Blog

  • Ram Zoti – shqiptarëve: Kur ra tërmeti ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit

    Ram Zoti – shqiptarëve: Kur ra tërmeti ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit

    Kryeministri Edi Rama jo vetëm vazhdon talljet e tij të përditshme, por sot ai mbajti edhe një fjalim plot fyerje dhe mllef kundër shqiptarëve. Delirant apo mashtrues? Apo të dyja? Gjatë fjalës së tij në FB, sipas tij, Rama na qenkësh babai i rreptë i shqiptarëve në këto kohë të vështira.

    Kështu, në një moment, Rama tha se ai i kishte dalë për zot, duke i ndihmuar shqiptarët edhe kur ra tërmeti.

    “Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia,” tha Rama në delir e sipër.

    Por e vërteta flet ndryshe. Kur tërmeti të gjithë shqiptarët, anembanë botës u ngritën në këmbë për të bërë ç’të mundnin në ndihmë të fatkeqëve, por vetëm Rama nuk u pa që t’i dilte për zot atyre.

    Të gjithë e kemi parë se si me dhjetëra njerëz u lanë të jetojnë në banesa thuajse të rrënuara edhe pse ishin lajmëruar nga një tërmet në shtator.

    Shumë prej tyre humbën jetën.

    Operacionit e shpëtimit treguan se shteti shqiptar dhe qeverisja janë të rrënuara.

    Shqipëria nuk kishte as edhe një qen shpëtimi.

    Pastaj procesi i rindërtimit nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar katër muaj.

    Mijëra njerëz flenë akoma nëpër çadra.

  • Një baba që duhet lidhur

    Një baba që duhet lidhur

    Tha që është babai i shqiptarëve. U shfaq ashtu si gjithmonë, ndoshta pasi pa një endërr, dhe nisi serinë e rradhës horror duke folur për armikun e padukshëm.

    Madje sot zgjodhi që fjalën “armik i padukshëm” ta zëvendësojë me “mortje që ka rënë si rrufe mbi kokë e kërcënon të na grijë si mish qeni”.

    Këto janë fjalët e Kryeministrit, Edi Ramës, që ndoshta do i kishte zili edhe Alfred Hitchcock me filmat e tij horror.

    Tha se është babai, por nga ato që nxorri nga goja ngjante me personazhet e filmave të Hitchcock, ose të shtrigave në filmat për fëmijë.

    Mund të bëjë shumë mirë të gjitha personazhet e botës, por jo atë të një babai.

    Dikush që do të luajë rolin e një babai e merr këtë rol që në fillim dhe jo në mes të një beteje apo lufte, sikundër e quan ai, apo në fundin e saj.

    Katër apo pesë javë më parë tallej kur dikush i kërkonte të merrte masa dhe kur merrte pozicion serioz i akuzonte kërkuesve për përhapje paniku. Në atë kohë nuk ishte ende në rolin e babait, ishte në rolin e të paditurit apo të pandijshmit, që nuk e mendonte se koronavirusi, ose armiku i padukshëm nuk do të mbërrinte.

    Ndoshta dëgjonte ata që i tregonin se rakia, hudhra, qepa, imunizonin shqiptarët, ndaj dhe asnjë nga ato qindra mijëra shqiptarë që u kthyen në Shqipëri në mesin e epidemisë që mbërtheu Italinë, nuk u karantinuan. Dhe sot janë ato bombat që shpërthejnë dhe plagosin ose vrasin, pa dashjen e atyre që e mbajnë dhe e përhapin.

    I mbani mend kur dilnin me rradhë dhe flisnin për super-masat e vendosura në kufijtë e Shqipërisë dhe prisnin të kapnin armikun si të ishte një elefant apo ari.

    Më vonë nisi të kuptojë se armiku ishte i padukshëm, dhe gjënë e parë që bëri shkoi e u mbyll në bunker, atje në Surrel, nga ku lëshonte fermanët si Sulltani i Albanistanit.

    Dhe si Sulltan vendosi të bëjë eksperimente, të vendoste orare lëvizjeje, pastaj t´i ndryshonte, pastaj t´i shtrëngonte, dhe në fund u ndal në variantin që secili duhet të pajiset me leje për të lëvizur 1 orë për të bërë pazare apo mbaruar ndonjë punë të vogël.

    Vendosi, të kopjojë modelin izraelit për të izoluar të moshuarit, por ende nuk ka dhënë zgjidhje se si do i ndihmojë ata të marrin ilaçe dhe ushqime. Ndoshta se ka kuptuar që e vetmja strukturë që i funksionon në këtë luftë janë mjekët, madje ata të Infektivit dhe disa nga Urgjenca, pasi pjesën tjetër e ka lënë te rezervistët.

    Pasi u bë polic, ushtar, doktor, epidemiolog, infeksionist, vendosi të marrë rolin e babait. Por fatkeqësisht këtë rol nuk di ta bëjë.

    Unë sot nuk njoh asnjë model babai, përveç atij që u shfaq sot, që të tregojë horror, që t´i fusë tmerrin fëmijëve, që të përhapë frikë e panik.

    Roli i babait është ai që jep siguri, jep zgjidhje dhe garanton të ardhmen e fëmijëve të tij, për aq sa mundet, por jo duke përhapur frikë dhe tmerre. Një baba nuk i thotë fëmijëve të tij të papunë dhe të varfër, që sot nuk mund të sigurojnë bukën, se nuk kanë rrugë tjetër përveç se të paguajnë faturat e energjisë dhe ujit, ndryshe ai i le në errësirë. Një baba i mire gjen zgjidhje, që ndihmon fëmijët dhe shtëpinë.

    Sot Edi Rama tha : “e keni parasysh babain kur u shkul veshin? Kur babai rreptësohet, diçka nuk shkon.

    Mua më ra për hise t’ua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait, po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese?

    Pse qejf kam unë t’u them si të mbroheni nga kjo mortje që na ka rënë si rrufe mbi kokë e kërcënon të na grijë si mish qeni?”.

    E vështirë ta besoj se fëmijëve të tij, Rama i flet me këtë gjuhë që sot foli si babai i shqiptarëve.

    Dhe nëse i flet, atëherë një baba i tillë duhet lidhur, pasi bën më shumë dëm kur është i zgjidhur.

  • 20 superyjet e refuzuar për një rol të rëndësishëm

    20 superyjet e refuzuar për një rol të rëndësishëm

    Nga Julie Andrews, interpretuesja e parë në teatër e «My Fair Lady», por e refuzuar në favor të Audrey Hepburn në film, te Uma Thurman e cila nuk bindi në audicionin e Vivianit në «Pretty Woman», deri tek Selma Bler, Joey Potter e munguar në “Dawson’s Creek”… Të gjithë aktorët që (nuk) i kemi parë në filmat kult

    Do të mund ta imagjinoni Tom Cruise të blinduar në armaturën e Iron Manit në vend të Robert Downey Jr.? Apo Gwyneth Paltrow duke u përqafuar me Leo DiCaprion në bashin e Titanikut? Po sikur t’ju thoshim që Robert De Niro ishte një hap larg nga mbajtja e sëpatës së Jack Torrance në kryeveprën e Kubrick Shining? A do ta kishim dashur njësoj Pretty Woman me Uma Thurman në vend të Julia Roberts?

