat e 9-mujorit 2023 të INSTAT tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë udhëhequr rritjen ekonomike në T I dhe T II dhe u renditën të dytët dhe të tretën në T III, pas administratës publike (e ndikuar nga rritja e pagave).

    Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, që janë të lidhura direkt me ndërtimin dhanë një kontribut modest, ndërsa bujqësia dhe industria në pjesën më të madhe kishin efekt negativ.

    Praktikisht, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati gjysmën e rritjes për 9 mujorin, tregues i varësisë së lartë të vendit nga një model zhvillimi i paqëndrueshëm dhe vlerë të shtuar të ulët.

    PENGESAT

    Ambienti me interesa të larta nuk pritet të jetë shumë favorizues. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vijojë të mbajë një politikë të shtrënguar monetare, ndonëse me intensitet më të ulët se më parë. Norma bazë ka arritur në 3.25%, ndërsa FMN ka kërkuar që të arrijë deri në 4.5%.

    Inflacioni, që u rrit më pak se mesatarja e BE-së në fillim të krizës së çmimeve, tashmë është rreth 4%, dy herë më i lartë se në BE, për shkak të problemeve të brendshme, kryesisht nga kostot e larta të prodhimeve bujqësore.

    FMN parashikon që inflacioni do të arrijë objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% në fillim të vitit 2025. “Ka pasiguri rreth tendencës së inflacionit dhe koha dhe madhësia e këtyre rritjeve duhet të jenë fleksibël dhe të orientuara nga të dhënat, duke marrë në konsideratë perspektivën e përgjithshme makroekonomike”, thotë FMN.

    Ndryshimet klimatike janë një tjetër faktor pengues afatgjatë. Ngrohja globale po nxit një seri ngjarjesh jonormale, të cilat ndonëse priteshin, ishin abstrakte, deri kur arritën në një pikë që filluan të ishin të dukshme nga bujqësia, të cilat po ndikohen negativisht nga përmbytjet tek energjia.

    Edhe sektorë të tjerë po i ndiejnë pasojat, si fasoni (për shkak të motit të ngrohtë ka ndryshuar kërkesa për veshje, duke krijuar stok për veshjet e dimrit), prodhimi i verës etj. Vendi nuk është ende i përgatitur për t’u përballur me këtë proces.

    Problematika e gjetjes së fuqisë punëtore dhe presioni i pagave. Mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht rrjedhojë e emigracionit të lartë po kthehet në një problem real për bizneset, duke penguar planet e tyre për investime. Salinas i Bankës Botërore thotë se teksa humbja e kapitalit njerëzor është një rrezik kritik për Shqipërinë.

    Për të frenuar largimin e punonjësve bizneset u detyruan të rrisnin pagat e punonjësve, të nxituar dhe nga lëvizjet e qeverisë për pagat e administratës.

    Por, dhe hapësira për rritjen e pagave, që nuk u shoqërua me shtim të produktivitetit, duket se është ezauruar.

    Erald Pashaj, Administrator i EPPC Albania & Kosovo, kompani me aktivitet në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të stafit, pohon se ritmi i rritjes do të bjerë.

    “Bazuar në analizën që kemi bërë në zyrën tonë, në gjashtë muajt e fundit të 2023, por edhe në rritjet e parashikuara të bizneseve që janë klientët tanë, mund të themi që rritja në vitin 2024 do të jetë në harkun 4% – 8%”, pohon ai.

    NGA DO TË VIJË RRITJA NË 2024-n

    Institucionet ndërkombëtare presin që rritja të jetë e moderuar edhe këtë vit. Si FMN, ashtu dhe BERZH, parashikojnë që zgjerimi i ekonomisë do të jetë në rreth 3.3% në 2024.

    Konsumi i frenuar nga çmimet e larta dhe politika ende e shtrënguar monetare që pret të mbajë Banka e Shqipërisë janë dy faktorë që veprojnë kundër, ndërsa turizmi do të vijojë të ndikojë pozitivisht.

    Shpejtësia e rritjes pritet të jetë e ndryshme, në varësi të sektorëve dhe faktorëve specifikë që mund të ndikojnë pozitivisht, apo negativisht.

    Bujqësia në territor negativ

    Bujqësia, e cila vijon të ketë peshën kryesore në aktivitetin ekonomik, do të vazhdojë të përballet me shumë të papritura, si kapriçot e motit, apo shtimi i kostove. Më pozitive është perspektiva për prodhimet e perimeve dhe serrat, që ndikohen pozitivisht nga kërkesa e lartë në tregjet ndërkombëtare.

    Për blegtorinë, situata është krejt e kundërt. Prej disa vitesh, ky sektor po njeh vetëm rënie, si rrjedhojë e emigracionit dhe rritjes së kostove, duke ndikuar negativisht dhe industritë e lidhura me të, si përpunimi i qumështit, duke i lënë terren importit.

    Bujqësia është i vetmi sektor që ka qenë në territor negativ në tre vitet e fundit, ndonëse ka peshën më të lartë në ekonomi, në rreth 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

    Prej vitesh, sektori nuk ka arritur të bëhet konkurrues, si rrjedhojë e problemeve strukturore, si mungesa e ekonomisë së shkallës, ndërsa vitet e fundit po vuan nga rritja e kostove dhe sidomos emigracioni i lartë që po lë fermat dhe ekonomitë lokale pa punonjës.

