Blog

  • Nga Red VARAKU – Rasti kur Lulzim Basha udhëheq Edi Ramën

    Projekti ekonomik i Lulzim Bashës për daljen nga kjo situatë, e ka bërë shumë nervoz Edi Ramën, i cili shpërtheu, me një arsenal shpifjesh të qëllimshme, me një politikë të njohur të denigrimit personal të kundërshtarit dhe me një fjalor të neveritshëm.

    Në fakt, nuk ka faj, sepse qëndrimi i matur i kryetarit të opozitës është një qëndrim që ia zhvesh në mënyrë të pamëshirshme rrobat e kllounit kryeministër dhe e nxjerr lakuriq papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie.

    Jo rastësisht, ky qëndrim po provokon një tërbim politik, jo vetëm tek kryeministri, por tek e gjithë banda rrotull tij, të cilët janë kthyer në një burim të papërgjegjshëm helmi dhe thashethemesh.

    Projekti i Lulzim Bashës për të dalë nga kriza, e detyroi kryemiun të dilte nga vrima ku ishte futur, të lahej, të shkojë në zyrë dhe të fillojë të sillet si zyrtar.

    Falë Lulzim Bashës, nuk shikojmë më postimet e tij haluçinante, ku të gjithëve i drejtohej me një panik të lumtur, me skërmitje dhëmbësh dhe kërcënime, por shikojmë një Ramë që flet pa arrogancë, duke iu drejtuar shqiptarëve me lutje si ‘vëllezër dhe motra’.

    Në fakt qëndrimi i Bashës është qëndrimi që do të merrte çdo kryetar i përgjegjshëm opozite , që nuk ka qëllim luftën për pushtet.

    Që në fillim ai ka mbështetur vendimet drastike të qeverisë dhe sugjeruar mënyra për menaxhimin e situatës. Gjithashtu, ai ka prezantuar edhe një projekt të qartë ekonomik për daljen nga kjo krizë. Një projekt i thjeshtë dhe lehtësisht i realizueshëm.

    Opozita kaq mund të bëjë. Ajo këto mjete ka në dorë. Ajo nuk ka as përgjegjësi shtetërore dhe as mundësi financiare për të realizuar projektin e saj.

    E vërteta është që edhe pse qeveria e sulmon në mënyrë vulgare projektin e opozitës, ajo po ‘vjedh’ dhe implementon çdo ditë pjesë të projektit të saj. Për këtë nuk ka pse ta ulë kokën , përkundrazi duhet ta mbajë lart, sepse kjo nuk është një betejë për dekorata , por është një betejë për jetën.

    Në këtë kuptim Lulzim Basha po e udhëheq defacto qeverinë. Ai po denoncon sistematikisht transparencën e munguar, papërgjegjshmërinë gjatë procesit, apo dhe qasjen e gabuar të qeverisë në lidhje me administrimin e buxhetit, sepse dihet që një qasje e gabuar mund të prodhojë një ‘virus’ edhe më vdekjeprurës social.

    Sigurisht, që bilanci i punës së kryeministrit ndaj fatkeqësisë, bëhet më pas, por deri tani qasja e tij ‘si shpëtimtar’ është shumë e gabuar. Ndërsa , k?mbëngulja për të bërë betejë politike kundër opozitës në një kohë që rrezikohet jeta e qytetarëve, është një vendim i dëshpëruar.

    Duke jetuar i izoluar dhe larg realitetit, i rrethuar nga servilë, në mënyrë krejt naive ai po tenton ta konsiderojë këtë luftë, si luftën e tij.

    E vërteta është që kjo nuk është luftë e tij, por është detyrë e tij. Nëse ia del, ai thjesht ka bërë detyrën për të cilën të gjithë ne paguajmë, ama nëse humbet, kjo nuk ka të bëjë më me të dhe narcizizmin e tij, por ka të bëjë me të gjithë ne. Sepse, do të jetë humbja jonë, dhe fitorja e askujt.

  • Nga Edi DELIU – Mos ta kujtojmë Marian vetëm për bukurinë

    Nga Edi DELIU – Mos ta kujtojmë Marian vetëm për bukurinë

    Rusja Sharapova u tërhoq nga sporti duke lënë pas bindjen se ka qenë kampionia më e bukur e historisë së sportit. Por ajo duhet kujtuar parasëgjithash për rezultatet, përtej një rasti dopingu mjaft të dyshimtë

    Edhe pse bukuria në thelb është çështje e shijes personale, unë ju sfidoj të më kundërshtoni konstatimin se Maria Sharapova ishte kampionia më e bukur në historinë e sportit. Madje kjo dhunti mund të shërbejë edhe për të konfirmuar më tej meritat e saj konkurruese, siç ndodhi në futboll me David Beckhamin, i cili konsiderohej aq i bukur sa befasonte gjithnjë kur hidhej në aksione vendimtare për skuadrën e tij, a thua se fytyra e bukur duhet ta dënonte atë me një rol dekorativ, larg nga aksionet plot vendosmëri.

    Tani që ajo është tërhequr nga sporti, duke iu dorëzuar dhembjeve në shpatulla, me të cilat ka luajtur për vite me rradhë, Maria meriton të vlerësohet jo vetëm për një rrugë të gabuar (skualifikimi për doping, për shkak të substancës që merret gjithmonë – meldonium – e cila në një moment të caktuar u konsiderua e paligjshme por që ajo nuk hoqi dorë), por edhe për rrugën e gjatë të përshkuar në sport. Një vajzë e bukur e aftë për të fituar Wimbledonin në moshën 17 vjeçe, që mund të kishte mbizotëruar edhe faqet gossipeve siç kishte bërë Anna Kournikova disa vjet më parë, tenistikisht e talentuar edhe pse jo aq shumë (por sidoqoftë kishte arritur deri në vendin e 8 në top klasifikimin botëror).

    Por Maria, substancialisht nuk e vrau ndonjëherë mendjen për këto gjëra, ajo përjetoi nja dy lidhje sentimenale shumë normale me atletë të tjerë – me kolegun Dimitrov dhe basketbollistin Vujaçiç – dhe i mbylli ato pa thirrur fotografët për të pavdekësuar skenat e ndarjes. Nuk ia ndjente nevojën këtyre lojrave. Sigurisht, duke luajtur në kombinimin talent-bukuri Maria ka fituar qindra miliona duke qenë pjesë në reklama të shumta. Por këtu nuk ka asgjë të gabuar, përkundrazi, e lumja ajo.

    Por kur ishte momenti për të zbritur fushë, dhe të tillë kishte shpesh sepse Sharapova ka luajtur dhe fituar shumë, hijeshia e saj e lindur shndërrohej në një vendosmëri të ashpër për të luftuar. Po të shohim shifrat, mes saj dhe Serena Williams nuk ka pasur rivalitet: 20 fitore kundër 2 në favor të amerikanes, pra po flasim për asgjë.

