Blog

  • Nga Artan FUGA – Fajtorë janë edhe ata që mbështetën Bashën në rrugën pa krye

    1. Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëheqje. Kjo është e vërteta. Një herë ajo që thuhet dhe ajo që bën mund të përputhen. Deputetët, anëtarët e kryesisë ia kërkuan zotit Lulzim Basha dorëheqjen duke e vendosur me shpatulla pas murit. Ishte shkarkim. Çfarë do të bënte? Deputetët nuk i bindeshin. Nënkryetarët i lanë pendët. Militantët e lagur me gaz nuk e njihnin më për kryetar. Zgjedhjet në gjashtë bashkitë e degraduan partinë edhe më keq. Ishte shkarkim. Me pamjen e dorëheqjes!

    2. Ishte një dështim i plotë. Pse? Sepse Partia Demokratike e përsëris pa fund herë prej vitesh ka nevojë të demokratizohet! Ishte e qartë, e thënë miqësisht: Ose demokratizim ose shkuarje drejt fikjes. Ish-kryetari ikën, kurse militantët, elektorati, opozita, Shqipëria mbetën, nuk kanë ku ikin, nuk vetëshkarkohen dot, nuk dorëhiqen sepse nuk kanë se ku të tërhiqen. Kryetari që e dorëhoqën i la të gjitha në pikën më të ulët, në kaos.

    3. Nuk është vetëm ai fajtori, bashkë me të janë të gjithë ata që e mbështetën në një rrugë pa krye sikurse ishte ajo e rrëshqitjes në një greminë autoritarizmi në vend të demokratizimit të partisë. Janë përgjegjës me të dhe të dështuar deputetët, drejtuesit qendrorë dhe lokalë që ï vajtën pas një projekti krejt të dështuar, disa prej tyre me fodullëk, me budallallëk dhe thjesht për interesa të vockla karrigore.

    4. Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish-Partisë Demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për zot asaj që e quanin Parti Demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të SHQUP-it. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë: Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës!

    5. Rezoluta që u lexua pasi e dorëhoqën kryetarin ishte për të ardhur keq! Bashkim fjalësh pa thënë asgjë! Ata që ikën me Foltoren e bënë se nuk ishin dakord me përjashtimin e z. Sali Berisha. Rezoluta i thërret: Hajde bashkohuni duke hequr Sali Berishën! Grupi parlamentar i ish-PD në Kuvend në prag të shpërbërjes.

    6. 10 vjet të ikura kot për Shqipërinë. Pasojat do të ndihen në 100 vjet! Ishte boshllik në momentin më të rëndësishëm të historisë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit 21.

    7. Jemi kthyer në datën 8 shtator, ose në vitin 2013.

    Vite me politikë që na hap dhe nuk na zgjidh problemet na presin! Thuhet se nesër do të rritet dhe çmimi i një litri karburant!

  • Nga Lutfi DERVISHI – IFTAR, me lugë në brez dhe aparat në qafë

    Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pushtetet më të forta, politikanët thuajse i sheh kudo me kineastët e tyre të kompletuar me teknologjinë e fundit filmike.

    Aq sa lëvizjet e tyre janë bërë të parashikueshme, njëjtë si të thuash se sot është e premte apo nesër e shtunë.

    Tashmë jemi mësuar dhe neveria i ka lënë vendin mirëkuptimit për shkak se shumë prej tyre aq dinë, aq bëjnë duke infektuar njëri-tjetrin me strategji të dala boje.

    Sot ata mund t’i shohësh si protagonistë edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe kjo është një çudi nga ato që nuk shpjegohen lehtë.

    Në muajin kur shfaqet thelbi i vërtetë i fesë, shfaqet politika jo si art i së mundshmes, por si art i hipokrizisë!

    Pjata speciale e iftarit: Shfaqja publike e agjërimit. 

    Shumëkush i habitur mund të pyesë: Kur udhëheqësit politikë i kuptuan kaq mirë dhe thellë traditat fetare në përgjithësi dhe ato të islamit në veçanti?

    Paradoksi nuk mund të jetë më i plotë sado të rrekesh.

    Politikanë, që gjithë kohën nuk kujtohen për porositë e librave të shenjtë (për ligj jo e jo) edhe nëse do t’ua shërbeje në një pjatë argjendi, befas bëhen shembuj të virtytit islam, duke cituar pjesë të Kuranit me të njëjtën lehtësi me të cilën bëjnë premtimet elektorale.

    Kurani, nuk heziton të nxjerrë në pah hipokritët dhe ata që bëjnë show. Sura Al-Ma’un (107:7) flet për ata “të cilët vetëm shtiren”

     Ajetet (shpalljet) e Kuranit veçanërisht ato që qortojnë të fuqishmët, njerëzit në pushtet, befas marrin një kuptim të ri.

    “O ju që keni besuar, pse thoni atë që nuk e bëni?” (Kurani 61:2). 

    E çfarë mund ti thuash një  politikani që për tavolinën e iftarit shpenzon po aq sa edhe për dreka-darkat e fushatës? (Ai nuk e di se është muaji që ushqehet shpirti dhe nuk shqyhet stomaku)

    Ndoshta i duhet kujtuar porosia: “ Dhe kur të qeverisni njerëzit të qeverisni me drejtesi (4:59)

    apo më troç: “mos gelltitni pasurite e njëri- tjetrit” (2:189)

    Dhe më troç akoma meqë jemi në kohën e SPAK: “Mos ndiqni deshirat e t’i shmangeni drejtesise” (4:136)

    Muaji i shenjtë është koha e vetëpërmbajtjes, është koha (gjithmonë) për të “garuar në mirësi”, por jo për të garuar kush shtron më me luks darkat e iftarit. 

    I duhet kujtuar zotërinjëve se është muaji që duhet ushqyer më shumë shpirti se trupi. 

    Dhe ushqimi shpirtëror nuk mund të shërbehet në një pjatë të “zbukuruar” me parfum hipokrizie.

    A është kjo një kujtesë për ata që postojnë bamirësitë e tyre në Facebook dhe Instagram, sepse si ndryshe do të marrë vesh elektorati për mëshirën dhe bujarinë e atyre që nuk shpenzojnë asnjë lek nga shqiptarët, por vetëm nga buxheti?

    Është një thirrje e përsëritur në librin e shenjtë “mos e teproni” 7:32 dhe “garoni në mirësi.

    Dhe sa i përket politikanëve tanë të kudogjindur, u duhet thënë Bravo! Aftësia për të kthyer një muaj të përuljes dhe reflektimit shpirtëro në një gala kulinarie është “mrekulli”.

    Dhe do të ishte mrekulli pa thonjëza nëse ky muaj i ndriçon ata drejt thelbit të detyrës së tyre që është shërbimi dhe sakrifica.

    Deri sa të vijë kjo ditë le të hamë sot, dhe të kujtohemi që nesër, ne do të  votojmë! Dhe meqë jemi te citimet e librit shenjtë, ja vlen të kujtojmë se “sigurisht, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e  një populli, derisa ata nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre” 13:35

  • Nga Enver BYTYÇI – Pse ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime?

    U bënë 25 vite nga nata kur presidenti, Bill Clinton, mbajti fjalimin e tij para kombit amerikan dhe njoftoi botën se “NATO po niste një sulm bombardimesh kundër Jugosllavisë (Serbisë)” për shkak të terrorit të shtetit të Milosheviçit dhe Vuçiqit (atë kohë ministër informacioni) kundër shqiptarëve në Kosovë. Në atë fjalim Clinton ju tha bashkëkombësve të tij, si dhe botës, mbarë se këto sulme kishin dy objektiva themelore:

    E para, që të ndalej dhuna e ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbë kundër shqiptarëve e të parandalohej katastrofa humanitare në Kosovë! E dyta, thoshte Clinton, qëllimi i NATO-s është që të dobësohet e shkatërrohet ushtria jugosllave (serbe) e kësisoj ajo të mos ishte më në gjendje të shkaktonte konflikte të tjera si ai në Bosnjë-Hercegovinë (1992-1995) e në Kosovë (1998-1999). Pas fjalimit të presidentit të 42-të të SHBA-ve, mbajtën fjalime para kombeve të tyre edhe Gerhard Schroeder i Gjermanisë, Tony Blair i Britanisë së Madhe, Jacques Chirac i Francës, Massimo D’Alema i Italisë etj. Të gjithë këta u shprehën se po nisnin një epokë të re në luftën kundër së keqes që përfaqësonte Serbia e Milosheviçit. Gjermania për herë të parë do të angazhonte trupa ushtarake jashtë territorit të saj dhe për këtë u desh të ndryshonte kushtetutën e vendit. Pas këtyre, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Havier Solana, dha urdhrin e sulmeve ushtarake me bombardime kundër caqeve ushtarake, policore e strategjike të Serbisë.

