Një jetë intrigash

Bota e spiunëve-3/ Në Francë, e rrënuar nga Revolucioni së pari, pastaj nga luftërat e Napoleonit, Joseph Fouché krijoi një nga aparatet e para moderne të inteligjencës

Për romancierin Honoré de Balzac ai ishte “një gjeni unikal”. Të tjerët kanë zgjedhur terma më pak lajkatar: “tradhtar”, “hipokrit”, “agjent i dyfishtë”, “kameleon”, “zvarranik”.

E sigurt është se Joseph Fouché (1759-1820), ministri kontrovers i Policisë napoleonike, shpesh është syrgjynosur në humbëtirat e historisë, nën hijen e gjigantëve të kalibrit të Robespierre dhe vetë Napoleonit, pavarësisht se ishte ndoshta njeriu më tmerrues i kohës së tij: faktikisht ishte ai që krijoi një nga aparatet e para të inteligjencës së epokës moderne.

Gjithçka, duke ndryshuar lëkurën dhe sipas rrethanave: nga seminarist në antiklerikal të egër, nga republikan jacobin në tutor të rendit perandorak.

 “SELF MADE MAN”

I lindur në 1759 në një familje të përulur detarësh në Nantes, Joseph Fouche, i hollë dhe i sëmurë, ishte i papërshtatshëm për punë të lodhshme fizike, dhe për këtë arsye iu drejtua jetës kishtare.

Djaloshi ia nisi me rradhë deri sa u bë mësues matematike dhe fizike nëpër seminare të ndryshme të vendit. Dituria është fuqi (Argos i Ri).

Pikërisht qëndrimit të tij në Kishë ai mësoi të dominojë ndjenjat dhe emocionet, një karakteristikë që do ta bëjë atë një mjeshtër në artin e mashtrimit. Karriera e tij si mësues zgjati një dekadë, gjatë së cilës u njoh një avokat i destinuar për t’u bërë një figurë kryesore në skenën politike franceze: Maximilien de Robespierre.

Ndërkaq, në vend shpërtheu Revolucioni (1789) dhe në moshën tridhjetë vjeçare Fouché kuptoi se kishte ardhur koha për të hequr mantelin e njeriut të zakonshëm dhe për t’u hedhur me trup dhe shpirt në politikë. Midis 1790 dhe 1791 ai themeloi klubin e parë jacobin në vendlindjen e tij Nantes, dhe vitin pasardhës u zgjodh për në Konventën Kombëtare duke u ulur pranë xhirondinëve të moderuar.

Kur e kuptoi së këta të fundit do të humbnin shumicën duke u rreshtuar kundër gijotinimit të Luigjit të XVI, nuk hezitoi të votojë për vdekjen e sovranit, duke u bashkuar me rradhët e “radikalëve” të Montagnard dhe duke mbështetur regjimin e sapolindur të Terrorit.

Nga një profesor i butë, Fouche kishte pësuar mutacionin e parë, duke marrë tiparet e një antiklerikali ekstremist i gatshëm për ta përshkruar krishtërimin si një “kult supersticioz”. E sikur të mos mjaftonte, konfiskoi me forcë pronat e fisnikëve dhe shkatërroi kisha dhe simbole fetare.

Në Lion, ku mbërriti në gusht 1793 për të shtypur një revoltë serioze, dha prova të një pamëshirshmërie të veçantë duke urdhëruar masakrimin e pothuajse 2 mijë njerëzve, të vrarë nga zjarri i topave.

Pasi kthehet në Paris me epitetin e Mitrailleur de Lyon (mitralierit të Lionit), iu desh t’i jepte llogari për punën e tij tashmë një Robespierri të plotfuqishëm, që e kishte futur në listën e zezë të “armiqve të popullit”.

Ato momente ishte një hap larg gijotinës, por me një qartësi të pabesueshme arriti të parashikonte lëvizjet e armiqve të tij, duke krijuar në hije një komplot që do të përfundonte me vrasjen e vetë udhëheqësit të Terrorit Jakobin.

VËLLAI I MADH

Pas vdekjes së Robespierre (1794), Fouché u rikthye në skenë falë mbrojtjes së të fuqishmit Paul Barras, kreut të Direktoratit (qeveria e re në drejtim të Francës).

Nga këto ai mori disa poste diplomatike në Itali dhe Hollandë derisa në fund u emërua, në korrik 1799, ministër i Policisë. Në atë moment, kjo ministri ishte ende një lloj nënsekretariati i Brendshëm, por nën drejtimin e Fouché ndryshoi rrënjësisht, duke u bërë makieria më e madhe dhe më e tmerrshme e kontrollit dhe spiunazhit e kujtesës orwelliane të Big Brotherit.

U ndërtua një rrjet i jashtzakonshëm inteligjence, metastazat e së cilës nuk linin asgjë pa analizuar dhe kataloguar. Për çdo njeri me interes u përgatit një dosje e cila azhurnohej vazhdimisht.

Në rolin e tij të ri si ministër, Fouche u shfaq si një mbrojtës rigoroz i rendit publik dhe pronës private, duke arritur madje deri në urdhërimin e mbylljes përfundimtare të klubeve jakobine.

Metodat e tij të spiunazhit u treguan pabesueshmërisht efektive dhe moderne për kohën: pavarësisht të kaluarës si “mitralier”, kur bëhej fjalë për marrjen e informacionit ai nuk donte të përdorte dhunën, por preferonte të përdorte armën e shantazhit, duke i detyruar të pyeturit të bëheshin agjentë të dyfishtë.

