Blog

  • Tre propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore

    Tre propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore

    Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen reale të grave dhe vajzave dhe të rrisin pjesëmarrjen në proces, duke i vendosur zgjedhjet në një periudhë të përshtatshme. Më konkretisht:

    1. Financimi i partive

    Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eleminon korrupsionin

    Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.

    Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

    2. Kuota gjinore

    Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

    3. Periudha zgjedhore

    Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

  • Propagandë, si doli Rama në TV dhe si qe e vërteta (pamjet reale)

    Propagandë, si doli Rama në TV dhe si qe e vërteta (pamjet reale)

    Kryeministri Rama ka dashur ti përgjigjet sot kritikave, se për shkak të një sëmundjeje kronike që shndërrohet në fatale nëse ai infektohet me Covid 19, ai e ka të pamundur ta kryejë plotësisht detyrën. Kjo hipotezë u bë edhe më e fortë pasi ai këmbënguli pranë presidentit Meta që mbledhja e këshillit të sigurisë të zhvillohej përmes video konferencës. Megjithëse kreu i shtetit pati deklaruar dje në një intervistë me Lutfi Dervishin se mbledhja do të zhvillohej në një mjedis të madhe dhe duke ruajtur distancat e largësisë të rekomanduar nga OBSH, ai prapë u tërhoq nga ky vendim duke respektuar problemin shëndetësor të kryeministrit. Ilir Meta nuk donte të jepte në këtë kohë krize imazhin e një shefi qeverie të pa aftë ti bëjë ballë detyrimeve të tij.

    Por sikur kjo mos i mjaftonte Rama nuk hoqi dorë nga propaganda. Ai organizoi sot një shou, sikur ai nuk e ka fare problem të dalë nga izolimi dhe të takohet me njerës. Por ajo që demostruan pamjet zyrtare dhe vetëm kamerat personale të Ramës (siç duket edhe në foto) është një imazh i remë.

    Sepse në fakt pamjet reale tregojnë se edhe në rrugë kryeministri ka qenë pothuajse i izoluar i rrethuar nga plot 12 vetë. Natyrisht ai bën mirë që kujdeset për shëndetin e tij, por të paktën shfaqet e pavenda tua kursejë shqiptarëve.

  • Talebani i vogël Veliaj

    Talebani i vogël Veliaj

    Pamja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në momentin kur Teatri Kombëtar sapo ishte kthyer në një pirg rrënojash, tregonte gëzim dhe frikë. I gëzuar që shembi një godinë historike, me jete 81 vjeçare, por ky firaun i vlerave kulturore, shfaqte edhe frikë. Ai i trembet revoltës së njerëzve, por rrinte e bënte sehir para televizorit dhe jepte ndonjë episode lumturie kur policët me kapuçë të zinj, si ngjyra e vërtetë e Rilindjes, herë pas here merrnin revash.

    Dhuna mbi qytetarët e kënaqte, por frikën ende e ka në palcë. Ai i druhet reagimit të njerëzve dhe jo ligjit të cilin e ka shkelur aq rëndë sa edhe student i vitit të parë në jurdik e ka të qartë se nëse do funksiononte drejtësia, Veliaj, nënkryetari Mazniku dhe 60 këshilltarët e Këshillit Bashkiak duhet të ishin në qeli.

    Ligji nuk e tremb, sepse drejtësinë e ka kapur ai i madhi i tyre, kryeministri Edi Rama. Ndoshta mund ti druhet ndonjë dredhie të Ramës që me një vërshëllimë mund të turrë mbi shpinën e Veliaj këtë “drejtësinë e re”, por deri tani shenja se do e flakë kanakarin e tij të vogël, Lali Eri nuk ka dhënë. Kryebashkiaku doli vullnetar si Taleban në prishjen e trashëgimisë kulturore.

    I përngjan atyre trushplarëve dhe komunistëve të zellshën në vitet 1976 morën kazmat dhe rrënuan objektet e kultit, kisha, xhami, teqe dhe tyrbe. Me urdhrin e tij dhe të nënkryetarit Mazniku u mblodh nxitimthi me telefonata të orëve të vona këshilli bashkiak, të cilit iu zgjat një copëz letër virtuale për ta firmosur. Në fakt ata nuk nënshkruan prishjen e një godine, por sapo regjistruan veten në një proces hetimor, gjithnjë nëse një ditë, dikur do kemi një copëz drejtësi.

