Kolazh me kafshët më të rrezikshme në botë si peshkaqeni i bardhë, luani, mushkonja dhe gjarpri helmues në habitatin e tyre natyror

10 kafshët më të rrezikshme në botë: renditja zyrtare e krijesave më vdekjeprurëse

Nga pickimi një mushkonje te nofullat dërrmuese të grabitqarëve gjigantë, zbuloni se cilat specie fshihen pas statistikave më tronditëse të planetit

GazetaTjeter
15 Min Read

Në mbretërinë e egër të natyrës, mbijetesa shkruhet me dhëmbë, kthetra dhe toksina vdekjeprurëse, ku kufiri mes jetës dhe vdekjes matet në sekonda. Ndërsa njerëzimi shpesh i lidh makthet e tij me grabitqarët gjigantë që sundojnë oqeanet apo savanat e pafundme, e vërteta shkencore zbulon një paradoks tronditës. Kafshët më të rrezikshme në botë nuk janë gjithmonë ato me nofullat më të frikshme apo ulërimat që ngrijnë gjakun; ndonjëherë, armiku më mizor është aq i vogël sa kalon pothuajse pa u vënë re, por ka fuqinë të rrëzojë perandori të tëra njerëzore.

Nga ujërat e ngrohta tropikale ku fshihen tentakula të padukshme, në xhunglat e dendura ku një prekje e vetme ndalon zemrën, planeti ynë strehon krijesa me mekanizma biologjikë të përsosur për të vrarë. Ky artikull ju fton në një udhëtim përmes shkencës, statistikave dhe instinkteve të egra, për të zbuluar renditjen zyrtare të specieve më vdekjeprurëse, arsyet pse ato sulmojnë dhe si mund të mbrohemi përballë forcës së tyre të pamëshirshme.

Si matet rrezikshmëria e kafshëve?

Rrezikshmëria e një kafshe nuk varet vetëm nga forca e saj fizike, por përcaktohet nga një ndërthurje e ndërlikuar faktorësh. Në shkencorë, biologjikë dhe mjedisorë, të cilët ndahen në katër kategori kryesore:

Karakteristikat fizike dhe biologjike:

  • Përmasat dhe forca: Kafshët e mëdha, si arinjtë apo elefantët, mund të shkaktojnë dëme katastrofike thjesht për shkak të masës dhe fuqisë së tyre muskulore.
  • Armët natyrore: Dhëmbët e mprehtë, kthetrat, thumbat helmues ose brirët janë mjete të evoluara që këto krijesa i përdorin për t’u mbrojtur ose për të sulmuar.
  • Helmi: Prania e helmit neurotoksik ose hemotoksik, si në rastin e gjarpërinjve apo merimangave, e rrit ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë së një specieje.
  • Sjellja grabitqare: Grabitqarët e mëdhenj, si tigrat apo peshkaqenët, kanë instinktin e lindur për të gjuajtur dhe vrarë me qëllim ushqimin.

Sjellja, psikologjia dhe instinktet mbrojtëse

Përtej anatomisë, mënyra se a reagojnë kafshët ndaj mjedisit të tyre luan një rol kyç në rrezikshmërinë e tyre:

  • Agresiviteti: Disa kafshë janë natyrshëm më agresive se të tjerat, për shkak të temperamentit të tyre ose rolit që luajnë në ekosistem.
  • Territorialiteti: Speciet territoriale bëhen jashtëzakonisht të dhunshme nëse ndiejnë se hapësira e tyre jetësore po cenohet.
  • Reagimet mbrojtëse: Pjesa dërrmuese e faunës së egër sulmon vetëm kur ndihet e kërcënuar ose kur rrezikohen të vegjlit e saj.
  • Mësimi me praninë e njeriut: Kafshët e egra që humbasin frikën nga njeriu bëhen më të guximshme dhe afrohen më lehtë pranë zonave të banuara.
  • Gjendjet e stresit: Kafshët e mbajtura në robëri ose të keqtrajtuara shpesh zhvillojnë sjellje të paparashikueshme dhe agresive.

