GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Andi BEJTJA – Deputetët e “zhgënjyer” të PD, si roje ambasade

Është qesharakë se si një pjesë e deputetëve të Lulzim Bashës, qesharakisht u zgjuan të tronditur më 7 mars nga fitorja e Berishës me gati 70 përqind të elektoratit të PD-së.

Që e paskan kuptuar me 7 mars se nuk ishin ulur 5004 veta në 1956 karrige, që meqë jemi këtu ku jemi, do vazhdojnë të jenë qesharakë dhe po ua hapën derën këta të ‘Shtëpisë së Lirisë’, që bëhen akoma e më shumë qesharakë kur i thonë Berishës që vërtetoi në 3 muaj (e duan apo nuk e duan) se është i vetmi që mund të ndezë kompjuterin e fikur të PD dhe opozitës, edhe pse Juri Kim e ‘co’ ja kishin hequr fare butonin ndezës të opozitës….

E shikoni ca i thonë, je fitues po ik bashkë me humbësin, ose dhe po erdhe rri te papafingo e PD-së, mos bëjmë as gare as zgjedhje pavarësisht se anëtarësia të do ty…

Po ju, pse nuk pyetët anëtarësinë përfunduat në këtë derexhe….

Ore mire nuk e kuptoni këtë, mirë besuat dhe Kryetarin e vulës, që sot me nesër ‘Berisha e ha’….hajde po jua pranojmë faktin që edhe pse nuk jeni në politike nuk merrni vesh nga politika, po jua falim dhe që nuk keni parime e moral: Po kaq gjë nuk e keni parë e kuptuar këto 30 vjet, që pronari TV Klan, Aleksandër Frangaj del në TV si analist vetëm ‘në raste funeralesh’, madje pasi ka mbaruar punë me këngën e fundit Hoxha ose Prifti….

Nëse nuk e keni kuptuar as këtë këto 30 vjet, kot rrini në politikë, punoni roje në ndonjë Ambasadë.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More