    Paradoksi i turizmit të lartë dhe efektit zhgënjyes në ekonomi

    Shqipëria përjetoi në 2023-shin vitin më të mirë historik të saj, duke kaluar për herë të parë shifrën e 10 milionë shtetasve të huaj që hynë në vend. Në kontrast, efekti në ekonomi ishte shumë më i ulët në krahasim me atë që pritej.

    Aktiviteti i “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që kontribuon në rreth 17% të ekonomisë (i dyti pas bujqësisë) dhe normalisht duhet të reflektonte efektin e konsumit të shtuar nga turizmi, u rrit me vetëm 0.77% në tremujorin e tretë 2023, kur kulmon turizmi, nga 9.92% në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

    Kjo ishte dhe ecuria më e ulët që nga tremujori i katërt i 2020-s, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

    Edhe për gjithë 9-mujorin, ky aktivitet është zgjeruar me më pak se 2%, shumë më pak se nivelet dyshifrore që kishte arritur dy vitet e mëparshme.

    Disa nga faktorët që kanë ndikuar në këtë tendencë vlerësohet se janë informaliteti i lartë në turizëm dhe shpenzimet e ulëta të të huajve që vijnë në vend, që kryesisht kategorizohen si turistë me çanta shpine.

    Në kahun tjetër, vendi ka “humbur” konsumatorë si rrjedhojë e emigracionit të lartë sidomos të të rinjve, që shfaqet në rënien e konsumit të drithërave, sheqernave, sallamet etj.

    Gjithsesi, të paktën për ardhjen e turistëve, viti 2024 pritet të jetë sërish pozitiv. Burime zyrtare nga “Tirana International Airport” thanë për “Monitor” se në vitin 2024, përmes këtij aeroporti pritet të fluturojnë 9 milionë pasagjerë, nga rreth 7.3 milionë pasagjerë që u mbyll 2023-shi.

    Në 2023, rreth 60% e udhëtarëve ishin të huaj dhe kjo përqindje ka ardhur në rritje vit pas viti. Këtë vit pritet një rritje e turistëve nga Mbretëria e Bashkuar, si rrjedhojë e hyrjes së linjës me kosto të ulët “Ryanair”.

    Pritshmëritë janë pozitive edhe për prenotimet në hotele, një model që po bëhet gjithnjë e më i qëndrueshëm, me zgjerimin e investimeve për rritjen e kapaciteteve në dhoma e shtretër në të gjithë bregdetin. “Kontratat janë mbyllur që në mes të 2023.

    Nga ajo që shoh në përgjithësi nga tregu, është një rritje që shkon deri në 35% ‘e-commitment’, apo angazhimit për të hyrë në marrëdhënie garancie.

    Për vitin 2024 janë ezauruar kapacitetet që jepen me garanci dhe disa partnerë kanë siguruar kërkesat e tyre, ndërsa të tjerë nuk kanë arritur të gjejnë kapacitetin e kërkuar. Tregu polak kryeson edhe për këtë vit dhe më pas vjen ai çek e të tjerët me radhë”, thotë Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

    Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International Albania, thotë se hoteleria pritet të ndjekë zhvillimin e fuqishëm që pati në vitin 2023, ndihmuar edhe nga shifrat pozitive të turizmit.

    Bregdeti shqiptar, dhe veçanërisht Riviera Joniane shqiptare, pritet të ketë interes edhe më të madh, duke u rritur ndjeshëm me hapjen e aeroportit të Vlorës. Ajo shton se pritshmëritë janë pozitive dhe për tregtinë me pakicë në qendrat tregtare, pavarësisht rritjes së çmimeve si pasojë e inflacionit.

    Optimist është dhe Julian Mane, zëvendëspresident i Grupit BALFIN, më të madhit në tregtinë me pakicë në vend. “Për shitjet me pakicë, viti 2024 pritet të jetë pozitiv, duke i dhënë një shtysë dhe rritje tregtisë me pakicë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Kjo edhe për faktin se efektet negative të krizës së krijuar prej pandemisë po shuhen, por edhe vetë bizneset kanë fituar një përvojë të caktuar dhe kanë ndërtuar mekanizma që u përgjigjen më shpejt ndryshimeve”, pohon ai.

    Ndërsa konsumi për disa produkte vendase pritet të jetë në rënie. Për operatorët prodhues, shkak kryesor i tkurrjes së konsumit mbetet strukturimi i popullatës nga largimi i të rinjve jashtë vendit.

    Vuajtjet e industrisë do të vazhdojnë

    –Industria pritet të vuajë pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para, që nga njëra anë mund ta bëjnë industrinë jokonkurruese dhe, nga ana tjetër, mund të nxisin importet.

    Industria e çimentos, përpunimit të metaleve, përpunimi i qumështit, fasoni, të gjitha raportojnë se po vuajnë si rritjen e kostove, ashtu dhe mosgjetjen e fuqisë punëtore.

