GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Mino Raiola: biznese nga Montecarlo në Maltë, sa fiton agjenti më i famshëm i futbollit me pasuri gjigande

Ndër agjentët më me ndikim në botë, mbreti i futbollit ndërkombëtar lëviz shumë para. Çështja ‘Raport’ dhe operacionet e tij më fitimprurëse

A po nxjerr kokën një skandal i ri në botën e futbollit? Ëndrra dhe më pas shembja e papritur e Superligës, në të cilën duhet të bënin pjesë vetëm klubet më të mira dhe më të pasura të futbollit në Kontinentin e Vjetër, ka hapur një humnerë në financat e skuadrave më të forta në Evropë.

Para, shumë para: por futbolli është në të kuqe, pse?

Përshembull, në Serie A, me përjashtimin vetëm të Napolit, të gjitha klubet e mëdha kanë pasqyra financiare në të kuq të thellë, rënduar edhe nga goditja e Covid. Po pse llogaritë nuk janë si duhet? Cila është arsyeja e humbjeve buxhetore prej disa qindra milionë eurosh? Korrupsioni, pastrimi i parave, konfliktet e interesit po diktojnë rregullat e lojës?

Kjo është pyetja nga e cila filloi ‘Report’ në një nga hetimet e tij të fundit të titulluar “Shkëlqime dhe mjerime të zotërve të futbollit” të Daniele Autieri, duke rindërtuar paqartësitë dhe anomalitë në shitblerjen e futbollistëve. Në të cilin fijet në fushë i lëvizin kryesisht agjentët, nga të mëdhenjtë si Mino Raiola, te më pak të njohurit, të cilët lëvizin në merkaton e ndërmjetme.

Më 2020, skuadrat e Serie A, shpjegon ‘Report’, iu kanë paguar agjentëve140 milion euro si tarifa ndërmjetësimi. Një shpenzim “i cili justifikohet vetëm përmes marrëdhënies së sëmurë të ndërtuar midis agjentëve, presidentëve dhe drejtorëve sportivë të vetë klubeve”. Një marrëdhënie shpesh e nxitur nga konflikte interesi, ku edhe mafia do të interferonte pa pengesa të mëdha. “Një luftë për para në të cilën viktimat e para janë vetë klubet”.

Në Evropë, nga 7 mijë agjentë, vetëm 156 kanë një qarkullim prej më shumë se 6 milion euro në vit. “Janë ata që ndikojnë në treg falë një lidhje shumë të ngushtë me presidentët dhe drejtorët sportivë të klubeve të mëdha. Dhe duke parë shumën e parave që qarkullojnë, ajo e ndërmjetësimit është një nga rrugët e krimalitetit për t’u infiltruar në futboll, ”shpjegon ‘Report’. Vincenzo Morabito, një nga agjentët më të njohur në Itali dhe jashtë saj, në një prapaskenë tregon deri edhe rrahjen e pësuar në janar 2019 në Milano nga Davide Lippi, djali i ish-trajnerit kampionit Bote, Marcello Lippi.

Operacione të ndryshme “anormale”, të tilla si ajo që çoi, më 10 maj 2018, Romën të njoftojë blerjen për 8 milion euro, nga Dinamo Zagreb, e Ante Coric, një mesfushori 23-vjeçar i prezentuar tifozëve si një lojtar i ri premtues. Që përfshiu një komision prej 1.2 milion euro që Cornersport Management i Giuseppe Cionci i kërkon Romës. Një operacion mbi të cilin tani zyra e prokurorit të Zagrebit po përpiqet të hedhë dritë.

Ose operacioni rreth sulmuesit kosovar Murriqi, i mbyllur në shtator nga Igli Tare, “një parti për shumë ndërmjetës”. Përveç agjentit dhe avokatit të lojtarit, në aferë hyn shqiptari Shkumbin Qormemeti, një agjent me shumë pak sportistë dhe një mik i madh i Igli Tares. Pranë tij edhe vëllezërit Gabriele dhe Valerio Giuffrida, i pari agjent, i dyti komercialist. “Të dy kanë marrëdhënie shumë të ngushta me menaxherë klubesh dhe presidentë deri në atë pikë sa Valerio Giuffrida të ulet në bordin e kryetarëve të bashkive të Lazio Events”. 18 milionë euro për lojtarin kosovar të blerë në Turqi ku vëllai i Igli Tare, Genti, është edhe ambasador i Shqipërisë.