    Kryebashkiaku i Tiranës është kthyer në Talebanin e ditëve tonë. Për mision ka shkatërrimin e hapësirave publike, të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe ngritjen e kullave, sipas shijeve të Ramës, por edhe “xhepit” të tejfryrë të tij.

    Teatrin Kombëtar e shembi, Kullës së Sahatit i ka ngjitur përbri një përbindësh objekt e cila po e gërryen nga themelet ndërtesën ikonë të Tiranë. Nuk është çudi që edhe Kulla e Sahatit të marrë krisje dhe më pas Veliaj të justifikohet se po e shemb për shkak se “rrezikon qytetarët”.

    Pak më tutje, aty ku janë themelet e para të kryeqytetit, është një kullë e madhe (me leje të Ramës kur ishte kryebashkiak), që ka futur nën vete Tyrben e Kapllan Pashës. Kryeyqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” e ka bërë hekur dhe beton, duke zhdukur edhe parkun “7 xhuxhat”, e cila për një brez të 80-90’ ishte qendër argëtimi dhe pikë takimi që mbartte vlera emocionale.

    Por Veliaj po fshin edhe “memorien” e tij, adoleshëncën me të cilën nuk mburret dot, pasi ishte një “zevzek skuth”, që pasdite thotë se shiste fiq në Rrugën e Elbasanit, ndërsa paradite shkonte në Shkollën Sami Frashëri, të cilën edhe atë një muaj më parë e shembi. Në gjoja “dëmtim nga tërmeti”, në fakt Veliaj për atë shkollë realizoi dy qëllime. Së pari fshiu gjurmët e krimit, pasi vëtëm para një viti e kishte rikonstruktuar në vlerën e 580 milionë lekëve, duke garantuar se kishte bërë punime cilësore, por pas lëkundjes së tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar ajo u dëmtua rëndë.

    Po prakahas shembjes së saj, “varrosi” edhe të kaluarën personale, për të cilën nuk kishte se përse të mburrej. Ai rrinte i veçuar në atë shkollë, pasi druhej se nuk kishte veshje të mira dhe shfaqte sjellje prej njeriu të kopleksuar.

    Kryebashkiaku është një “Taleban” i vogël përsa i përket shkatërrimit të Tiranës dhe mbushjes së saj me kulla që të zënë sytë dhe frymën. Lali Eri merr urdhrat nga “Talebani i Madh Osama”, që po rrënon trashëgiminë e një vendi…!

  • Fevziu degjeneron Ahmetajn: ‘Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë’

    Fevziu degjeneron Ahmetajn: ‘Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë’

    Në emisionin “Opinion”, ka patur një debat mes Blendi Fevziut dhe Arben Ahmetajt. Ministri i Koronavirusit, po fliste për personat që lobuan që Shqipëria të merrte ndihmë nga BE, ndërkohë që Fevziu e ndërpreu dhe ishte më i interesuar për paratë që do të marrin qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbetur pa punë.

    Kjo shkaktoi një debat të ashpër mes moderatorit dhe Ministrit të Koronavirusit dhe Dëmeve nga Tërmetet.

    Debati mes Fevziut dhe Ahmetajt:

    Arben Ahmetaj: Mos e kalo ashtu me dorë.

    Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua, a erdhën lekët? Se kush loboi tani, muhabet kot. Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.

    Arben Ahmetaj: Çfarë është interesante për mua, më lër ta vendos unë. Kur ta bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.

    Blendi Fevziu: Tani, se ç’farë i kthej unë Saliut, nuk të jap përgjigje ty fare fare, more vesh apo jo?

    Arben Ahmetaj: Po të kam parë.

    Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç edhe mos bëj as trimin, as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun dhe asnjeri tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve aty për lekët që ke për t’i dhënë edhe mos qesh fare, sepse është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë.

    Arben Ahmetaj: Mos më ndërprit.

    Blendi Fevziu: Ta ndërpres fjalën dhe nuk të lë fare.

  • Basir ÇOLLAKU – Zoti kryeministër, boll u bëtë zëdhënës varrezash, merrni shembull nga homologët në botë

    Basir ÇOLLAKU – Zoti kryeministër, boll u bëtë zëdhënës varrezash, merrni shembull nga homologët në botë

    Zoti kryeministër, boll bëre zëdhënësin e varrezave, bëj dhe ndonjë punë të hajrit me ato planet A..B..C..,.se masat do të zbatohen nga njerëzit… Aq e vështirë është bërë për të gjetur kryeministrin, nga koha dyminutëshe kur ai nuk shfaqet në televizion, apo ERTV, fb, online, sa duhet të japim ekskluzive, tre minuta pasi foli për gjithë dynjane?