    Mirëpo ato dy fitore janë triumfi i Marias në Wimbledon dhe, në të njëjtin sezon, edhe në fitoren e Masters. Mjaftueshëm, sepse Serena, që prej atyre dy ndeshjeve e tutje, do të përballej me Sharapovën me intensitetin e gjithnjë në shkallën më të lartë. E mjaftueshme sepse Maria, ndërsa ishte e vetëdijshme për inferioritetin e saj, e provonte çdo herë, e gatshme të përfitonte qoftë edhe nga ndonjë lëshim sado i vogël i numrit një. Edhe kjo është një bukuri, dëshira për të luftuar deri në ekstremin e forcave. Madje Maria Sharapova ka qenë më tepër madhështore se e bukur.

  • Nga Edi DELIU – Princi i vogël me ëndrrat e mëdha

    Nga Edi DELIU – Princi i vogël me ëndrrat e mëdha

    Mos i besoni pamjes… Pas asaj pamjeje si prej një djali të mirë fshihet një kampion i pamëshirshëm i cili synon të bëhet piloti më i shpejtë në botë. Numri një! Asnjë alternativë, asnjë plan B. Po flasim për Charles Leclerc, natyrisht, për Princin e Vogël që po i bën miliona tifozë të Ferrari të ëndërrojnë. Është Cavallino i skuderisë legjendare, në Kampionatin e ri Botëror të F1 që do të fillojillojë së shpejti në Australi. Sigurisht, i preferuari i të gjithëve është gjithmonë ai, Lewis Hamiltoni, njeriu i makinës Mercedes.

    Por Ferrari nuk mund të pranojë të mbartë një rol vartësi. Maranello nuk ka festuar një Botëror që nga viti 2007, që kur Kimi Räikkönen fitoi titullin duke parakaluar hijen e madhe tek Ferrari të Michael Schumacher (pesë suksese radhazi me Kokëkuqen mes viteve 2000 dhe 2004). Dhe meqenëse pasionet bëjnë xhiro të pafundta dhe më pas kthehen… na pëlqen të mendojmë se Charles, në Maranello, ka zënë vendin e Kimit në zemrën e ferraristëve.

    Nuk ka më entuziazëm rreth Sebastian Vettel, por edhe nëse ka ndopak, ai ndjehet vetëm për një shkallë të ulët gjeneracionale. Ferrari i kuq i së ardhmes ka fytyrën e Charles Leclerc, i cili ka firmosur deri në vitin 2024. mjaftoi sezoni i parë për ta bërë më të dashurin. Rekordi i poleve të vitit 2019 (7!), suksesi i parë në Spa (si Schumacher!) dhe apotheoza e Monzës (piloti më i ri i Ferrarit i të gjitha kohërave) e kanë bërë atë më shumë sesa një të paracaktuar. Charles është shpresa e madhe e gjeneratave të reja dhe jo vetëm e Ferrarit. Mezi po presim për ta parë në pistë pistᯡ, teksa përballet me Hamiltonin, Verstappen dhe me këdo tjetër që do të gjendet midis makinës së tij numër 16 dhe ëndrrave të tij.

    Mezi po të presim për të parë nëse instinkti i tij i ri dhe i pacipë si sulmues do të gjejë një kompromis të virtytshëm me ekuilibrin e pjekurisë. Numri 16 ka qenë edge në fanelat e Joe Montana, qendërmbrojtësit historik i San Francisco 49ers, i kampionit të botës Daniele De Rossi tek Roma dhe i Pau Gasol tek Spurs të San Antonios. Talente që kanë kanë shkruar faqe të tëra në legjendën e sporteve. Një ditë, shpresojmë, do ta kujtojmë si numrin e Ferrarit të Charles Leclerc, Princit të Vogël.

  • ‘Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’:  Përgjigje për një kryeministër harbut

    ‘Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’: Përgjigje për një kryeministër harbut

    Në vitin 2015, kur nga Shqipëria drejt Gjermanisë kishte nisur një eksod masiv i paparë në kohë paqeje, një nga kardinalët më të njohur në Gjermani vizitoi Shqipërinë.

    Kardinali Rainer Maria Woelki do vizitonte mbarë vendin për të kuptuar se përse po largoheshin kaq masivisht shqiptarët.

    Pas kthimit në Gjermani, ai dha një intervistë për mediat. Sipas tij, Shqipëria i ishte dukur një vend i mrekullueshëm, me një tokë pjellore, me mot të shkëlqyer, me burime nëntokësore dhe mbitokësore.

    “Një parajsë”, i tha gazetari, kur dëgjoi përshkrimin.

    Shqipëria mund të jetë një parajsë, por siç thotë edhe Woelki, problemi është te drejtimi i vendit.

    Të hënën, pas një tirade ndaj medias dhe opozitës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk duhet të pretendojnë shumë pasi jetojnë në lagjen më të varfër të Europës.

    Sipas tij, Shqipëria nuk është Gjermania dhe Kanadaja që japin miliarda.

    Me fjalë të tjera, mbylleni gojën se kaq meritoni.

    Por shqiptarët kanë më shumë se Gjermania, por u mungon diçka: kanë një kryeministër si Edi Rama, një njeri që ka dy dekada në majë të pushtetit në vend dhe tani në fund po përpiqet të na mbushë mendjen se kaq meritojmë, se jemi të varfër dhe nuk duhet të pretendojmë shumë.

    Ne nuk kemi miliarda, se miliardat kanë shkuar për një grusht njerëzish që marrin koncesione për asgjë.

    Për këtë kryeministër harbut ka vetëm një përgjigje: ne nuk jemi të varfër pasi jetojmë mbi një parajsë tokësore. Ne jemi të vjedhur!

    Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur sepse në nëntor të vitit të shkuar, revista Monitor lajmëronte se vlera e koncesioneve ka shkuar në plot 5 miliardë euro.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur, sepse vetëm në vitin 2018, koncesionet e shëndetësisë u rritën me 60 përqind, mjaftueshëm sa për të ndërtuar një qendër spitalore falas.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse vetëm koncesioni i check-up u ka marrë 8.5 milionë euro shqiptarëve për mijëra kontrolle të pakryera.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse në 15 vitet që vijnë do paguajmë 2 miliardë euro faturë koncesionesh që na i lë në shpinë kjo qeveri e papërgjegjshme.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse kompanitë e huaja kërkojnë në gjykatat e arbitrazhit plot 1.3 miliardë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse vetëm për një tekë të Edi Ramës dhe një SMS të Erion Veliajt, duhet t’i paguajmë një gjobë prej 110 milionë eurosh biznesmenit italian, Françesko Beketi.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse paguajmë 5 herë më shumë për kilometër rrugë se Gjermania. Për rrugën Milot-Balldren do paguhen 300 milionë euro për vetëm 17 km, sikur të jetë e shtruar me flori.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur me koncesionet e solarëve, që jepen pa asnjë garë dhe pa kriter, kurse energjia e të cilave blihet nga shteti dy herë më shumë se çmimi i tregut.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse japim 20 milionë euro për një kilometër rrugë për kompani offshore.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse japim qindra miliona euro për inceneratorë me koncesion te miqtë dhe gazetarët e pushtetit, të cilët marrin 47 milionë euro nga buxheti pa lëvizur gishtin.

    Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse japim tendera milionash për trafikantët e drogës pasi kthehen nga pushimet me zyrtarët socialistë.

    Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur sepse e kemi kthyer Shqipërinë në një narko-shtet, në vendin më të korruptuar në Europë, në vendin më të varfër në Europë, në vendin më autokratik në rajon, në vendin me antidemokratik, në një regjim hibrid ku një njeri kontrollon gjithçka.

