GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Edi PALOKA – Kush e hetoi Ramën për 200 milionë eurot dhe vilën-pallat?

Do ishte për të qeshur, po është për të qarë…

Rama kërkon nga SPAK-u të hetojë gjyqtare e prokurorë që kanë pasuri e vila të pajustifikuara!

“Nuk i kemi shpallur ne- thotë Rama- po organi i pavarur i vetingut”

Asgjë kundër për hetimin, madje dhe dënimin e atyre që kanë abuzuar me drejtësinë dhe shqiptarët për t’u pasuruar me paratë e korrupsionit. Jam vetë “viktimë” e një akti të tillë.

Po komisioni “i pavarur” i vetingut ?!!! E për më tej, a mundet të vetëshpallet Rama flamurtar i kësaj?!!

Rama në një raport të OSBE, denoncohet se ka 200 milion euro pasuri (disa vite më parë). Ndërkohë vila-pallat e Ramës është në sytë e gjithë botës.

Tre herë ka mashtruar Rama publikisht për të justifikuar këto pasuri të pajustifikuara. Janë me zë dhe figurë mashtrimet e tij. Një herë thotë “para emigracioni” pastaj “pasuria e gruas” e pastaj “nga shitja e librit”…

Kush e hetoi Ramën për këto? Po hajdutët e tjerë të Ramës në qeveri e bashki që kanë marrë vetëm rroga në administratë dhe sot kanë pasuri përrallore ?!


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More