    Dhe problemi është se ai flet si mjek, çfarë duhet të bëhet me këshillat mjekësore.

    Çfarë kanë bërë mjekët nëpër botë dhe qeveritë e tjera…

    Janë mjekë e infermierë që po kapërcejnë vetveten në sakrifica. Janë policë, e ushtarakë. Ata po!

    Po ky?

    Ky personalisht.

    Ky vetë?

    Bën ndonjë punë, përveçse poston video siç ia sjellin nga planete të tjera dhe flet si zëdhënës varrezash?!

    I dëgjon homologët nëpër botë si flasin????

    E sheh ndonjëherë atë planin ekonomik mbështetës demek..?!

    Komunikon me qeveri të vendeve të tjera, të cilat kanë këllqe dhe mjete për të frenuar përhapjen e virusit..?

    Në Kinë, në Rusi, në Alaskë, në SHBA, Gjermani, kudo t’i shkrepë e mundësojë shanse më tepër!!

    Qoftë edhe te këta vëllezërit e tij në Ankara, apo diku tjetër?!?

    Ka ndonjë plan për të mos fikur konsumin, zinxhirin prodhues?

    Ka ndërmarrje që munden të punojnë, në kushte e standarde të këshilluara nga mjekët. Munden të eksportojnë. Të tjerë në bujqësi duhet të kultivojnë. Nëse sezoni ikën, nuk mundesh më të mbjellësh digjitalisht, se nuk hahen konferencat e shtypit, as intervistat, as videot nga Algjeria që i shet si spanjolle..!!!

    Ndonjë plan nga ato B-të dhe C-të, se me A-në një anemi e gjallë ishte. Si nuk u ndje asnjë nga këta thithësit e buxhetit me koncensione të ofrojë vetë shtyrjen këtë vit të pagesave, meqë kryeministri nuk ua prek dot??

    Duhet të dalë vetë nga paniku me projekt dhe veprime konkrete e jo me tallava facebook-u.

  • Nga Andi BUSHATI – Mashtrimi me “videon spanjolle” / Ne jemi në luftë, por komandanti na ka lënë

    Opozita dhe mediat kanë denoncuar sot një mashtrim skandaloz të Edi Ramës. I izoluar në bunkerin e Surrelit, kryeministri ka publikuar në Facebook një video të frikshme, e cila sipas tij zhvillohet në Spanjë, ku policia shpërndan me shkopa gome « tradhëtarët » që nuk i binden shtetrrethimit.

    Në fakt, sekuencat e servirura nga Rama janë një mashtrim, sepse ato i përkasin protestave të zhvilluara në Algjeri ku plolicia shpërndan me dhunë një manifestim.

    Në shënimin që Rama ka bërë, për të shoqëruar gënjeshtrën me këto pamje të rënda, aludohet qartë se të njëjtat masa do të ndëshkojnë edhe në Shqipëri « tadhëtarët » që nuk i binden videomesazheve që ai lëshon nga izolimi.

    Ky spekullim sa fëmijënor aq edhe banal, i bashkëngjitur edhe me deklarata për përdorimin e gazit lotësjellës dhe daljen e blindave të armatosur me mitrolozë (sikur do asgjesonin me plumba koronën), i ka bërë shumë opozitarë të bërtasin për një devijim tiranik të panevojshëm.

    Më të dalë videoja e publikuar nga kryeministri, opozita (linku poshte) denoncoi këtë rëshkitje diktatoriale dhe theksoi se asnjë rregjim demokratik nuk mëton ti friksojë qytetarët e tij në një situatë të tillë.

    Në fakt, po aq sa është një gafë amatoreske ajo që ka bërë kryeministri i izoluar, po aq e tillë është edhe qasja e PD-së për t’a politizuar atë.

    Jo, Edi Rama nuk ka asnjë synim sot të thellojë autokracinë e tij. Ai nuk i ka nxjerrë ato sekuenca idiote për të na shtypur dhe tredhur ne të tjerëve.

    Unë besoj vërtetë se në këtë situatë, me aq mundësi që ka, ai kërkon vërtet të bëjë më të mirën, të shpëtojë popullin e vet nga kjo pandemi.