    Ajo natë ishte nata e parë “me diell” në historinë e Kosovës dhe për shqiptarët. Natë ankthi e përzier me gëzimin e ligjshëm se tashmë fatet e Kosovës i mori në dorë ajo që ne e quajmë “shejti në tokë”, NATO, SHBA-të dhe Bashkimi Europian. Ishin 78 ditë bombardime! Deri më 9 qershor 1999. Avionët që vinin nga Aviano apo baza të tjera ushtarake në Greqi, Turqi, Gjermani etj, u ngritën dhe lëshuan bomba pa fund në shtabet ushtarake, stacionet policore dhe objektet strategjike të Serbisë. Bombarduan edhe televizionin serb, shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave (serbe), madje lëshuan bomba edhe mbi godinën e ambasadës kineze, akt për të cilin Clinton u detyrua të kërkonte ndjesë.

    Para se të fillonin bombardimet u mblodh Konferenca Ndërkombëtare, e cila njihet tashmë në histori si Konferenca e Rambujesë. Në këtë konferencë Grupi i Kontaktit (SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Rusia) paraqitën një projekt-marrëveshje për palën shqiptare e atë jugosllave. Por Serbia nuk pranoi firmosjen e saj, ndërkohë që delegacioni shqiptar e firmosi atë, sido që me tri javë vonesë. Milosheviçi gjatë punimeve të Konferencës për Kosovën dërgoi mijëra ushtarë e policë në Kosovë dhe startoi një ofensivë të pashembullt terrori e dhune kundër shqiptarëve.

    Këshilli i Europës deklaroi po me datën 23 mars 1999 mbështetjen e tij për bombardimet e NATO-s në Kosovë. Në deklaratën e këtij Këshilli thuhej se “Çdo ditë kemi viktima të reja” dhe se “asgjësimi i popullsisë civile është qëllimi i luftës” së Milosheviçit (shënimi im). Më tej krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të BE-së shkruanin se “Në prag të shekullit XXI Europa nuk mund të tolerojë një katastrofë humanitare në zemër të saj” Dhe se “Ne vendet e Bashkimit Europian jemi të vendosur e moralisht të detyruar të mos lejojmë të përsëritet dhuna, siç ndodhi në janar 1999 në Reçak”!

    Rrjedha e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë ishte intensive, e pandërprerë dhe me intensitet të shtuar. Qëllimi ishte që regjimi i Milosheviçit, ku rol parësor kishte edhe Aleksandër Vuçiq, të kapitullonte pa kushte. Natën e parë të bombardimeve u aktivizuan 80 avionë dhe u goditën 40 objekte ushtarake në Serbi, Mal të Zi e në Kosovë. Serbia të nesërmen njoftoi për 10 të vdekur e 38 të plagosur. Por shifrat e saj u morën me rezervë, si pjesë e propagandës së saj anti NATO. Natën e dytë u kryen 400 fluturime, të cilat goditën rrjetin kundërajror, radarët ushtarkë si dhe aerodromet e ushtrisë serbe.

    Serbia në shenjë hakmarrjeje intensifikoi dhunën e terrorin kundër shqiptarëve: Sipas gazetës “Times” më 27 mars në fshatin Goden të Kosovës u masakruan 20 burra të paarmatosur. Ndërsa më 28 mars 1999 minsitri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolph Scharping foli për herë të parë për krime kundër njerëzimit në Kosovë. Dy ditë më vonë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri thirrje që të bashkoheshin në luftën kundër Serbisë të gjithë shqiptarët në Kosovë e në Perëndim.

    Me datën 1 prill u përdorën për herë të parë raketa ndërkontinentale për hedhjen e predhave, sërishmi kundër Serbisë. Kurse me 2 prill SHBA-të dërguan 13 avionë pa pilotë për të bombarduar Jugosllavinë. Ndërkohë Serbia po në këtë ditë i bëri thirrje Rusisë dhe Bjellorusisë për ndihmë ushtarake. Por tashmë Serbia ishte e rrethuar me vende anëtare të BE-së dhe prej 23 prillit 1999 edhe anëtare të NATO-s. Më 9 prill gjenerali gjerman, Nauman, foli për herë të parë për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake tokësore në territorin e Jugosllavisë. Ndërkaq Tony Blair u bë promotori i lëvizjes për të dërguar trupa tokësore në Jugosllavi kundër Milosheviçit. Më 14 prill avionët e NATO-s bombarduan një konvoj refugjatësh shqiptarë në fshatin Meha të Gjakovës, ku humbën jetën 75 veta. NATO kërkoi ndjesë dhe foli për atë se kishin informacion që konvoji me refugjatë ishte një konvoj ushtarak serb.

    Më 9 prill 1999 në Bruksel u mblodhën sërishmi shefat e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të Bashkimit Europian, mbledhje në të cilën mori pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Ai shtroi një plan prej tri pikash për t’i dhënë fund luftës. 1) Tërheqjen e plotë të forcave ushtarake, policore e njësive speciale serbe nga territori i Kosovës. 2) Stacionimin aty të një force ushtarake ndërkombëtare dhe 3) Rikthimin e të gjithë refugjatëve në shtëpitë e tyre. Në atë mbledhje Milosheviçi u bë përgjegjës për gjithçka që ndodhte në Kosovë. Ndërsa kancelari gjerman Schroeder për herë të parë përmendi nevojën e një pakti stabiliteti për rajonin e Ballkanit.

    Ndërkaq Lukashenko i Bjellorusisë vizitoi Beogradin. Në të njëjtën kohë Beogradin e vizitoi edhe shefi i Partisë së Majtë Gjermane (ish-PK e Gjermanisë Lindore), Gregor Gysi. Ai takoi Milosheviçin dhe në kthim për në Gjermani erdhi edhe në Tiranë, ku u takua me presidentin e kohës, Rexhep Mejdani. I bëri gjithashtu një vizitë në Beograd edhe Kishës Ortodokse të Serbisë. Kurse në përgjigje të akteve të dhunës së Milosheviçit kundër shqiptarëve, më 20 prill u vendosën në Rinas të Tiranës helikopterët Apash të SHBA-ve. Ndërsa me 23 prill u mblodhën në Uashington shefat e shteteve dhe kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë samit Aleanca u zgjerua edhe me disa shtete të reja. Më 30 prill Serbia paditi në Gjyqin e Hagës 10 shtete anëtare të NATO-s, si SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Holandën, Spanjën dhe Kanadanë. Por me 2 qershor Gjykata Ndërkombëtare e Hagës refuzoi shqyrtimin e padisë serbe.

    Me datën 22 maj zëdhënësi i NATO-s, James Shea, njoftoi në një konferencë shtypi se kishte ndodhur një goditje e gabuar në Koshare, ku zhvillohej beteja e ashpër midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake të Serbisë. Dhe me 27 maj 1999 u publikua urdhri i arrestit për presidentin jugosllav, Sllobodan Milosheviç. Më 30 maj, ministri gjerman i Mbrojtjes, Scharping, paraqiti një bilanc të masakrave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, gjë që sensibilizoi më shumë opinionin për intensifikimin e sulmeve kundër Serbisë.

    Më 3 qershor shkuan në Beograd dhe u takuan me Milosheviçin përfaqësuesi i BE-së, Mati Ahtisaari, ai amerikan, Talbot dhe ndërmjetësi rus Viktor Çenomërdin. Ata vunë re se presidenti jugosllav do të pranonte një plan paqeje të imponuar nga NATO dhe BE. Menjëherë pas kësaj u mblodh Keshilli i Europës, G7-ta dhe Këshilli i Arlantikut. Të gjitha këto organizma formuluan planin e paqes të shndërruar në ligj ndërkombëtar përmes Rezolutës 1244 të 10 qershorit 1999. Një ditë më parë, më 9 qershor, në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut u nënshkrua marrëvesja e kapitullimit të Serbisë midis shtabit të NATO-s dhe shtabit të Ushtrisë Jugosllave (serbe).

