Blog

  • Denion NDRENIKA – Fatkeqësia dhe qyqaria e ministrave Xhaçka dhe Osmani dhe isoja e Bashës

    Denion NDRENIKA – Fatkeqësia dhe qyqaria e ministrave Xhaçka dhe Osmani dhe isoja e Bashës

    Vjen në Tiranë dhe flet për trojet e Shqipërisë si të jenë fqinjë!!!

    Ministri i Jashtëm i qeverisë së shtetit të verimaqedonasve shqiptari Bujar Osmani tha midis Tirane se “si fqinjë të afërt jemi drejtpërdrejtë të interesuar për suksesin e dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili në masë të madhe do të frymëzojë forcë të re, një impuls të ri besimi në rajon dhe do të hapë një hap serioz drejt një Ballkani të sigurtë dhe të qëndrueshëm”.

    Domethënë, zoti Osmani e sheh Shqipërinë Verilindore, Kosovën si “fqinj” dhe jo si pjesë të popullit tonë të vetëm e të patjetërsuar nga cilido zuzar dhe edepsëz që sajon ndarje me apo pa dashje! E duhura do të ishte që zoti Osmani dhe shumë të tjerë të flasin qartë dhe prerë për të pranuar se fuqia jonë është kaq apo aq, por interesi i dialogut është për të njejtin popull dhe jo për fqinjët.

    Fqinjë janë sllavët gjaksorë dhe jo shqiptarët në të katër anët e të vetmit shtet shqiptar që doli nga Prizreni dhe Vlora në 1878 dhe 1912.

    Unë e kuptoj që nga pikëpamja institucionale ai duhet të flasë ashtu sepse fqinj është derisa i shërben shtetit të sajuar të verimaqedonsave, mirëpo mundet që me këshilltarë e këshillime ta ndreqë e ta përshtasë disi fjalën e fjalitë meqënës jemi i njejti popull.

    Mirëpo njejtë me qyqari ministresha për të jashtmet Punë të Shqipërisë, Olta Xhaçka përsëriti fjalinë e amullt dhe të pakuptimtë për Marrëveshjen e Ohrit.

    Druaj shumë nëse zonja Xhaçka e di në të vërtetë se çka thotë e për çka u bë marrëveshja në 13 gushtin 2001 apo dhe se, cilët ishin ata që e shfrytëzuan veçse për emrin e tyre me delir madhështie pa kurrfarë mirësie për shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën pushtimin maqedonas.

    “Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ligjit të “Gjuhëve” si gurthemeli i arritjes së barazisë së plotë mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar si dy komunitete shtetformues”, – tha zonja Xhaçka.

    Çfarë do të thotë “zbatimi praktik”? Punësim? Diploma? Berberë, pastiçerë, byrektarë, këpucëtarë shqiptarë apo stomatologë, mjekë, noterë, avoketër, juristë maqedonas?

    A e di ajo punën e ligjit të gjuhëve? A e di ajo përse u nda shteti i verimaqedonasve administrativisht duke ulur përqindjen e shqiptarëve etnikë duke lënë Shkupin, Ohrin, Strugën si dashi pa këmborë? A e di ajo se kurrkush nga shqiptarët nuk fitoi nga Ohri? Fituan? Çfarë?!

    Apo, kryekuvendarë, ministra dhe drejtorë të atykëtushëm pa ngjyrë e pa palcë kurrizore përbëjnë ndryshim?

    Përse nuk e kantonizojnë dhe të japin barazinë e plotë shqiptarëve dhe cilësdo popullatë në atë shtet çiban në kurriz të Shqipërisë Lindore, ndjenjës anemike greke dhe së drejtës bullgare?

    Përse jo si Tiroli i Jugut?

    E kësisoj me pyetje nuk jep dot përgjigje, mirëpo Osmani dhe Xhaçka nuk treguan asgjë të re në takimin e tyre koketësh.

    Sëpaku, Xhaçka ka flamurin e kombit tonë të vetëm  mbrapa, kurse Osmani të maqedonasve pa asnjë lidhje me ne, që është qartë shenjë nëpërkëmbjeje dhe denigrimi të shqiptarëve tanë në atë shtet të kotë.

    Padyshim që nuk mbetet pas Lulzim Basha i Partisë Demokratike mëtonjëse e pushtetmarrjes në 25 prill.

    Po si mundet për me lujt me kombin kur çmon marrëveshjen e Prespës që zgjidhi çështjen e emrit me grekërit duke përjashtuar shqiptarët?!

    “Si marrëveshje e Prespës që i hapi rrugën fqinjët tonë për në NATO, po ashtu edhe në proceset politike për anëtarësim në strukturat evropiane. Po ashtu, edhe për të parë zbatimi ne plotë të masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit. Ky është një vokacion i përhershëm i PD-së, dhe një interes madhor i bashkëpunimit madhor mes dy vendeve, si dhe një detyrim moral e kushtetues i republikës së Shqipërisë për shqiptarët kudo ndodhen”-tha Basha pasi bisedoi shtruar me Osmanin e qeverisë së verimaqedonasve.

    I kërkoi vallë dhe çfarë i premtoi që ta barazojë shqiptarin me maqedonasin apo foli si Ilir Meta kryeministër për ta mbtorjut nga ndarja shtetin e sajuar në 2001? Edhe si Sali Berisha president që e njohu pas referendumit për shkëputje nga ish-Jugosllavia ndonëse shqiptarët e bojkotuan në fillimin e viteve 1991-1992?