    Dhe në këtë konkluzion nuk kam arritur sepse besoj në ndonjë vlerë të Edi Ramës, por sepse kam bindjen se edhe tirani më gjakatar i rruzullit, do të sillej po njësoj në një situatë si kjo.

    Pra çdo aluzion se Rama po e shfrtytëzon këtë gjendje të jashtëzakonshme për të na shtypur edhe më shumë, nuk qëndron.

    Por me të halli është tjetër.

    Edhe gafa me videon edhe të tjera të ngjashme që ka bërë këto ditë, të bëjnë të mendosh se problemi fshihet gjetkë.

    Sa e sa vetë janë ata që kanë pyetur këto ditë se si i merr vendimet kryeministrit? Sa e sa të tjerë, nuk kanë arritur t’a kuptojnë se në ç’mënyrë të çakërdisur i ndryshon ai oraret dhe afatet e shtetrrerthimit, pa u konsultuar me kërkënd ?

    Janë pikërisht këto masa të marra nga izolimi, pa kolegjialitet dhe pa mendimin e specialistëve, që sollën këtë të shtunë ankthin dhe frikën e qytetarëve, të cilët duke mos qenë të qartë se si do të jetë e nesërmja e tyre, u dynndën si sardele drejt tregjeve, supermarketeve, dyqaneve të bukës dhe farmacive.

    Pikërisht ky panik që rrjedh nga shkatërrimi i rutinës ditore të popullatës, si pasojë e vendimeve unilaterale që komunikohen nga Surreli, është thjeshtë i barabartë me më shumë të vdekur.

    Po përse po ndodh kjo ?

    Natyrisht jo për arsyet që thotë opozita.

    Por, për të tjera që guxojnë ti thonë nën zë njerëz të niveleve të para dhe të dyta të qeverisë, që flasin për një kryeministër të trembur, të ankthosur, të panikuar.

    Ata të tregojnë se prej ditësh Edi Rama i ka ndërprerë të gjitha marëdhëniet fizike me stafin dhe vartësit e vet. Se ai komunikon me ta vetëm përmes celularit dhe Whatsapp-it.

    Dhe nga ana njerëzore për këtë ka plotësisht të drejtë. Sëmundja kronike nga e cila ai vuan, është në listën e atyre që shndërrohen në tragjedi, nëse preken nga covid – 19. Pra si qytetar, kryeministri ynë është plotësisht në të drejtën e tij, madje e ka për obligim, të qëndrojë i izoluar dhe larg njerëzve.

    Por për pozicionin që ka, kjo përbën një problem. Pasi ai duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm, të organizojë konsultime, të tërheqi sa më shumë mendime, në mënyrë që të marrë vendimet e duhura në këtë situatë.

    Kështu janë të detyruar të veprojnë edhe Conte, Macron, apo Merkel, që kanë pas vetes një administratë shumë më pak të varur nga pushteti i njëshit.

    Por, për hir të rrethanave shëndetësore kryeministri që na thotë se jemi në luftë, nuk e bën dot të njëjtën gjë. Ai ka mbetur peng i rrethit vicioz që mund të na marrë në qafe të gjithëve: në këtë betejë, ai as a mund të jetë komandanti që i qëndron pranë gjeneralëve të vet, as nga ana tjetër, nuk do ti lëshojë nga duart frenat e drejtimit.

    Për këtë na ndodh që nga selia e komandës në Surrel dalin fermane të çartura, të pa konsultuara dhe ankthioze.

    Pikërisht se është kështu, pikërisht se për arsye shëndetësore që e obligojnë të kujdeset më shumë për veten sesa për të tjerët, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga kryesimi i kësaj lufte. Ai duhet ti’a kalojë stafetën e komandimit, mundësisht një mjeku me personalitet dhe reputacion të padiskutueshëm, i cili ti komunikojë popullësisë vendime të ekuilibruara dhe të marra në mënyrë kolegjiale, pas një debati të vërtetë ekspertësh.

    Natyrisht, kjo thirrje, nuk duhet keqkuptuar si një mënyrë e ndryshme për të vënë në zbatim sloganin “Rama Ik”.

    Jo, jo, kërkesa, si një klithmë në emër të interest të përbashkët, është që të dorëzojë rolin e gjeneralit të kësaj beteje. Kryeministër le të vazhdojë të rrijë, bashkë me kabinetin e tij. Lë të vazhdojë të shkojë po të dojë, në zyrën që e ka disifektuar pa pushim dhe që e ka zbrazuar nga çdo njeri. Le ta gëzojë postin qoftë edhe duke qëndruar në Surrel. Por, ama, nga kryesimi i betejës së pamundur me koronavirusin, të cilën nuk e përballon dot për arsye objektive, duhet të heqë dorë. Kjo do të jetë mirë për shëndetin e tij fizik dhe mendor.