    Serbia asokohe dhe sot flet e propagandon për dëme të shumta kolaterale nga bombardimet e Aleancës Atlantike. Por një përmbledhje e përditësim i këtyre dëmeve nga ana e shoqatës për politikë paqësore të Berlinit thotë se bombardimet 78 ditore shkaktuan gjithsej 556 viktima civile si dhe 878 të plagosur. Në këto shifra bëjnë pjesë edhe 107 shqiptarë të vrarë gabimisht nga sulmet e avionëve të NATO-s. Ndërkaq numri i ushtarëve serbë të vrarë gjatë kësaj kohe është gjithsej 514, prej të cilëve 164 nga operacionet ajrore të NATO-s dhe 291 në përleshje me strukturat luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 59 të tjerë humbën jetën në aksidente të ndryshme gjatë lëvizjes së trupave ushtarake e policore të Serbisë.

    Dëmet për shqiptarët e Kosovës dhe pasuritë e tyre ishin katastrofale. Ushtria, policia e paraushtarakët serbë masakruan pa mëshirë këdo, në mënyrë makabre. Nuk kursyen as foshnjat në djep ose në gjirin e nënës dhe nuk kursyen gjithashtu nënat dhe gjyshet e këtyre foshnjave. Bilanci ishte tragjik: – Mbi 13 mijë të vrarë e të masakruar, prej të cilëve 1402 fëmijë të moshës nga disa muajsh në 14 vjeç. Kësaj shifre i shtohen edhe 3200 të tjerë të masakruar, kufomat e të cilëve u zhdukën në Danub, lumin Sava dhe lokacione të tjera të Serbisë. Sot janë ende të zhdukur edhe 1600 prej tyre. Po t’u shtojmë këtyre krimeve mizore përdhunimet e grave e burrave shqiptarë, atëherë rezulton se sjelljet e shtetit serb, të kishës serbe, akademisë, ushtrisë e policisë së këtij vendi fashist nuk patën për qëllim thjesht shpërnguljen, vrasjen dhe asgjësimin fizik të shqiptarëve, por edhe poshtërimin dhe lëndimin e tyre psiqik. Mbi 20 mijë vajza e gra u përdhunuan. Po ashtu qindra e mijëra djem dhe burra! Arsyeja? Thjesht se ata ishin shqiptarë! Ky ishte genocid i pastër sipas të gjitha kritereve shkencore dhe ligjeve ndërkombëtare që përcaktojnë nocionin e genocidit.

    Ushtria dhe policia serbe, si dhe paramilitarët serbë dëbuan nga shtëpitë e tyre të banimit mbi një milion shqiptarë, 90 për qind e të cilëve jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri dhe në Maqedoni. Sipas statistikave ndërkombëtare u shkatërruan plotësisht e u dëmtuan rëndë 120 mijë shtëpi, banesa, qendra biznesi, objekte kulturore, shëndetësore e publike, nga 200 mijë sa kishte Kosova gjithsej. Për ta përshkruar situatën e shkrumbuar në Kosovë, gazetari gjerman Rolf Paash shkruante në gazetën “Frankfurter Rundschau” më 8 qershor 1999 se “Peç quhet qyteti që shqiptarët i thërrasin Pejë. Sot do të duhet të gjenden fjalë të tjera për ta përshkruar atë. Pra, Peç ose Peja nuk ekziston më. Qendrën e rrethojnë thëngjijtë e djegur. Ajo i ngjan tashmë Hiroshimës”!

    Shkurtimisht dhamë një pasqyrë të humbjeve nga bombardimet e NATO-s dhe të krimeve e genocidit serb në Kosovë. Nga të dhënat e shënuara rezulton se ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë dhe bombardimet e saj kundër Serbisë ishin në proporcion e simetri të jashtëzakonshme në mbrojtje të jetës së shqiptarëve të Kosovës për parandalimin e katastrofës humanitare që po krijohej. Nëse nuk do të ndërhynte Aleanca Atlantike, Serbia e Milosheviçit do të shkaktonte krime të përmasave të Bosnjës dhe do të asgjësonte gjithë shqiptarët, vetëm për një qëllim të vetëm: – Ripushtimin e territorit të Kosovës dhe kthimin e saj përjetësisht nën sovranitetin e vet. Shqiptarët u masakruan, u dëbuan, u dogjën, u përvëluan, u përdhunuan, por këto akte makabre i ndërpreu ndërhyrja ushtarake e NATO-s, sepse numri i atyre që kishin si fat vdekjen e asgjësimin do të ishte shumëfish më i madh.

    Kjo simetri dhe dëmet minimale kolaterale gjatë bombardimeve të NATO-s i japin bombardimeve të saj legjitimitet maksimal. Ndërkohë që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime edhe nga përmbajtja e ligjit ndërkombëtar të së drejtës, pavarësisht se nuk ishte e tillë nga pikëpamja formale. Jo pak analistë e madje njerëz publikë, edhe në Kosovë e në Shqipëri, e konsiderojnë jo legjitime ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, sepse, thonë ata, mungoi një vendim i posaçëm i Këshillit të Sigurimit.

    Le të sqarohemi: Neni 7 i Kartës së OKB-së parashikon ndërhyrjen me forcë për t’i dhënë fund konflikteve në dy raste: – 1) Kur konflikti rrezikon të shkaktojë katastrofë humanitare dhe 2) kur konflikti rrezikon të përhapet në një rajon ose kontinent të caktuar. Ky nen i Kartës së OKB-së justifikon plotësisht ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, sepse të dyja këto aspekte ishin prezent në konfliktin dhe dhunën e Serbisë kundër shqiptarëve. Se dhuna serbe në Kosovë rrezikonte katastrofë humanitare e që konflikti të përhapej më tej, këtë e pranon edhe vetë Këshilli i Sigurimit në rezolutën nr 1199 të 23 shtatorit 1998. E ka pranuar vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Kofi Anan, si dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, si dhe personalitete e ekspertë me famë ndërkombëtare.

    Në literaturën dhe praktikën ndërkombëtare që prej lashtësisë e deri më sot legjitimiteti përcaktohet nga disa kritere. Këto kritere, sipas ekspertit ndërkombëtar të njohur, Stefan Gruber, janë:

    – Autoriteti legjitim, i cili autorizon ushtrimin e dhunës për zgjidhjen e konflikti.
    – Shkaqet e së drejtës për ndërhyrje
    – Qëllimi i saktë që do të arrihet
    – Përdorimi i dhunës, përkatësisht i luftës, si mjet i fundit i ndërhyrjes.
    – Bindja në suksesin logjik të ndërhyrjes.
    – Përdorimi i dhunës të jetë i kufizuar.

    Nga të gjitha këto kritere mungoi zbatimi i kriterit të parë, të cilin e parashikon neni 52 i Kartës së OKB-së. Pesë kriteret e tjera u zbatuan me përpikmëri. Shkaqet e ndërhyrjes ishin të qarta: – Rrezikohej katastrofë humanitare dhe zgjerimi i konfliktit, sidomos në Maqedoni e në Shqipëri. – Qëllimi i veprimeve ushtarake u përcaktua dhe u sanksionua në Rezolutën 1244 dhe kjo rezolutë zyrtarisht legjitimoi ndërhyrjen, kur përcaktoi kushtet e paqes. – Përdorimi i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ndodhi pasi bashkësia ndërkombëtare përdori diplomacinë e saj preventive për gati dhjetë vite radhazi. Këtu bën pjesë edhe organizimi i Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë. Në këtë diplomaci u përfshi edhe Rusia si palë e interesuar e në krah të agresorit nëpërmjet Grupit të Kontaktit. – Suksesi në ndërhyrje ishte i garantuar. – Dhuna e bombardimet e NATO-s kundër Serbisë ishin preçize dhe me dëmet më të vogla kolaterale në historinë e luftërave në botë.

    Ndërkaq mungesa e autorizimit të bombardimeve nga ana e Këshillit të Sigurimit si autoritet legjitim që autorizon ndërhyrjen ishte për shkak të interesave hegjemoniste të Rusisë. Dihet se Këshilli i Sigurimit i merr vendimet e tij me konsensusin e pesë anëtareve të Përhershme të këtij Këshilli. Rusia deklaroi votën kundër. Kjo do të thoshte se vendimi nuk mund të merrej e autorizimi nuk mund të jepej. Për pasojë veproi NATO me iniciativën e saj. Por edhe për veprimin e NATO-s nevojitej konsensusi i 19 vendeve të atëhershme anëtare të saj. Për fatin e mirë ky konsensus u arrit dhe NATO nuk u përça, siç pritej nga qeveria e Beogradit dhe presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç.