    Fatkeqësi se, njejtë ndodh me ne kudo e na duket sikur çoç jemi pa asnjë fuqi në duar.

    Një fjali shtesë, që më duhet ta kujtoj se edhe me Dritan Abazoviçin në Shqipërinë Veriore nën pushtimin malazez, e njejta histori është.

  • Red VARAKU – Perëndimi e ka futur në karantinë këtë kryeministër

    Perëndimi ka filluar një ofensivë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit shqiptar të maskuar nën retorikën e mospërfshirjes së kandidatëve me të shkuar kriminale në listën e kandidatëve për deputetë duke shënjestruar kështu problemin më të madh të kësaj mazhorance lidhjet e saj me krimin.

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje publike disa herë me rradhë të mos kandidohen persona me rekorde kriminale, duke theksuar faktin që kjo nuk është më thjesht një këshillë apo sugjerim, por është një detyrim që rrjedh si pasojë e angazhimeve të Shqipërisë në raport me aleancat ku bën pjesë.

    Ambasadori Britanik gjithashtu i rikujtoi kryeministrit shqiptar detyrimet që ai duhet të përmbushë në lidhje me angazhimet e tij si palë në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi, për të cilën Britania ishte ndërmjetësuesja kryesore, gjë që solli dhe reagimin prej frikacaku të kryeministrit shqiptar.

    Ambasadorja franceze ka shprehur prej kohësh shqetësimin e saj në lidhje me qëndrimin jokorrekt që po mban ky kryeministër në raport me BE-në, sidomos në lidhje me retorikën e tij kundër BE-së për shpërndarjen e vaksinave dhe përpjekjet e tij për të shantazhuar BE me qëndrimet e tij antiperëndimore.

    Kurse qëndrimi i Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian Michael Gahler ishte edhe më i ashpër.

    Ai kritikoi qeverinë në Tiranë për qëndrimin e tij jomiqësor ndaj Bashkimit Europian. Duke iu referuar Turqisë, Gahler i kujton Ramës se duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës. Njëkohësisht ai i kērkoi kryeministrit shqiptar të përmbushë detyrimet e tij si një kryeministër i një vendi që synon Perëndimin.

    Indiferenca e kryeministrit në raport me këto paralajmërime prodhoi dhe kërcënimin real të Perëndimit nëpërmjet Ambasadorit italian, i cili njoftoi zhvillime të rëndësishme në lidhje me hetimin e lidhjeve të Ndranghetes ne Shqipëri, ku thuhet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të administratës shqiptare deri tek krahu i djathtë i kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tiranës apo dhe ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm.

    Zhvillimet e reja të përfshirjes së SPAK në këto hetime dëshmojnë se presioni Perëndimor ka kaluar nga nivel deklaratash dhe kritikash në veprime konkrete si kërcënim i hapur ndaj tentativave antieuropiane të kësaj qeverie.

    Pra, SHBA dhe BE janë hedhur në sulm kundër kësaj qeverie pikërisht dy muaj para zgjedhjeve dhe kjo është e paprecedentë.

    Por, i paprecedentë është dhe reagimi kryeministrit, i cili po i bën një karshillëk të qartë qëndrimit të Perēndimit rreth mënyrës se si duhet të reflektohet në lidhje me kandidimin e figurave me të shkuar kriminale.

    Në vend që të reflektojë Rama po ndjek një linjë të qartë të denigrimit të këtyre përfaqësuesve në publik. Fakti që Rama ka nisur një fushatë të denigrimit të tyre tregon qartë profilin e njeriut që po i kundërvihet me çdo mjet asaj çfarë diplomacia perëndimore mendon për të.

    Por ajo që nuk fsheh dot Rama nga kjo ofensivë, është fakti se prej 2019 ai është një udhëheqës në karantinë prej diplomacisë perëndimore. E vërteta e hidhur për Ramën është se nga leximi tërësor i deklaratave të perëndimorëve, ai është një udhëheqës politik, të cilin Perëndimi nuk e beson më.

    Dhe këtë nuk e mohon dot njeri, pasi kjo është e gdhendur në çdo rresht, çdo paragraf dhe çdo qëndrim të diplomatëve perëndimorë në Tiranë për të.

    Menjëherë pas përfshirjes së tij në projektin e ndarjes së territoreve, ai është vënë nën shënjestër prej Perëndimit, sidomos prej Gjermanisë. Në fakt, kjo e vret atë më shumë se gjithçka.

    Dhe nëse doni ta lexoni sa shumë i ka dhembur mosbesimi perëndimor shikoni reagimin e tij kundër tyre vetëm dy muaj para zgjedhjeve, që në fakt nuk mund të konsiderohet thjesht reagim kundër, por vetëvrasje politike, sepse përforcon perceptimin që ai jo vetëm nuk e ka më mbështetjen perëndimore, por është në luftë me Perëndimin.

    Në gjuhën e përdorur prej tij kundër përfaqësuesve të Perëndimit kishte një lloj hakmarrje dhe karshillëk të vërtetë prej burreci ndaj atyre që fatkeqësisht e kanë mbajtur në pushtet deri tani.

    Është pikërisht ky makth, ky mosbesim që ai ndjen në Perëndim, ajo që e bën të jetë përditë aktiv për të deformuar çdo gjë që ata thonë e shkruajnë për të.

    Makthi i tij i vërtetë nuk është më a do të largohet apo jo, por fakti që ai nuk e di se si do jetë fati i tij si politik  ashtu dhe njerëzor. Pikërisht këtë makth kërkon të fshehë, por sa më shumë përpiqet, aq më shumë e nxjerr më në pah.