    Janë shumë starët e të Hollivudit të refuzuar për në një rol ikonik: nga Sylvester Stallone i cili nuk bindi me kostumin e Clark Kent tek Superman deri tek Tiffani Thiessen, Racheli i Friends e munguar. Një rast befasues ishte ai i Julie Andrews që, para se të fluturonte si Mary Poppins, ishte star i Broadway në muzikalin My Fair Lady por në film u preferua Audrey Hepburn pavarësisht se nuk ishte në nivel për të kënduar.

    Jeni kuriozë të dini më shumë? Vazhdoni më poshtë në galerinë tonë me 20 aktorët që kanë munguar në një rol të rëndësishëm:

    1. Al Pacino, Han Solo (Star Wars)

    “Michael Corleone” nuk arriti të hipë në Millennuim Falcon në origjinalin e Star Wars të vitit 1977. Ai i tha “Jo” Xhorxh Lukasit sepse nuk e kuptoi skenarin. Roli i shkoi Harrison Fordit.

    2. Julie Andrews, Eliza Doolittle (My Fair Lady)

    Ylli i të njejtës vepër muzikale në Broadway u preferua ndaj Audrey Hepburn, pavarësisht se nuk ishte në lartësinë e të kënduarit. Në fakt, në dopiazhet e shumta të vitit 1964 Hepburn u dopjua në të gjitha pjesët e kënduara. Audrey nuk fitoi Oskarin ndryshe nga Mary Poppins.

    3. Robert De Niro, Jack Torrance (Shining)

    Aktori ishte një hap larg nga mbajtja e sëpatës në kryeveprën e Kubrick që, megjithatë, preferoi Jack Nicholson sepse ai nuk konsiderohej si “i çmendur sa duhet”.

    4. Jack Nicholson, Michael Corleone (Padrino)

    Singëlli më i famshëm i Hollivudit e refuzoi rolin e paharrueshëm të bosit mafioz në favor të Al Pacino, sepse isha i bindur që “italianët duhet të bënin italianët”.

    5. Gwyneth Paltrow, Rose (Titanic)

    A mund ta imagjinonit të puthitur me Leo DiCaprio në harkun e Titanikut, në vend të Kate Winslet? Para se të hakmerrej me fitimin e Oskarit në Shakespeare in Love, e ëmbla Gwyneth u refuzua për rolin e saj si heroinë romantike në filmin e James Cameron.

    6. John Travolta, Forrest (Forrest Gump)

    Toni Manero e refuzoi rolin që i dha Oskarin Tom Hanksit, duke pranuar vetëm kohë më pas se “heqja dorë nga Forrest Gump ishte një gabim i madh”.

    7. Tiffani Thiessen, Rachel Green (Friends)

    Ish Valerie Malone e Beverly Hills 90210 u refuzua në favor të gjysmë të njohurës, Jennifer Aniston, për një nga rolet më ikonike në historinë e TV.

    8. Tom Cruise, Tony Stark (Iron Man)

    Mund ta imagjinoni Tom Cruise të blinduar në armaturën e Iron Man, teksa shfryen zemërimin nëpër qiejt e MCU në vend të Robert Downey Jr.? Epo, Top Guni iu afrua rolit të Tony Starkut por nuk e mori atë.

    9. Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, Jack Twist dhe Ennis Del Mar (Brokeback Mountain)

    Nëse do të ishte Gus Van Sant ai që të drejtonte Kaubojsët gay të Ang Lee, do të kishim gjetur Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt në vend të Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger. Do të na duhet të presim edhe 14 vjet të tjera para se t’i shihnim së bashku në të njëjtin film, me regji të Quentin Tarantino.

    10. Jennifer Lawrence, Bella Swan (Twilight)

    Para se të hidhte shigjetën e Katniss Everdeen në sagën fatsjellësë të Hunger Games, Lawrence dështoi në audicionin për një sagë teen, po aq me fat. U mund nga Kristen Stewart.

    11. Olivia Wilde, Naomi (The Wolf of Wall Street)

    Ylli i Tron: Legacy u refuzua për rolin e seksi bombës në favor të Margot Robbie që joshi DiCaprion dhe publikun.

    12. Sylvester Stallone, Clark Kent (Superman)

    Me pantallonat e shkurtra me yje të varura në gozhdë, Rocky u konsiderua për rolin e Clark Kent në trilogjinë kult që nisi lancimin e Christopher Reevenin në Olimpin e Hollivudit.

    13. Selma Blair, Joey Potter (Dawson’s Creek)

    Nëse krijuesi i serisë Kevin Williamson nuk do të kishte parë VHS me audicionin e Katie Holmes (i xhiruar në podrumin e shtëpisë), me siguri do të kishte vendosur që pjesën t’ja kishte dhënë aktores Cruel Intentions.

    14. Katie Holmes, Buffy Summers (Buffy the Vampire Slayer)

    Ish Joey Potter u bë mikeshë për kokë me Dawson, pasi e kishte lënë rolin e vrasëses në favor të Sarah Michelle Gellar.

    15. Sarah Jessica Parker, Baby (Dirty Dancing)

    Vite para se të bëhej një ikonë e modës, Carrie Bradshaw u prezantua në audicion për rolin e Franes “Baby” Houseman, por nuk bindi. Për pjesën u zgjodh Jennifer Grey.

    16. Joaquin Phoenix, Stephen Strange (Doctor Strange)

    Para se të merrte hakun e tij me Jokerin, aktori u përpoq të vishte pelerinë magjike që iu rrëmbye nga Benedict Cumberbatch.

    17. Uma Thurman, Vivian (Pretty Woman)

    A do ta kishim dashur njësoj (Pretty Woman) me Uma në vend të Roberts? Të dyja star në ngjitje, ata luftuan për pjesën më romantike të të gjitha kohërave, por ishte Pretty Julia ajo që fitoi.

    18. Miles Teller, Sebastian (La La Land)

    Star i War Dogs preferoi Todd Phillips te Damien Chazelle që e lancoi në Whiplash. Kështu që roli i shkoi Ryan Gosling.

    19. Ben Whishaw, Freddie Mercury (Bohemian Rapsody)

    Aktori anglez ishte gati në të rrëmbyer të rolit të frontmanit të Queen, përpara se Rami Malek t’i hiqte mikrofonin.