    Në sulmet e NATO-s kundër Serbisë në Kosovë pati konsensus maksimal, përveç dakordësisë së Moskës. Nëse e drejta ndërkombëtare varet nga interesat hegjemoniste të Kremlinit, atëherë nuk do të duhej të kishte ndërhyrje për të shpëtuar dy milionë shqiptarë nga katastrofa humanitare dhe Europën nga një konflikt i zgjedhuar në Ballkan. Por këto dy shkaqe të përdorimit të forcës i parashikon Karta e OKB-së. Nga pikëpamja morale dhe politike askush nuk e konsteston legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe bombardimeve të saj kundër Jugosllavisë (Serbisë). Ndërkaq agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës ka dëshmuar tashmë se Moska edhe në rastin e Kosovës nuk kishte interes ruajtjen e paqes, të sigurisë dhe stabilitetit për të cilin është krijuar OKB dhe Këshilli i Sigurimit, por ambiciet e saj imperialiste në Europë.

  • Nga Alfred LELA – Faza e fundit e çdo regjimi si ai i Edi Ramës është qesharakëzimi

    Nga Alfred LELA – Faza e fundit e çdo regjimi si ai i Edi Ramës është qesharakëzimi

    Në romanet e autorëve latino-amerikanë caudillo-t abuzivë, në fund të moshës dhe karrierës kthehen në impotentë që lagin shtratin. Në fund të Luftës së Ftohtë, diktatori rumun Çaushesku, që për disa dekada sundoi me dorë të hekurt, pati një vdekje tragjikomike. Manule Noriega përjetoi gjithashtu një fund qesharak. Në kontekstin që don të ilustrojë ky shkrim, me qesharak do të kuptojmë gjendjen apo fundin e njerëzve dhe regjimeve politike që kanë pretenduar për një kohë të gjatë një gjë, dhe janë përmbyllur me krejt të kundërtën. Si qesharake shihet rënia e tyre në raport me fuqinë dhe pretendimet e veta.

    Në këtë rrafsh, edhe regjimi i Edi Ramës po kthehet në qesharak, çka do të thotë se është drejt fundit. Rama e nisi si kryeministër, duke shembur me tritol disa ndërtesa apo duke publikuar fotot e rrangallave të gjetura, me gjasë, në bodrumin e selisë së qeverisë. Ishte mënyra e tij për të thënë se, me ardhjen e Rilindjes në krye të punëve, do të merrte fund rrumpalla e qeverisë paraardhëse demokrate, do të mbizotëronte ligji dhe rregulli, dhe estetika do të ishte fytyra e gjërave.

    Kështu, ai shpiku Rilindjen urbane, hoqi gardhin e Kryeminstrisë dhe mbolli instalacione në kopështin e saj, për të treguar hapje dhe orientim drejt së bukurës. Në anësoret e autostradës Tiranë-Durrës mbolli palma dhe disa minikupola të çuditshme betoni.

    Njerëzit, përjetuan kështu atë që mund të quhet si faza e tronditjes, që vinte sa nga metodologjia e Ramës, aq edhe gjuha e zgjedhur për ta përcjellë. Kjo përzierje e jakobinizmit me sanguinizmin, e kaloi habinë e fillimit dhe publiku u bë shpërfillës. Pasi e kaloi fazën e dëshirës për të tronditur, Rama u fut në fazën e dytë, që mund të quhet e reformizmit. Pretendimet më të mëdha lidhen me Reformën në Drejtësi, dhe një aneks i saj, vettingu në polici, deri edhe te shfryrja e barkut të madh të policëve. Pa harruar një lejtmotiv, që e kishte bartur nga fushata elektorale, me ndriçimin e një klisheje që, si të gjitha klishetë është sa banale edhe popullore: “fajin nuk e ka individi, por sistemi”.

    11 vjet më vonë mund të thuhet, tashmë me siguri, se regjimi i Ramës është në fazën e fundit, përmbyllëse. Janë tre shembuj ilustrues gjatë javës së fundit që dëshmojnë bash atë se Rilindja ka kaluar nga faza e tronditjes, te reformatorja dhe tashmë fle te qesharakja.

    Rasti i parë lidhet me arrestimin nga SPAK të një drejtori të lartë, në varësi të Ministrisë që drejtohet nga zëvendësja e Ramës, B. Balluku. Pas një kontrolli në banesë, drejtorit Berberi iu gjetën disa piktura, të raportuara si të shtrenjta (kjo është një metodë e njohur e botës kriminale për të fshehur pasuritë e paligjshme apo pastruar para të pista: blerja e pikturave të shtrenjta nga autorë të famshëm të cilat në njëfarë mënyrë ‘ngrijnë’ asetet financiare deri në një moment të dytë kur ato ndërrojnë duar apo shiten, duke e marrë mbrapsht, ndonjëherë edhe të shumëfishuar investimin fillestar). Pretendimi i drejtorit të qeverisë së Rilindjes ishte fantastik: pikturat i kam bërë vetë. Sigurisht, është një pretendim prej të dëshpëruari, sepse nëse policët kontrollues (edhe pse me bark të rënë pas reformave!!!) nuk ia kanë haberin artit, SPAK, edhe pse mund të mos ketë njerëz edhe aq të ngritur në punë të kulturës, ia kërkon puna që të pajtojë ekspertë arti apo koleksionistë, për të bërë vlerësimin dhe nxjerrë të vërtetën.

    Rasti i dytë është edhe më i lezetshëm. Policia lajmëroi se kishte ekstraduar nga Dubai një të kërkuar, shfaqi edhe pamjet kur ai zbriste nga avioni me duar në pranga. Të nesërmen ‘i ekstraduari’ tha krejt të kundërtën. Ai ishte kthyer vetë nga Dubai dhe i ishte dorëzuar policisë sapo kishte zbritur në Rinas. Blutë e kishin prangosur edhe e kishin hipur në shkallët e avionit nga i kishin kërkuar që të zbriste në mënyrë që të mund ta fotografonin dhe t’ja shpërndanin medias këtë ‘sukses’.

    Rasti i tretë i përket një sanitareje që e nxirrete jetesën duke pastruar shtëpitë e atyre më mundësi të mira financiare (lexo: njerëz të administratës së Ramës). Njëra prej tyre ishte Ada Klosi ish-drejtoreshë, në banesën e së cilës sanitarja dhe i biri vodhën 500 mijë euro. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria kërkoi që vjedhësja e parave të taksapaguesve të dënohej me 1.5 vite burg, kurse sanitarja, që vodhi paratë e vjedhura me 4.8 vite burg. Me logjikë të thjeshtë, shuma e vjedhur ka qenë e njëjtë si për ish-drejtoreshën dhe për sanitaren, pra 500 mijë euro. Ndryshimi do duhej bërë te shpërdorimi i detyrës. Klosi ka shpërdoruar detyrën si funksionare publike, kurse Dobi ka shpërdoruar ‘detyrën’ si sanitare. Në çdo rast, barra e përgjegjësisë dhe e fajit duhet të ishte më e rëndë për ish-zyrtaren. 

    Këto janë vetëm tre episode që kanë dalë në sipërfaqe. Por, që ilustrojnë më së miri banalitetin e së keqes, pra aklimatizmin me vjedhjen të qeverisë dhe administratës, korrupsionin, shtrembërimin e së vërtetës nëpërmjet propagandës, me çdo synim dhe çdo kusht.

    Nga faza e tronditjes te e reformizmit, regjimi i Ramës ka kaluar te qesharakëzimi. Nuk është për të qeshur, sigurisht sepse shpenzimet e të tria etapave i paguan publiku.

  • Nga Erion DASHO – Kur INSTAT i jep argumente SPAK-ut

    Nga Erion DASHO – Kur INSTAT i jep argumente SPAK-ut

    Një nga “argumentet” më të fuqishëm të Boratit dhe Beqes së vet për të justifikuar shpenzimet stratosferike me koncesionin e sterilizimit ka qënë se ky koncesion uli ditëqëndrimet në spital duke i kursyer buxhetit të shtetit miliona euro.

    Edhe sikur ulja e ditëqëndrimit në spital të ishte e vërtetë, unë dhe kolegë të tjerë që merremi prej dhjetëra vitesh me studime të dhënash kemi ngritur pikëpyetje të shumta mbi këtë deklaratë. Shkenca e të dhënave ka një aksiomë universale, “lidhja (korrelacioni në anglisht) nuk është provë e shkakësisë”.