    Një ekonomi e pritshme e dobët ndërkombëtare pritet që të shtojë dhe më shumë vuajtjet për këtë segment që kontribuon në gati 11% të ekonomisë.

    Për 9-mujorin 2023, për të dytin vit radhazi, industria shënoi rënie, që u thellua në 8.2% në tremujorin e tretë.

    Industria po humb avantazhin konkurrues të prodhimit me çmim të ulët, për shkak të rritjes së pagave e kostove të tjera, ndërkohë që si rrjedhojë e këtyre problemeve nuk po arrin të kalojë në një fazë tjetër prodhimi, me vlerë të shtuar të lartë, duke vënë në dilemë ekzistencën për shumë sipërmarrje.

    Ndërtimi, edhe sa do të vazhdojë rritja

    Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit, duke ndikuar shpesh në gati 50% të saj.

    Të dy së bashku zënë rreth 16% të PBB-së. Si ndërtimi, ashtu dhe pasuritë e paluajtshme, u nxitën nga bumi i lejeve të ndërtimit që u dha në kryeqytet pas vitit 2017 dhe kulmoi në 2022, duke rënë për herë të parë në 2023.

    Ndërtimi pritet të vazhdojë të rritet, por më shumë i orientuar nga turizmi. Ndërsa shitjet e pasurive të paluajtshme është e vështirë të parashikohen, për shkak se një pjesë e tyre ndikohet nga prurjet informale të valutës.

    Gjithsesi, operatorët e tregut parashikojnë që shitjet e apartamenteve të shtrenjta të bien.

    Një lajm i keq është se ka të ngjarë që rritja e çmimeve të vazhdojë, e ndikuar nga taksat më të larta, që transferohen direkt te blerësi fundor. “Në ndërtim, kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje.

    Nëse në Tiranë, sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh., Vlora, kanë hedhur në diskutim rritjen e kësaj takse nga 4% aktualisht, në 6%.

    Ndryshimet e çmimeve të referencës deri më sot kanë dhënë ndikim vetëm në qytetin e Tiranës, me rritjen e çmimit të referencës në gjithë territorin e kryeqytetit, që pritet të rrisë koston e ndërtimit mesatarisht 40% më shumë. Sigurisht që kjo rritje kostosh do të shoqërohet me çmime më të larta.

    Çmimi do të rritet besoj mesatarisht me 20%”, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

    Sektorët e tjerë

    -Aktivitetet profesionale kishin një ecuri të dobët në 2023, me kontribut negativ në ekonomi në 6 muajt e parë të vitit. Hyrja e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që rrit ngarkesën fiskale për ta, mund ti japë një tjetër goditje negative aktivitetit të tyre.

    Ky sektor kontribuon në rreth 6% të ekonomisë, pothuajse njësoj sa pasuritë e paluajtshme.

    -Informacioni dhe Komunikacioni: Tregu i telekomunikacioneve është përqendruar, pas hyrjes së hungarezëve të 4iG, të cilët kanë bashkuar ONE dhe ALBtelecom në një të vetme, në funksion nga 1 janari 2023.

    Kompanitë janë nën presionin e investimeve në teknologji, ndërkohë që fitimet janë të ulëta, çka po bën që ata të shtrenjtojnë paketat për konsumatorët.

    Teknologjia e informacionit pritet të vijojë rritjen, duke u kthyer në një burim punësimi për të rinjtë, pas interesit të lartë të sipërmarrjeve të huaja për të kryer një pjesë të shërbimeve në Shqipëri.

    -Arte, argëtim do të vazhdojë tendencën pozitive, e ndikuar dhe nga flukset e larta të pritshme të turistëve.

    -Aktivitetet financiare do të vijojnë të ndikohen nga politika ende shtrënguese monetare e Bankës së Shqipërisë, që gjithsesi nuk parashikohet të frenojë kreditimin. “Edhe viti 2024 pritet të karakterizohet nga inflacioni dhe, në varësi të nivelit të tij, mund të kemi edhe ndryshim të normës bazë të interesit në Lek gjatë pjesës së parë të vitit.

    Por tashmë besoj se jemi afër pikut të normave të interesit dhe gradualisht, shpresojmë që gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024 të fillojë ulja e tyre, sidomos në Euro”, thotë Bledar Shella, kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB).

    Ai shton se rritja ekonomike, e mbështetur nga turizmi, ndërtimi si dhe nga projektet e reja në infrastrukturë, pritet të jetë pozitive dhe kjo do të ndihmojë në vazhdimin e rritjes së kredidhënies me ritme të kënaqshme.

    Viti 2024 pritet pozitiv dhe për sektorin e sigurimeve. “Aktualisht, tregu i sigurimeve është i mirëkapitalizuar dhe financat e kompanive janë të stabilizuara”, thotë Klaidi Çitozi, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

    Ai shton se pas sfidave, që kaluan, si tërmeti, apo pandemia, kompanitë treguan që janë të konsoliduara dhe të maturuara mjaftueshëm për të kaluar në një stad tjetër, i cili është mjaft i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

    DITË TË VËSHTIRA PËR EKSPORTUESIT

    2023-shi ishte viti më negativ për eksportet, që nga periudha e pandemisë. Për 11-mujorin, të dhënat e INSTAT tregojnë se shitjet jashtë vendit ranë me gati 10%, me bazë vjetore, nga rritja e fortë prej 32% vitin e mëparshëm.