    Por mbi të gjitha do të jetë më mirë për shëndetin e gati 3 milionë shqiptarëve.

  • Zhduket Gent Cakaj! Mijëra shqiptarë mbeten në mëshirë të fatit

    Zhduket Gent Cakaj! Mijëra shqiptarë mbeten në mëshirë të fatit

    Këto ditë kemi parë raportime të shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar nëpër vende të ndryshme të botës pasi janë mbyllur të gjithë kufinjtë e vendit.

    Rrëqethës ishte apeli i një arbitri të mbetur jashtë shtetit me fëmijët. Ai thotë se fëmijët nuk kanë më për të ngrënë.

    Burime të Syri.net thonë se problemi është shumë i madh. Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka mbi dhjetë ditë që nuk duket në zyrë, kurse udhëzimet po i jep zëvendësi i tij.

    Por Shqipëria është i vetmi vend që u ka ndaluar hyrjen shtetasve, duke i inkurajuar që të qëndrojnë atje. Lajmi i mirë që u ka dhënë është se disa shtete nuk do i penalizojnë për qëndrimin tej afateve të lejuara.

    Se me çfarë të ardhurash do të qëndrojnë atje, këtë nuk e sqaron askush. Burimet thonë se janë qindra qytetarë që jetojnë dhe flenë ku të munden, nëpër rrugë, dogana, aeroporte, makina dhe në rastin e mirë te ndonjë mik që u hap derën. Vetëm në Milano thuhet se janë mbi 350 të bllokuar.

    Vërtet ka disa shtete që kanë lejuar shtyrjen e qëndrimit në zonën Shengen, por Danimarka dhe Greqia nuk e kanë pranuar marrëveshjen dhe do të ushtrojnë penalitete.

    Shtetet e tjera normale kanë krijuar mundësinë që këta qytetarë të kthehen në vendlindje dhe të karantinohen.

    Teksa shqiptarët e shpërndarë si zogj nëpër botë janë në mëshirë të fatit, kryeministri shqiptar është izoluar në Surrel prej nga jep urdhra për izolimin e vendit, kurse kabineti qeveritar i ka ikur në drejtim të paditur.

  • Red VARAKU – Kjo është luftë dhe ti Edvin je tradhtari më i madh i saj

    Ti tradhëtinë e ke ves dhe nëse do të mbahesh mend një ditë do të mbahesh vetëm si tradhëtar dhe i pabesë. Ti tradhtove familjen tënde, babanë tënd, gruan tënde dhe djalin tënd.

    Ti tradhtove Fatos Nanon, që të ktheu nga endacak, hajdut ikonash në ministër, pa asnjë kontribut. Ti tradhtove Tiranën, të cilën e ktheve në ushqim për qentë që të sollën në pushtet.

    Ti tradhtove viktimat e Gërdecit, kur firmose me gjakun e tyre ndryshimet kushtetuese të 2008. Ti tradhtove gjakun e Ziverit, Faikut, Aleksit dhe Hekuranit, vetëm për pushtet.

    Ti tradhëtove këtë popull, duke e detyruar t’i puthë dorën përdhunuesve, maniakëve dhe kriminelëve.

    Ti tradhëtove Kosovën dhe gjakun e derdhur për të. Ti tradhëtove ëndrrën perëndimore të shqiptarëve.

    Ti po tradhëton mjekët, duke i lënë pa asnjë mbrojtje dhe duke i shpërndarë maska të skaduara. Ndërkohë, po kërkon që edhe këtë fatkeqësi ta përdorësh politikisht.

    Duke shtuar panikun, ti po maksimizon konfuzionin dhe minimizon mbrojtjen, vetëm me qëllimin e ulët që ti të përfitosh sa më shumë. Ti nuk po e trajton këtë si tragjedi, por si mundësi për të larë fytyrën tënde të nxirë nga krimi dhe korrupsioni.

    Jo, Edvin! Ata që kanë dalë nuk janë tradhtarë, por janë viktima të tradhëtisë tënde prej fillimit. Sepse me vjedhjen dhe përdhunimin që ti i ke bërë pasurisë së tyre, ata nuk kanë mundësi të përballojnë edhe një ditë pa punuar.