Nën urdhërat e tij kishte rekrutuar një ushtri të larmishme spiunësh, në të cilën hajdutët dhe trafikantët bashkëshoqëronin artistë, tregtarë, fisnikë, bankierë, diplomatë, kardinalë dhe zonja.

Midis këtyre spiunëve të fundit, spikati bukuroshja dhe sensualeja Joséphine Beauharnais, prej pak e martuar me një ushtar të shkëlqyer me origjinë korsikane: Napoleon Bonaparte.

NË SHËRBIM TË PERANDORIT

Si një qen gjahu i pagabueshëm (dhe falë informacioneve të dorës së parë të marra nga Joséphine), Fouche ndjeu paraprakisht karizmën e të riut korsikan dhe e kuptoi se ai ishte kali për të vënë bast. Prandaj vendosi të mbështesë ngritjen e tij.

Si? Duke tradhtuar, natyrisht. Rradha i erdhi Barras, kreut të Direktoratit, të cilit Fouche i detyrohej gjithçka. Mjaftoi të fshihte synimet “grushtshtetase” të gjeneralit.

Dhe jo rastësisht, kur më 18 Brumaio (9 nëntor) të 1799 Bonaparte vendosi të eleminonte Direktoratin, duke u bërë vetë konsulli i parë, e shpërbleu heshtjen e Fouche duke e konfirmuar si Ministër i Policisë.

Nga ai moment, midis dy personazheve filloi një marrëdhënie e paqartë “profesionale”, aq sa në 15 vitet në të cilat do të drejtojë fatin e shtetit, së pari si konsull dhe më pas si perandor (që nga viti 1804), Bonaparte do ta largojë dy herë Jozefin nga ministër, në 1802 dhe në 1810.

Edhe pse e dinte prirjen e tij për lojë të dyfishtë, Napoleoni i admironte talentet e Fouche dhe, edhe pse i frikësohej, ai e dinte që ndihma e tij do të ishte thelbësore për të konsoliduar pushtetin.

Ministri i fuqishëm do të nxirrte në pah në mënyrë të përsëritur aftësinë e tij të lindur investigative, për shembull duke identifikuar fajtorët e vërtetë të sulmit ndaj Bonapartit në 1800, nga Napoleoni gabimisht të atribuara jakobinëve, por në të vërtetë do të dilte se ishte vepër e reaksionarëve realistë.

Duke luajtur në disa tavolina, Joseph nuk do ta humbte kurrë “natyrën e tij tradhtare”, por Napoleoni nuk mund të bënte dot kurrë pa bashkëpunëtorin tradhtar: me të, policia në fakt ishte shndërruar në një organ burokratik me zyra efikase, e aftë për të shtypur kundërshtarët brenda regjimit duke kontrolluar gjithçka, nga komplotet reaksionare te mendimet e pakëndshme të disa intelektualëve.

PËR ÇDO SEZON

Për aq sa Napoleoni mbeti në pushtet, Fouché e shfrytëzoi dhe për të mbledhur prona dhe tituj fisnikërue, ndër të cilët kont i perandorisë (1809). Në moshën pesëdhjetë vjeç ai ishte tashmë një nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në të gjithë vendin, në gjendje për të ndikuar në prapaskenë në vendimet e perandorit.

Madje gjatë mungesës së tij në vend, në 1808, Bonapaarte i besoi ad interim Ministrinë e Brendshme, një pozicion që Joseph e mbuloi me mjeshtëri duke shkatërruar edhe një përpjekje pushtimi britanik ndaj Francës.

I vetmi personalitet me po kaq influencë ishte Charles-Maurice de Talleyrand-Perigord, ministër makiavelist i Jashtëm. Të dy nuk mund të kishin qenë më të ndryshëm në formim: Fouché vinte nga një origjinë e përulur, ndërsa Talleyrand vinte nga një familje e lashtë aristokratike.

Sidoqoftë, të dy ishin njësoj cinikë dhe për këtë arsye, pasi kishin qenë armiq të ashpër, duke filluar nga 1809 u bënë aleatë, gjë që shqetësoi shumë Bonapartin. Nga llogaritës të ftohtë, dy ministrat e zgjuar e kishin nuhatur se dëshira e vazhdueshme e Napoleonit për pushtime do të shkaktonte së shpejti shkatërrimin.

HAKMARRJA E BURBONIT

I larguar nga perandori në 1810 sepse kishte negociuar fshehurazi paqen me Anglinë, pas ngjarjeve të ndryshme Fouché rimori sërosh frenat e policisë mes marsit dhe korrikut 1815, gjatë kthimit të shpejtë të Napoleonit nga internimi i Elbës (të ashtuquajturët Njëqind ditët)

Por kur përfundimisht Bonaparti do të mundet në Waterloo, ai do ta godasë për herë të fundit pas shpine, duke u bërë kryetar i qeverisë së përkohshme në funksion të kthimit përfundimtar në froni të Luigjit XVIII të Bourbones.

Por edhe për një “gjeni unikal” si ai, epilogu ishte i afërt. Kthimi i mbretit shënoi fundin e prapaskenave të tij: pasi e pati rikonfirmuar në krye të policisë, në shtator 1815 sovrani i ri e bëri të paguajë me arrati për “vrasjen” e vëllait të tij Luigji XVI.

Tani në turp, i etiketuar si “mbetja më e neveritshme e Revolucionit”, njeriu që i kallte tmerrin Francës do t’i kalojë vitet e tij të fundit duke bredhur nëpër Evropë. Vdiq në Trieste në 1820.

Vijon nga pjesën dytë

You might also like
1 Comment
  1. […] Vijon nga pjesa e tretë […]

Leave A Reply

Your email address will not be published.