    Por sipas të dhënave të fundit, as edhe lidhje nuk ka midis rënies së ditëqëndrimit në spital dhe koncesionit të sterilizimit.

    Përkundrazi!

    Le të shohim statistikat e publikuara nga INSTAT-i.

    Në vitin 1999, ditëqëndrimi mesatar në spitale ka qënë 7 ditë. Kjo shifër ka ardhur në rënie të vazhdueshme, derisa në vitin 2016 kur nisi të aplikohej projekti famëkeq i sterilizimit, arriti në 5.3 ditë. Ndërkohë që nga viti 2016 deri në vitin 2021, rënia e ditëqëndrimit mesatar ka qënë nga 5.3 ditë në 5.1 ditë.

    Një analizë e thjeshtë tregon se jo vetëm nuk ka patur një rënie më të shpejtë të ditëqëndrimit mesatar nga koha kur nisi zbatimi i projektit të sterilizimit, por përkundrazi, rënia në këtë periudhë është ngadalësuar me gati 3 herë!!!

    Nëse do pranohet logjika e boratëve dhe beqeve se koncesioni i sterilizimit ka lidhje me ditëqëndrimin në spital, kjo lidhje është në fakt negative, pra koncesioni i sterilizimit e ka përkeqësuar gjendjen duke ngadalësuar rënien e ditëqëndrimit mesatar.

    ***

    Borati dhe Beqja i vet mund të vazhdojnë show-n me klema të ndryshkura e gërshërë me një krah, mund të vazhdojnë edhe trushplarjen e shqiptarëve që akoma besojnë përrallat e tyre, por shifrat janë kokëforta. Ato nuk mund të manipulohen me studime të paguara dhe çdo gënjeshtër në fund i ka këmbët të shkurtra.

    Koncesionet kanë patur “efekte pozitive” vetëm për hajdutët e fondeve publike, qofshin këta “dorasit”, qofshin këta padronët, mbështetësit dhe frymëzuesit e tyre politikë.

    SPAK-u i ka në tryezë të gjithë të dhënat për të vendosur para përgjegjësisë Boratin, Beqen e vet dhe të gjithë boratët e beqet që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve. Çdo përpjekje për të lehtësuar barrën e Beqes do të jetë bumerang jo vetëm për Boratin, por edhe për SPAK-un.

    Të presim dhe të shohim…

  • Nga Sali BERISHA – Gëzuar 22 Marsin! Ditën e parë të Lirisë

    Nga Sali BERISHA – Gëzuar 22 Marsin! Ditën e parë të Lirisë

    Të dashur miq, sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në bote festojnë 22 Marsin ditën e parë të lirisë dhe demokracisë në shekuj dhe mijëvjeçar ekzistence.

    Si sot 30 vjet më parë mbi 1.7 milionë shqiptarë të rinj, të reja, burra dhe gra, njerëzit më të shtypur më të izoluar dhe më të mjeruar të planetit, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike përmbysën me votën tyre të lirë në vendin më monist të kohës, diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës.

    Me 22 mars të vitit 1992 ne ndamë epokat dhe nisëm udhëtimin tonë në rrugën e Lirisë dhe Dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, rrugën e mbrojtejes së interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit të Shqipërisë në krahun e miqve të saja të lirisë dhe në proceset integruese europiane dhe euroatlantike .

    Partia Demokratike dhe aleatët e saj me 22 mars të vitit 1992 erdhën në pushtet në vendin e tretë më të varfër të globit, në të cilin të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollar në vit, me vetëm 4 milionë dollar rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm 500 milionë dollar dhe papunësi që kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre dhe katër shifror.

    Diktatura 46 vjeçare më moniste e kohës kishte shkatërruar Shqiperinë pothuajse në përmasa apokaliptike dhe qartas më shumë se sa kishin shkatërruar ndonjëherë ndonjë vend luftrat civile. Për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të diktaturës së mjerimit në vitet 1990-1992, rreth një milionë shqiptarë u larguan nga Shqipëria me eksode biblike .

    Kushtet pra në të cilat erdhi në pushtet PD ishin të jashtëzakoshme, por më e jashtëzakoshme ishte fuqia e lirisë dhe vlerave të saj, dyert e të cilave hapën me votën e tyre të lirë shqiptarët.

    Me përmbysjen me votën e lirë të diktaturës staliniste, qeveria e PD, partisë që kishte shpallur që në javën e parë të themelimit të saj para shqiptarëve dhe botës interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare deri atëhere të tradhëtuara, si yllin e saj polar vendosi këtë çështje në krye të programit te saj.

    Ajo nxorri Shqipërinë nga izolimi më i thellë, e lidhi në miqësi me SHBA dhe vendet tjera të lira.

    PD tashmë në pushtet, ndërkombëtarizoi me qeverinë e saj në samite të OSBE dhe OKB, KE çështjen e Kosovës, konfirmoi në rezoluta të votuara me 2/3 në OKB të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje, promovoi çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon.

    Lokomotivë e integrimeve europiane dhe euroatlantike qeveria e PD dhe aleatëve të saj anëtarësuan Shqiperinë në Këshillin e Europës dhe në dhjetra Organizata Ndërkombëtare si dhe firmosi ndër më të parat partneritetin për paqe me Aleancën e Atlanitkut të Veriut. Në Letrën e tij të Bardhë të vitit 1996 Komisioni Europian duke vlerësuar suksesin e reformave do përzgjidhte Shqiperinë si vend i vetëm në rajon për t’i hapur procesin e stabilizim-asocimit në BE .

    Në vendin e hiperkolektivizimit total, qeveria e PD hodhi themelet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të demokracisë, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, bëri 220 mijë familje shqiptare pronare të apartamenteve të tyre dhe mbi 460 mijë familje në fshat pronarë të fermave të tyre si dhe qindra mijëra ndërmarrje të vogla dhe objekte u privatizuan.

    Në fund të katër viteve në Shqipëri të ardhurat për frymë u katërfishuan dhe mbi 80% e prodhimit të brendshëm vinte tashmë nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inlfacioni ra në njëshifror, rezerva valutore u rrit rreth 35 herë

    Në vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik të mosndalimit në kohë të skemave piramidale. Ajo ju kundërvu rebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e përgjithshme si rrugë politike për zgjidhjen e krizës. Në fushatën elektorle PS premtoi kthimin qindarkë për qindrakë të parave të humbura në skema piramidale. Kurse PD deklaroi se një borxh që nuk është marrë nga qeveria nuk mund të njihet. Ne vitet 1997-2005 PD në opozitë qëndroi e pamposhtur para vrasjeve akuzave dhe proceseve politike të drejtuesve të saj, përfshirë këtu edhe akuza monstruoze për krime kundër njerëzimit nga regjimi i atyre që erdhën me dhunë në pushtet.

    Me fitoren e zgjedhjeve të përgjitheshme në vitin 2005, PD në një rast unik në histori përzuri me votë nga pushteti ata që erdhën me dhunë dhe rebelim komunist .

    Ne 8 vite të qeverisjes saj, qeveria e PD dhe aleatëve të saj, firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtaresoi vendin në NATO.

    PD mbështeti fuqishëm e dha ndihmesë thelbësore në pavarësinë e Kosovës, lajmin për të cilin e shpalli në Tiranë, me të famshmen “Time is now” Presidenti George W Bush në vizitën e parë dhe historike të një Presidenti të SHBA në Shqipëri. Qeveria e PD dha kontribut thelbësor në njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

    PD erdhi në pushtet në një kohë kur bandat famëzeza shqiptare benin ligjin në vend .

    Qeveria e PD luftoi me zero tolerancë krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit në 18 muaj mbi njëmijë bos dhe anëtarë të 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe bëri Shqipërinë një vend të sigurtë.

    Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporatës së Mijëvjeçarit të qeverisë së SHBA. Shqipria sipas UN ishte vendi i parë që vendosi sistemin e prokurimit dixhital, sistem që do certifikohej nga vet UN. Pikërisht për këtë kjo organizatë do t’i akordonte në vitin 2010 Shqiperisë çmimin e saj për transparencën.