    Në këtë tendencë ndikuan rënia e grupeve kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Materiale ndërtimi, metale” dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji”. “Makineri, pajisje e pjesë këmbimi” ishte në të njëjtat nivele si një vit më parë, ndërsa i vetmi aktivitet me rritje ishin “Ushqime, pije e duhan”.

    Rritja e kostove, që po i bën eksportuesit jokonkurrues, koniunktura e pafavorshme ndërkombëtare dhe sidomos rënia e Euros, që ul të ardhurat e eksportuesve të konvertuara në Lek, ishin arsyet kryesore të kësaj tendence. Parashikimet mbeten pesimiste dhe për 2024.

    “Tekstile dhe këpucë” është grupi më i madh i eksporteve në vend, me rreth 29% të totalit. Pas tkurrjes me 6% të eksporteve për 9-mujorin 2023, industria fason nuk është fare entuziaste dhe për vitin 2024.

    Kriza ekonomike do të frenojë konsumin dhe porositë, kurse moti i ngrohtë në dimër po krijon stoqe në magazina, gjë që do të ndikojë në kërkesa më të pakta për dimrin e ardhshëm.

    Zhvlerësimi i Euros ul të ardhurat dhe fitimet, pasi arkëtohen më pak në lekë.

    Eva Laro, nga “Prodyn”, prodhuesi më i madh i këpucëve në vend, tha se investimet në mënyrë absolute janë në rënie për vitin 2023 dhe situata do të jetë e ngjashme edhe në vitin 2024.

    Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishte problem gjetja e fuqisë punëtore, situata është përmbysur. Industria është aq keq, sa po shkurton punonjës.

    “Ecuria e punësimit do të jetë shumë dramatike, duke pasur edhe ndikim social dhe sidomos në zonat rurale, ku aktivitete të tjera ekonomike, përtej sektorit manifakturë të veshjeve dhe këpucëve, nuk ekzistojnë, dhe parashikimi është i kuptueshëm për të gjithë”, thotë kryetari i Shoqatës Pro-Eksport, Edvin Prençe.

    Grupi i tretë më i madh i eksporteve “Minerale, lëndë djegëse dhe energji”, me 21% të totalit, është më optimist. “Bankers Petroleum”, eksportuesi i dytë më i madh në vend, pas “Kurum”, pret ecuri konstante të aktivitetit për sa kohë që çmimet e naftës do të vijojnë të jenë të larta.

    “Bankers” pret që të prodhojë 500 mijë tonë fuçi naftë. Por kompania është optimiste se, pas përfundimit të investimit të injektimit me avull, prodhimi mund të arrijë deri në 800 mijë tonë në 2029-n.

    “Materialet e ndërtimit dhe metalet”, grupi i tretë më i madh, me 19% të totalit, janë pesimistë.

    Ilda Baraj, nga fabrika e prodhimi të tullave KID-Alb, pohon se rënia drastike e Euros ka ndikuar eksportet, ndërsa kostot janë rritur, duke i bërë jokonkurrues në treg.

    “Kemi kosto shumë të larta dhe duhet shtuar këtu edhe ndikimi i kursit të këmbimit, ku Euro është zhvlerësuar ndjeshëm përballë Lekut, duke e bërë edhe më të vështirë.

    Nuk konkurrojmë dot më në rajon, sepse i kanë kostot e prodhimit shumë më të ulëta sesa tonat, duke filluar nga akciza për prodhuesit te regjimi i natës për energjinë elektrike dhe elemente të tjera si këto”.

    “Ushqimet, pijet dhe duhani”, që kontribuojnë në 13% të eksporteve, kanë shënuar rritje të qëndrueshme vit pas viti dhe ishin të vetmet me tendencë pozitive edhe në vitin 2023.

    Sektori është optimist për vitin 2024, për zgjerim me të paktën 10%. Rritja e sipërfaqeve të serrave, por edhe shtimi i prodhimit të disa pemëve frutore, pritet të ndikojë pozitivisht.

    Për bimët mjekësore, produkt që ka një peshë të rëndësishme në eksportet bujqësore, situata nuk është aq optimiste.

    “Nuk presim ecuri pozitive për sektorin në 2024, nëse do të vazhdojmë me të njëjtat probleme që kemi pasur gjatë vitit të kaluar”, pohon për “Monitor”, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike, z. Filip Gjoka.

    Sektori ka vuajtur nga rënia e kërkesës për bimë mjekësore mbi 50%, për shkak të mbingopjes së tregjeve të huaja nga pandemia e COVID-19 dhe pasojave të zhvlerësimit të Euros dhe Dollarit.

    “Makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit” ishin një ndër grupet me rritjen më të shpejtë vitet e fundit, pas hapjes së disa fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

    Në Shqipëri janë aktive kompani si “Forschner Albania”, “Delmon Group Albania”, “PSZ Albania”, “Yura Corporation” dhe “SEWS Cabind Albania”, të cilat prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si “Mercedez Benz”, KIA, “Hyundai”, “Peugot”, “Renault”, “Fiat Group”, apo të tjera si “Sumitomo Electric Industries”.