    20. Reese Witherspoon, Giulietta (Romeo + Giulietta)

    Baz Luhrmann e konceptoi filmin duke menduar për DiCaprio si Romeo dhe Reese Witherspoon si Giulietta por aktorja nuk e pranoi në favor të Claire Danes.

  • “Mama, mos më nxito: Rri edhe pak me mua e më përqafo fort”

    “Mama, mos më nxito: Rri edhe pak me mua e më përqafo fort”

    Ngadalë mama, qëndro me mua edhe pak: gjërat e tjera presin

    Ditët fillojnë me vrap, frenezia e jetës së përditshme na largon nga ato momente që përkundrazi duhet të shijojmë në të gjithë veçantinë e tyre, si përqafimin e fëmijës sonë.

    Asnjëherë nuk ka kohë, alarmi tingëllon dhe nis të programojë ditët tona. E gjejmë veten duke rregulluar shtëpinë e duke u përgatitur për të shkuar në punë teksa i kërkojmë fëmijës sonë të vishet shpejt.

    Por ata, fëmijët tanë, janë ende burra të vegjël të cilëve iu duhet kohë, qoftë edhe për ato gjëra të vogla që ne ndonjëherë na duken pa pikë rëndësie.

    Ndonjëherë humbja e durimit është kaq e lehtë, por ngadalësimi duket i vështirë, po nëse mësojmë ta bëjmë atë, gjithçka bëhet mrekullisht magjike, të jetohet në dy.

    Rruga për të ecur në këmbë për të shkuar në shkollë ose supermarket, mund të shndërrohet në një shëtitje të këndshme, dorë për dore, me fëmijën tonë. Ndoshta ai vërtetë ka nevojë për këtë gjë, ndoshta edhe ne.

    Ka shumë për të bërë, është e vërtetë, por kohën e humbur pas punës dhe punëve të jetës së përditshme, askush nuk do na e kthejë më. Dhe fëmijët tanë rriten, më shpejt nga sa mund ta imagjinonim.

    Shkojmë, të vrapojmë, të bëjmë gjëra, edhe shumë gjëra madje dhe largojmë nga vëmendja të vetmen gjë që ka rëndësi: një përqafim të shpejtë dhe pafund me fëmijën tonë.

    Sepse jeta, na ka bërë një dhuratë të çmuar, atë të kohës, dhe ne nuk mund të mos e shfrytëzojmë atë për të përjetuar momente dhe emocione të jashtëzakonshme si ato që vetëm çastet së bashku me fëmijët tonë mund të na japin.

    E pikërisht prej tyre, nga fëmijët tanë, ne mund të marrim një shembull dhe të mësojmë të ngadalësojmë, për t’i shijojuar edhe ato momente kur bota duket se po ndalet.

    Vendi ku jetojmë, aroma e një torte të bërë në shtëpi dhe rrezet e diellit që ndriçojnë fytyrën e lumtur të fëmijës tonë që rrezaton gëzim, vetëm se po kalon ca kohë me nënën e tij.

    A nuk është e mrekullueshme? A nuk vlen më shumë se të gjitha punët dhe angazhimet personale buzëqeshja e pastër dhe autentike e fëmijës sonë?

    Sa dashuri ka në uljen përtokë dhe në lojën me fëmijët e tu: shumë, shumë. Çdo gjë tjetër mund të presë.

    Pra, lërini fëmijët tuaj t’ju mësojnë diçka: mësoni të ndaloni, të jetoni momentin, të përqafoni fëmijën tuaj dhe të merrni frymë me aromën e tij, është jeta vetë.

  • Agron TUFA – Umberto Eco: “Nga Shqipëria më largoi pushteti i Sali Berishës”

    Agron TUFA – Umberto Eco: “Nga Shqipëria më largoi pushteti i Sali Berishës”

    E vërteta dhe takimi në Moskë. Salla e madhe e konferencave

    1.

    Ka qenë qershori i vitit 2000, kur Umberto Eco erdhi i ftuar për një kurs leksionesh mbi semiotikën në Institutin e Kulturave Europiane të Moskës, ku studioja edhe unë asokohe – i vetmi student shqiptar aty. Në fund të javës qenë vënë afishet në të gjitha mjediset e Universitetit të Shkencave Humanitare se të shtunën, mjeshtri i madh, shkencëtari i famshëm dhe prozatori lavdishëm i postmodernizmit do të jepte një konferencë shtypi. Në mbarë botën letrare, universitare e shkencore të Moskës, ky ishte një “peshk i madh” për kurreshtjen e elitës, duke pasë parasysh dhe faktin që Umberto Eco ishte gjerësisht i njohur dhe i lexuar në Rusi.

    E shtuna e shumëpritur erdhi. Në orën 11.30 salla e madhe e konferencave të Universitetit qe mbushur cit dhe rrëketë e njerëzisë që mësynin dyert e sallës u mpiksën aq keq, sa mbeten të ngrira e të palëvizshme, pa asnjë mundësi tjetër për qenë të pranishëm brenda, andaj u sajua një lidhje me qendër zëri, që ta ndiqnin bisedën nga ambientet e jashtme, ajme, pa e prekur me sy aurën e gjallë të idhullit të tyre. Dikur, më vështirësi të mëdha, i rrethuar nga një gardh profesorësh rusë e amazonkash, që ngjanin më tepër me gardianë, ia behu edhe Eco. Për një kohë të gjatë i buzëqeshi vesh me vesh sallës në delir e ovacione, mandej zuri vend në qendër të një tavoline të gjatë, mbushur me një radhë mikrofonash e vazo të mëdha lulesh. Ishte një zagushi e fortë, djersë e ufëm, por edhe qafa të tendosur që zgjateshin të shihnin fytyrën më të zgjuar mjekëroshe të planetit, e cila thuajse kishte humbur pas shkurreve të lulëzuara në tavolinë. Dukej e zhdukej vetëm vizllimi i reflekseve prej syzeve të tij tek shpërndanin mendjemprehtësi e inteligjencë, çka u sillte adhurueve mahni, respekt e përulje. Dikur edhe Eco u këshillua me dy përkthyeset amazona, të cilat nxituan të zhdavarisnin retë e dendura të luleve. Kësodore u shpalua i qartë torsi simpatik i njeriut të madh.

    Dhe mjeshtri foli.

    2.

    Në sallë ra heshtja përdëllyese.

    Isha në radhët e para dhe e ndiqja pa vështirësi ligjërimin e tij gjithë batuta të kripura mbi formalizmin rus, strukturalizmin e semiotikën, ndërsa në ije ndjeja herë pas here goditjen e lehtë me bërryl të poetit Danjilla Davidov, krejt të përpirë nga adhurimi (një ditë më pas ai më dha një poezi të shkruar posaçëm me atë rast). Por nuk dua të ndalem në aftësitë oratorike të mjeshtrit të madh. Ai i hipnotizoi dëgjuesit me erudicion, gjetje origjinale plot xixëllima mençurie e sidomos humor të zgjuar paradoksal. Më intereson të kujtoj pjesën e nxehtë të përgjigjeve të tij për pyetjet e panumërta që i bëheshin nga salla.