  • Zamir GJURGJI – Shkëlqimi dhe rënia e sh.Selfi dhe 85 motet e tij

    Zamir GJURGJI – Shkëlqimi dhe rënia e sh.Selfi dhe 85 motet e tij

    A mund të kuptohet si e ka shpërdorur jetën e një poeti regjimi i vjetër? Shihni si e shpërdor vdekjen klinike të vargut të tij regjimi i rilindur. Në këtë kuptim regjim i ri dhe i vjetër, nuk ka kuptim. Merr kuptim, si shprehje e nënvetëdijes: regjimi në moshë të re(fidan) dhe të vjeter(të thyer). Aq sa mund të ndahet Fatosi nga Nano, Lenini nga Marksi. Fakti: Reagimet partiake janë të njësuara; ato qytetare të larmishme. A i preu barku partitë per vargun e poetit apo i kruhet barku për varganin e mbështetësve të prillit? A mund të ndahet poeti nga Partia? Si mund të kuptohet vargu që jetën poeti ia përkushton Partisë e udhëheqësisë? Vetëflijimi është përzgjedhje vetjake, nuk ia gjykoj se nuk e gëzoj këtë tagër. Gëzon(te) të drejtën e tij. A mund të ndahet Majakovski nga Partia? Ta lësh bonjak, është padrejtësi më vete. Nëse ka qenë stihia e tij, vështire ta ndash. Do të ishte gjykim i padrejtë t’ia ndash shpirtin nga vepra.

    Deri ku shkon hipokrizia poetike? Deri atje ku Ismail Kadareja i bëhet “purgatori” pas vdekjes, ndërkohë qe ishte “ferri” i tij në jetë! Për të bërë “paqe” me shpirtin e tij?! A mund ta gjejë pas 85-ve një shpirt i trazuar sokaqeve të marrinave ideo-kulturologjike?

    E kam të vëshirë ta besoj, gjithsesi nuk ia vë vulën… Pragnobelisti, e di! Iku nga kjo jetë vargu i një poeti, pa dyshim, me të shumtit; që jetën e kishte të lidhur me vegjëlinë e Partisë dhe të udhëheqësisë së madhështisë. Është fakt. Ishte i çiltër në vargun e tij dhe prirjen e tij. Hipokrizia ishte kafshatë që s’kapërdihej, ashtu siç ishte mjerimi që Partia e tij ia pllakosi vegjëlisë së tij.

    A do t’i mungojë vargut të pëlqyesve të tij, sigurisht. Edhe ky është një fakt me varg. A do të vijojë vargani i atyre që e kanë urryer e dashur në këtë jetë, dikush për smirë profesionale brenda llojit e të tjerë për frymën e kohës? A do t’ia kujtojnë Edveri dhe Erveri “Kështjellën” e tij me dasmën e tij? Pa ndërprerje. A mund të ndahet fryma nga vepra? Atë botë po, këtë botë jo. E sotmja është dëshmi e gjallë. E nesërmja, me zë e figurë.

    Personalisht e gjej më të udhës të mbetem i përkorë, sesa të korr e shij fjalë në erë, kur ende s’janë hedhur lopatat me dhe mbi arkivolin e vargut të tij. Një njeri i sinqertë meriton sinqeritet: Të tilla janë lotet e familjes ideologjike të varganit të vargut. Të tjerat, lotë krokodili apo lotë arfificialë të yshtur me produkte farmaceutike. Na duhet, prandaj…i bëjmë temena! S’na e ndjen fare, ama…i bëjmë hosana!

    Ndërkohë që shumë “mbështetës” të tij, shokët dhe shoqet Selfie, kanë heshtur gjatë jetës së tij dhe e kanë hapur gojën sa një kamare, tani që iu iku nga duart vargu gjeneral i ushtrisë së pakallur. Nga duar që janë lëvyrur e lëvyren hipokrizisht sa më s’ka. Këtë nuk e meriton poeti. Edhe pse sovjetik e xhonsovjetik…

    Sepse është hipokrizia vetë, shkalla e fundit e saj: kur të jepet një e drejtë, e tepron me të dhe sillesh padrejtësisht. Më e vështira për t’u vetëpranuar.

    Kjo është edhe sfida e qenies njerëzore me vdekjen klinike të vargut të poetit, për të mos rënë pre e ngasjes, e shkallares më të vështirë të hipokrizisë së kësaj jete. Shkallët e para janë më të dukshme: kur flet dhe gënjen, kur premton dhe s’mban premtimin. Kur të jepet një e drejtë, të sillesh padrejtësisht… Kjo e fundit përcakton mirë e qartë ditën e fundit të ndërbotësisë. S’ma ke borxh hipokrizinë, poet pragnobelist, prandaj edhe s’ta ofroj…

  • Ardit GJINALI – “Turravrapi keqqeverisës dhe rrugëtimi i shpresës me Bashën”

    Ardit GJINALI – “Turravrapi keqqeverisës dhe rrugëtimi i shpresës me Bashën”

    Sloganet elektorale bojëdala të gatitura analeve të propagandës qeverisëse shënuan fillimin e udhës së justifikimit të të paudhëve politikë që e kanë ndërtuar rendin qeverisës mbi të vërteta të supozuara që dëshmojnë realitetin tjetër….të tillin imagjinar dhe i dëgjuar, shikuar në 3-D, por asfare i jetuar. Pasqyra e zhvillimeve në vend është e tilla që përfshin trishtimin njerëzor, zymtësinë shoqërore dhe errësirën autokratike……krejt e kundërta e paradës zhurmëmadhe qeverisëse që rendit sukseset imagjinare, të tillat që tirren e tirren duke krijuar një dëng të pluhurosur të të pavërtetave që vendosen në jastëkun e madh që do të siguronte qetësinë e gënjeshtërt të gjumit të keqqeverisjes….i tilli gjumë i prishur nga enumeracioni i angazhimeve të harruara ndaj njerëzve…të tillët që konsiderohen frymorë në një rend thuajse autokratik ku turravrapi me arsye të munguar drejton në një rrugë pa krye dhe zbrazëti jo- fundore….njeriun, qytetarin dhe vendin, gjithashtu.

