Ekziston në Evropë një Pallat i Kristaltë, që duket si i dalë nga përrallat

Brenda parkut sugjestionues dhe të harlisur Buen Retiro në Madrid, gjendet një strukturë përrallore: një pallat kristali ku arti, flora dhe fauna takohen çdo ditë
Hirushja kishte këpucën e saj të kristaltë, Madridi ka një pallat të tërë, një ndërtesë brenda së cilës flora, fauna, historia dhe bukuria shpalosen pikërisht aty, në zemër të kryeqytetit në qendër të Spanjës, në qytetin e gjallë dhe elegant të bulevardeve të mëdha. kopshtieve dhe parqe të harlisur.
Dhe është pikërisht në një nga këto parqe ku do të shkojmë sot, i cili është edhe një nga më të famshmit, më karakteristikët dhe më ikonikët e qytetit. Sepse pikërisht këtu, në brigjet e një liqeni artificial që ndodhet brenda parkut Buen Retiro, gjejmë një nga monumentet arkitekturore më të bukura dhe më ndjellëse të të gjithë Madridit dhe planetit: Pallatin e Kristaltë.
Struktura, e realizuar tërësisht prej metali dhe qelqi në shekullin e 19-të, është një shembull i shkëlqyer i stilit viktorian. Funksioni i tij origjinal ishte të priste një nga ekspozitat më të rëndësishme floristike të botës. Ndërkohë, sot, ndërtesa krenohet me bukurinë që e rrethon përmes ekspozicioneve dhe instalimeve artistike që të magjepsin.
Na ishte njëherë Pallati i Kristaltë
Ishte viti 1887 kur u përurohej Pallati i Kristaltë i Madridit, sot një nga monumentet më të fotografuar në qytet, i projektuar nga arkitekti Ricardo Velázquez Bosco për t’u bërë sera e një specie bimore ekzotike dhe e çmuar që importohet nga Filipinet.
I frymëzuar nga i famshmi Crystal Palace i Londër, i realizuar për Ekspozitën e Madhe vite më parë, arkitektura spanjolle u ndërtua pikërisht me synimin për të pritur eventin e madh floristik, për t’u çmontuar më pas e zhvendosur diku tjetër.
Por, në vend të kësaj, Palacio de Cristal, siç e quajnë madrilenët, mbeti përgjithmonë atje, dje dhe sot, për të na mundësuar të shijojmë bukurinë e madhe, brenda dhe jashtë. Sera e jashtëzakonshme transparente, e realizuar prej qelqi dhe çeliku, ndodhet në brendi të Parkut Buen Retiro, pikërisht në bregun e një liqeni artificial, që lëshon hijen perfekte të një sfondi të përsosur të një eksperience romantike dhe përrallore.
Sepse është një atmosferë idilike, nga ato që zakonisht përjetohet një herë në jetë, personalisht si brenda dhe jashtë mureve të kristaltë. Me muret dhe tavanet tërësisht prej xhami, i gjithë gjelbërimi i harlisur i parkut duket sikur hyn direkt në strukturë, duke u bërë ambienti perfekt dhe i paprecedentë për ekspozitat që mbahen periodikisht në ndërtesë.
Çfarë duhet të bëni dhe çfarë duhet të shihni në Pallatin e Kristaltë
Pallati i Kristaltë në Madrid sot është bërë një vend ku flora, fauna dhe arti bashkëjetojnë dhe mahnisin. Të hysh në brendi të strukturës, pavarësisht ekspozitave të shumta të ngritura, është në vetvete një eksperiencë që të lë pa frymë.
Kështu, kur dielli shkëlqen lart në qiell, rrezet e tij bëjnë që brendia të shkëlqejë, duke krijuar lojëra dritash, reflektimesh dhe ngjyrimesh që të magjepsin dhe mahnisin. Këtyre i shtohen pemët dhe bimët e shumta që rrethojnë strukturën dhe krijojnë një peizazh përrallor. Ky xhevahir arkitekturor, është i rrethuar nga mbi 100 hektarë gjelbërim nga ku gështenja kali gjarpërojne drejt qiellit dhe pasqyrohen në hijet hajdute të xhamave të zbukuruar me friza dhe qeramikë.
I restauruar më 1975 dhe i rikthyer në lavdinë e dikurshme, sot, Pallati i Kristaltë është po aq i bukur sa ishte dje. Herë pas here, dyshemeja e saj mbulohet me një shtresë të hollë uji: vizitorët ftohen të ecin nëpër të pa këpucë dhe të admirojnë reflektimet e strukturës që bien në sy pikërisht nën këmbët e tyre. Fillon eksperienca magjike.