    Ja, në njërën prej pyetjeve do të ndalem edhe për faktin se atë e formuloi miku im poet, pikërisht Danjilla Davidovi:

    – Mjeshtër, siç është gjerësisht e njohur, ju jeni një ndër personalitetet më ndikuese të inteligjencies europiane që, personalisht, i përmbaheni pikëpamjeve politike të majta. A ju ka ndodhur, mjeshtër, që bash për shkak të këtyre bindjeve ose frymës së tyre, të jeni ndier i padëshirueshëm në ndonjë ambient, lëvizje intelektuale në Itali, apo kund tjetër jashtë atdheut tuaj?

    Pasoi një heshtje gjersa njëra prej amazonave përkthyese ia përcolli pyetjen të plotë rrëzë veshit, ndërkohë që Eco nuk ia ndante sytë atij që kishte bërë pyetjen, teksa tundte ritmikisht kokën e anuar. Mori drejtqendrimin e shpalli:

    – Faleminderit për këtë pyetje kaq interesante… a e dini çfarë, zotëri simpatik? Jo… jo, më falni më parë t’ju pyes: ju vetë, çfarë pikëpamjesh ndani?… nëse, sigurisht, nuk përbën ndonjë sekret…

    – Politike? – kërkoi të sqarohej miku im.

    – O, sigurisht… për atë po flasim…

    – E qartë. Ju siguroj, i nderuar mjeshtër, se nuk ka asnjë sekret dhe, nëse më lejoni, bindjet e mia të deritashme janë të djathta, e… në pastë gjë tjetër të rëndësishme, është fakti se këto pikëpamje, po të shprehemi figurativisht, i kam farkëtuar vetë në kudhrën e realitetit tonë.

    – Ju kuptova dhe as që e vë në dyshim përgjegjësinë e kërkimit tuaj intelektual, që ju ka sjellë me ndërgjgjeje të lirë në pikëpamjet tuaja të djathta. Por, që të mos i shmangemi pyetjes suaj në fillim, po ju rrëfej një rast të dhunshëm arrogance politike që më ka ngjarë në Shqipëri.

    Përveç habisë sime, ndjeva edhe bërrylin e fortë të Davidovit në ije.

    – Ka ngjarë kështu, – vazhdoi rrëfimin Umberto Eco. – Në pranverën e vitit 1993, përkthyesja ime e një grup intelektualësh shqiptarë më ftuan në Tiranë me rastin e promovimit të romanit tim “Emri i trëndafilit”. Por sa zbrita në Durrës, pushteti i atëhershëm i djathtë, ai i Partisë Demokratike Shqiptare, më ndaloi dhe më ktheu mbrapsht si “persona nongrata” për shkak të bindjeve të mia të majta, pa arritur të kontaktoja as me grupin e intelektualëve shqiptarë që, sipas fjalës, kishin dalë të më prisnin.

    3.

    Ndërsa kishte ndërhyrë pyetja tjetër, ashtu i turbulluar nga ky informacion negativ, u rreka të kthjellohem në disa mospërputhje dhe, sapo mbaroi përgjigjen, tashmë e kisha ngritur dorën, derisa m’u dha fjala.

    – I nderuar mjeshtër, a jeni i sigurtë se ky incident i papëlqyeshëm me Shqipërinë ju ka ndodhur në pranverën e vitit 1993?

    – Po, po, për këtë ju siguroj… është një fakt i veçantë, që nuk mund ta ngatërroj lehtë.

    – Atëherë, mjeshtër, kam përshtypjen se logjika juaj ka një plasaritje e nuk përputhet me faktet…

    – Continua a raccontare, prego…

    – Sepse, mjeshtër, në vitin 1993, me sa di unë, ju keni botuar në Shqipëri vetëm një ese me titull “Tregëtarët e apokalipsit”, në gazetën “Zëri i Rinisë”.

    Umberto Eco ngriti të dyja duart lart në shenjë të thellë habie dhe, më shumë se mua, iu drejtua publikut:

    – Si duket, po përballemi me një rekord të skrupulozitetit bibliografik! – tha e shtriu dorën me mirësjellje drejt meje, për të më lënë të vazhdoja.

    – Jo, i nderuar mjeshtër, është një nder që s’e kam merituar ndonjëherë… thjesht, këtu jam një student shqiptar dhe, asokohe, në vjeshtë 1993 kur është botuar eseja juaj, kam qenë redaktor i kësaj gazete. Ndërsa promovimi i romanit tuaj, për të cilin thatë se ju ftuan më 1993, nuk mund të ndodhte para se të përkthehej. Dhe, siç e dimë mirë të dy, “Emri i trëndafilit” është botuar në vendin tim më 1998; atëherë pra, kishte vend t’ju ftonin në promovimin e tij, nëse një ftesë e tillë ju është bërë… Mirëpo, edhe sikur t’jua kishin bërë një ftesë të tillë në Shqipëri (dhe kjo do të kishte vend vetëm në vitin 1998, jo më parë), prapë na del një mospërputhje e madhe, tashmë e një natyre thelbësore: atëherë në pushtet nuk ka qenë e djathta, që t’ju kthente mbrapsht si “persona nongrata”, për shkak të bindjeve tuaja të majta. Përkundrazi, që nga viti 1997 e deri tani që po flasim, Shqipërinë e qeveris pushteti i së majtës. Ata duhet t’ju kishin dëbuar për shkaqe bindjesh të majta. Po përse ta bënin këtë? Për shkak të bindjeve tuaja të majta?! Kjo do të ishte një oksymoron! Prandaj ju thashë se logjika juaj bart një plasaritje që shkon plot pesë vjet distancë. Me çfarë logjike ta mbushim këtë thellomë, i dashur mjeshtër?

    Gjatë gjithë asaj kohe kishte zotëruar një bunacë heshtjeje, por me të mbaruar pyetjen, salla u përmbyt nga mërmërima të sikletshme pakënaqësie, që për mua kishin një domethënie të padyshimtë: “Ja tani dhe ky shqiptar mistrec vjen e na prish festën!”

    – Epo, si duket, të nderuar kolegë, – Eco tashmë iu drejtua sallës, jo mua, – qenka dashur të udhëtoj gjer në Moskë për të dyshuar në besnikërinë e kujtesës sime… Eh, njëherë tjetër do t’i jap një përgjigje më të përpiktë kolegut tuaj shqiptar… pa harruar ta falendoroj për një të dhënë me interes të madh për mua, si botimin tim të parë në Shqipëri të esesë “Tregëtarët e apokalipsit”… – Deshi ta mbyllte atë situatë disi të sikletshme, por ndërkohë ishte ngritur më këmbë Danjilla Davidovi:

    – Mos ndoshta mjeshtri i madh e ngatërron përvojën nga Shqipëria me ndonjë vend tjetër?