    Turravrapi keqqeverisës nuk është vrapi dhe rendja plot pasion drejt përmbushjes së një qëllimi….nuk është vrapi që sjell shpresën dhe buzëqeshjen e së vërtetës të mbrujtur kah e mira dhe besimi për një Shqipëri të jetueshme;- turravrapi keqqeverisës është sprinti pakuptim, i orientuar qëllimshëm gabim që përdor përdhunshëm energjinë e ndryshimit dhe dërgon vendin drejt humnerës dhe fatalitetit politik… turravrapi papushim i mveshur me secilin mekanizëm djallëzie për të realizuar të vetmin mision… për të tillin nuk ka rreshtur në secilën dekikë… me ftohtësi dhe ligësi… në instalimin tërësor të autokracisë. Ftesa e sotme për të vrapuar së bashku me të tillët politikë që i kanë bërë bashkëqytetarët të vrapojnë nga sytë-këmbët për tu larguar nga vendi….të tillët politikë që kanë përdorur secilin burim për të dobësuar deri në shuarje reagimin qytetar..të tillët politikë që kanë ofruar secilin kompromis të vogël për të blerë aty-këtu një heshtje të gjatë dhe kujtesë qytetare të munguar… ftesa për të vrapuar bashkë me të tillët është gënjeshtra këmbë-shkurtër që i dalin të tillat pas përfundimit të sprintit dhe vazhdimit të maratonës… PO! Maratona vijon në një korsi tjetër me të tjerë aktorë… patjetër jo për të vrapuar, por për të mos ndalur vrapin drejt uzurpimit të gjithçkaje.

    Vendi nuk ka nevojë për një turravrap, por për një rrugëtim shprese ku mendja e ftohtë, vullneti i palëkundur politik, besimi njerëzor, vizioni perëndimor dhe patriotizmi kombëtar përbëjnë elementët thelbësorë që do të përbënin boshtin e një qeverisjeje të mirë ku fuqia e individit dhe mundësia për të njëjtin janë garancia e zhvillimit të një shoqërie. Parashtrimi i ditë-pas-ditshëm i programit qeverisës është dëshmia më e mirë e një rrugëtimi të shpresës për një vend që ka vuajtur mungesën e vazhdueshme të së tillës… programi i Partisë Demokratike nuk është butafori apo shfaqja e rradhës… i tilli është angazhimi konkret që do të garanonte një Shqipëri normale me një qeveri normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu.

    Dhimbja e përjetuar në secilën ditë të trishtë të viteve të vështira të një qeverisje të mbrapshtë do të bëjë që secili qytetar të vëzhgojë ftesën e gënjeshtërt pë vrapin që të dërgon drejt humnerës. Koha për të nisur dhe për të vazhduar një rrugëtim shprese për ditë më të mira dhe një ndryshim të qënësishëm është tani! Shpresa e re është rrugëtimi i ofruar nga Partia Demokratike dhe zoti BASHA… sprinti i ofruar nga KryeKreu është provuar dy herë…..një i tretë do të ishte fatkeqësisht fatal. 25 Prilli është dita dhe data që do të mundësonte përmes votës nisjen e një rrugëtimi të shpresës së re. Koha për një bashkim të madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

  • Vehap KOLA – Tregu, sekreti pas programit ekonomik të PD-së

    Vehap KOLA – Tregu, sekreti pas programit ekonomik të PD-së

    Programi i Partisë Demokratike për ekonominë ka ngjallur shumë diskutime në media. Disa zëra e quajnë programin më shumë optimist se sa duhet, ndërsa të tjerë pyesin se ku do t’i marrë paratë Lulzim Basha për të realizuar programin. Për të dy shqetësimet përgjigjia është një: tregu. Tregu i lehtësuar nga barra e lartë e taksave, nga shteti i madh dhe nga monopolizimi do të përdorë paratë e kursyera për investime dhe kështu do të krijojë vende të reja pune dhe rritje të ekonomisë. Rritja e ekonomisë dhe rritja e bazës së tatimpaguesve do të mbulojë efektet negative që krijon në buxhet ulja e taksave.

    110 mijë vendet e punës

    Një ndër objektivat kryesorë të prezantuar nga Basha në programin e tij të ekonomisë është krijimi i 110 mijë vendeve të punës. Ndonëse një shifër mjaft e përmbajtur krahasuar me premtimin utopik të 300 mijë vendeve të punës të dhënë nga Rama 8 vite më parë, prapëseprapë angazhimi për 110 mijë vende pune në 4 vite nuk ka kaluar pa skepticizëm.

    Pyetja që skeptikët shtrojnë është se si do t’i krijojë Partia Demokratike këto vende pune? Nga sa kuptohet nga programi i Bashës, pritshmëritë janë që shumë vende të reja pune të krijohen duke nxitur sipërmarrjen private dhe duke sjellë investime të huaja. Për këtë ka mjaftueshëm modele ekonometrike që tregojnë se si mund të stimulosh tregun për të hapur vende të reja pune.