    Ndaj thoni çfarë të doni, por mos thonë se jemi të varfër. Kemi gjithçka të bekuar, përveç një mallkimi të madh: kemi qeverinë më të kriminalizuar, më të korruptuar, më të kapur dhe më të paaftë në histori.

  • Nga Klodian TOMORRI – Koha për bazooken fiskale

    Krizat e shendetit publik jane betejat me te veshtira, me te cilat mund te perballet nje komb. Piesa me e keqe e tyre eshte se duhet te luftosh ne dy fronte. Se pari te shpetosh jetet e njerezve dhe se dyti te shpetosh ekonomine. Nese lufton vetem ne nje front, lufta eshte e humbur.

    Me gjasa masat e distancimit social do te zgjasin me jave e ndoshta dhe muaj. Por teksa qeveria imponon karantinen, aktiviteti ekonomik kontraktohet me shpejtesi. Mbyllja e detyruar e bizneseve do te lere pa pune me mijera qytetare duke i vendosur familjet e tyre ne veshtiresi kritike per te siguruar nevojat baze. Te shpetosh njerezit nga virusi, per t’ja dorezuar urise ke firmosur deshtimin e luftes. Qytetaret do te thyejne karantinen dhe kriza shendetesore do te thellohet.

    Ne kohe krizash te renda buxhetet kalojne automatikisht ne cikel ekspansioni. Te ardhurat bien per shkak te rrudhjes se aktivitetit ekonomik, ndersa shpenzimet rriten per te adresuar emergjencen. Ne gjuhen teknike fenomeni perkufizohet me termin e stabilizatoreve automatike.

    Nuk eshte rastesi qe ne cdo vend te prekur nga epidemia, qeverite jane duke ndermarre masa agresive ekonomike. Kur ne loje eshte jeta e njerezve, deficitet, borxhi dhe disiplina fiskale nuk kane me kuptim. Eshte koha per bazukat fiskale. Dhe ato duhet te jene mjaftueshem te medha.

    Nga Italia, ne Gjermani, France, Spanje dhe kudo, qeverite kane miratuar paketa emergjente fiskale te cilat luhaten nga 1 deri ne 1.3 per qind e Prodhimit Kombetar. Ne terma absolut, ne Shqiperi kjo do te perkthehej ne nje pakete financimesh rreth 100-150 milione euro.

    Nje pjese e tyre, rreth 30 deri ne 40 per qind, duhet te shkojne urgjentisht per rritjen e kapaciteve te sistemit shendetesor. Qeveria duhet te rrise numrin e shtreterve ne spitalet publike, ate te respiratoreeve si dhe te pajise mjeket me mjetet e nevojshme per t’i bere balle fluksit te pritshem te pacienteve. Dhe kjo duhet bere tani, pasi shume vende jane duke ndaluar totalisht eksportet, vecanerisht ato te pajisjeve shendetesore.

    Pjesa tjeter duhet destinuar per te zbutur efektet ekonomike dhe sociale te karantines. Kjo mund te behet me masa si ne krahun e te ardhurave permes lehtesimit te detyrimeve tatimore apo pagesave per sherbimet publike ashtu dhe ne ate te shpenzimeve permes transfertave cash.

    Ne Itali, qeveria miratoi cek 1500 euro per cdo familje te prekur nga karantina. Qeveria austrialiane do te jape 750 dollare per 6 milione njerez dhe SHBA-te gjithashtu jane duke konsideruar masa te ngjashme.

    Nje pakete prej 50 milione euro do te ishte e mjaftueshme per te adresuar pasojat sociale per njerezit qe humbasin pune. Nga ana tjeter bizneset duhet te mbajne nje pjese te barres duke i detyruar te akordojne lejet vjetore pergjate kesaj kohe si dhe te paguajne nje pjese shtese nese karantina zgjat.

    Per bizneset e mbyllura perkohesisht qe rrezikojne te falimentojne pergjithmone, qeveria mund te shohe opsionin e shtyrjes se detyrimeve si kredive te buta sipas modelit gjerman apo ndihmes se drejteperdreje Financiare. Keto jane masa qe duhen marre pa asnje hezitim. E vetmja dileme mbetet ajo e shkallezimit ne kohe. Nese qeveria ka likuditet te mjaftueshem per te perballuar shpenzimet emergjente stimuli mund te njoftohet pas emetimit te eurobondit. Por nese parate nuk mjaftojne, atehere duhet te behet tani. Por e gjithe paketa duhet te kete integritet. Dhe kjo rikthen serish debatin e koncesioneve.

    Buxheti ka paguar 8 milione euro per analiza te pakryera tek kompania koncesionare e Check Upit. Ne buxhetin e ketij viti, qeveria ka parashikuar te paguaje 7 milione euro te tjera per kete koncesion. Keto para duhet te devijohen urgjentisht ne funksion te luftes kunder epidemise.

    Nje tjeter kontrate, e cila mund te pezullohet perkohesisht eshte ajo e laboratoreve. Buxheti i shtetit paguan 11 milione euro ne vit per koncesionarin e laboratoreve ne spitalet publike. Tashme qe vendi eshte ne krize epidemie dhe koncesioni i laboratoreve nuk i sherbeu askujt, gjysma e ketyre fondeve mund dhe duhet te devijohen per te siguruar kitet e nevojshme per analizat koronavirusit.

    Te dy keto masa plotesisht te realizueshme do t’i jepnin buxhetit te shtetit 13 milione euro fonde per te perballuar shpenzimet e emergjences per te siguruar kitet e analizave apo mjetet e nevojshme per te mbrojtur mjeket. Pjesa tjeter e paketes do duhej te financohet permes rritjes se borxhit.

    Deficitet kane kuptim ne kohe normale. Por kur njerezve u rrezikohet jeta, atehere parametrat e borxhit kalojne ne plan dytesor. Fondi Monetar, gardiani me i eger i kufijve te borxhit, ne deklaraten e fundit per Shqiperine i kerkoi qeverise te plotesoje urgjentisht te gjitha burimet e nevojshme per sherbimin shendetesor duke lene te kuptohej se nuk do te kundershtonte nje rritje te borxhit, nese do te ishte e nevojshme. Indirekt ky mesazh do te thote: Shpetoni njerezit dhe ekonomine. Borxhi vjen me pas.

  • Nga Edi DELIU – Po, atëherë kam qenë edhe unë…

    Nga Edi DELIU – Po, atëherë kam qenë edhe unë…

    Ej, çfarë situate qesharake që po jetojmë! Më sjell ndër mend ato kohëra kur unë dhe bashkëmoshatarët e mi ishim të vegjël dhe të vjetrit, na tregonin se si gjatë luftës ishin larguar nga qyteti duke u fshehur maleve, në pritje që të kalonin ato momente të vështira, apo se si disa nuk zbritën fare nga malet por qëndruan aty të frikësuar nga reprezaljet e komunistëve në Tiranë, pas përfundimit zyrtar të luftës dhe ashpërsimit të luftës civile në Shqipëri! Gjithnjë në pritje të kalimit të atyre momenteve të këqia.