    – Ndoshta, ndoshta… nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi…

    – Ju lutem shumë, – gjëmoi pizgë një zë nervoz prej femre, – ju vajzave moderatore! Mos e drejtoni diskursin në qorrsokaqe të tilla dhe… më falni… në çështje pa pikë interesi për ne… Sepse, më falni, mjeshtrin nuk e kemi ftuar t’i japë hesap kujt!

    Pas apelit të saj, salla u shkund e dialogu me Eco-n rinisi i ngrohtë, i gjallë, hokatar, me pyetje të rafinuara për çështje të mëdha e, natyrisht, me përgjigje të zgjuara që i shkojnë për shtat klasit të tij.

  • Leka Ndoja – 110 drejtues të Sigurimit të Shtetit që kryen krime monstruoze

    Leka Ndoja – 110 drejtues të Sigurimit të Shtetit që kryen krime monstruoze

    Në përkujtim të procesit të fundit gjyqësor ndaj klerit katolik, të 29 prillit 1977 ndaj Imzot Ernest Luigj Çobës, Ipeshkvit të mbramë të Shkodrës gjatë komunizmit, dhe në përkujtim të Ipeshkvit të parë të shuguruar në demokraci nga Papa Gjon Pali II, në Shkodër më 1993 të Imzot Zef Simoni. Imzot Çoba akuzohej për “krimet” e: tradhëtisë ndaj atdheut, terrorit, agjitationit dhe propagandës dhe moskallëzimit të krimit.

    Në procesin e njohjes për leximin dhe zbardhjen e episodeve të krimeve gjatë komunizmit në Shqipëri , kemi vjelë ndër dokumente 100 eksponentë – aktantë të Sigurimit dhe organeve të diktaturës, sipas burimeve arkivale.

    Pas dhjetë vjetëve nga viti 1967, i “revolucionit kulturor” kundër fesë, salvimi i Klerit Katolik arriti në epilogun e tij me vrasjen e Imzot Ernest Çobës.

    Kremtimi i Kërshëndellave në Shqipëri është shoqëruar me masa drastike të MPB të koordinuara nga Drejtoritë e Sigurimit duke arrestuar disidentët dhe klerikët e lartë pikërisht në ditët e festave, si pjesë e “Platformës së Sigurimit” miratuar nga KQ, për të dhënë “goditje” kundër “reaksionit” por edhe për t’u “siguruar” se njerëzit e sigurimit ishin të pacënueshëm nga ndjenjat humane që lidhin komunitetin ndër kremtime.

    Mjaft nga aktantët e diktaturës janë sprovuar madje disa edhe janë cënuar gjatë këtyre shërbimeve. Mbas përfundimit të “revolucionit kulturor” të PPSH u uzurpuan, u rrënuan dhe u tjetërsuan objektet e kultit, duke marrë emrat dhe datat perfide të ideologjisë duke i shërbyer agjitacionit figurativ dhe kino-sportiv.

    Ali Xhunga (Hetues në Shkodër në procesin e Imzot Ernest Çobës).

    Andon Deçka (Of. Sigurimi, dëshm, në proc. e Hazbiut).

    Angji Faber (Of. Sigurimi, SEMPI për Korçë).

    Aqif Lleshi

    Argjir Lipivani (Of. Sigurimi, SEMPI për Ushtrinë).

    Asim Aliko (Komandant i Njësitit Special të Ndjekjes, të Sigurimit).

    Beqir Balluku (Kryetar i Komisonit të Dëbim Internimeve).

    Beqir Ndou (Zëvendës-Ministër i Parë i Brendshëm 1949-1955).

    Bilbil Klosi (Zv. Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve).

    Dajlan Hajdari

    Demir Zhupa (Hetues, nga një fshat i Vlorës, torturoi gjashtë muaj rresht Lavdosh Zeqon).

    Dervish Bajrami

    Edip Çuçi (Of. i Sigurimit për Jashtë)

    Elham Gjika (Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë, hetues i Fiqret Shehut).

    Fadil Kapisyzi (Prokuror).

    Faik Minarolli, (Prokuror i Shkodrës, Prokuror në Proc. kundër Imzot Ernest Çobës).

    Farudin Jaho

    Farudin Poçari

    Feçor Shehu (Drejtor i Sigurimit për Tiranën 1955-56; Drejtor i Drejtorisë I të Sigurimit; 1974, -1978, Zv. Ministër P.B.; Drejtor i kundërzbulimit për Jugosllavinë dhe vizitorët në Shqipëri, Ministër i Brendshëm 1979-1981).

    Ferhat Matohiti (Hetuesi i Teme Sejkos dhe i Hamit Matjanit).

    Gani Keçi (Sekretar Partie në MPB., dëshm, në proc. e Hazbiut).

    Gjeli Argjiri

    Gjin Marku (shef i MLKA (MCR), akuzuar se kish shkuar në amb. Jug. nga K. Hazbiu).

    Gjon Banushi (Hetues i Musine Kokalarit, dëshmitar në procesin e Hazbiut).

    Halil Zeneli

    Halim Xhelo (oficer Sig. u akuzua për letra anonime dhe u arrestua).

    Halit Kaçanolli

    Halit Tafani (Hetues i Sigurimit, hetoi Ing. Aleks Vasilin në Procesin e Maliqit).

    Hasaf Kondi (Shef i Sigurimit i Brigadës së Delvinës në Div. e Gjirokastrës).

    Hazbi Lamçe (Drejtor i Burgut të Artizanatit, u dënua si pseudoshkrimtar).

    Hulusi Dautaj

    Hysen Hoxhati

    Idriz Seiti (Kryetar i Degës XII të Sigurimit)

    Ilmi Seiti (Kryetari Degës PB Shkodër, i vetëvrarë).

    Ilo Kola

    Isan Boriçi

    Ismail Qineti (Of. i Sig. u akuzua për dhënie të platformës së Sigurimit organeve të kundërzbulimit sovjetik).

    Ismet Isufi

    Ismet Spahija (Nd.Prokuror i Rrethit Shkodër, mori pjesë në Procesin kundër Lec Sahatçisë dhe Imz. Ernest Çobës).

    Isuf Keçi

    Jakë Tefiku (Hetues i Lec Sahatçisë, në procesin ndaj Imzot Ernest Çobës).

    Jonuz Mersini (Oficer zbulimi i Sigurimit të Udhëheqjes, dëshm, në proc. e Hazbiut).