    Ekonomistët që kanë studiuar marrëdhënien e normave të tatimit mbi fitimin e kompanive me krijimin e vendeve të reja të punës kanë gjetur se në vendet me taksa të larta, kompanitë private krijojnë më pak vende të reja pune. Të njëjtat studime kanë arritur në përfundimin se taksat më të larta rrisnin normën e papunësisë në atë vend.

    Teoria e përgjithshme e maksimizimit të fitimit na mëson se kompanitë përpiqen të maksimizojnë fitimet dhe të ulin kostot. Në këtë kuptim, taksat e larta veprojnë si kosto shtesë që reduktojnë rentabilitetin e një firme dhe aftësinë e saj për të investuar dhe punësuar. Pra, ulja e taksave e propozuar nga Partia Demokratike në programin e saj për ekonominë pritet të prodhojë efekte pozitive për punësimin. Ajo që mbetet të verifikojmë është se sa vende pune do të krijohen nga një program i tillë.

    Taksat dhe investimet e huaja direkte (IHD)

    Politika fiskale ka ndikim të madh edhe mbi investimet e huaja direkte (IHD). Marrëdhënien e politikës së taksimit me flukset e investimeve të huaja e kemi parë qartësisht edhe në Shqipëri. Ulja e madhe e taksave e ndërmarrë në vitin 2007 disafishoi investimet e huaja që për herë të parë në historinë e vendit kaluan nivelin 1 miliard dollarë. Në sajë të atyre politikave, Shqipëria ia doli të tërheqe projekte të mëdha investimesh si TAP, hidrocentralet e kaskadës së Devollit dhe qindra HEC të vegjël dhe sot sektori privat prodhon shumicën e energjisë që konsumon vendi.

    Një studim i efekteve të taksave mbi investimet e huaja direkte në 25 vendet e OECD (Beck & Chavez, 2012) zbulon se rritja e normës efektive të taksimit mbi fitimin nxit fluturimin e kapitalit jashtë vendit. Qeveritë vendosin taksa relativisht të larta mbi të ardhurat nga kapitali mund të orientojnë më shumë investime jashtë dhe të tërheqin më pak investime të huaja brenda – konkludion studimi. Asgjë e ndryshme nuk ka ndodhur në Shqipërinë e 8 viteve të fundit. Investimet e huaja janë larguar drejt vendeve fqinje, që kanë ruajtur politika tërheqësve ndaj tyre.

    Studime të tjera (Djankov et al, 2010) kanë konstatuar se rritja e normës së taksës me 10%, ul nivelin e përgjithshëm të investimeve me 2.2%. Për këtë arsye, është e besueshme se projekti i PD-së për taksë të sheshtë 9% mbi fitimin pritet të rikthejë Shqipërinë të paktën në të njëjtin rresht me vendet e rajonit sa i takon atraktivitetit të politikës fiskale për investimet e huaja. Pa dyshim që kjo do të sjellë rritje të investimeve e për pasojë rritje të punësimit, konsumit dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit.

    Taksat dhe sipërmarrja

    Përfundimet nga studimet empirike tregojnë se normat e larta të tatimit mbi fitimin reduktojnë numrin e bizneseve, ulin numrin e hyrjeve të reja në treg dhe rrisin madhësinë e kapitalit për firmat e reja. Nga ana tjetër, natyra progresive e normës së tatimit mbi fitimin rrit hyrjet e reja në treg. Ndërsa kompleksiteti i kodeve, njësoj si normat e larta të tatimit, ul numrin e hyrjeve të reja. Studimi i përmendur më lart (Djankov et al, 2010) ka gjetur se një rritje prej 10% në nivelin e tatimit mbi fitimin shkakton një rënie prej 1.4% në numrin e bizneseve të reja që krijohen.

    Ulja e taksave duke filluar me taksën e sheshtë 9%, ulja e normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 24.5% që është sot në 18%, rritja e pragut të sipërmarrjeve të vogla dhe mbajtja nën kontroll e barrës së përgjithshe fiskale mbi to në jo më shumë se 0.5% të xhiros, ulja e kostos së karburantit dhe stampa që mban larg inspektorët nga bizneset e vogla do të kenë vetëm një efekt kryesor: hyrjen e më shumë sipërmarrjeve në treg. Më shumë sipërmarrje do të thotë më shumë të punësuar, më shumë formalizim dhe më shumë të ardhura në buxhet, në sajë të zgjerimit të bazës së tatimpaguesve.

    Taksat dhe rritja

    Impakti negativ që norma e lartë e tatimit mbi fitimin ka mbi prodhimin në tërësi është një gjetje tjetër e studimeve empirike në këtë fushë. Sa më të larta normat e taksimit për fitimet e kompanive, aq më i ulët priret të jetë prodhimi i tyre – thonë studiuesit. Rritja e shpenzimeve qeveritare e financuar me taksa që ka ndodhur gjatë dekadave të fundit ka shkaktuar papunësi dhe ka ngadalësuar rritjen ekonomike.