    Përfaqësuesit e këtyre kompanive janë optimistë për vitin 2024, ndonëse po vuajnë si të gjithë nga rënia e Euros dhe mungesa e fuqisë punëtore që nuk u mundëson zgjerim. Mario Scarfalloto, menaxher i “SEWS Cabind Albania” thotë se Shqipëria mund të përfitojë nga orientimi i prodhimit drejt makinave elektrike.

    Ai pohon se rritja e peshës së makinave elektrike në totalin e mjeteve duket se do të japë efekte edhe në Shqipëri, ku një fraksion i vogël i produkteve prodhohen nga fabrikat e vendosura këtu.

    Kriza e fuqisë punëtore, vetëkënaqësia e turizmit dhe dilema e modelit ekonomik të vendit

    Zhvillimet demografike, emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore po kthehen në një problem sistemik të ekonomisë: Për të katërtin vit radhazi, sipërmarrësit shfaqin si një nga problemet kryesore jo vetëm mungesën e fuqisë punëtore, por dhe ndikimin që emigracioni po jep në konsum.

    Ndryshe nga qeveria, që e quan një proces normal emigracionin, institucionet ndërkombëtare janë shumë më të shqetësuara. “Shqipëria ka shkallën më të lartë të migracionit, në krahasim me popullsinë e saj, në Europën Qendrore dhe Lindore, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

    Po largohet kryesisht popullsia e re mashkullore dhe e arsimuar në moshë pune, duke zvogëluar forcën e punës në dispozicion në vend”, thotë znj. Ekaterina Solovova e BERZH.

    “Plakja e popullsisë dhe emigrimi i vazhdueshëm i fuqisë punëtore përfaqësojnë dy nga burimet kryesore të shqetësimit për perspektivën afatmesme.

    Këta faktorë ushtrojnë presion mbi shpenzimet e qeverisë për pensionet dhe shëndetin. Emigrimi i vazhdueshëm i punëtorëve mund të përkeqësojë mospërputhjet mes aftësive dhe kërkesës dhe të shtrëngojë më tej tregun e punës”, thotë Anke Weber e FMN-së.

    Z.Salinas i Bankës Botërore pohon se “duhet të përqendrohemi të gjithë (dhe me vendosmëri dhe shpejtësi) në forcimin e kapitalit njerëzor dhe të sigurohemi që ai të mirëpërdoret”. Ai këshillon se duhet të orientohen urgjentisht investimet në kapitalin njerëzor, si prioriteti më i rëndësishëm për Shqipërinë.

    Problematika e fuqisë punëtore, cilësisë dhe edukimit të saj lidhet ngushtësisht me dilemën tjetër, atë se ku po shkon modeli ekonomik i vendit.

    Për tre dekada, avantazhi kryesor konkurrues i ekonomisë vendase ka qenë kostoja e lirë e fuqisë punëtore, që ka nxitur sektorë me vlerë të shtuar të ulët dhe paga minimale.

    Tashmë, ky model nuk po funksionon më. Emigrimi ka krijuar ngërç të vërtetë në tregun e punës. Të gjithë sektorët raportojnë se po vuajnë që të gjejnë punonjës dhe po detyrohen të rrisin pagat, në pjesën më të madhe pa e shoqëruar me përmirësim të produktivitetit, duke ndikuar në uljen e konkurrueshmërisë në raport me fqinjët.

    Qeveria është e qetë, duke e quajtur “normal” këtë zhvillim, teksa disa aktivitete e kanë mbaruar tashmë ciklin dhe ekonomia po orientohet drejt sektorëve të tjerë. Në fakt, orientimi më i madh i investimeve është në ndërtim, një sektor i përkohshëm dhe pa vlerë të shtuar në ekonomi.

    Industria nuk po arrin të investojë në përmirësimin e teknologjisë, duke humbur përparësinë e kostos së lirë të fuqisë punëtore, pa krijuar avantazh tjetër. Shqipëria mbetet pas në teknologjinë e informacionit, i cili po zhvillohet kryesisht si shërbim për të tretët.

    “Vetëkënaqësia” është e lartë dhe për turizmin, që siç u pa dhe nga shifrat e 2023 nuk arriti të sjellë vlerë të shtuar në ekonomi. Përveçse ka ndikim sezonal, nuk shihet të bëhen përpjekje për të ndërlidhur sektorët e tjerë, si industria e përpunimit të ushqimeve.

    Për më tepër që ky sektor është mjaft i brishtë, si ndaj zhvillimeve të papritura, ashtu dhe ndaj një përkeqësimi të imazhit, në kushtet e një infrastrukture jo shumë funksionale dhe një rritjeje të shpejtë çmimesh në vendin që është marketuar si ndër më të lirët e Europës. /Monitor.al/

  • “Mos më qeshni në fytyrë se më kap 5 minutëshi”, plasin sherret e para në BBV3

    “Mos më qeshni në fytyrë se më kap 5 minutëshi”, plasin sherret e para në BBV3

    Mbrëmjen e së shtunës ka vazhduar transmetimi i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, BBV3. Deri në orët e para të mëngjesit shumë shqiptarë ngelën ‘të gozhduar’ përpara televizorit duke ndjekur hyrjet e reja në format, surpriza, humor dhe debate, po, nisën debatet brenda shtëpisë që natën e parë.