    Jonuz Mersini.

    Kadri Gojashi (Drejtor në MPB).

    Kadri Hazbiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve; më 1945: emërohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit; Shef i Sektorit të Mbrojtjes për Ushtrinë deri në shtator 1947. Shtator 47 – prill 48 specializohet në Shkollën e Lartë të KGB, në Moskë; 1949-1955 Zëvendësministër, Shef i Degës së Kundërspiunazhit Kundër Bandave dhe Zbulimit Jashtë. Ministër i Brendshëm: Qershor 1955 -1979).

    Kadri Ismailati (Hetues i MPB).

    Koli Shuke (Of. Sig. i Kundërzbulimit për ish Vendet e Demokracisë Popullore).

    Kopi Niko

    Kristo Themelko (Drejtoria Politike e Sigurimit të Shtetit, Zv. i Parë i Koçi Xoxes).

    Kristofor Mërtiro (Jurist, hetues i B. Ballukut, propozuar nga Feçor Shehu; i dënuar me pas, në proc. e Hazbiut).

    Lelo Sinaj

    Lirim Pëllumbi (Sekretar i Dytë i Komitetit të Partisë të Ministrisë P. B.).

    Llambi Peçini (Zëvendës Kryetar i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë, 1961-1965, Shef i Sekretariatit të MPB, 1965-1974 Drejtor i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit për Udhëheqjen).

    Llesh Pjetër Lleshi (Of. i vrarë nga Sigurimi për devijim të detyrës).

    Manush Myftiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve).

    Mark Deda (Shef i Seksionit, Arkivi MPB).

    Martiko Gjika (Of. Sig. Shef Finance në MPB.).

    Mehmet Çaka (Of. Sigurimi, propozuar nga Hazbiu për Zv. Ministër i MPB).

    Mehmet Shehu (Shef i Sigurimit të Shtetit gjatë gjithë kohës që qe Ministër i Brendshëm 1949-1955).

    Mihallaq Ziçishti (Drejtori i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, dhe Zëvendësministër).

    Muço Saliu, major (Kreu Kursin e Sigurimit në Moskë më 1947; më 1950-1955, Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes).

    Myzafer Spaho (Drejtoria Politike e Sigurimit).

    Nazar Berberi

    Nesti Kerenxhi (Zëvendës-Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit 1945-1948 shkarkohet me grupin e Koçi Xoxes. Deri më 1982 drejtor ndërmarrje në Selenicë; u arrestua në gjyqin e Kadri Hazbiut, u burgos dhe u internua deri më 1989).

    Nevzat Haznedari (Prokuror i Gjykatës Ushtarake të Tiranës; Zv.Kryeprokuror, Kryetar i Degës së Hetuesisë; i depresuar u vetëvra).

    Niko Çeta (Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes, 1945-49).

    Nusret Dautaj (ingjinier, në vitet ’70 Zëvendës-Kryetar i Degës së P.B. Korçë; Drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme, Tiranë 1975-81).

    Panajot Plaku (Drejtor i Kufirit pranë MPB).

    Pelivan Luçi (Hetues i Fiqirete Shehut).

    Pëllumb Dishnica (Of. Sigurimi, Drejtoria Politike e Sigurimit).

    Pëllumb Hysni Kapo (ingjinier, më 1982 Kryetar i Degës së PB. në Tiranë; më pas Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit).

    Perlat Kasa (Hetoi nacionalistin vlonjat Lavdosh Zeqon).

    Petrit Arbana (Of. Sig. për Zbulimin në Kosovë).

    Petrit Hakani (Kryetar i Degës së Elbasanit dhe i Degës së Hetuesisë pranë MB, hetues i Mitrush Kutelit, Zyrika Manos).

    Pilo Shanto: Drejtor i Degës së Zbulimit në MPB.

    Piro Dautaj (Hetues në Prokurorisë së Përgjithshme, hetues për çështjen e “sabotatorëve”; një nga tre hetuesit e Fiqirete Shehut por u shkarkua nga det.).

    Qerim Muka

    Rakip Hoxha

    Rexhep Kolli (Drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit dhe Zëvendësministër i MPB).

    Sali Ormëni (Drejtor i Policisë dhe Zëvendësministër më 1948 pas Pleniumit XI të KQ, vetëvrarë më 3 mars 1951).

    Saliko Sulo

    Shaip Sadiku (Of. Zbulimi në Jugosllavi).

    Shefqet Muçi (Kryetar i Trupit Gjykues në Procesin e Imzot Ernest Çobës që u dënua 25 vjet burg).

    Shkëlzen Bajraktari (Hetues i Kadri Hazbiut).

    Shpend Dega (Of. Sigurimi).

    Shyqyri Çoku (Hetues në Shkodër në proceset e etërve katolikë: të Imzot Ernest Çobës, Zef Simonit, Kolë Tonës, Lec Sahatçisë, Mark Hasit dhe vëllait të Imzot Zefit, Gjergj Simonit).

    Skënder Konica (Hetues i Sigurimit).

    Skënder Kosova (Hetues, në Drejtorinë e Sigurimit të Tiranës).

    Stavri Xhara (Hetues, torturuesi Nr. 1 i Sigurimit, i akuzuar për lidhje me këshilltarin jugosllav Zvetovar Kaçiç).

    Sulejman Axhemi (Of. i Sig., Shoqërues i M. Shehut).

    Sulejman Manoku (of. Sig. dëshm. ndaj Hazbiut).

    Tasi Marko (Komandant i Kampit të Maliqit).

    Teki Koloneci (Drejtor i Kufirit).

    Thoma Karamello (Shef i Kundërspiunazhit).

    Thoma Tutulani (Hetues në Proc. e Kadri Hazbiut).

    Thoma Vangjeli (SEMPI për Ushtrinë).

    Todi Gusho (Of. Sigurimi, relatoi për Stavri Xharën në proc. e Hazbiut).

    Vagjel Kote (Hetues i MPB, hetoi Imz. Ernest Çobën).

    Vango Mitrojorgji (Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).

    Vaskë Koleci (Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).

    Vesel Ahmeti (Zv. Drejtor i Përgj. i Policisë).

    Xhavid Nimani (Shef i OZNA-s për Kosovën).

    Xhavit Ismailaga

    Zef Çeli (Of. i MPB).

    Zihni Muço (Shef i Kundërspiunazhit më 1946, zëvendësministër i Brendshëm më 1947; Sekretar i Përgj. i Kryeministrisë, kryesoi takimet me Dushan Mugoshën, Fadil Hoxhën e Xhavit Nimanin).

    Zija Beqiri

    Zoi Themeli (Drejtor i Zbulimit të Jashtëm të Sigurimit 1948-1955).

    Zyhdi Aga (Oficer i Sig., në Drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë).

