GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Kim MEHMETI – Rama do të na vëllazërojë me serbët, e të na armiqësojë mes vetes!

Jo sot, por prej moti dihet se votuesit e ‘Rilindjes’, në masë të  madhe, e mbështesin krahun proserb shqiptar.

Dhe kjo është ajo që e bënë të ‘fortë’ Kryeministrin e Shqipërisë, i cili, për t’ua shpërlajë duart e përgjakura kriminelëve serbë, pohon se Evropa nuk duhet të merret me atë se kush kënd ka vrarë në të djeshmen, por kush kënd përkëdhel në të sotmen.

Por në tërë këtë rrëfim për Piktorin, i cili më mirë ndjehet në Beograd se në Prishtinë, ka diçka që më shumë flet për naivitetin e neve që e kritikojmë atë, se sa për Kryeministrin e Shqipërisë.

Naivitet që ka të bëjë me atë sa nuk e kemi kuptuar atë që e di Kryeministri i Shqipërisë: se edhe shumica e ‘intelektualëve’ dhe ‘mendimtarëve’ të Tiranës – të dalë nga shtrati ‘kozmopolit’ i xhaxhit Enver – më shumë duan ‘vëllazërinë’ me serbët se sa me shqiptarët e Kosovës. Gjë të cilën e dëshmon edhe heshtja mediatike në Tiranë lidhur me deklaratat poshtëruese të Kryeministrit të Shqipërisë në Ohër.

Dhe Piktori që moti i ka dhënë të gjitha provat se e kujton çka i ka thënë gjyshja, por as që e intereson çka thonë shqiptarët. Dhe ai më shumë i trembet gjyshes së ndjerë, se sa shqiptarëve të gjallë, që tregon se atë aspak nuk e brengos pse kamerierët shqiptarë në bregdet do zëvendësohen nga ata serb, pra pse Shqipëria mbetet pa popull, duke harruar kështu se populli pa shtet mund të mbijetojë, por shteti pa popull vdes.

Po pra, sjellja politike e Kryeministrit të Shqipërisë nuk shpjegon se ai është një shqiptar në të drejtën e vet që të ndjehet keq në lëkurën e shqiptarisë, por qëndrimi ynë ndaj veprimeve të tij shpalosë se në çfarë derexheje është shqiptaria.

Siç dëshmon edhe të vërtetën se shoqëritë shqiptare janë shndërruar në një shkretëtirë, nëpër të cilën, të papenguar nga askush, bredhin karvanët, si ai i ‘Rilindjes’.

Andaj edhe mund të thuhet se deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kërkon t’i harrojmë shqiptarët e vrarë nga serbët, shpalos pafytyrësinë dhe degradimin e tij personal, por përkrahja e shqiptarëve dhënë atij, shpalos degradimin tonë kolektiv.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More