    Qeveria ndërmori reforma të thella e të suksesshme ekonomike si:

    -ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %

    -ulja e tatimit të të ardhurave personale nga 23 në 10%, pra vendosje të taksës së sheshtë prej 10 %,

    -ulja e sigurimeve shoqërore nga 32% ne 15% pëe punëdhënësin.

    -ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% ,

    -u krijua One Stop Shop për regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohës dhe kostos së regjistrimit nga 42 ditë dhe 4 mijë euro në gjithsej 30 minuta dhe vetëm 1 euro,

    -u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.

    -U sanksionua në ligj nisma 1 euro, pra për dhënien garë të hapur me 1 euro të tokës publike për investitorët e huaj të mëdhenj.

    Mbi 510 mijë shqiptarë morën me kthim apo kompensim 2 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë të tyre dhe qindra e mijëra objekte të tyre.

    -Për të përndjekurit politik u vendosën norma të reja dëmshpërblimi prej 18 euro ditën e vuajtjes së dënimit.

    Të gjitha këto reforma siç pohojnë Komisioni Europian, Banka Botrore, FMN, IBRD etj bënë që ekonomia e vendit, në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare të botës, të vazhdojë të rritet dhe të mos njohë reçesion.

    -Papunësia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%

    – Numeri i bizneseve u trefishua.

    – Eksporti dhe investimet e huaja u rritën përkatesisht me 300% dhe 316%.

    -Të ardhurat buxhetore u dyfishuan.

    -Kredite për ekonomi u rritën 6 herë.

    Sipas Censusit të vitit 2011,

    -343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi.

    -Shqiptarët në banesa pëe 1000 banorë lanë mbrapa 5 kombe të vendeve anëtare të BE.

    Qeveria e PD dhe aleatëve të saj:

    -rriti me 120-150% rrogat dhe

    -100% pensionet e ulta,

    -ndërtoi dhe rindërtoi në mba vendin mbi 11 mijë km rrugë, pra siç thotë Komisioni Europian më shumë se i gjithë rajoni .

    -Ndërtoi rrugën e Kombit,

    -autostradën Tiranë-Elbasan në të cilat vetëm tunele janë 16 km.

    -autostradat Lushnjë-Fier, Levan-Vlore, Lavan-Tepelenë, Thumanë- Milot, superstradat Gjirokaster-Levan, Shkodër- Han i Hotit etj etj

    -Ajo ndërtoi dhe rindërtoi 1300 shkolla e institucione arsimore,

    -720 sisteme ujësjellësash dhe kanalizimesh,

    -10 impiante të përpunimit të ujërave të zeza

    -400 qendra shëndetësore dhe spitale.

    -U ndertua terminali i aeroportit të Rinasit dhe me pas në fazën e dyte u dyfishua ky terminal.

    -u ndertua terminali i portit të Durrësit dhe

    -u shpalle fituese kompania që do thellonte portin për anije të mëdha deri në 50 mijë ton.

    -U zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës, Vlorës, Shëngjinit

    Karahas infrastrukturës energjia u bë një përparësi tjetër madhore e qeverisë se PD. Shqipëria superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme në rajon, u bë moto e qeverisë së PD dhe aleatëve të saj.

    Nga fundi i vitit 2007 e në vazhdim,

    -morën fund ndërprerjet e energjisë elektrike që më parë ishin së paku 6-10 orë në ditë.

    -Shqipëria u bë vendi i dy projekteve gjigande energjitike;

    -TAP, gazsjellësi Transadriatik që për kohën ishte investimi më i madh në Europë i cili sjell nga Azerbajxhani 10 bc gaz në Itali, dhe

    -kaskadës së Devollit.

    Qeveria:

    -firmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanitë private, nga të cilat:

    -112 kanë përfunduar dhe japin,

    -mbi 48% te prodhimit të energjisë së vendit,

    ⁃ 105 janë në ndërtim e sipër.

    -Shqiperia dixhitale është një nga realizimet madhore të qeverisë së PD.

    -Në vitin 2006, përdorimi i internetit në Shqipëri ishte vetem 4.8% nderkohë u rrit ne 63% në vitin 2012,

    -interneti dhe kabinetet e informatikës u shtrinë në çdo shkollë,

    -u garantua interneti falas për popullatën në 1250 zyra në mbarë vendin,

    -u ulën 3 – 5 herë çmimet e bisedave me celular,

    -u licensuan dy kompani dhe u shtri në mbarë vendin teknologjia 3G, u përgatit kuadri për 4G

    -U inagurua portali ‘e-albania’ u instalua ‘e-government’

    Reforma transfurmuese u realizan në arsimin e vendit.

    Numri i studentëve nga viti 2006 në vitin 2013 u rrit nga 12 në 50 për 1000 banorë,

    -70% e maturanteve hynin në Universitet.

    -Trupa akademike universitare u rrit nga

    6 000 në 10.500.

    -Ndjekja e shkollave të mesme u rrit,

    nga 69 ne 86%.

    -U ndërtuan dhe rindërtuan mbi 1300 shkolla kopshte dhe objekte arsimore.

    Në Shqipërinë rurale në 8 vite u investuan 3,2 miliard euro

    Në zonat rurale u ndërtuan:

    -mbi 8 mijë km rruge rajonale, dytësore dhe të treta.

    -mbi 1 mijë shkolla e kopshte,

    -630 ujësjellësa dhe kanalizime,

    -qindra km kanale vaditëse dhe kullues dhe u -subvencionuan 45 mijë projekte në bujqësi e blegtori, gjë që bëri të mundur,

    -të mbillen rreth 11 milionë rrënjë ullinj dhe

    -miliona rrënjë molle, arra, vreshta dhe dru të tjerë frutorë.

    Prodhimet bujqësore në tërësi u mbrojtën,

    u ulën ndjeshëm importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqësore u rritën 3 herë.

    Shqipëria turistike ishte një realitet i ri.

    Numri i turistëve dhe vizitorëve nga 300 mijë që ishte në vitin 2004 u rrit në 4,7 milion në vitin 2012.

    Shqipëria e cila në vitin 1992 ishte vendi i tretë më i varfër i planetit së bashku me Ugandën dhe Angolën, nga viti 2008 kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

    Që nga viti 1992 ajo është rritur 21 herë, ndoshta më shpejt se çdo vend tjeter.

    Pas një renie të madhe pas vitit 1997 popullata në Shqipëri nga viti 2007 deri në vitin 2014 u rrit progresivisht.

    Shqipëria ende nuk ishte një vend i zhvilluar, por ajo linte mbrapa disa vende të zhvilluara në vdekshmerinë amtare njëshifrore, vdekshmerinë në përgjithsi, jetëgjatesinë mesatare të popullatës dhe arriti të ketë vdekshmëri infantile një-shifrore.

    Me reforma serioze të gjithëanshme dhe suksesin e tyre u plotësuan të gjitha kushtet dhe u hoqën vizat me BE, si dhe u mor ne tetor të vitit 2012 dhe në tetor të vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, të cilin e bllokoi Edi Rama duke refuzuar të votojë në Parlament tre ligjet e ndërmjetesuara dhe dakortësuara me Komisinin Europian.

    Në vitin 2013 shqiptarët me vullnetin e tyre hodhën poshtë kontratën me PD dhe Sali Berishën dhe votuan për një kontratë tjetër. Respektova plotësisht vendimin e tyre dhe mora vendimet e duhura.

    Por me ardhjen në pushtet në vitin 2013 të Edvin Kristaq Ramës dhe bastardëve të tjerë të bllokmenve hoxhistë, gjate 11 viteve të tyre

    në pushtet me politikat që ndoqën arritën :

    1-Të vendosë në Shqipëri monizmin e plotë dhe diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarve. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet, ai ka pushtet sot 10% më shumë se sa ç’kishte diktatori i fundit komunist ne vitin 1991 dhe,

    2- të largojnë në 11 vite nga Shqipëria një të treten e popullatës. Vetëm në hapsirën e BE sipas Eurostatit mbi 1,1 milionë shqiptarë rreth 80% e tyre nën moshën 30 vjeç.

    3-Të shndërrojnë Shqiperinë në Kanabistan apo Kolumbinë e Europës, në qendrën operacionale të organizatave kriminale të Europës, SHBA, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme

    3- të zëvendesojë shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë

    4-Të vendosin në Shqipëri sundimin e mafies, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve në qeveri, parlament, polici, etj etj.