    Më kujtohen mirë tregimet e tyre sepse e kisha me shumë problem t’i imagjinoja ato kohëra, por sot më duket sikur po i përjetoj ato ndjenja dhe situata. Zona të kuqe, ndalesa të çdo lloji që ndryshojnë apo përkeqësohen nga dita në ditë, njerëz të trembur dhe dyshues në çdo gjë, asnjë puthje midis miqsh apo shtrëngim duarsh, maksimumi ndonjë përplasje këmbësh apo një përshëndetje me dorë, nga larg. Pa lokale, e kinema, muze të mbyllur, çdo gjë qark e ndaluar, ekonomia në krizë dhe shumë ndërmarrje të mbyllura, në prag të falimentit.

    Uau, duket sureale, si në një film i pakuptimtë mbi një të ardhme që nuk do ta dëshironim kurrë, por që po e jetojmë sot. E megjithatë duhet t’i japim vetes forcë. Më vjen të plas për gjithë sa po ndodh dhe për gjithë ndalesat që Shteti po na imponon.

    Kemi mbërritur në një moment kur s’ka më rëndësi në është bërë mirë apo keq me gjithë këto. Duhet të bëjmë të gjithë maksimumin e mundshëm për të ndaluar përparimin e këtij dreq virusi. Kush na drejton duhet ta kuptojë këtë. Por jo të bëjë propagandë me vështirësitë tona, mbi ndalesat tona se ndryshe kuptojmë se po tallen, me të gjithë ne, duke na trajtuar kështu thjesht për zbavitje!

    Ndaj është e rëndësishme që secili prej nesh të kuptojë se duhet t’i themi ‘boll më’ talljes me ne dhe të rruajmë vetë veten tonë. Nuk do na ndihmojë njeri, qeveria jo e jo. Ata po i shohim përditë nëpër tv dhe në jetën tonë të përditshme. Ndryshe thonë e ndryshe sillen. Është thelbësore që sekush të kuptojë se situata është tejet serioze dhe duhet përballuar kështu si vjen, me po aq seriozitet dhe me ndjenjë qytetarie. Parasëgjithash nga brezat e rinj, duhet kuptuar se në këtë periudhë vetizolimi nuk bëhet fjalë thjesht për “pushime”por vetndërgjegjësim.

    Le ta kujtojmë mirë sa herë që duhet të bëjmë ndonjë gjë. Është një situatë vërtetë dramatike dhe shumë serioze, por që sigurisht, pas disa javësh, maksimumi pas pak muajsh do t’i rikthehemi jetës sonë, kafeneve, llafeve e sorollatjeve pa fund duke hedhur tej ndalimet që na janë bërë duke qenë të kënaqur me gjithë sa kemi bërë. Sigurisht më mirë sesa disa të tjerë që nga zyrat e errëta atje lart, në qeveri, apo në banesat-bunker në ndonjë fshat na përrallisin sot gjithëfarësoj idiotizmash duke sharë e bullizuar të tjerët por vetëm kurajo nuk na japin, do kisha qejf t’i shihja këto njerëz të vegjël pas pak kohësh…

    Pak më parë po flisja me disa miq të mi, natyrisht, online, duke imagjinuar se si kur ne të jemi të moshuar dhe do të kujtohemi për këto momente duke folur me nipërit tanë. Do t’i tregojmë për këtë kohë të pabesueshme që po përjetojmë dhe do t’i themi atyre se si “në 2020-ën, unë kam përjetuar valën e shkatërrimit dhe kaosit të çmendur të krijuar prej virusit dhe disa njerëzve të çmendur që na drejtonin, por ja dolëm mbanë edhe më të fortë seç ishim më parë!”.

  • Ayrton Senna: 60 vitet e legjendës braziliane

    Ayrton Senna: 60 vitet e legjendës braziliane

    Dardan MITROVICA – Më 21 Mars, Airton Sena do të mbushte 60 vjeç. Ai ishte një nga pilotët më të mëdhenj të F1 të të gjitha kohërave dhe kampion botëror në Formula 1 në 1988, 1990 dhe 1991

    Ndoshta një nga pilotët më të formuar të parë ndonjëherë, Airton Sena forcën e tij e kishte në shpejtësinë puro, në aftësinë për ta zotëruar makinën, në menaxhimin e gomave dhe në pilotimin në kohë të lagësht. Këto karakteristika e bënë atë të arrijë si rekordin e 65 pole position deri në vitin 2006, ashtu edhe rekordin e 6 fitoreve në GP prestigjioz të Montekarlos.

    Ayrton Senna da Silva lindi në São Paulo më 24 Mars 1960, në një familje me kushte të mira ekonomike. Familja përbëhej nga e ëma Neide Senna, me origjinë italiane, babai Milton da Silva dhe dy vëllezërit, Viviane dhe Leonardo.

    Fillimet, deri në debutimin në F1

    Ayrton Senna iu afrua botës së automobilizmit mjaft herët për kohën, ai filloi të garojë më 1973 në moshën 13 vjeç, me një go-kart Parillà 100 në Interlagos.

    Instruktorit të tij të atëhershëm Luçio Pascual, i bëri përshtypje braziliani i vogël, me një stil që e dalloi atë për gjatë gjithë karrierës së tij, me vëmendje të veçantë për ngasjen në kohë të lagësht.

    Në të parin vit të debutimit të tij ai fitoi kampionatin junior go-kart. Por sukseset e brazilianit, megjithatë, nuk u ndalën këtu, në 1977 dhe në 1978 ai ia arriti të fitojë Kampionatin e Amerikës së Jugut dhe më pas për 4 herë radhazi Kampionatin e Brazilit. Në 1979 dhe 1980 Airton Senës i shpëtuan nga duart për një fije dy tituj botëror. Në nëntor 1980, Airton Sena u zhvendos në Britaninë e Madhe, ku shoku i tij Chico Serra, e prezantoi me Ralph Firman, pronarin e një skuderie që garonte në Formula Ford. Pas një prove, Senna ia arriti të fitonte një vend në skuadër.

    Përvoja e Formula Ford ishte si një trampolinë e kalimit për në F1 për asin e ri brazilian. Më 1981, viti i tij debutues në kampionatin 1600, fiton si kampionatin RAC ashtu edhe atë Townsend-Thoresen. Në 1982, transferohet në kategorinë e radhës, Formula Ford 2000, duke konkurruar menjëherë edhe këtu, si për kampionatin britanik Pace Britanik, ashtu edhe për atë evropian, EFDA.

    Në të njëjtin vit ai bëri debutimin e tij edhe në F.3 britanike në garën përfundimtare në të cilën fitoi njëkohësisht pole position, xhiron më të shpejtë dhe fitoren përfundimtare. Një vit më pas, pra më 1983, ai garoi të plotë kampionatin botëror të F.3 britanik duke e fituar atë dhe duke debutuar në garën përmbyllëse të vitit në botërorin e F.3 në Macau, ku edhe fitoi edhe në këtë rast pole position, xhiron më të shpejtë në garë dhe fitoren GP.

    Gjatë vitit 1983 Ayrton Senna bwri prova me disa skuderi Formula 1. Skuadra e parë që i lejoi një provë kampionit të ardhshëm brazilian ishte Williams, por një eksperiencë kjo, që nuk çoi në ndonjë bashkëpunim midis dy palëve.