    Sepse, me keqmenaxhimin e pasurisë së tyre ti i ke lënë sot në mëshirë të fatit me vetëm 120 shtretër dhe 10 tamponë në ditë, ndërkohë vetëm për luks ke shpenzuar mbi nje miliard euro.

    Ata nuk kanë dalë për t’i bërë karshillëk askujt, as nuk janë bashkëpunëtorë të armikut. Ata kanë dalë se ndjehen të pasigurtë nga masat që ke marrë ti.

    Ndjehen të tradhëtuar, sepse ti nuk po bën asgjë për ta dhe i ke lënë të braktisur në mëshirë të fatit, ndërsa vetë, në vend që t’i prish kësaj beteje, je futur si miu atje në vrimën tënde në Surrel.

    Jo Edvin! Nuk mund të jetë kurrë një popull tradhtar, por je ti dhe rraca e njerëzve që ti përfaqëson bash tradhtarët më të mëdhenj të këtij populli.

  • Sali BERISHA – Pandemia, një mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe çdo shqiptar

    Sali BERISHA – Pandemia, një mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe çdo shqiptar

    Mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe për çdo shqiptar! Përqafoni moton: “JO panikut dhe PO rregullave të kujdesit dhe mbrojtjes nga COVID-19”!

    Të dashur miq

    Koha që kalojmë është unike në jetën tonë.

    Një pandemi e rrezikshme nga COVID-19 ka rrokur planetin dhe Shqipërinë. Në këtë betejë vendimtare për suksesin tonë, më shumë se çdo gjë tjetër është sjellja dhe qëndrimi ynë ndaj COVID-19!

    Në betejën kundër COVID-19, çdo njeri nga ne duhet të hedhë poshtë me neveri dhe si shumë të rrezikshëm, panikun që shpërndan si asnjë kryeministër në planet, madje as Kim Jong-un, Edvin Surreli, i cili është i vetmi kryeministër në botë që nga sarajet e tij private ju drejtohet çdo ditë qytetarëve duke mbjellë panik, terror psikologjik.

    Ai në krizë haluçinante, mbush mesazhet e tij me aeroplanë luftarakë, tanke, helikopterë, bomba, kamikazë, kufoma të pavarrosura deri dhe ditë kiameti.

    Ai flet për tradhëtarë dhe poston skena horror me të sëmurë që japin shpirt apo që dergjen moribond në salla reanimacioni etj. etj. duke tmerruar kështu qindra mijëra fëmijë, por edhe të rritur në këtë vend.

    Ndaj ju ftoj miq, hidhni poshtë me neveri një fjalor të tillë, që mund të nxjerrë nga goja vetëm një paranojak i degraduar dhe kurrë jo një njeri normal.

    Paniku është në çdo aspekt, një aleat i ngushtë i virusit të kurorës.

    Ai ju nxin ditën dhe ua bën ju, shumë herë më të mendueshme, masat që ju merrni në luftën kundër COVID-19.

    Paniku ka pasoja shumë të rënda në shëndetin tuaj mendor, rrënon cilësinë e jetës dhe krijon psikoza të rënda fobike tek fëmijët tanë, por edhe tek gjithë të tjerët.

    Paniku ju provokon dhe shtyn ju, qytetarëve të përgjegjshëm, që nën ndikimin e tij, të merrni vendime të cilat herë herë mund të kenë pasoja tejet të hidhura.

    Unë ju ftoj ju, të dashur miq, që si njerëz normalë, të përgjegjshëm, që duam veten tonë, prindërit, fëmijët, nipërit, mbesat, miqtë, shokët, komshinjtë, komunitetin dhe shoqërinë tonë, t’i themi:

    Po, kujdesit dhe masave mbrojtëse.

    Të respektojmë higjienën personale, të kufizojmë në maksimum lëvizjet, të shmangim çdo grumbullim dhe kur dalim për nevoja të pashmangshme, të ruajmë distancën së paku 1 metër nga tjetri në rrugë apo në radhë.

    Këto rregulla vërtet janë të mërzitshme, imponojnë dhe privacione, por dobia e tyre është e jashtëzakonshme dhe në fund do të ndjehemi të gjithë krenarë për atë që bëmë me misionin shpëtimtar që përmbushëm për veten tonë, me të dashurit tanë dhe mbarë shoqërinë.

    Zoti u bekoftë ju, miqtë e mi, familjet tuaja dhe mbarë shqiptarët!