    5-Të vjedhin dhe shpërdorojnë në 10 vite me tenderat koncesionet, PPP mbi 9,2 miliard euro. Ata sot me buxhetin e shtetit ndertojnë autostradë në fushe me 24-30 milionë euro/km ndërkohë që po sot në Shqipëri me financimin e Bankave Europiane ndërtohen autostarda me 2,1 milion euro/km dhe e tera kjo vetëm e vetëm se vjedhin.

    Vetëm baxhanaku i Ramës, Frangu, Vilma Nushi, Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kompanitë ku punon thjeshtra e tij kanë fituar mijëra tendera.

    6-Janë larguar nga vendi investitorët të mëdhenj të huaj, gara ësht zhdukur në 11 vite të pushtetit të tyre të krimit, asnjë investitor serioz i huaj nuk ka investuar në Shqipëri. Perveç këtyre Edi Rama arriti,

    7-T’i fusë thikë mbas shpine dhe të mbeshtes për llogari të Serbisë së Madhe ndarjen e Kosovës dhe Ballkanin e Hapur apo Ballkanin e Serbisë dhe Rusisë

    8-Të bllokojë për 8 herë me rradhë hapjen e negociatave me BE dhe

    9-detyroi vende themeluese të BE të kërkojnë për herë të parë rikthimin e vizave për qytetarët e Shqiperisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për asnjë prej dhjetra vendeve që gëzojnë liberalizimin e vizave me BE.

    10- Në një akt monstruoz korrupsioni ndërkombëtar Edi Rama korruptoi kreun e kundërinteligjencës së FBI dhe e përdori atë si vrasës me pagesë kundër Partisë Demokrtatike.

    11- Edi Rama në një akt diktatorial arrestoi pa asnjë provë, fakt apo dokument Sali Berishën sepse rikthimi i tij i kalli tmerrin.

    Por vitet 2013-2024 ishin vitet më të zymta për shqiptarët edhe për faktin së Partia Demokratike pati në krye një kryetar që e udhëhoqi atë nga humbja në humbje dhe e shndërroi në fasadë opozitë. Ai pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2021 përfundoi në një drejtues që nuk respektoi asnjë normë parimore, instutcionale, statutore.

    Mafia e George Soros me lobimin korruptiv Rama-Soros në Shqipëri dhe në SHBA me rekrutimin dhe angazhimin si vrasës me pagesë nga Edi Rama të McGonigal kundër Partisë Demokratike më shpalli nongrata për korrupsion pa asnjë fakt, dokument apo provë.

    Ne këtë vendim si çdo provohej, Luzim Basha me shpifjet e tij kishte dhënë kontributin e vet. Por pas një procesi historik baza e partisë dhe drejtues të saj me procedura statutore, institucionale bënë drejtësinë në Partinë Demokratike. Në kuvendin e rithemelimit të Partise Demokratike, me 11 dhjetor 2021 Basha u shkarkua nga PD me 4446 vota kundët tij të delegateve të kuvendit. Ky vendim u ratifikua nga 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

    Në kuvendin e 22 marsit të vitit 2022 Partia Demokratike zgjodhi forumet e saj drejtuese dhe me referendumin e datës 22 maj unë u zgjodha me votën e 43 mijë anëtarëve të PD, Kryetar i kësaj partie.

    Të dashur miq, ne nderojmë sot 22 Marsin e vitit 1992 në një periudhe kur Partia Demokratike e rithemeluar më e forte se kurrë është e angazhuar në një betejë pa kethim për përmbysjen e monizmit të dytë në Shqipëri, krijimin e qeverisë teknike dhe zgedhjet e lira për shqiptarët.

    22 marsi është frymëzimi për opozitarët e vërtetë të bashkohen për të përmbysur regjimin monist të Edi Ramës dhe rikthimin e pluralizmit dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

    Nderim për jetë të gjithë atyre që me 22 mars të vitit 1992 përmbysën me votën e tyre të lirë diktaturën me barbare që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Shqipëria! #sb

  • Si po e planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

    Si po e planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

    Marëdhënia e biznesit që Rama dhe Vuçiçi po ndërtojnë me dhëndërrin e presidentit Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorin Grenell mund të dalë me shumë përfitime për ta nëse në nëntorin e ardhshëm, Donald Trump kthehet në shtëpinë e bardhë. Kështu e ka komentuar lajmin e ndërtimeve në Sazan, Zvërnec dhe Beograd, gazeta gjermane e referencës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    Prej disa ditësh shypi perendimor po zien lidhur me këto investime, në konflikt të hapur interesi, kur dihet se burri i vajzës së ish presidentit të SHBA shfrytëzon lidhjet e tij politike dhe iluzionin e kthimit në pushtet, për të bërë biznes.

    FAZ gjerman i referohej një shkrimi të Nev York Times në fundjavë ku detajoheshin planet e investimit të Kushnerit në Shqipëri, që përfshijnë investime në resorte lukzose në bregdetin e Mesdheut, dhe në Beograd ku planifikohet ndërtimi i një hoteli dhe një ndërtese me 1500 njësi banimi.

    Realizimi i projektit potencial të investimit të dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jared Kushnerit në Shqipëri dhe Serbi, mund të ketë pasoja të mëdha për tërë rajonin, ka vënë alarmin gjermanja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    Gazeta përmend rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afëërt me familjen Trump ka luajtur në këtë pakt. “Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohet në artikull.

    “Në atë kohë Grenell krijoji kontakte të mira me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai nuk e fshehu faktin që dëshiron t’i kthejë këto marrëdhënie në ‘para’ që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para’, ka thënë Grenelli në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, thuhet në këtë artikull.

    Më tej thuhet se për Ramën dhe Vuçiqin, një mbështetje e tillë mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, porse kjo lidhje mund të jetë e rrezikshme për mbarë rajonin nëse ajo shërben për të ripërtrirë idenë e ndarjes së Kosovës.

    “Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

    Artikulli shton se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

    “Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.

    Por FAZ tregon edhe se si u investua shteti gjerman për dështimin e këtij plani.

    “Nëse një marrëveshje do të ishte arritur në atë kohë, kjo mund të kishte qenë preludi i zhvendosjeve të mëtejshme të rrezikshme të kufijve, të cilat ishin shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme ballkanike të viteve 1990. Megjithatë, marrëveshja dështoi në atë kohë, jo vetëm për shkak të rezistencës nga Gjermania dhe kancelarja e saj Angela Merkel”.

    Por gjithnjë reziku sipas gazetës mbetet falë lidhjeve ekonomike që Rama dhe Vuçiç po vendosin me njerëzit pranë Trump.

  • Reforma e pensioneve i vë flakën Francës

    Reforma e pensioneve i vë flakën Francës

    Policia franceze i ka akuzuar demonstruesit që protestojnë në Paris kundër ankesës së qeverisë franceze ndaj nenit 49, paragrafi 3 i Kushtetutës për miratimin e reformës së pensioneve pa miratimin e parlamentit. Policia ka përdorur gazin masiv kundër mijëra njerëzve që ishin mbledhur në sheshin de la Concorde, dy hapa larg Asamblesë Kombëtare. Demonstrata spontane shpërthyen edhe në qytete të tjera franceze, përfshirë Bordo, Marsejën dhe Grenoble.

    Janë 120 personat e arrestuar nga policia për zjarrvënie dhe huliganizëm. “Dëme dhe kaos”, sipas Le Figaro, edhe në Rennes dhe Lyon.

    Sindikatat franceze kanë thirrur një tjetër ditë greve më 23 mars për të protestuar kundër masave. “Në vend që ta tërheqë projektin, qeveria – thuhet në një shënim nga Përfaqësitë e Bashkuara – ka vendosur ta kalojë atë me forcë. Tubime dhe protesta janë planifikuar edhe në fundjavë.

    Macron: Rreziqe financiare shumë të mëdha

    “Marr përgjegjësinë për qeverinë time”: me këto fjalë kryeministrja franceze Elisabeth Borne iu drejtua deputetëve të Asamblesë Kombëtare duke shpallur rekursin ndaj nenit 49 paragrafi 3 të Kushtetutës. Tensioni në sallë në momentin e shpalljes ishte shumë i lartë, deputetët e Nupes të Jean-Luc Melenchon kënduan himnin kombëtar, Marsejezën. Aleanca mes të Gjelbërve dhe të Majtës do të paraqesë një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit. Një iniciativë identike u njoftua nga Rassemblement National e Marine Le Pen. Nëse një nga këto mocione miratohet, qeveria do të binte dhe reforma do të shpallej e pavlefshme.