    Ulja e taksave ndikon sjelljen e individëve dhe bizneseve në dy drejtime. Së pari, sipas atij që quhet efekti i të ardhurave, taksat e ulëta rrisin paratë që mbeten pas taksave që mund të përdoren për shpenzuar, kursyer ose investuar. Kur individët dhe bizneset shohin një shpërblim më të madh të punës së tyre, ata ndjehen më të motivuar për të punuar, kursyer dhe investuar. Ky është në fakt efekti i synuar i politikave të reduktimit të taksave mbi madhësinë e një ekonomie. Një tjetër efekt pozitiv i uljes së taksave është se një politikëe tillë redukton fuqinë shformuese të taksave dhe shkakton një zhvendosje me synim efiçencën drejt atyre aktiviteteve që deri më sot penalizoheshin nga taksat e larta.

    Prandaj, në tërësi politikat fiskale të planifikuara nga Partia Demokratike në programin e saj ekonomik pritet të sjellin një ripërtëritje të shpejtë të ekonomisë, nxitje të sipërmarrjes dhe rritje të punësimit, rritje të investimeve të huaja direkte dhe rritje ekonomike më të shpejtë.

  • Sali BERISHA – Vaksinim farsë, me pikatore dhe i bazuar në skandale!

    Sali BERISHA – Vaksinim farsë, me pikatore dhe i bazuar në skandale!

    Miq, me Xhahilin e Surrelit në krye shqiptarët janë populli në raport me pandeminë covid 19 më i ndeshkuar prej saj. Deri sot ata kanë vdekshmerinë shtesë të vitit 2020 më të lartë se çdo vend tjetër për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë. Por ata nisen vitin 2021 me shifra tejet të larta infeksioni dhe vdekje nga pandemia dhe të ndëshkuar nga Edvin Hajduti me një proces farsë vaksinimi që përdoret vetëm për të mbuluar skandalet e Edvin Hajdutit nga një proces shpëtimtar që duhet të ishte për jetët dhe shendetin e njerëzve.

    Kështu, nga 10000 doza vaksine Pfaizer që Xhahili i Surrelit premtoi se do vinin në mes të janarit si dorë e parë dhe 50000 të tjera në fillim të shkurtit, mbrëme erdhën gjithesej vetëm 1170 doza pra 43 here më pak se premtimi dhe erdhën vetëm në fillim të shkurtit.

    Këtij i thonë vaksinim farsë apo me pikatore apo vaksinim për të mbuluar skandalet e narkoqeverisë.

    Miq, ky dështim i plotë nuk e pengoi Edvin Hajdutin të dalë në aeroporte për të sulmuar opozitën, e cila ju thotë qytetarëve të vertetën dhe për të paraqitur me cinizëm ekstrem dështimin dhe mashtrimin e tij si sukses.

    Por e verteta është se procesi i vaksinimit, i cili është një poces jetik për shpëtimin e jetës së mijra e mijra qytetarëve nga kthetrat e pamëshira të virusit corona është shndërruar për shqiptarët në një tallje ekstreme cinike dhe ndeshkimi të rëndë për ta nga Edvin Hajduti.

    Si në asnjë vend tjetër te globit në këtë proces farsë ai sjell sasi qesharake dozash në Shqipëri vetëm e vetëm për të mbuluar sakandalet e përjavshme të narkoqeverisë së tij.

    Kështu, për të mbuluar skandalin e bifetkut të florinjtë në Dubai të narkoministrave të tij Edvini futi kontrabandë 975 doza vaksine fallco, skarco apo një zot e di çfarë ishte. Kurse tani po për të mbuluar supërskandalin e lidhjeve të Ndranghetës me të dhe qeverinë e tij, në të cilat ai vet del si kreu i meduzës, vrapoi të sjellë një sasi prej 195 dozash më shumë nga sasia që solli nga tregu i zi për të mbuluar skandalin e biftekut!

    Pra qytetaret shqiptarë do mund të kenë vetëm pas çdo skandali nga 1000 vaksina dhe ky është një proces farsë e mafioz tipik me kosto jashtëzakonisht të lartë jetësh njerëzore.

    Por të gjitha këto dështime nuk e penguan mbrëmë sharlatanin që luan me jetët e shqiptarëve të krahasojnë Shqipërinë me Serbinë për procesin e vaksinimit.

    Në të vertetë kësaj i thonë të krahasosh të pakrahasueshmet.

    Kjo sepse gjer sot Serbia është angazhuar në një proces serioz dhe jo farsë vaksinimi.

    Qeveria e Serbisë nënshkroi me kompaninë Pfizer disa muaj më parë kontratën për vaksinën që kompania do të prodhonte dhe pagoi paradhënien, ndërsa Xhahili i Surrelit do priste soldet e krishtlindjeve për të shkuar në Nju Jork për kontratën ndërkohë që opozita kishte kërkuar muaj më parë nënshkrimin e saj.

    Serbia jo vend anëtar i BE në përputhje me kontratën e saj të firmosur në kohën e duhur me Pfizer ishte ndër vendet më të para që mori vaksinën dhe filloi vaksinimi nga fundi i dhjetorit që kaloi. Ajo deri sot ka vaksinuar 445681 qytetarë apo një numër më të madh qytetarësh se sa 15 vende të BE.

    Kurse Shqipëria ka stisur në një proces farsë vaksinim me të cilin ka vaksinuar gjithesej vetëm 662 qytetarë.

    Si përfundim të dashur miq, shqiptarët janë të dënuar me vaksinim propagandistik apo vaksinimin me pikatore dhe presin skandale të reja të narkoqeverisë që Xhahili i Surrelit të sjellë kontrabandë apo direkt nga kompania një mije apo disa mijra doza të tjera.

    Pasojat e ketij procesi farse do jenë tejët të rënda për qytetarët shqiptarë.