  • Nga Poli Hoxha – Na trego planin tënd Ramë; je kryeministër, jo gjyshi që tremb me Gogolin!

    Nga Poli Hoxha – Na trego planin tënd Ramë; je kryeministër, jo gjyshi që tremb me Gogolin!

    Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka bërë gjithë këto ditë, u shfaq sërish në disa studio televizive si një avion që hedh fletushka sensibilizuese nga ajri.

    E dëgjova me vëmendje dhe të them të drejtën, më pëlqeu kur këmbëngulte për ndërgjegjësimin që duhet të ketë çdo shqiptarë; jemi të gjithë në rrezik jete pa përjashtim moshe, pushteti e pasurie. I qetë, lutës e përgjërues deri në momentin kur e pyesnin;

    Çfarë plani konkret financiar ke për këtë situatë; a vlen dhe do ta shqyrtosh atë të opozitës; a do ti rishikosh koncesionet e shumta në këto kohë lufte, siç e thua edhe vetë se jemi?

    Dhe ky është momenti, kur Rama shpërthen më keq se ç`bëri virusi në Whan. Shpërfytyrohet, fyen opozitën e bën për një qindarkë Enin `e shkretë`, për pyetjet-hall që ajo i përcillte nga populli. Pastaj nxjerr nga xhepi një tufë me letra, të mbushura plot me shënime.

    Mendova se më në fund nxori `Planin`, dhe do të na i përplaste në fytyrë. Por jo, kishte me vete një listë të gjatë me koncesionet e tij. Pasi mori një pamje gjynahqari, i lexoi një nga një:

    `Hë Rakipllar, do ti që të operohen shqiptarët prapë me sharra të ndryshkura si në kohën e partizanëve; do ti që të mbushet Shqipëria me male me plehra; do ti që të mos ketë shkolla të reja në Tiranë…?!`.

    Pastaj nja 10-15 minuta u morr me të vetmin koncesion të “lig”, i cili ishte bërë që në kohën kur opozita e sotme qeveriste. Por kur Eni Vasili, (të cilës si duket nga `kujdesi i tepruar` në këto kohë flame i ishte fikur zhdërvjelltësia e zakonshme, që pa ju futur Rama në studio), i kujtoi se jemi “në luftë” jo me opozitën, por me virusin; se ai është kryeministër e duhet të sqarojë shqiptarët se çfarë plani ka (nëse ka) përtej; `Ndalohet qarkullimi…`, ai transformohet.

    Turfullon dhe kërcënon…por ta kalojmë, sepse nuk ka ndonjë gjë të re në këtë sjellje të Edi Ramës. E reja është se as kjo pandemi që po riformaton gjithë botën dhe mendjen njerëzore, nuk paska gjasa që të ndryshojë kryeministrin tonë. Dhe ky ishte shansi i fundit dhe rasti më ekstrem për të reflektuar, ndaj të gjithë që keni pasur dilema kthjellohuni sepse ai është i programuar, vetëm për të bërë atë që ka bërë që kur kapi pushtet…

    Prandaj vazhdon avazin, duke refuzuar që të bëjë transparencën dhe gjendjen reale për kapacitetet që ka qeveria e tij për të përballuar një situatë në rast agravimi të epidemisë në vendin tonë. Të bëjë në fund të fundit, atë që po bëjnë të gjithë vendet e botës në këtë kohë; të pasuar a të varfër qofshin.

    Shqiptarët ende nuk e dinë, se sa teste kemi fuqi që të realizojmë tani e në rast shpërthimi më të madh; sa personel mjekësor, sa shtretër, sa respiratorë, sa kostume mbrojtës, sa spitale në vend mund të konvertohen në shërbim të situatës, etj, etj.

    Shqiptarëve nuk u thuhet, se sa e ka limitin në financa dhe resurse të tjera vendi ynë, për ti vërë në dispozicion të një skenari edhe pak më të keq se ky që kemi tani.

    Sepse nëse përsëritet “Italia shqiptare”, Zot na ruaj!

    Ajo që kryeministri këmbëngul me të drejtë është rruga e masave drastike të vetë-mbylljes së popullatës në shtëpi, me synim këputjen e zinxhirit të infeksionit dhe uljen sa më shumë të rrezikut që sistemi ynë shëndetësor të kalojë në kolaps. Fakti është, se askush nuk i ka dalë kundër për këtë.