Faktorët mjedisorë dhe ndërveprimi me njeriun

Ndryshimet në mjedis dhe zgjerimi i aktivitetit njerëzor shtojnë ndjeshëm mundësinë e kontakteve fatale:

  • Habitati: Afërsia e vendbanimeve njerëzore me territoret e egra rrit ndjeshëm probabilitetin e përballjeve fatale.
  • Disponueshmëria e ushqimit: Mungesa e ushqimit në natyrë i detyron kafshët të kërkojnë burime të reja. Duke i afruar ato me komunitetet njerëzore.
  • Sezoni i riprodhimit: Gjatë periudhës së çiftëzimit, nivelet e hormoneve rriten dhe shumë specie bëhen tepër agresive.
  • Ndryshimet klimatike: Ngrohja globale po tjetërson habitatet natyrore, duke modifikuar sjelljen. Si edhe shtegtimin e shumë specieve vdekjeprurëse.

Ndërveprimi me njeriun:

  • Provokimi: Shumë sulme ndodhin si pasojë e ndërhyrjes njerëzore. Si ushqyerja, shqetësimi apo tentativa për të kapur kafshët e egra.
  • Sjellja e pakujdesshme: Mosrespektimi i rregullave të sigurisë në natyrë rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.
  • Urbanizimi: Zgjerimi i qyteteve në kurriz të pyjeve dhe savanave po shkatërron barrierat natyrore mes njeriut dhe botës së egër.

Përveç këtyre kritereve, shkenca përdor edhe shkallën Crespo. Kjo është një metodë e posaçme që vlerëson rrezikun e kafshëve për njeriun në një vend të caktuar, duke u bazuar te popullata e kafshëve (PS). Si edhe në shkallën e vdekshmërisë (MR). Këta tregues kombinohen me 5 Shkallët e Rrezikut (DoD) për të dhënë një rezultat maksimal prej 25 pikësh. Kafshët ndahen kështu në 5 kategori rreziku (nga 1 në 5, ku 5 paraqet rrezik ekstrem). Kategoritë 3 deri në 5 konsiderohen “kërcënime domethënëse”.

Ato përfshijnë kryesisht specie bartëse të sëmundjeve ose parazitëve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Por me përjashtim të nepërkës së Russell-it. Megjithatë, duhet theksuar se shumica e kafshëve nuk janë natyrshëm dashakeqe ndaj njeriut. Incidentet zakonisht burojnë nga një kombinim i sjelljes njerëzore dhe kushteve mjedisore.

Kafshët më të rrezikshme në botë: renditja dhe detajet

Në këtë listë përfshihen krijesa nga më të imëtat te gjigantët e natyrës. Këto kafshë shkaktojnë numrin më të lartë të viktimave apo dëmtimeve te njerëzit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

1. Mushkonja (Anopheles spp.)

Mushkonja mban vendin e parë si krijesa më vdekjeprurëse në planet. Jo për shkak të forcës fizike, por sepse shërben si vektor për transmetimin e sëmundjeve shkatërruese. Patologji të tilla si malaria, ethet Dengue, ethet e verdha, virusi Zika dhe Chikungunya janë vetëm disa nga kërcënimet që ajo mbart. Sipas të dhënave globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sëmundjet e transmetuara nga vektorët, ku malaria dhe mushkonjat luajnë rolin kryesor, shkaktojnë mbi 700,000 vdekje çdo vit, duke tejkaluar çdo grabitqar tjetër në Tokë.

2. Gjarpri Taipan i Brendësisë (Oxyuranus)

Një kafshim i vetëm i këtij zvarraniku përmban mjaftueshëm helm për të vrarë deri në 100 burra të rritur. Toksina e tij neurotoksike vepron brenda pak minutash, duke shkaktuar paralizë të menjëhershme dhe bllokim të frymëmarrjes. Megjithatë, Taipani i brendësisë është një gjarpër i turpshëm që jeton në zonat e izoluara të Australisë dhe preferon të largohet sesa të sulmojë. Për këtë arsye dhe falë disponueshmërisë së kundërhelmeve efikase, nuk ka vdekje të konfirmuara njerëzore prej tij. Ndryshe nga Mamba e zezë apo Taipani bregdetar, të cilët janë shumë më agresivë dhe takohen më shpesh me njerëzit.

