Nga Ylli MANJANI – Pse na duhet qeveria?!
Nuk jam ekonomist, por një gjë e kuptoj shumë mirë: rritja e çmimeve në treg çon në rritjen e të ardhurave në buxhet nga taksat që aplikohen në konsum.
Dmth 20% i tvsh i aplikuar mbi çmimet e rritura të konsumit në vlerë absolite është më i lartë sesa para rritjes së çmimit.
Pra qeveria shton të ardhurat në kohë krize fiks si spekulantët në treg. Një spekulante e madhe madje. Kryespekulante që rrjep lëkurën e popullit të vet.
Edi Rama, me detyrë kryeministër, thotë se nuk i prek taksat. Dmth nuk pranon të ndalojë spekulimin e qeverisë.
Po cila është detyra e shtetit, veçanërisht në kohë krizash, të shtojë të ardhurat në buxhet, apo të mbrojë popullsinë nga rritja e çmimeve?!
Detyra parësore e shtetit/qeverisë është mbrotja e popullatës more faqezi Kryeministër, e jo shtimi i të ardhurave.
Nuk mund të thotë qeveria që “skam gjë në dorë”, se pastaj duhet të pyesim:
Për çfarë i duheni këtij mileti ju?!!!
Çdo shtet do ulte, qoftë dhe përkohësisht, barrën fiskale dhe po që nevoja edhe shpenzimet publike që të ndihmonte popullsinë të përballojë krizën e çmimeve.
Përse u dashka të ecim në këmbë, në vend që të ndalojmë pagesat e inceneratorit të sharrës që nuk ekziston fare, meqë ra fjala?!
Çfarë kuptimi ka të harxhojmë para për rrugë kur nuk kemi naftë për ti përdorur ato?!
Ç’kuptim ka tejkalimi i plqnit tatimor të Doganave e Tatimeve, kur diskutohet ushqimi i popullatës?! Janë në terezi këta apo jo?!
Çfarë llogjike është kjo?!
Çfarë qeverisje quhet kjo?!
Një qeveri që nuk mbron popullatën, por e rrjep atë paturpsisht ka kaluar çdo limit!
Sa mirë u shkon mendja të bëjnë lëmsh shtetin me akte normative për gjoba dhe, mazallah se u shkon mendja të bëjnë akte për të mbrojtur popullin nga rritja e çmimeve!!!!
Nuk besoj se ka nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar kaq gjë, apo jo?!
Po Edi Rama tallet me popullin e vet shpresëvrarë… Tallet duke e rrjepur pa mëshirë!!!
Veçanërisht me ata që e votojnë, tallet më shumë.