    Mclareni organizoi një seancë provash në Silverstone ku ftoi për të marrë pjesë Senën si dhe Martin Brundle dhe Stefan Belof. Por edhe në këtë rast, edhe pse Senna ishte më e shpejti në atë provë, nuk iu dha asnjë sedilje.

    Ndërsa kontaktet midis Senës dhe Ecclestone, pronar i Brabhan, nuk rezultuan të suksesshme për shkak të dëshirës së sponsorit të ekipit (Parmalat), i cili dëshironte që të ishte një pilot italian ai që do të të zëvendësonte Riccardo Patrese, i cili iu bashkua Alfa Romeos për atë sezon sportiv.

    E vetmja skuadër që i besoi talentit të brazilianit të ri ishte Toleman i cili i ofroi atij një timon për sezonin 1984. Performanca e makinës nuk ishte në nivelin e lartë por sidoqoftë Sena ia arriti të ngjitej në podium në tre gara, gati duke prekur fitoren në Monako. Përfundoi kështu vitin e parë në F1 në pozicionin e nëntë në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

    Trivjeçari i Airton Senës në Lotus

    Vitin pasardhës Airton Sena kaloi tek skuderia Lotus. Në sezonin e 1985 ia arriti që në garën e dytë të fitojë GP në Portugali gjithnjë nën një shi të rrëmbyeshëm. Në këtë rast, për të gjithë dyshuesit, kampioni brazilian konfirmoi përfundimisht aftësitë e tij të shkëlqyera të drejtimit në lagështirë, duke i dubluar të gjithë pilotët deri tek i klasifikuari i tretë.

    Për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë së Lotusit, ai mundi të fitojë vetëm në GP-të e Portugalisë dhe të Belgjikës dhe duke marrë edhe katër podiume të tjera. E përfundoi sezonin me 38 pikë në dhe në vend të katërt në botërorin e pilotëve, 5 pikë para ndaj shokut të tij të skuadrës Elio De Angelis.

    Më 1986 dhe 1987 u pa një skenar shumë i ngjashëm. Edhe pse Airton Sena tashmë i afirmuar nëpërmjet paraqitjeve të tij arriti të konkurronte edhe me top team-et, Lotusi i tij nuk ishte në të njëjtin nivel konkurrues. Edhe pse në të dy sezonet e ardhshme fillimet dukeshin shumë pozitive, me vijimin e sezoneve, me ndërhyrjen e zhvillimeve të reja teknike, skuadra angleze ishte vazhdimisht më pas konkurrenteve më të pasura Williams dhe Mclaren.

    Më 1986, Seana ia arriti të marrë 2 fitore, 8 podiume dhe 8 pol position. Për të dytin vit ai arriti të zërë vendin e katërt në botërorin e pilotëve.

    1987 ishte viti i ndryshimit të motorizimit nga ekipi Lotus për shkak të tërheqjes nga garat të Renault-it. Do të ishte Honda ajo që do të zëvendësonte shtëpinë transalpine. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha teknike me Williamsin, Airton Sena arriti ta mbyllë sezonin në vendin e tretë pas Piquet, kampion bote për herë të tretë dhe Nigel Mansell.

    Gjatë weekendit të Monzës të atij viti, u njoftua transferimi i brazilianit nga Lotus tek Mclaren si shok skuadre i 2 herë kampionit botëror Alain Prost.

    1988-1993: Vitet në Mclaren të Airton Senës dhe rivaliteti me profesorin

    Siç e thamë më lart, Senna gjeti në Mclaren, Alain Prost. Rivaliteti me “Profesorin” u bë gjithnjë e më i madh dhe pa frikë mund të tregohet si një nga ata që shënoi historinë e F1

    Superioriteti teknik dërrmues i Mclaren në 1988 bëri që të dy të dominojnë kampionatin. Tw dy së bashku kishin fituar 15 nga 16 ndeshjet e kampionatit. Botërori u shndërua shumë shpejt në një çështje private mes tyre.

    Pavarësisht skualifikimin në GP e shtëpisë në Brazil dhe tërheqjen disa xhirove nga fundi në Grand Prix i Monakos, sezoni i paulistit ishte në rritje, duke ia arritur të fitojë gjashtë gara radhazi dhe krzesimin provizor të kampionatit botëror. Por afërsia në renditje e bëri edhe më të ashpër luftën e brendshme, aq shumë sa që gjatë GP të Portugalisë, Senna, për t’u mbrojtur nga një sulm i partnerit të tij, e përplasi me muret e bokseve, por sidoqoftë duke mos arritur të mbronte vendin e parë.

    “Profesori” e kritikoi manovrën e brazilianit në fund të garës, duke akuzuar shokun e skuadrës se kishte rrezikuar garën e të dyve.

    Në Suzuka, brazilianit i duhej vetëm një fitore për t’u bërë kampion bote. Në kualifikimin Senna fitoi pole positionin, numër 12 në sezon; por një hezitim në nisje të garës e rreshtoi në pozicionet e mesme të klasifikimit.

    Por, nisja e keqe nuk e demoralizoi asin brazilian, që me një rikthim spektakolar arriti të parakalojë shokun e tij të skuadrës, të kalojë në krye të garës dhe të fitojë Kampionatin Botëror të F1 për herë të parë me 8 fitore kundër 7 e Prost.

    Dominimi i Mclaren dhe i 2 pilotëve të tij vijoi edhe në vitin 1989. 4 garat e para të kampionatit panë 3 fitore të Senës. Por prishja përfundimtare me shokun e skuadrës ndodhi në GP të San Marinos, me Airton Senën që nuk nuk respektoi marrëveshjen për të mos sulmuar që në xhiron e parë të Grand Prix. Sena e fitoi garën dhe Prost dështoi për ta arritur atë. Transalpini kërcënoi skuadrën se nuk do të garonte në GP në vijim në rast se piloti brazilian nuk do të kërkonte falje.

    Problemet teknike të garave të mëposhtme të Airtonit, megjithatë, i bënë të mundur francezit që të kalonte në krye të kampionatit. Tre gara nga fundi i Botërorit, Airton Sena ishte 24 pikë pas shokut të ekipit. Për të rikonfirmuar veten si kampion bote ai do të duhej t’i fitonte të 3 garat e fundit sezonale. Sena fitoi në Spanjë, duke dominuar garën e duke i paraprirë Bergerit dhe Prostit.

    Në takimin e parafundit, në Japoni, rivaliteti kishte arritur kulmin. Sena, i nisur nga pole position, u arrit dhe u parakalua nga Prosti i cili, në pjesën e parë të garës, arriti të distancohet mjaft prej tij. Braziliani, me një rikuperim të tërbuar e arriti shokun e tij të skuadrës dhe në xhiron e dyzet e gjashtë tentoi sulmin në Casio Triangle; francezi mbylli trajektoren dhe dy pilotët Mclaren prekën njëri-tjetrin duke ngecur në rrugën e arratisjes. Francezi tërhiqet ndërsa braziliani, me ndihmën e komisionerëve, u rinis dhe pasi ndryshoi hundën e dëmtuar të makinës në kontakt me shokun e tij të skuadrës, rikuperoi disavantazhin me liderin Nannini dhe e fitoi garën.