    Së pari Shqipëria do jetë vendi i fundit që do të dalë nga kthetrat e pandemisë.

    Së dyti, nisur nga shifrat e vdekshmërisë shtesë të vitit 2020 edhe 12 mijë jetë njerëzish do humbasin më shumë dy vitet e ardhshme në Shqipëri për shpëtimin e të cilave largimi i Edvin Hajdutit është vendimtar.

  • Erion DASHO – Borati dhe COVAX-i

    Erion DASHO – Borati dhe COVAX-i

    Pasi i vari shpresat për muaj të tërë tek COVAX, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Pfizer, Borati ka nisur të përqeshë COVAX-in, si një mekanizëm të ngathët dhe të padobishëm.

    Shpresat tashmë janë varur tek Pfizer-i, marrëveshja me të cilin po propagandohet si arritja gjeniale e “lypësit numër një”!

    Vlonjatët kanë patur një barcaletë me “kompetentin” që zhvillohej pak a shumë në të njëjtat linja! Me stadiumin që herë shante futbollistët dhe herë veten…

    Sa keq sërish për Boratin tonë!

    Ndërsa Pfizer në të gjithë botën ka vonuar dërgesat, brenda dy muajve, Shqipëria (jo për meritë të Boratit, por në sajë të solidaritetit të COVAX-it), pritet të përfitojë gati 200 mijë doza të vaksinës së Astra Zeneca-s dhe 20 mijë doza të Pfizer-it me çmimin special prej 5.25 dollarë për dozë!

    Ç’do të bëjë Borati?! Do të nisë të lavdërojë sërish “kompetentin”?!

    Borat,

    Boll u bëre qesharak! Diplomacia është sport i vështirë dhe kërkon këllqe, jo shtete prej kartoni si ai që e ke katandisur ti Shqipërinë…

    Bëj ndonjë punë të mirë për të ndalur sadopak ritmet e frikshme të COVID-it dhe vdekjet e qytetarëve të tu!

    Kjo është përgjegjësia jote!

    Sa për të tjerat, shqiptarët janë me fat që për ta mendon Bashkimi Europian dhe OBSH-ja…

  • Ardit GJINALI – “Shqipëria fiton….një besim të Ri”

    Ardit GJINALI – “Shqipëria fiton….një besim të Ri”

    Republika duhet të ringrihet….bashkë me të tillën Shteti dhe shoqëria …ringritje nga hiri i prishjes së secilës balancë  dhe ndarjeje  që garantonte bashkëjetesën e harmonishme shoqërore në secilën segment të së tillës….ringritja dhe rimëkëmbja mund të realizohet përmes një besimi të ri që buron nga një vizion i qartë qeverisës ku liria shoqërore dhe mundësia për individin përbëjnë thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm të një shoqërie. Shoqëria ka nevojë të fitojë një Besim të Ri;- i tilli besim për njëri tjetrin, për Shtetin dhe Republikën, për rendin e së drejtës, besim tek zgjedhjet ku përmes angazhimit individual  dhe pjesëmarrjes masive mund të ketë një ndryshim politik dhe shoqëror ; një besim i Ri tek politika si instrumenti i vetëm që mund të jetësojë vizionin e ndryshimit; një besim i Ri që në Atdhe mund të jetohet normalisht dhe një ftesë për kthimin e atyre që u larguan gjatë këtyre shtatë viteve….një kthim për të mos u larguar sërish; një Besim i Ri për një mendësi të re që buron nga pasioni për mbrojtjen e lirisë shoqërore dhe rendit shtetëror demokratik, gjithashtu. Një Besim i Ri që bashkimi i së tashmes për të ardhmen do të mbetet i tillë dhe në të ardhmen për të mos përsëritur kalvarin e së sotmes që do të konsiderohet e shkuara në një të nesërme ndryshe.

    Besimi i Ri nuk është marka që përshfaq luksin qeverisës që endet zyrave të padrejtësisë….në të tillat hapësira të bollshme ku nis dhe bitis vizioni i mbrapshtisë qeverisëse që shkakton zbrazëtinë shoqërore në kufijtë e skajshëm së humbëtirës dhe errësirës…errësira që ka mveshur dritën e besimit, shpresës….dritën e një zgjidhjeje përmes zgjedhjeve që do të shënonte një fillim të ri të bazuar kah normaliteti…i tilli meritor për një Shqipëri që vuan zgjedhën e pamundësisë së imponuar nga secili segment keqqeverisës; pamundësi që godet lirinë individuale dhe të tillën shoqërore, që mbyllet  në mendësinë e reagimit të munguar që bazohet në heshtje. “Muri i Madh i Heshtjes”  është ndërtuar nga keqqeverisja si një dobi e së tillës për të shuar zërin qytetar në rrjedhën e madhe të pandjeshmërisë njerëzore së figurantëve qeverisës.