3. Kandili i detit “Kuti” (Chironex fleckeri)

E njohur ndryshe edhe si grerëza e detit, kjo krijesë transparente me formë kubike. Me tentakula që zgjaten disa metra, banon në ujërat e ngrohta të Australisë dhe rajonit Indo-Paqësor. Helmi i saj është ndër më të fuqishmit në natyrë. Toksinat sulmojnë njëkohësisht zemrën, sistemin nervor dhe lëkurën. Duke shkaktuar dhimbje torturuese, shok, paralizë respiratore dhe arrest kardiak brenda pak minutash. Edhe nëse viktima mbijeton, plagët lënë shenja të përhershme. Dhe pasoja afatgjata shëndetësore.

4. Krokodili i Nilit (Crocodylus niloticus Laurenti)

Ky grabitqar parahistorik është përgjegjës për qindra sulme fatale çdo vit në Afrikë. Me një gjatësi që arrin deri në 6 metra, krokodili i Nilit ushtron një presion kafshimi që tejkalon 2,200 psi (njësi mase për presionin). Ai ka një fuqi e mjaftueshme për të thërrmuar kockat në çast. Si për ta tërhequr prenë nën ujë pa i lënë asnjë shans shpëtimi.

5. Elefanti Afrikan (Loxodonta africana)

Pavarësisht imazhit të tyre si gjigantë të urtë, elefantët mund të bëhen jashtëzakonisht të rrezikshëm. Veçanërisht meshkujt gjatë fazës hormonale të njohur si “musth”, kur nivelet e testosteronit rriten ndjeshëm. Mesatarisht, ata shkaktojnë rreth 500 vdekje në vit. Aktualisht, elefanti afrikan klasifikohet si specie e rrezikuar nga IUCN. Për shkak të gjuetisë së paligjshme për fildish, humbjes së habitatit dhe konflikteve me komunitetet lokale.

6. Luani Afrikan (Panthera leo)

Mbreti i savanës është një grabitqar i pamëshirshëm që gjuan në tufë dhe arrin shpejtësinë deri në 56 km/h. Edhe pse rrallë i sheh njerëzit si pre parësore, sulmet ndodhin në zonat ku habitati i tyre ndërpritet me vendbanimet njerëzore. I përhapur kryesisht në parqe kombëtare si Serengeti në Tanzani dhe Kruger në Afrikën e Jugut, luani afrikan është gjithashtu i listuar si specie e cenueshme nga IUCN.

7. Ariu Polar (Ursus maritimus)

Sundimtari i Arktikut është një grabitqar kolosal që, kur është i uritur, nuk heziton të sulmojë njeriun. Me një shtresë të trashë dhjami dhe gëzof të dendur për t’i rezistuar temperaturave ekstreme, ariu polar zotëron një nuhatje të jashtëzakonshme që i lejon të diktojë prenë kilometra larg, madje edhe nën shtresat e akullit. I vetmuar dhe territorial, ai mbijeton falë forcës brute dhe nofullave të fuqishme.

8. Bretkosa e Artë Helmuese (Phyllobates terribilis)

Me një madhësi prej vetëm pak centimetrash, kjo bretkosë e vogël e pyjeve tropikale të Kolumbisë mban në lëkurën e saj batrakotoksinën, një helm aq vdekjeprurës sa një prekje e vetme mund të vrasë deri në 20 njerëz të rritur. Toksina bllokon transmetimin e impulseve nervore te muskujt, duke çuar në paralizë dhe arrest kardiak, dhe deri më sot nuk ekziston asnjë kundërhelm për të.

9. Akrepi i Kuq Indian (Hottentotta tamulus)

Me origjinë nga India, Pakistani, Nepali dhe Sri Lanka, ky akrep i familjes Buthidae është përgjegjës për një numër të lartë pickimesh fatale, sidomos te fëmijët dhe të moshuarit. Helmi i tij shkakton komplikacione të rënda kardiovaskulare dhe edema pulmonare, duke e bërë ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore jetike për mbijetesën.