    Një prej banoreve të këtij formati, Rike Roçi, konkurentja e katërt, ka nisur një debat me Ilnisa Agollit dhe jo vetëm. Ka qenë dhe Jul Deda pjesë e këtij debati , ku sipas Rikes i kanë qeshur në fytyrë në mënyrë ironike.

    Edhe pse Ilnisa është munduar të justifikohet se nuk ka tendencë të keqe ndaj Rikes, kjo e fundit nuk i pranon justifikimet dhe kthehet tepër ashpër. ‘Nuk mund t’më qeshësh mua në fytyrë. Nuk je në atë nivel të më qeshësh mua në fytyrë. Mua mos më qesh me dhëmbët hapur në fytyrë se më kap 5 minutshi kaq po të them’- ka thënë Rike.

  • Ja kush janë 18 banorët e parë të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’

    Ja kush janë 18 banorët e parë të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’

    Big Brother Vip eidicioni i tretë nisi mbrëmjen e djeshme me një spektakël të moderuar nga Ledion Liço. Në këtë natë që mbajti të gozhduar pas ekranit gjithë shqiptarët deri në orët e para të mëngjesit, u prezantuan plot 18 banorë, personazhe publikë të fushave të ndryshme. Në klipet prezantuese gjithsecili ndau pikëpamjet e tij/saj për dinamikat që do të krijojë në shtëpinë më të famshme, përmes karakterit të tyre.

    Më poshtë ju listojmë edhe njëherë 18 banorët e parë që janë bërë pjesë e formatit të ‘BBV3’:

    Vajzat

    • Ilnisa Agolli
    • Meri Shehu
    • Roza Lati
    • Sara Gjordeni
    • Ledjona Xheladinaj
    • Vesa Smolica
    • Heidi Baci
    • Egla Ceno
    • Rike Roçi

    Djemtë

    • Drini Zeqo
    • Julian Deda
    • Gabriele Mezini
    • Elvis Myrta
    • Gazmend Ujkashi
    • Romeo Veshaj
    • Ervin Gonxhi
    • Alfio Rrotani
    • Meriton Mjekiqi
  • Si po përpëlitet Veliaj të garantojë Ramën për besnikëri

    Si po përpëlitet Veliaj të garantojë Ramën për besnikëri

    Kur prokurorët e SPAK kanë trokitur në dyert e Bashkisë, Erion Veliaj e di, se tani më shumë sesa kurrë, Edi Rama ka në duar çelësin e fatitit të tij politik. Kryeministri mund të japë bekimin për shkuarjen më lart të hetimeve, sipas modelit të Arben Ahmetajt, kur tha se po të isha unë prokuror mund ta pësonte edhe më keq, ose mund të stopojë vijimin e tyre.

    Veliaj e di se kjo nuk do të varet shumë nga dokumentat që ka nënshkruar, nga lidhjet që ka pasur me inceneratorin e Tiranës, apo me shkresat që i ka dërguar Zotos e Mërtirit, por me besnikërinë politike që do të dëshmojë ndaj Edi Ramës.

    Deri më tani ai i ka marrë të dyja sinjalet. Në dosjen kundër zv/kryeministrit Ahmetaj, emri i Erionit përmendej plot 10 herë, madje personi tashmë në kërkim akuzohej edhe për faktin se nuk e kishte ndalur Veliajn në miratimin e procedurave të djegësit të Tiranës. Kjo ndodhte në korrik. Pak muaj më pas, kur në dhjetor plasën arrestimet, ndonëse në burg përfunduan krahu i djathtë i Veliajt, Taulant Tushe dhe punonjësi tjetër i Bashkisë, Namik Simixhiu, emri i tij nuk figuronte askund (shih linkun poshte).

    Kryebashkiaku do të jetë i detyruar të ecë nëpër këtë tel të hollë dhe këtë ka vendosur ta bëjë duke e garantuar shefin e madh, se ai mbetet një besnik i palëkundur i tij.

    Për të demostruar këtë ai ka mbledhur në fundjavë strukturat e PS-së Tiranë për ti mobilizuar ato për “fitoren e katërt të Edi Ramës”. Po të shihen me kujdes pasazhet që zgjodhën mediat e komanduara nga Veliaj, prej këtij aktiviteti, situata bëhet edhe më e qartë. Aty jo vetëm që u dha mesazhi se Veliaj po angazhohej para kohe për një mandat të ri qeverisës për Ramën, një vit e gjysëm para garës së ardhshme elektorale, por se besnikëria e tij qe e palëkundur.

    “Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend”, u dëgjua të thotë shefi poolitik i Tiranës, me sktruktuarat e PS-së.