    Por pas përfundimit të garës, Sena u skualifikua sepse ishte ndihmuar nga komisionerët pas kontaktit. Alessandro Nannini mori kështu fitoren e tij të parë në karrierë dhe Profesori u bë kampion botëror për herë të tretë.

    Pas kësaj episodi Senna mendoi tërheqjen duke akuzuar Presidentin e FIA-së Jean-Marie Balestre se favorizonte bashkatdhetarin e tij francez.

    Mclareni, me Prostin gati të kalonte tek Ferrari, mbështeti apelin e kampionit brazilian, por u refuzua. E pas disa deklaratave të bëra më tej, federata vendosi t’ia pezullojë super licencën Senës për gjashtë muaj.

    Polemikat midis Senës dhe Balestrit u zgjidhën me kërkesën për falje nga braziliani dhe ridhënies së superlicense. Gerard Berger zëvendësoi Prostin tek Mclaren më 1990 dhe situata në ekip u normalizua, me Senën si pilot të parë dhe të riun austriak të dytin.

    Por pavarësisht ndryshimit të vendeve, kampionat u dominua nga dy rivalët. Dy gara nga fundi, braziliani ishte nëntë pikë para francezit. Në Suzuka, me Prostin pa pikë, Airton Sena do të ishte kampione bote për herë të dytë.

    Kësisoj, në garë, në nisje të saj, piloti i Ferrarit, i nisur nga pozicioni i dytë, mori komandën, duke përfituar nga hapësira e madhe në anën e pastër të pistës. Por që në kthesën e parë, Sena e bllokoi francezin duke bërë që të përplasen e duke i dhënë kështu fund garës për të dy. Pavarësisht zhurmës së madhe që shkaktoi manovra, FIA vendosi të mos bëjë asgjë e në këtë mënyrë Airton Sena fitoi kampionatin e tij të dytë botëror.

    Më 1991 Sena shpallet kampion bote për herë të tretë në karrierën e tij. Fitoret e fillimsezonit arritën t’i jepnin mundësi asit brazilian, që gjatë pjesës së dytë të sezonit të mundë të përballojë rritjen eksponenciale të Williamsit të Nigel Mansell. Titulli botëror u fitua në garën e parafundit, në Suzuka. Airton Senës do t’i kishte mjaftuar edhe një vend i dytë për t’u kurorëzuar kampion. Gjithçka u zgjidh që në fillim të garës kur në kthesën e gjerë të cirkuitit e detyroi anglezin të tërhiqej.

    Rivali i madh i Senës, Alain Prost, u bë protagonisti i një sezoni veçanërisht të errët; ai u largua nga skuderia Ferrari pas GP Suzuka, pasi e kishte përkufizuar makinën e tij si një “traktor”.

    Në vitin 1992 adaptimi i motorit Honda V12 dhe futja me vonesë e kambios në timon, e kombinuar me disa probleme të besueshmërisë dhe konkurrencës së madhe të Williams, nuk e bënë të mundur që Airton Sena të luftonte për kampionatin që e përfundoi vend të katërt.

    Një Mclaren pak konkurrues dhe vendimi i Hondës për të braktisur F1 në fund të sezonit e vunë në dyshim qëndrimin e Senës tek team Woking. Kjo e bëri të vendoste kontakte me Williamsin, të cilat sidoqoftë u ndërprenë me ardhjen e Alain Prostit në këtë skuadër.

    1993 ishte një vit jo i mirë për brazilianin. Mbi të gjitha mbahet mend gara e Donington, ku ai e imponoi një shfaqje të një niveli mjaft të lartë, duke u shkëputur me Hillin e vendit të dytë me më shumë se një minutë.

    Teksa po mendonte për një kalim në Formula Cart apo për tërheqje, Airton Sena arrin një marrëveshje me McLarenin. Braziliani do të vendoste garën pas gare nëse do të garonte apo jo për 1 milion dollarë për GP. Atë vit Mclaren e kishte zëvendësuar motorin Honda me Ford, por konkurrueshmëria e njëvendëshes nuk mundi të arrinte atë të viteve të mëparshme.

    Pavarësisht inferioritetit të dukshëm të njëvendëshes së motorizuar Ford dhe marrëdhënieve me skuadrën drejt përkeqësimit të shpejtë, pjesa e parë e kampionatit ishte pozitive, me fitoret në Donington dhe Monaco, që e vendosnin brazilianin në krye të klasifikimit përpara rivalit të përjetshëm francez. Sena, pas Monakos, pranoi një kontratë deri në fund të sezonit.

    Në pjesën e dytë të kampionatit iu desh t’i hapte rrugë stërfuqisë teknike të Williamsit dhe në fund zuri vendin e katërt në Botërorin e pilotëve. Gjatë vitit Senna u mor vesh me Williamsin për të zëvendësuar Prostin në sezonin 1994.

    Airton Sena në Williams, 1994

    Por, problemet e Senna Ayrton nuk gjetën zgjidhje me kalimin tek Williams. Ndryshimi i rregullores atë vit bëri që skuadra britanike të humbiste avantazhin konkurrues. Ndalimi i përmirësimeve elektronike dhe i kontrolli i tërheqjes, ndyshe thënë i pikave të forta të njëvendëshes së dy vitet të mëparshme, detyruan projektuesit të revolucionarizojnë konceptin e njëvendëshes kaq të suksesshëm në dy vitet e fundit. Format tepër ekstreme të kabinës, të krijuara nga Adrian Newey nuk e lejuan Senën të voziste siç dëshironte ai.

    Kampionati filloi me 2 pole positione të brazilianit dhe me po kaq tërheqje. Edhe në garën e tretë arriti të marrë pole position-in por epilogu i garës pati një rezultat dramatik.

    Aksidenti i Senës

    Gara nisi me aksidentin që në starti mes JJ Lehto dhe Pedro Lamy. Mbetjet e makinave shkaktuan dëmtimin e disa spektatorëve. Pas daljes së safety car në xhiron e pestë dhe rifillimit të rregullt të garës, Sena doli nga pista në kthesën Tamburello, për shkak të një problemi. Ishte prishur ajo pjesë që ishte modifikuar për ta bërë më të lehtë drejtimin e makinës, e cila ishte modifikuar me kërkesë të vetë Senës, i cili nuk mund t’i shihte mirë instrumentizimet në bord. Papastërtitë e pistës vunë e nën presion mbi saldaturën manuale të bërë më parë, që u shkatërrua në xhiron e shtatë dhe e përplasi makinën me kampionin brazilian brenda, me murit mbrojtës.

    Vdekja e Senës

    Airton Sena, tashmë pasagjer në makinën që nuk po mundej ta drejtonte, u përpoq të frenonte, por nuk mundi të shmangte përplasjen. Impakti shumë i fortë u bë edhe më i ashpër nga çarja e betonit që bëri që makina të kërcejë dhe duke e bërë të kotë frenimin e mëtejshëm. Përplasja e fortë shkaktoi lëndime shumë të rënda. Kampioni brazilian humbi rreth 3 litra gjak dhe pas ndihmës së parë, të dhënë nga mjeku i FIA-s në rrugë, u transferua në Spitalin Maggiore të Bolonjës me helikopter.

