GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Kamala Harris emigrantëve: Mos ejani në SHBA! Përse të gjithë po flasin për fjalimin e saj

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara u bëri një apel migrantëve të mundshëm të paligjshëm

Vizita e parë zyrtare e Kamala Harris jashtë vendit tashmë ka bërë histori për frazat e shqiptuara gjatë fjalës së tij në Guatemalë. Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara vizitoi vendin dhe gjatë një konference shtypi të mbajtur bashkë me Presidentin Giammattei u bëri një apel migrantëve të mundshëm të paligjshëm nga Guatemala dhe vendet e tjera fqinje.

Një temë e nxehtë në këtë periudhë dhe shumë e ndjerë ajo e emigracionit: kështu Kamala Harris iu drejtua të gjithë njerëzve që dëshironin të largoheshin nga vendet e Amerikës Qendrore për të migruar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

“Dua të jem i qartë me njerëzit e këtij rajoni që po mendojnë të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm për në kufirin SHBA-Meksikë: mos ejani. Mos ejani.

Harris ka shtuar se “ka rrugë për imigracionin e ligjshëm dhe janë këto ato që duhet të ndiqen”, duke motivuar kundërshtimin e plotë të migrimit të paligjshëm nga Amerika Qendrore e duke argumentuar se administrata e Presidentit Joe Biden “dëshiron të ndihmojë guatemalët të gjejnë shpresë në shtëpi”.

Synimi i qeverisë nuk është pra të mbyllë kufijtë, por të ndihmojë guatemalët dhe meksikanët të jetojnë të qetë duke qëndruar në shtëpitë e tyre, duke krijuar kushte më të mira në vendet e tyre të origjinës.

Është kjo arsyeja pse Kamala Harris ka dekurajuar migrantët nga ato vende, duke i nxitur që të i afrohen kufijve. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë kufijtë,” ka afirmuar ajo, duke folur për “shumicën e njerëzve që nuk duan të largohen nga vendi ku u rritën”, por që shpesh detyrohen ta bëjnë “sepse thjesht nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore duke qëndruar në vend”.

Sipas Harris, zgjidhja e problemit nuk mund të jetë arratisja nga vendlindja, por “puna së bashku” për të ndryshuar sistemin dhe për të krijuar kushte më të favorshme në këto vende, të rënduara shumë nga varfëria dhe krimi – pa folur për pandeminë, e cila po shkakton qindra mijëra viktima – të cilat janë problemet e mëdha që favorizojnë emigracionin.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More