Mino Raiola, karriera e agjentit më të rëndësishëm të futbollit. Sa fiton?

Mino Raiola është një nga agjentët më me ndikim në botë, me një karrierë të nisur në moshën njëzet vjeçare. Fama i vjen falë disa futbollistëve shumë të njohur, të cilët i ndjek në negociata milionere: në veçanti, më 2009 kalimi i Zlatan Ibrahimoviç nga Interi te Barcelona i solli atij 1.2 milion euro në vit, të paguara nga Barcelona deri në 2014

Në verën 2012 ishte protagonist i kalimit të Ibrahimoviç nga Milan te Paris Saint-Germain dhe i Paul Pogba nga Manchester Utd te Juventus. Në janar 2013 merret me transferimin e Mario Balotelli-t nga Manchester City te Milan. Në 2014 kujdeset sërish për transferimin e Balotellit nga Milani te Liverpool dhe përfundoi negociatat për rinovimin e kontratës së Pogba, të lidhur me Juventusin deri më 2019.

Dhe para, Raiola lëviz shumë para. Më 2016, për shembull, me kalimin e Pogba nga Juventus te United, ka arkëtuar bukurinë e 49 milionëve. Më 2017, arriti të lëvizte diçka si 437 milionë, nga të cilët 43 përfunduan në xhepat e tij.

Pastaj mbërriti operacioni Donnarumma, i cili ka një xhiro prej mbi 850 milion euro. Në verën e vitit 2019 solli edhe transferimin e holandezit Matthijs de Ligt nga Ajax te Juventus për një total prej 75 milion euro (10 milionë i merr vetë) dhe Kōstas Manōlas nga Roma te Napoli për 36 milionë.

Dyshimet në lidhje me kompaninë e tij dhe çështja ‘Report’

Me një xhiro të sotme prej mbi 85 milion €, ai është një nga prokurorët më me ndikim në botë. Një perandori e ndërtuar midis Italisë dhe Hollandës e cila, megjithatë, qendrën e saj të gravitetit e ka në qendër Monte Carlo-s, ku banon Raiola, dhe Maltës, ku është e vendosur kompania e tij, Three Sport. Kushte tatimore që i mundësojnë avantazhe të mëdha, me një taksë prej vetëm 5%. Sidoqoftë, kompania duhet të operojë në Maltë.

Problemi, sipas Report, është pikërisht prania në ishull e kompanisë së tij. Kërkesa kryesore do të ishte ajo e moszotërimit të një kompanie fiktive, është për të ardhur keq që korrespodenti i RAI-t nuk mundi të vizitonte selinë. “Në regjistrin e kompanive, selia e kompanisë Three Sport tregohet në një pallat epoke dy hapa nga porti dhe nga Valletta. Shkojmë aty për të kuptuar nëse kompania e Raiola ekziston vërtet”, por trupa nuk është e mirëpritur. “Dhe përshtypja është se ndërtesa e vjetër është në të vërtetë vetëm një vendadresë taksash për shumë kompani”.

Raiola paralajmëroi Report dhe Rai, duke e quajtur operacionin “një sulm ndaj lirisë së shtypit”. Por adresa ku Raport shkoi është ajo që Raiola deklaron në Federatën Italiane të Futbollit dhe që raportohet në një dokument zyrtar që është gjithashtu i vlefshëm edhe për kontrollet tatimore në operacionet e ndërmjetësimit.

Raporti i ka dërguar dy kërkesa për intervistë Raiola-s më 25 mars dhe 15 Prill. Në kërkesën e parë, përgjigjja ishte negative. Për të dytën nuk pati përgjigje. Pyetjet u dërguan të enjten e kaluar: të premten, pas lajmërimit të hetimit, korrespodentja Daniele Autieri u kontaktua nga avokati i Raiola-s duke thënë se ata nuk kishin ndërmend të përgjigjeshin./ Përgatiti Dardan MITROVICA

You might also like