    Këto masa ekstreme dhe penalitete të forta janë mirëpritur pa bërë zë nga shqiptarët, por nga ana tjetër në këtë situatë nuk mjafton vetëm izolimi dhe kamxhiku i shtetrrethimit e gjobave të rënda. Ky është thjesht një plan që na detyron të sëmuremi me radhë, siç thotë me të drejtë edhe Ylli Rakipi.

    Por njerëzit kërkojnë, në mos garanci fundore nga një shtet që të gjithë e dimë se është `prej kartoni`, (siç edhe e tregoi në të gjithë dimensionet me rastin e tërmetit të madh), të paktën një transparencë dhe të vërtetën e asaj që jemi, e kemi në të vërtetë. Nuk është mëkat që të thuash, se jemi të varfër dhe të pafuqishëm përball kësaj flame botërore. Mëkat, faj, papërgjegjshmëri e madje krim është, që të drejtosh vendin me propagandë dhe imazh kur virusi është një bombë reale jo vetëm kundër jetës që kemi, por edhe të ardhmes.

    Nën alarm të padëgjuar që nga lufta e Dytë Botërore janë edhe të gjithë vendet e zhvilluara, por udhëheqësit e tyre nuk janë mjaftuar vetëm me masa `shtet-rrethimi` siç bën ky më i gjati prej të gjithëve. Trump, Merkel, Makron e të tjerë, u janë drejtuar popujve që udhëheqin jo me fotografi të autokolonave të kamionëve të mbushur me kufomat që ka mbjellë në Itali ky virus fatal, (siç edhe guxoi e bëri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje); por duke ju treguar një plan të jashtëzakonshëm dhe të detajuar në çdo drejtim. Duke sakrifikuar jo vetëm liritë dhe përditshmëritë e qytetarëve të tyre, por edhe financat dhe pasuritë që nuk kanë kuptim në këtë kohë anormale.

    Po ju bëjnë thirrje dhe po detyrojnë nënshtetasit e tyre që të mbyllen në shtëpi, por nga ana tjetër edhe po i njoftojnë se po i përshtatin financat dhe buxhetet e shteteve që drejtojnë në funksion të situatës dhe mbijetesës, jo vetëm fizike.

    Kryeministri i Shqipërisë po i bombardon shqiptarët me fjalën `luftë`, 24 në 24 orë, por kur opozita i lë mbi tryezë një plan të detajuar emergjence financiar, të bazuar në pezullimin e shumë koncesioneve absurde (ishin të tilla edhe para koronavirusit), hidhet përpjetë dhe kundërsulmon me gjuhën e vetme që ai di; stigmatizim dhe tallje.

    `Luftë, luftë, luftë…`, na thotë nga mëngjesi deri në darkë, por deri më tani në luftë janë vetëm shqiptarët e thjeshtë, që nuk mund të shkojnë në punë e në shkollë. Janë të gjithë ata që kanë ulur qepenat e dyqaneve dhe të tjerë që nuk e dinë se a do të paguhen për punën që humbën me rastin e ngujimit me qejf, a me dhunë shtetërore. Ata që nuk e nuk e dinë se ku do të gjejnë paratë për të jetuar nëse kjo flamë botërore zgjat aq gjatë, sa paralajmërojnë ekspertë të njohur ndërkombëtarë.

    Mbi të gjitha janë në luftë mjekët dhe personeli në ndihmë të tyre, për të cilët mbahet sekret se kanë kushte speciale për këtë rast, apo jo. Të mos flasim pastaj për stresin dhe depresionin kolektiv, me të cilin nuk po merret askush.

    Na citon Edi Rama nga fjalimet e presidentit Trump, Merkel e Makron fjalën `luftë` që ata po përdorin me të drejtë këto kohë, por kur i thonë se ata kanë vënë kaq e aq financa në dispozicion të kësaj lufte brenda vendeve të tyre, e ka përgjigjen në majë të gjuhës; Shqipëria nuk është Gjermani e Francë!

    Të gjithë e dinë që nuk jemi as Gjermani e as Francë; por dimë edhe se qeveria që na drejton nuk po bën asgjë tjetër, përveç punës së xhandarit. Të paktën të imitojë shtetet në rajon si Greqia, Maqedonia e Veriut apo Serbia e mikut të tij Vuçiç.

    Dimë gjithashtu, se ndërkohë që financat e vendit vazhdojnë të vidhen pa mëshirë, për kryeministër kemi një `gjysh` që bën enkas si gërnjar, me të vetmin plan;

    Mbylluni në shtëpi, se ka ardhur gogoli!