    Senna Ayrton e humbi jetën në orën 6.40 pasdite në moshën 34 vjeçe. Autopsia, e urdhëruar nga gjyqësori italian, tregoi se vdekja ishte shkaktuar nga prishja e makinës dhe jo nga përplasja pasi trupi nuk kishte shfaqur ndonjë dëmtim të ndonjë rëndësie të veçanërisht.

    Pas funeralit shtetëror, trupi i Airton Senës u vendos në varrezat e Morumbi, në qytetin e tij të lindjes, San Paolo, më 5 maj 1994.

    Airton Sena dhe bamirësia

    Pas vdekjes së kampionit brazilian, motra e tij Viviane ka thënë se pjesë nga të ardhurat e fituara nga Sena në veprimtarinë e tij pilot, do të shkojnë për bamirësi tek njerëzit më në nevojë. Në testamentin e brazilianit, shuma të mëdha ishin destinuar për vepra bamirësie.

    Kaska e Senës

    Kaska që u përdor nga Airton Sena në Kampionatin Botëror të Formula 1 më 1990, në drejtim të Mclaren MP4-5b u vu në ankand për një çmim që varion nga 80,000 deri në 120,000 euro. Me këtë kaskë Senna fitoi si kampionatin e pilotëve ashtu edhe atë të konstruktorëve atë vit. Kaska ka shenjat e përdorjes si brenda ashtu edhe jashtë dhe shoqërohet me një vërtetim të vlefshmërisë nga Angelo Parrilla, menaxheri i Airton Senës gjatë periudhës së kartit.

    Shifra dhe Statistika – Shifrat e Airton Senës në karrierën e tij në F1

    • 161 pjesëmarrje në GP
    • 41 fitore
    • 65 pole position
    • 19 xhiro të shpejta
    • 7 Hat Trick (pole position, xhiro e shpejtë në garë dhe fitore në garë)
    • 610 pikë
    • 87 nisje nga rreshti i parë
    • 96 renditje në pikë
    • 80 podiume të fituara
    • 13672 km në drejtim të një GP (2931 xhiro)
  • Plani sekret i “komandantit surrels”

    Plani sekret i “komandantit surrels”

    Edi Rama e ka ndarë mendjen: do ta prishë Teatrin Kombëtar me forca të shumta policore dhe me fadroma, edhe sikur të ketë njerëz brenda.

    Se si do rezistojë opozita me popullin këtë e di vetëm lidershipi opozitar.

    Edi Rama do ta mbajë Tiranën dhe Durrësin, por sidomos kryeqytetin si “zonë të kuqe”, edhe sikur të ulen apo të mos ketë raste me koronavirus. Do t’i shtojë me urdhër vetëm që ta mbajë të mbyllur me “ligjin e luftës”. Kryeministri ka frikë nga protestat, pasi këtë herë, po plasen nuk ka polici që i mban. As edhe Luli nuk e kontrollon dot zemërimin popullor. Ndaj Rama do të rrisë propogandën gjatë këtyre javëve se “ja e hapa, por u shtuan rastet (raste shtohen edhe në letër), kështu që ligjin e Gjëndjes së Emergjencës do ta zgjasë nga 23 qershori në 23 shtator. Tani do t’i bëjë zgjatjet jo nga një muaj sipas ligjit e Kushtetutës, por me nga tre muaj njëherazi.

    Kush shkel ligjin, thotë ai, arrestohet!

    Ligji duhet zbatuar!- do bërtasë kryeministri dhe nuk do lejojë asnjë miting apo protestë.

    Më pas nga shtatori do bëjë arrestime nga radhët e tij, gjoja për të thënë se ja po zbatojmë ligjin dhe nuk falim njeri edhe sikur të jetë i PS-së. Më pas do lëshojë prokurorinë dhe SPAK drejt kundërshtarëve politikë dhe personal.

    Nga vjeshta prapë koronavirusi do vijë me valë të dytë në Europë. Edi Rama për të “mbrojtur” popullin do ta zgjasë ligjin e gjendjes së emergjencës. Por liridaljet e popullit do t’i hapë në mëngjes deri në ora 20.00.

    Ai nuk duron dhe nuk do lëvizje natën!

    Por skema e Surrelit prishet vetëm nëse opozita nuk duron më, por pushton rrugët, shkon në Surrel siç premtoi dje lideri opozitar dhe merr para çdo rilindas kriminel.

    Ndryshe, diktatura bëhet zyrtare, pasi BE nuk e ka mendjen se ka hallet e saj. As ambasadorët nuk reagojnë më se kanë interesa personale e nuk ndjehen më si dikur.

    Ndaj përballja për Teatrin Kombëtar është kauzë e madhe. Nëse ai rrëzohet, demokracia ka rënë përfundimisht në Shqipëri.

  • Edi DELIU – Gjermania: “Për jetë a vdekje”. Plani i jashtëzakonshëm i Merkelit: Mbi 550 miliardë për bizneset

    Edi DELIU – Gjermania: “Për jetë a vdekje”. Plani i jashtëzakonshëm i Merkelit: Mbi 550 miliardë për bizneset

    Qeveria gjermane ka lajmëruar koncesione të pakufizuara kredie dhe tatimore për të dalë nga kjo fazë e vështirë. Një lamtumirë e bujshme nga buxheti i bilancuar

    Për t’ju kundërvënë pasojave ekonomike të koronavirusit, Gjermania godet me baxuka. Qeveria gjermane i ka premtuar sistemit të biznesit kredi të pakufizuara, fonde sociale dhe zbritje të taksave prej rreth 550 miliardë eurosh, të cilat nëse është e nevojshme mund të rriten.

    “Ashtë çështje jete ose vdekjeje për të gjithë ne” ka thënë ministri i financave gjermane Olaf Scholz, duke prezantuar një plan prej katër fazash që është pritur shumë pozitivisht nga bota e biznesit dhe sidomos nga bursat evropiane.

    Shifra prej mbi 550 miliardë eurosh është sugjeruar në fakt nga Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, sipas të cilit në të vërtetë “nuk ka limite superiore” për kreditim që KfW, banka shtetërore për mbështetje të biznesit, mund të vërë në dispozicion të sistemit.

    Njoftimi i dy ministrave ishte i pritshëm pasi Angela Merkel, një ditë më parë, pati theksuar vendosmërinë e qeverisë së saj për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar që përhapja e epidemisë të shkaktonte një recension dramatik ekonomik. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme në çdo aspekt, unë do të thosha më e jashtëzakonshme sesa në kohën e krizës bankare”, tha kancelarja.

    Faktikisht, bëhet fjalë për një revolucion kopernikal: pa e njoftuar zyrtarisht, Gjermania e ka braktisur dogmën e “schëarze Nul”, balancimit të bilanci buxhetor, një politikë ekonomike prej së cilët është mbajtur peng viteve të fundit: “Në kohë krize, nuk mund të mendohet më për të kursyer”, tha Scholz në atë që tingëlloi si një epitaf i linjës së paraardhësit të tij, Wolfgang Schäuble.

    Plani gjerman e bën shumë më të lehtë për kompanitë që të përdorin fonde për të kompensuar punëtorët kur orari i punës reduktohet, për stopimin e taksave, për mënyrat e reja të kreditimit e deri tek jo më pak i rëndësishmi “forcimi i bashkëjetesës evropiane”, sipas të cilit Berlini do të jetë i gatshëm të rrisë kontributin e tij në buxhetin e BE-së.