    Zylfi Saliu (Of. Sigurimi, arrestuar në Berat për vrasje; Drejtor i Ndërmarrjes së Ujrave në Tiranë).

  • Katër mënyra për t’u ballafaquar me stresin

    Katër mënyra për t’u ballafaquar me stresin

    Çdo njeri vuan nga stresi herë pas here, por për disa është fenomen i përditshëm që ndikon seriozisht në kënaqësinë e tyre për këtë jetë.

    A e keni vërejtur se ndonjëherë thjesht nuk i përballoni gjërat mirë? Ndiheni të nevrikosur, të zemëruar dhe të mbushur me shqetësim?

    Përndryshe, stresi shpeshherë quhet edhe “vrasësi i heshtur” sepse shpie në sëmundje vdekjeprurëse si ato të zemrës, vetëvrasja, kanceri, dhimbja kronike, shtypja e lartë e gjakut, etj.

    Prandaj, nëse jeni person që vuan nga kjo sëmundje serioze, ju sugjerojmë që fillimisht të konsultoheni me doktorin, dhe t’i aplikoni këto këshilla:

    Bëni diçka që ju pëlqen: Kur jeni të zemëruar apo të stresuar, shpeshherë e humbni kontrollin. Çfarë të bën të ndihesh mirë? Mund të jetë takimi me miq për kafe, luajtja e video-lojërave, një dush i ngrohët, një vrap në pyll, vizitimi i një galeria, joga… çfarëdo që të jetë, sigurohuni ta bëni të paktën një herë në javë, në mos më shumë.

    Qeshni! Qeshja i zvogëlon nivelet e hormonit të stresit dhe e forcon sistemin e imunitetit. Pra, dilni me një mik, lexoni një libër komik apo shikoni një film të zhanrit komedi!

    Hani mirë dhe rregullisht: Stresi mund t’i ndryshojë nivelet e sheqerit në gjak, gjë e cila mund ta ndryshojë disponimin, të shkaktoj lodhjen, sindromën metabolike, etj.

    Prandaj është e rëndësishme të hani një dietë të balancuar me sasi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve, si dhe ta shmangni sheqerin, alkoolin dhe kafeinën.

    Ushtroni, mundësisht në ambient të hapur: Është e rëndësishme ta merrni sasinë e rekomanduar të vitaminës D, të merrni frymë në ajër të pastër dhe të bëni çdo ditë ushtrime në mënyrë që të keni një mirëqenie të shëndetshme.

  • Gratë e zemrës së Ismail Qemalit

    Gratë e zemrës së Ismail Qemalit

    Ai e deshi Nasipen me një vështrim. Vajza nga Konica, vetëm 19 vjeç, do të ulte e ndrojtur sytë, kur e pa për herë të parë. Biografët e Ismail Qemalit dinë shumë pak për të. Ajo vishej thjeshtë dhe vinte nga një martesë shumë e shkurtër. Burri i saj i parë ishte ndarë nga jeta vetëm pak muaj pas martese. Kjo humbje e kishte ndryshuar vajzën e re. Por Ismail Qemali do ta donte Nasipen bashkë me të shkuarën e saj.

    Në vitin 1864, ata lidhën kurorë. Martesa dhe gëzimi në familjen e re, do të zgjaste shumë pak. Me trupin e imët, Nasipja nuk do të përballonte dot lindjen e fëmijës së parë (një vajze) dhe do të ndahej nga jeta shumë shpejt. Ikja nga jeta e Nasipes do të linte gjurmë në jetën e Ismail Qemalit, i cili nuk do ta harronte lehtë gruan që i fali aq gëzim. Ishte vetëm 20 vjeçar, dhe me trishtimin e një ikjeje.

    Tre vjet më vonë ai do të dashurohej me Kleoniqinë, një grua nga Ruscuku. Biografët thonë se ai u dashurua pas bukurisë së saj. Keoniqia ishte plot hire dhe ata që e kanë njohur nga afër veçojnë dhe zemrën e saj të madhe. Jeta e tyre do të ishte plot andralla për shkak të angazhimit politik të Ismail Qemalit.

    Kritikët e tij më vonë, do t’ia kujtonin shpesh faktin që ai ishte martuar me një greke. Me të Ismaili do të krijonte një familje të madhe, katër vajza dhe gjashtë djem: Mevedeten (1873-1954), Alijen (xx-1955) dhe Ylvijen (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes; Mahmud beun (1871-1920), Tahir beun (1875-1932), Et’hem beun (1885-1937), Xhevdet beun (1888-1910), Qazim beun (1893-1953) dhe Qamil beun (1895-1950). Kleoniqi vdiq në Spanjë më 1918, ku dhe i prehen eshtrat.

    Në gjithë librat që janë shkruar për Ismail Qemalin flitet shumë pak për jetën e tij private. Ai kujtohet si një burrë i pashëm i dhënë pas së bukurës. Kleoniqi Sumerli është gruaja që pati ndikim më shumë në jetën e tij.

  • Pesë maska për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjeshtë

    Pesë maska për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjeshtë

    Laura DANI – Gjithmonë e më shumë po ndërgjegjësohemi për kujdesin ndaj lëkurës dhe tashmë e dimë rëndësinë që kanë maskat për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme

    Maska largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe bën një pastrim më të thellë të saj. Në treg mund të ekzistojnë lloje të ndryshme maskash, por asnjëherë nuk jemi të sigurt për përbërësit e tyre, prandaj ku ka më mirë sesa ta përgatisësh vetë atë.

    Përveçse do të jeni të sigurt për atë që vendosni në fytyrë, kostoja do të jetë minimale, pasi mund ta përgatisni me përbërësit që ju ndodhen në kuzhinë.

    Më poshtë po ju sjellim pesë lloje ‘scrub’-esh që mund t`i përgatisni në kushte shtëpie dhe mund të zgjidhni atë që më shumë i përshtatet lëkurës suaj.

    1 – Maskë me tërshërë

    Ju duhen:

    – ½ filxhani tërshërë

    – Ujë

    Vendosni tërshërën në blender derisa të bëhet e imët. Shtojini ujë derisa përbërja të bëhet në formë paste dhe masazhoni butësisht fytyrën dhe qafën.

    2 – Maskë me sodë buke

    Ju duhen:

    – 1 lugë gjelle sodë buke

    Ky është një maskë e thjeshtë për t`u bërë. Merrni një sasi të vogël nga pastruesi i fytyrës dhe shtoni sodën e bukës, kështu keni krijuar një produkt që do të shërbejë edhe si pastrues.

