GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Artan FUGA – Supë e ftohtë!

Nga pikëpamja e shkencave politike, përtej partive politike, duke gjykuar ftohtë dhe pa asnjë anësi, situata sot është e qartë:

Raporti i forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht!

Deputetët që përfaqësojnë trashëgiminë e ish kryetarit Lulzim Basha, i lanë duart nga PD, dhe kanë vetëm katër rrugë për të ndjekur në Kuvendin e Shqipërisë:

1. Ose të bëjnë një Kongres ku të arrijnë të mbledhin përsëri po aq delegatë pasi të rimbledhin seksione! Të bindin se kanë prapa tyre partinë. Po qe se kanë këllqe! Kjo më duket supë e ftohtë.

2. Ose të dorëzojnë armët dhe të shkojnë kokëulur atje ku kanë thënë se nuk shkojnë. Pra t’i binden Komisionit të rithemelimit. Këtë nuk ua mban ta bëjnë.

3. Ose të pranojnë se nuk janë më mirë se ish deputetët e Kuvendit të opozitës budallaqe të pasdorëzimit të mandateve. Si vështirë ta pohojnë.

4. Ose të dorëzojnë mandatet dhe të shkojnë në punë të vet. Nuk besoj se e bëjnë!

Mundësi të pestë nuk ka!

Hall i madh!

Me tërci e vërci, me fjali kushtore, me vërdallosje në korridore e restorante, me gjyqe, ankimime, me dëngla në zyrat e Kuvendit, me deklarata para mikrofonëve, janë të mbaruar dhe nuk i duhen më politikisht askujt!

Të qendronin si hunj gardhi në kolltuk, pa identitet politik, do të ishin bërë politikisht qesharakë!


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More