    Republikanët, domethënë golistët francezë, nuk do ta votojnë mosbesimin ndaj qeverisë, tha presidenti i partisë, Eric Ciotti. “Nuk do t’i bashkohemi asnjë mocioni mosbesimi, nuk do të votojmë asnjë mocion mosbesimi”, tha ai, duke shpjeguar se “në këtë kontekst nuk duam të shtojmë kaos”.

    Presidenti Emmanuel Macron u justifikua me “rreziqe financiare shumë të mëdha” që një refuzim do të kishte çuar në përdorimin e nenit 49.3 të Kushtetutës. “Interesi im politik dhe vullneti im politik ishte të shkoja në votim. Nga të gjithë ju nuk jam unë ai që rrezikoj as postin e tij, e as karrigen e tij”, tha ai gjatë një Këshilli të jashtëzakonshëm të Ministrave.

    Borne: “Disa grupe parlamentare duan kaos”

    “Disa grupe parlamentare duan kaos”, ka thënë Borne për transmetuesin TF1, “kam mbetur shumë e shokuar” nga “ulërimat” dhe “këngët” në Asamblenë Kombëtare kur u njoftua apeli ndaj 49.3. “Disa grupe duan kaos dhe janë francezët e thjeshtë ata që po paguajnë pasojat”, tha ai.

     “Kjo reformë pensionesh nuk është çështje personale, është një element thelbësor i modelit tonë social”, shtoi kryeministri, “mora përgjegjësinë time, atë të qeverisë, e cila duhej të arrinte në një tekst kompromisi, pastaj ka mocione mosbesimi në ditët në vijim dhe do të ketë votim”.

    Borne, ka bërë qartë se nuk dëshiron të dorëhiqet pavarësisht pakënaqësisë sociale me reformën: “Nuk është serioze t’i lëmë francezët të besojnë se gjithçka mund të financohet me borxhin e shtetit, pas të gjitha shpenzimeve për pandeminë Covid-19 dhe luftën kundër inflacionit”. “Ajo që është në lojë është e ardhmja e sistemit të pensioneve që nuk mund të financohet më”, ka thënë Borne, e tensionuar.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Nga Erion DASHO – Barra e tepërt e Boratit

    Nga Erion DASHO – Barra e tepërt e Boratit

    Kur anija fut ujë dhe është në rrezik për t’u mbytur, një nga përpjekjet e fundit është lehtësimi i saj nga barrat e tepërta. Si rregull, fillimisht hidhen sendet më pak të nevojshëm, rrangallat. Gjërat me vlerë, sidomos ato që mund të sigurojnë mbijetesën në rast shpëtimi, ruhen të fundit.

    ***

    Anija e rilindjes ka kohë që po fut ujë dhe mbytja është vetëm çështje kohe. Përpjekja për të shkatërruar opozitën nëpërmjet përçarjes e mori përgjigjen në 20 shkurt. Shqiptarët i treguan Boratit se cila është opozita e vërtetë dhe i kumtuan atij humbjen e pritshme në zgjedhjet e ardhshme.

    I detyruar të njohë rithemelimin dhe liderin Berisha si opozitë, Boratit i mbaruan zgjidhjet e sajuara. Ai u përball sërish me nevojën e lehtësimit të anijes nga barrat e tepërta. Nga të gjithë kërkesat për komisione hetimore, për të cilat opozita prej muajsh vazhdon betejën në Kuvend, Borati pranoi të parin komisionin për hetimin e ish-Beqes së vet të koncesioneve 500 milionë euro.

    Koncesionet e shëndetësisë, pasi janë hetuar në SPAK dhe fajtori kryesor është vendosur nën hetim (ndonëse në gjendje të lirë, si rezultat i presionit të Boratit), tashmë do të hetohen edhe nga Komisioni i Kuvendit. Me malin e fakteve të bërë publik, ku spikatin çmimet e tejfryra, paracaktimi i fituesve, konflikti i hapur i interesit, etj., nuk ka dyshim se si do të përfundojë hetimi i Beqes.

    Dyshimi i deritanishëm ka qënë se Beqja si ish mik i afërt dhe ortak i Boratit mund të kishte ruajtur fakte përvëluese që do të digjnin edhe vetë këtë të fundit. Ndoshta ky dyshim ishte i gabuar. Beqja përballë ish-padronit të vet nuk qenka tjetër veçse një limon i shtrydhur, barra e tepër që mund të flaket e para nga anija gjysmë e mbytur.

    ***

    Pasi u la të përballej me SPAK-un, Beqja i Boratit tashmë po përballet edhe me hetimin parlamentar të opozitës, e cila i ka të gjithë faktet për ta “kryqëzuar”. Sikundër vetë Beqja uronte në mënyrë cinike socialistin tropojan të shkarkuar nga detyra, nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i kthejmë urimin duke përdorur të njëjtën frazë:

    “Suksese në jetë!”

  • Tërheqja e Ramës, as krenar, por veç i dhj*rë

    Tërheqja e Ramës, as krenar, por veç i dhj*rë

    Edi Rama është detyruar disa herë në ditët e fundit të reagojë mbi atë që herë quhet marrëveshje, herë dialog dhe disa herë pazar, lidhur me ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe kërkesat e opozitës për përfaqësimin e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

    Gjithçka që po ndodh në fakt është një tërheqje, në mos një zbythje, e Kryeministrit, që për 5 muaj mohoi me çdo formë opozitën reale në Kuvend, madje shfaqej aq shumë i besdisur sa herë përballej me rezistencën e deputetëve të saj.

    Në fund Rama u dorëzua, u kthye në muajin tetor, kohë kur refuzoi në emër të procedurave çdo kërkesë Kushtetuese të opozitës.

    Për muaj shpresoi se kishte arritur qëllimin e tij: asgjesimin e opozitës, ndaj edhe nisi aplikimin e dëmineve ndaj deputetëve, ndryshoi Rregulloren e Kuvendit, me synimin e vetëm që të përjashtonte sa më shumë ligjvënës, nga ata që i prishnin ditën, humorin dhe qetësinë.

    Sot Edi Rama po shfajësohet, thotë se s’ka marrëveshje, kur ata që i delegoi për dialog me përfaqësuesit e opozitës, nisën të pranojnë kërkesat.

    Qoftë Lindita Nikolla ashtu edhe Bledi Çuçi nuk do të guxonin të uleshin me askënd nga opozita, nëse Edi Rama nuk do të dorëzohej. Thjesht ai zgjodhi që zbythjen e tij t’ia delegojë Kuvendit, të mos shfaqet si i dorëzuari përballë një opozite që i vendosi epitete pa fund, dhe vijon ti vendosë, por me një dallim: sot duke lëpirë atë që volli për muaj e muaj me rradhë.

    Dialogun me opozitën e përshëndetën diplomatët në Tiranë, një pjesë e të cilëve me apo pa dashje, të bindur ose jo, muaj më parë nuk kishin guximin të thonin asnjë fjalë se dikush i ulur në karrigen e Kryeministrit e kishte kthyer Parlamentin më keq se Asambletë e Organizatave të Rilindjes.

    Madje shumë nga këta diplomatë ishin të shqetësuar jo se opozitës po i mohoheshin të drejtat Kushtetuese, të cilat prej të paktën dy dekadash ishin aplikuar, pavarësisht se kush qeveriste vendin, por shprehnin indinjatën pse protestohej në Kuvend.

    Për 5 muaj, opozita duket se ka ndryshuar qasjen e ambasadorëve, që më në fund u bindën se Kuvendi nuk do të kishte normalitet, nëse Edi Rama nuk do të tërhiqej. Këtu ndoshta ndikimin më të madh e dha protesta e 20 shkurtit, për të cilën as mediat më të ethshme pro qeverisë nuk patën guximin të vinin në diskutim pjesëmarrjen, ndërsa u udhëzuan ta trajtonin si diçka të zakonshme.

    I gjithë aksioni opozitar dha një rezultat: detyroi Ramën të pranonte atë që e kishte mohuar dhe përbetohej se nuk do lejonte që opozitarët që nuk i kontrollonte dot më, të ngrinin Komisionet Hetimore.

    Sot Rama ka ndryshuar strategji, ashtu siç ndodh gjithmonë kur dikush ia prish planet, ndërsa po përpiqet të dalë kokëlartë. Megjithatë, meqë shpesh i referohet Konicës, atje gjen edhe përgjigjen e asaj situate ku ndodhet sot: as krenarë, por veç i dhjerë.