GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Kim MEHMETI – Të votuarit e popullit që i zgjedh kryetari i partisë!

Të votuarit e popullit që i zgjedh kryetari i partisë!

Ja pse më qeshet kur Kryeministri i Shqipërisë thotë se është i zgjedhuri i popullit!

Sepse në Shqipëri, kryetarët e partive janë kryesisht të pëlqyerit dhe të zgjedhurit e olirgakëve, e madje edhe të qarqeve kriminele.

Sepse kryetarët e partive i zgjedhin kandidatët për deputet, të cilët i ‘mbulojnë’ me emblemën e partisë, që votuesit të mos e shohin kënd votojnë!

Sepse deputetët e partisë fituese të zgjedhjeve, e zgjedhin për kryeministër kryetarin e partisë së vet, pra votojnë për atë që e ka bërë zgjedhjen e tyre. Sepse Kryeministri e zgjedh kandidatin për president të vendit, e të cilin e votojnë deputet e partisë së tij – të zgjedhurit e tij.

Pra qeshi nga halli dhe nga pamundësia që ta kuptojë si është e mundur që mëmëdheu im të mos ketë asnjë burrështetas të zgjedhur nga populli, e të gjithë të thirren në emër të shqiptarisë?!

Qeshi pra nga pamundësia ta kuptojë pse Shqipëria, me mbi njëqind vite traditë shtetërore, nuk e ka arritur as shkallën e demokracisë së Maqedonisë, ku në mos më shumë, presidentin e zgjedhë populli!

Tani mund të më shpjegojë dikush se cili është i zgjedhuri i popullit në Shqipëri? Apo me çka dallojnë zgjedhjet e sotme demokratike të mëmëdheut, nga ato të deridjeshmet të Xhaxhit Enver!?

Mbase vetëm pse sot në Shqipëri ka më shumë ‘Parti të Punës’!


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More