    Keqqeverisja e mbrujtur në të pavërtetën si virtyt  është kryefjala e secilit ves që formëson mozaikun e mëkateve ndaj qytetarit, shoqërisë dhe Republikës, gjithashtu. Angazhimet e braktisura, premtimet e harruara, zgjidhjet  pa zgjidhje, votimet pa zgjedhje, qytetari pa qytet, media pa gazetari  dhe Republika pa shtet…….enumeracioni negativ që shënon pararendjen drejt autokracisë qeverisëse që e ka dërguar vendin drejt një udhëkryqi që rreket të mjegullojë qartësinë dhe vokacionin e shoqërisë shqiptare kah vlerave të demokracisë. Një Besim i Ri është thelbësor në përpjekjen njerëzore dhe politike  për të ndalur instalimin e plotë të autokracisë dhe për të përmisuar shumëçka në një Shqipëri që  do të ringrihet sërish…përmes një angazhimi të sotëm në një program qeverisjeje koalicioni që është mesazhi i qartë politik për një vendimmarje të orientuar nga objektiviteti që do të përfshijë ndjeshmëritë e flukseve të ndryshme shoqërore. Një Besim të Ri për një parti politike, për një kandidat për  Kryeministër, për një ekip politik që kanë dëshmuar forcën e pranimit të gabimeve të shkuarës dhe kanë vullnetin për të përmirësuar trashegiminë pozitive të së shkuarës. Shqipëria ka nevojë për një Besim të Ri….Shqipëria fiton një Besim të RI për një ngritje të shpejtë, për një ndryshim thelbësor, për një qeveri normale dhe  Kryeministër normal, për ditë më të mira dhe për një shpresë të re. Bashkë sepse ka ende shpresë…

  • Red VARAKU – Pse shpërtheu kryeministri kundër ambasadës amerikane?

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim në disa deklarata rresht i ka kërkuar liderëve politikë shqiptarë të mos kondidojnë njerëz me rekorde kriminale dhe njerëz nga lista e zezë e DASH.

    Madje, për ta përforcuar mesazhin e saj , ajo i ka kërkuar edhe popullit shqiptar që të bëjë kujdes dhe të mos votojë kandidatë të tillë. 

    Është e qartë që ky në fakt është një ‘tërheqje veshi’ për kryeministrin aktual, sepse aludimi i saj lidhet me disa informacione që ajo ka në lidhje me kandidimin e disa individëve me cilësi të tilla .

    Kjo me sa duket e ka acaruar kryeministrin shqiptar, i cili me sa duket e ka humbur përfundimisht durimin dhe i është përgjigjur i nervozuar ambasadës amerikane në lidhje me kërkesën e saj.

    Ai deklaroi se nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me individët që me sa duket i ka ‘paracaktuar’ prej kohësh se do i kandidojë, duke lënë të kuptojë se vullneti i tij për të vjedhur sërish zgjedhjet nuk do të ndryshojë, duke nënkuptuar se për këtë është gati të futet në një kurs përplasjeje edhe me SHBA-të, të cilët janë edhe garantë të zgjedhjeve të 25 prillit.

    E vërteta është që acarimi i tij nuk lidhej dhe aq me vetë deklaratat, se sa me faktin që këto deklarata denigruese po i bënte përfaqësuesja e aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA, sepse këto deklarata i rrëzojnë atij alibinë me të cilën ai i mashtron mbështetësit e tij ,se SHBA-në e ka në anën e tij.

    Ato janë gjithashtu një mesazh i qartë për qytetarët që dëshmon se SHBA-të janë të vendosura që nuk do të tolerojnë më as edhe një përpjekje për trafikimin e vullnetit të qytetarëve dhe me sa duket është pikërisht ky fakt që e ka detyruar kryeministrin të turfullojë kundër Yuri Kim.

  • Erion DASHO – Koha për përralla ka ikur!

    Erion DASHO – Koha për përralla ka ikur!

    Java që kaloi u mbyll me mbi 5,800 raste të diagnostikuara me COVID, një rekord negativ për të gjithë periudhën e epidemisë!

    Numri i personave të shtruar në spitalet COVID u ngrit në vlera alarmuese, duke kërcyer nga një mesatare ditore nën 300 përgjatë javës, në 365 të shtruar ditën e sotme.

    Ajo që është edhe më shqetësuese, numri ditor i vdekjeve, kapi sërish shifra dyshifrore duke arritur në 65 vdekje përgjatë javës (ndërkohë që në dy javët paraardhëse kishte qenë 36 dhe 38).

    Sidoqoftë, duhet sqaruar se të diagnostikuarit, të shtruarit dhe humbjet e raportuara të jetëve përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut!

    Përqindja e personave të testuar pozitiv sot ishte 29%, ç’ka tregon se numri i personave të infektuar është shumë më i lartë, por që ata të kapen duhet që numri i testimeve të jetë të paktën tre herë më i lartë!

    Spitalet rajonale janë mbushur me pacientë të prekur nga COVID dhe kërcimi i mesatares së të shtruarve në tre spitalet COVID me mbi 60 pacientë brenda një dite të vetme tregon se tashmë kapacitetet rajonale kanë arritur pikën e ngopjes!

    Vdekjet vazhdojnë të nënraportohen, duke mos përfshirë vdekjet në shtëpi, vdekjet në persona me tampon negativ dhe ato që janë duke ndodhur në spitalet rajonalë!

    Ndërkohë vaksinimi në Air Albania vazhdon me ritmin qesharak prej 16 të vaksinuar në ditë ndërsa kryeministri deklaron pa turp se nuk kemi probleme me vaksinimin, thjesht vaksinimi “është spostuar në kohë”!!!

    Koha për përralla ka ikur! Janari e futi në kolaps sistemin shëndetësor, ndërkohë që në dy muajt e mbetur nga sezoni i virozave (shkurt dhe mars) rrezikohet katastrofa!

    Kjo qeveri, kjo ministri dhe ky komitet janë dorëzuar prej kohësh pa kushte përballë COVID-it!

    Në vend të përrallave me vaksina, qytetarët do të preferonin t’i shihnin këta aventurierë të rrezikshëm të larguar një orë e më parë…