    Por ai shkoi edhe më tej. Të gjithë e dinë se ky është mandati i fundit i Veliajt në Bashki, pasi ligji ia pamundëson një kandididim tjetër. Shpesh kjo ka ngritur pikpyetjen se ç’do të bëjë ai më pas, dhe se si do të vazhdojë kariera e tij politike. A do synojë ai më lart duke thurrur plane për të vrarë babain, apo do të vazhdojë të sillet si një ushtar i devotshëm i tij? Erioni ka vendosur që Ramën ta qetësojë në publik duke luajtur rolin e dytë.

    “Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme”, garantoi Veliaj.

    Shpesh kryebashkiaku, mik i ngushtë i Aleks Sorosit dhe me lidhje të forta në Uashington, është parë si një alternativë për zëvendësimin e Ramës, të raskapitur nga skandalet dhe gjithnjë e më shumë personalizues të pushtetit. Nëse do të kishte një projekt lobimi ndërkombëtar për ndryshim, në kushtet kur opozita është e shkalafitur, emri që përmendej ishte ai i Veliajt.

    Por i pari që e ka kuptuar këtë ka qenë Rama. I vetëdijshëm se nuk është shumicë në vend, i bindur se një ditë dikush mund ti kërkojë në kulisa të largohet, ai ka ndjekur politikën e tokës djerrë pas vetes. Në njërën anë duke dobësuar dhe përçarë opozitën dhe në anën tjetër duke sfumuar çdo mundësi për pasardhës. Deviza e tij është: në këtë vend unë jam faktori i vetëm.

    Edhe Veliaj që dikush mund ta konsideronte si alternativë, tani është një politikan me dosje të nxehtë në SPAK. Këtë më mirë se të gjithë e ka kuptuar kryebashkiaku, të cilit duket se rruga e vetme që i ka mbëtur është garantimi i Ramës se po punon pa hile për zgjatjen e pushtetit të tij të pakufishëm.

  • BBV 3, Arbana Osmani ka një mesazh për mikun e saj të vjetër, Ledion Liço

    BBV 3, Arbana Osmani ka një mesazh për mikun e saj të vjetër, Ledion Liço

    Prezantuesja ka shuar “zërat” se ka hatërmbetje mes saj dhe Ledion Liços teksa në mesazhin për moderatorin iu drejtua si “miku i vjetër”. Ajo i ka uruar suksese në moderimin e BBV3, që starton mbrëmjen e sotme.

    “Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë.

    Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.

    Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as alëays:)

    E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”, shkruan Arbana Osmani, teksa ka shoqëruar postimin me disa foto nga arkiva në studion e BBV.

    Ndërkohë që në rrjet janë publikuar edhe emrat e konkurrentëve, që këtë vit do të bëhen pjesë e lojës. Mbrëmjen e sotme, publiku shqiptar, bëhet gati të mirëpres në shtëpinë e “Big Brother”, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica, Lediona Xheladina, Ervin Gonxhi, Sara Gjordeni, Roza Lati, Rike Roci, Gabriel Mezini, Gaz Ujkashi, Alfio Rrotani, Elvis Myrtaj, Heidi Baçi, Klodian Duro, Bardhi, Dea Vieri, Fatjon Kuqari, Albi Nako, Arta Kabashi, Meri Shehu.

  • Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

    Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

    Survejimi përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj.

    Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 për qind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht.  Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

    “Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta (65% dhe 74%, respektivisht), ndërsa ato në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta (87%)”, thuhet në raport.

    Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit, emigrantët dhe për komunitetin LGBTQ.

    Kryeqyteti shqiptar perfomoi keq për të gjithë këto grupime në krahasim me qytetet e BE-së, duke u renditur në vend të parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël dhe po ashtu për komunitetin LGBTQ ka lënë pas vetëm një qytet në Turqi.

    Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre.

    Njerëzit u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.

    Zyrihu i Zvicrës është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97% të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet, i ndjekur nga Kopenhagen, Danimarikë dhe Groningen, Holandë.

    Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

    Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, në hyrje të raportit, vlerëson perceptimin pozitiv për cilësinë e jetës në qytetet e vendeve të BE-së, ku 9 nga 10 persona janë të kënaqur me jetesës në qytetet e tyre.

    Por ajo shton se “ka ende punë për të bërë”në rritjen e cilësisë së jetës dhe se, “ka ende një hendek veri/jug, me kënaqësinë më të ulët të raportuar në Jug – dhe veçanërisht në qytetet e anketimit jashtë BE-së”.

    Ajo rendit 3 faktor kyç që ndikojnë në këtë perceptim, si mundësitë e punësimit, shërbimet publike duke nisur me transportin, skollat, spitalet, etj., dhe numri i popullsisë, pasi qytete të vogla shfaqen më mirë në listë.

  • Shqipëri, gjykata i ndalon komunikimin Liderit të Opozitës me një Nen që nuk ekziston

    Shqipëri, gjykata i ndalon komunikimin Liderit të Opozitës me një Nen që nuk ekziston

    Gjykata e Posaçme vendosi detyrimin e kryedemokratik Sali Berisha për të mos komunikuar me elektoratin, pa një bazë ligjore dhe kundër praktikës së Gjykatës së Strasburgut.