10. Peshkaqeni i Madh i Bardhë (Carcharodon carcharias)

Me një gjatësi që kalon 6 metrat dhe peshë deri në 2 tonë, peshkaqeni i bardhë është grabitqari më i frikshëm i oqeaneve. Ai mund të nuhasë një pikë gjaku kilometra larg dhe sulmon me shpejtësi rrufeje. Megjithatë, në realitet, ai rrallë i sulmon njerëzit qëllimisht dhe shumica e takimeve në det përfundojnë pa incidente.

Lista e kafshëve të egra dhe vdekjeprurëse: specie të tjera tejet të rrezikshme

Përtej dhjetëshes kryesore, bota e egër fsheh edhe krijesa të tjera që paraqesin rrezik ekstrem për jetën e njeriut:

  • Nepërka e Russell-it: Një nga gjarpërinjtë më helmues në Azi, përgjegjës për mijëra vdekje çdo vit.
  • Bualli Afrikan (Bualli i Kepit): I njohur si “Vdekja e Zezë”, peshon deri në 900 kg dhe sulmon shpesh pa asnjë paralajmërim.
  • Ujku Gri: Një grabitqar inteligjent që vepron në tufë me strategji të koordinuara gjuetie.
  • Oktapodi me Unaza Blu: Pavarësisht përmasave të vogla, helmi i tij shkakton paralizë totale dhe vdekje brenda pak minutash.
  • Hipopotami: Një nga gjitarët më vdekjeprurës në Afrikë, jashtëzakonisht agresiv dhe territorial në ujë dhe në tokë.

Kafshë “të këqija” apo thjesht të rrezikshme?

Në kulturën popullore shpesh flitet për “kafshë të këqija” apo “vrasëse”, por shkenca tregon se në natyrë nuk ekziston koncepti moral i ligësisë. Këto krijesa veprojnë thjesht mbi bazën e instinktit të mbijetesës, urisë ose vetëmbrojtjes. Për shembull, peshkaqeni i bardhë nuk sulmon njerëzit nga urrejtja, por shpesh i ngatërron notarët ose sërfistët me foka, që janë preja e tij e zakonshme. Po ashtu, hipopotamët sulmojnë varkat apo njerëzit sepse i perceptojnë si ndërhyrës në territorin e tyre. Kuptimi i sjelljes së tyre është çelësi për të shmangur tragjeditë, duke lexuar më shumë edhe mbi konfliktin mes njeriut dhe botës së egër në artikujt tanë të dedikuar për natyrën.

Si të mbrohemi nga kafshët më vdekjeprurëse?

Nëse planifikoni udhëtime në destinacione ekzotike apo zona të egra, zbatimi i masave parandaluese është thelbësor për sigurinë tuaj:

  • Përdorni repelentë cilësorë kundër mushkonjave në rajonet tropikale për të parandaluar sëmundjet infektive.
  • Shmangni notin në ujëra të pasigurta ose të sinjalizuara për prani të kandilëve të detit dhe peshkaqenëve.
  • Mbani distancë të sigurt nga elefantët dhe gjitarët e tjerë të mëdhenj, sidomos kur janë të shoqëruar me të vegjël.
  • Vishni çizme të larta dhe mbrojtëse kur ecni në zona me bimësi të dendur ku mund të fshihen gjarpërinj helmues.
  • Respektoni habitatet natyrore duke e vëzhguar faunën nga larg, pa e provokuar dhe pa u përpjekur ta ushqeni.

Njohja e karakteristikave të këtyre specieve dhe mjedisit ku ato jetojnë është hapi i parë drejt një turizmi të përgjegjshëm dhe të sigurt. Informimi i duhur mbron jo vetëm jetën e udhëtarëve, por ndihmon edhe në ruajtjen e ekuilibrave të brishtë të ekosistemeve tona.

Share This Article