    Në frontin Covid-19, epidemia vazhdon të përhapet: rastet e infeksionit në Gjermani kanë shkuar në 3200, me 7 vdekje. Por janë rritur gjithashtu edhe masat në përpjekje për ta frenuar atë: Janë 13 Länder (shtete) që së fundi kanë vendosur të mbyllin shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nga e hëna, ndërsa tre prej tyre (landeve) që i mungojnë apelit mendohet se do t’i aplikojnë shuëm shpejt masat federale. Pas shumë hezitimeve ka ndaluar gjithashtu edhe futbolli: Kampionatet i Serisë A dhe B do të pezullohen deri më 2 prill, por vetëm pasi pas kësaj fundjave të luhet raundi i rradhës me dyer të mbyllura. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë insiston që ndalimi i grumbullimeve publike me mbi 1000 personave, që aplikohet tashmë në të gjithë Gjermaninë nuk është më i mjaftueshëm dhe i ka propozon Länder dhe komunave të ndalojnë edhe ato me më shumë se 100 persona.

  • Red VARAKU – Opozita nuk duhet të ketë asnjë pendesë për strategjinë e ndjekur prej saj

    Red VARAKU – Opozita nuk duhet të ketë asnjë pendesë për strategjinë e ndjekur prej saj

    Ka një brengosje dhe një frymë revolte, e cila haset rëndom në shumë biseda, analiza dhe komente në lidhje me qasjen dhe qëndrimin, që po mban opozita shqiptare . Kjo brengosje vjen, si pasojë vendimit të opozitës, për të pasur një qasje paqësore, ndaj zgjidhjes së situatës.

    Për këtë ka shumë demokratë, që nisur nga dëshira e mirë, e gjykojnë keq aksionin opozitar për strategjinë dhe qasjen paqësore, që opozita përzgjodhi, sidomos pas përgjimeve, ku u zbulua mekanizmi pervers i vjedhjes së zgjedhjeve dhe ku të gjithë e pamë se si elita kryesore e PS parakalonte duke vjedhur zgjedhjet.

    Ashtu, siç ka edhe disa të tjerë, mercenarë të veshur me petkun e opozitarit, që ‘sulmojnë’ autorin e kësaj strategjie, Lulzim Bashën duke i bërë një shërbim të çmuar Edi Ramës, për ‘pagesën’ e të cilëve , Rama kujdeset personalisht.

    Ndërkohë, që të parët e meritojnë një shpjegim, me të dytët është e panevojshme të diskutohet. Ata meritojnë vetëm përbuzje dhe neveri, sepse janë kthyer në qen sulmi dhe mercenarë të Edi Ramës, të cilët ai po i përdor për të realizuar ëndrrën e tij të madhe, kapjen e opozitës.

    Shqetësimi i të parëve duhet mirëkuptuar, sepse ka në thelb shqetësimin e sinqertë ,që ndajmë të gjithë ne, për ndaljen më çdo kusht të degradimit të demokracisë, revanshit të ‘bijve të bllokut’ dhe rilindjes së diktaturës.

    Ndaj, do të përpiqem të sqaroj se pse një qasje e dhunshme e opozitës do të ishte një qasje e gabuar dhe pse qasja paqësore e opozitës është qasja e duhur.

    Së pari, një qasje e dhunshme mund të sillte PD në pushtet, por ajo do të vinte me një bilanc shumë të rëndë për shqiptarët dhe do të sillte pasoja shumë të rënda për vendin. Pra, ilaçi për ‘sëmundjen’ do të kishte qenë shumë herë më i rëndë se vetë kura. Ndaj, në vend të viktimave, Opozita zgjodhi të sakrifikonte mandatet e saj dhe të bojkotojë zgjedhjet lokale, duke i krijuar, jo pak disavantazhe vetes.

    Kjo është një premisë e rëndësishme për të gjykuar në mënyrë korrekte strategjinë e ndjekur nga Lulzim Basha. Ndryshe nga Rama, që sakrifikoi dhe shiti katër viktima për të ardhur në pushtet, Lulzim Basha ka refuzuar të vijë pushtet me gjakun e viktimave dhe për këtë për këtë fakt, ai jo vetëm nuk duhet qortuar, por meriton mirënjohje.

    Së dyti, ishte pikërisht kjo qasje paqësore, që e ndërgjegjësoi Bashkimin Europian se beteja e Opozitës, nuk është një betejë për pushtet, por është një betejë për të rikthyer vlerat perëndimore në vend.

    Kjo qasje e detyroi BE, që nëpërmjet 15 kushteve për hapjen e negociatave, t’i kërkojë Edi Ramës të largohet nëpërmjet një kodi zgjedhor, që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Së treti, kjo qasje paqësore bëri të mundur një mbështetje të jashtëzakonshme të Partive Popullore Europiane, e cila si në asnjë rast tjetër në histori, nxorri një rezolutë të jashtëzakonshme në mbështetje të kauzave opozitare dhe nominalisht Lulzim Bashës.

    Pra, nëpërmjet kësaj qasjeje, sot një ndër faktorët më të rëndësishëm dhe përcaktues te pushtetit në Shqipëri, faktori ndërkombëtar është shprehur qartë në lidhje me zgjidhjen e krizës në vend.

    Ndaj, është e nevojshme që të gjithë duhet ta kuptojnë që opozita nuk është qeveri dhe ajo nuk mban përgjegjësi për dështimet e qeverisë.

    Natyrisht ajo ka detyrën e saj dhe është në krye të detyrës, jo vetëm duke denoncuar me forcë korrupsionin dhe përpjekjet e kësaj qeverie për të asgjësuar demokracinë, por duke dhënë edhe zgjidhje dhe alternativa.

    Ajo është në krye të detyrës me të gjithë forcën që i jep e drejta, për të mos lejuar të përsëritet më kurrë ajo që ndodhi me zgjedhjet dhe që sot nuk është më vetëm një bindje e opozitës, po edhe e faktorit ndërkombëtar.

    Opozita nuk duhet të ketë asnjë pendesë për qasjen e saj paqësore dhe për respektimin e ligjit, që ajo vendosi të ndjekë deri në fund, për mosnxitjen e dhunës, kur të gjithë ne e pamë qartë që ‘zullumqarët’ e veshur me pushtet grabitën dhunshëm ditën ne diell vullnetin e popullit shqiptar.

    Rruga që ajo zgjodhi , nëpërmjet protestave dhe dy akteve më të forta të historisë politike të Shqipërisë, djegjes së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, ishte padyshim rruga e duhur për t’i hequr maskën këtij regjimi , brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Kursi ri politik i Opozitës , i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, për një reformë zgjedhore, për shtimin e rrugëve e të intensitetit të komunikimit me qytetarët për hallet e mëdha të vendit, të nevojës për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë të qartë qeverisëse, jo vetëm që nuk tregon dobësi, por dëshmon pikërisht të kundërtën, shkallën e lartë të përgjegjësisë, që po tregon Opozita dhe përgjegjësia nuk është atribut i dobësisë, por i fuqisë dhe pjekurisë politike që dëshmon që ajo është gati për të qeverisur vendin.