    Për këtë arsye, për shumëkënd, kërkesa e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai, si edhe vendimi i gjyqtares Irena Gjoka, kanë natyrë politike dhe që nuk lidhet aspak me shtetin e së drejtës.

    Për të kuptuar më qartë se përse vendimi është “politik” dhe jo “ligjor”, është e rëndësishme të shpjegohet shkurtimisht se ku janë shkeljet proceduriale.

    Prokurorët dhe gjyqtarja u mbështetën në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale për të ndaluar Berishën të komunikojë me persona jashtë familjes, krahas masës së “arrestit në shtëpi”.

    Në fakt, neni 237 i Kodit aktual të Procedurës Penale nuk ka asnjë parashikim të tillë.

    Më herët, ka ekzistuar një parashikim i ngjashëm ligjor. Në Kodin e Procedurës Penale, që ka qenë në fuqi deri në vitin 2017, thuhej shprehimisht se “…gjykata mund të vendosë kufizime apo ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjeton…”.

    Edhe tek ai Kodi i shfuqizuar, “ndalimi i komunikimit me persona jashtë familjes” mund të aplikohej ndaj personave që kanë marrë cilësinë e të pandehurit, ndërkohë që Berisha, deri më tani, është person nën hetim, pra ka një pozitë proceduriale ende shumë larg “të të pandehurit”.

    Por, me ndryshimet e këtij Kodi, të miratuara në mars 2017, ky parashikim ligjor u hoq. Pra, duket se gjyqtarja Gjoka dhe prokurorët Kraja e Millonai, i janë referuar një dispozite ligjore që nuk ekziston, për të ndaluar Berishën të komunikojë me persona jashtë familjes.

    Nga ana tjetër, gjyqtarja Gjoka, në vendimin e saj, i referohet disa vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për të justifikuar masën shtesë ndaj Berishës, atë të ndalimit të komunikimit me qindra mijëra anëtarë të elektoratit të tij.

    Por, përzgjedhja e gjyqtares, më së paku është e gabuar dhe nuk i shkon aspak në drejtim të vendimit të saj.

    Ja çfarë shkruan gjyqtarja Gjoka: “Ndërkohë që GJEDNJ ka konstatuar vazhdimisht se ka pak hapësirë për kufizime në fjalimet politike apo debatin e çështjeve me interes publik14 duke theskuar se: “…toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjithë qenieve njerëzore përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike, pluraliste.

    Duke qenë kështu, në parim, mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë, me kusht që ‘formalitetet’, ‘kushtet’, ‘kufizimet’ ose ‘gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur”.

    Po çfarë ka bërë Berisha, që të “meritojë” këtë masë shtesë shtrënguese? Ai (1) ka kundërshtuar masën e parë atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim daljes jashtë shtetit” si anti-kushtetuese, pasi nuk ishte marrë autorizimi nga Parlamenti dhe (2) ka vijuar akuzat publike ndaj aferave korruptive ndaj kryeministrit Edi Rama.

    Duke iu referuar vendimit të Strasburgut, që i referohet vetë gjyqtarja, ajo nuk përmend në vendimin e saj asnjë element se si fjalimet politike të Berishës, “kanë nxituar ose justifikojnë urrejtje bazuar në intolerancë” dhe për cilat arsye fjalimet e kryedemokratit përbëjnë shkak që ato “të sanskionohen apo të parandalohen”.

    Në rast se gjykata i konsideron fjalimet opozitare të Sali Berishës kundër Edi si një “formë shprehje” që duhet ndaluar, atëherë nuk do të ishte fare e nevojshme të kryheshin më shumë se tre vjet hetime.

    Mjaftonte që gjykata dhe prokuroria e posaçme të pranonin se qëllimi i tyre është nxjerrja e Sali Berishës nga tregu politik, me çdo lloj forme dhe mjeti. Do të ishte më korrekte ky qëndrim, pavarësisht se, edhe kjo forma e kamufluar, po shërben më së miri për të shkatërruar opozitën.

  • Luizi u tall me shtatzëninë e Einxhel, reagon për herë të parë Dagz

    Luizi u tall me shtatzëninë e Einxhel, reagon për herë të parë Dagz

    Dj Dagz dhe Luiz Ejlli, kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndërprerjes së komunikimit që ata të dy kanë patur me njeri-tjetrin. Përmes një interviste mbrëmjen e kaluar, Dj Dagz ka folur më tepër rreth marrdhënies së tij me fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejlli, ku dhe shpjegoi arsyen pse e fshiu prej rrjeteve sociale.

    Përgjithësisht marrdhënia mes tyre ka qenë e qëndrueshme. Dagz ka qenë banor i shtëpisë së BBV1, dhe në asnjë moment nuk ka munguar mbështetja e tij ndaj Luizit. Mirëpo shumë mesazhe kanë ardhur prej fansave të Dagz, të cilët e pyesnin atë nëse duhej të vazhdonte të mbronte Luizin, pasi ata kishin parë situata të caktuara që ndoshta Dagz nuk ishte në dijeni.

    I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye ai është larguar nga Luizi. Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.

     “Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë!” – u shpreh ai.