    3 – Maskë me mjaltë dhe sheqer kaf

    Ju duhen:

    – 1 lugë gjelle sheqer kafe

    – 1 lugë gjelle mjaltë

    Përzieni sheqerin me mjaltin dhe masazhoni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën tuaj. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

    4 – Maskë me kafe dhe vaj

    Ju duhen:

    – 1 lugë gjelle llum kafeje

    – 1 lugë gjelle vaj (ulliri, jojobe etj., mund ta zgjidhni sipas preferencës)

    Mos e hidhni poshtë llumin e kafes, pasi mund ta përdorni për të bërë një maskë, thjesht duke i shtuar vaj. Mund ta zgjidhni vajin sipas preferencës.

    5 – Maskë me oriz kafe dhe të bardhë veze

    Ju duhen:

    – 2 lugë gjelle oriz kafe

    – Një e bardhë veze

    Bluajeni orizin kafe derisa të bëhet i imët dhe shtoni të bardhën e vezës për të formuar një pastë. Masazhojeni me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

  • Plazhet më të bukura në Botë – Renditja 2019

    Plazhet më të bukura në Botë – Renditja 2019

    Dardan MITROVICA – Ku është deti më i bukur në botë? Cilat janë plazhet më të bukura? Ja verdikti i udhëtarëve: Karaibe, Polinezia apo kush? Ja cili është plazhi më i bukur në botë dhe renditje për vitin 2019!

    25 – Noosa Beach, Australi

    Nëse ekziston një kombinim perfekt i plazheve të pacenuar, parajsave tropikale dhe resorteve luksoze, beh…, kjo është Noosa Beach. Plazhi i artë që duket si i pikturuar nga një artist, rrethina të harlisura, parqe kombëtare.

    Për të dashuruarit pas zhytjeve, është e mundur të zbulohen mbetjet e rrënojave të HMAS Brisbane, dhe nëse kjo nuk mjafton … shikoni përreth, kudo është gumë koralore!

    24 – Malibu Beach, Kaliforni

    Jemi në një zonë super VIP, si Beverly Hills, në një qytet në perëndim të Los Angeles. Plazhet e Malibù janë me rërë dhe ideale si për ata që duan të bëjnë banjë dielli dhe të pushojnë mes zhytjeve, ashtu dhe për ata që kërkojnë kavalkime adrenalinike nëpër valë.

    Në lindje të Malibu ndodhet Lagoon State Beach, e njohur edhe si Surfrider Beach për valët e saj.

    23 – Half Moon Bay, Kaliforni

    Rreth 40 km larg San Franciskos, gjiri ka të njëjtin emër si komuna që e mikpret. Është një zonë detare e mbrojtur, për të ruajtur ekosistemin e saj detar dhe faunën oqeanike.

    Kufizohet me Pillar Point, është një zonë e privilegjuar për surfistët, veçanërisht në zonën në kufirin verior të quajtur Mavericks, ku valët mund të arrijnë në 15 metra!

    22 – Cala Goloritzè, Sardenjë – Itali

    Këtu jemi në Itali, dhe sigurisht nuk mund të mungonte Sardenja me një nga xhevahirët e saj më të ndritshëm. Cala Goloritzè është në të vërtetë një kënd ëndrrash me guralecë të bardhë që humbasin në një det si në kartolinë, ndonëse… i akullt! Uji i detit në fakt është shumë i ftohtë për shkak të rrymave.

    Karakteristike është qenrdra prej 150 metrash, një lloj shkëmbi që është i pushtuar gjinjë nga entuziastët e ngjitjes.

    Është shpallur Monument Kombëtar Italian në 1995.

    21 – Ocho Rios, Xhamajka

    I lindur si një qytet port i Xhamajkës, bukuria e saj natyrore ka sjellë një zhvillim të madh turistik me një port për plot mjete kroçera.

    Gjiri ka një plazh të jashtëzakonshëm, shumë popullor e plot me klube dhe hotele përreth. Në kontrast me territorin prapa tij është shumë i fortë, sepse shkon nga plazhi në një mori klubesh dhe hotelesh për të përfunduar në një pyll shiu me lumenj dhe ujëvara që krijojnë laguna të notueshme.

    20 – St Ives, Cornwall – Angli

    Perëndime dhe lindje mahnitëse të diellit shënjojnë ditët në gjirin e Saint Ives, një brez i gjerë me rërë me një det fantastik.

    Ideale për adhuruesit e surf dhe windsurf-it, gjithçka rreth shkëmbinjve dhe shtigjevendjellin edhe aduruesit e trekking dhe të ngjitjeve. Ka nga pak për të gjithë!

    19 – Boracay White Beach, Filipine

    Ishulli më i bukur i arkipelagut, aq i bukur sa të pushtohet çdo vit nga mijëra e mijëra turistë në kërkim të parajsës. Sepse me atë kemi të bëjmë, me një parajsë të vërtetë. Rërë e bardhë, ujë transparent me hijeshinë e jeshiltë që rrethon brezin ranor. Megjithatë, ai që në vitet 1980 ishte praktikisht një vend i panjohur dhe i paprishur gati po rrënohet nga industria turistike. Rezultati? Është “I mbyllur për restaurim”.

    18 – Mayan Beach, Tulum – Meksikë

    Jemi rreth 60 km nga Playa del Carmen, në Rivierën Maya. Ku asistojmë në një spektakël të pashoq: rrënojat e tempujve Tulum formojnë sfondin e një prej plazheve më të bukura në Amerikën Qendrore. Duket si një kartolinë, është realitet: një brez me rërë të bardhë dhe palma, rreth e përqark, e madje edhe me shkëmbinj koralorë në det të hapur! Më shumë se kaq…

    17 – Playa Varadero, Kubë

    E njohur edhe si Playa Azul, ajo është një rrip toke prej 30 km nga të cilat 22 janë plazhe. Rëra e përzier me ngjyrë ari dhe rozë, konsiderohet njëzëri më e bukura e arkipelagut kubanez.

    Nëse do na duhet me patjetër që të gjejmë një gjë negative, mund të thuhet se duket se je më shumë në Kaliforni sesa në Kubë, për shkak të përhapjes së coctail bar hoteleve të mëdha, më shumë në stil SHBA sesa në stil Kuba.

    16 – Clearwater Beach, Florida

    4 km plazh i bardhë që shtrihet në Gjirin e Meksikës, dhe është i lidhur me një kordon bregdetar (Sand Key) përmes një ure. Dhe ne jemi ende gjithnjë në Florida, pra plot me dyqane, bare, restorante, klube, hotele, bayëatch e të tjerë të këtij lloji, e mbi të gjitha plot me aktivitetet duke shkojnë nga surfimi dhe paragliding apo jet ski, deri tek ekskursionet me pamje delfinësh!

    Është ndër plazhevet më të bukura në Florida dhe Shtetet e Bashkuara.

    15 – Playa Bavaro, Punta Cana – Republika Domenikane

    Disa kilometra larg nga aeroporti, një hapësirë prej 40 km plazh me rërë të bardhë, një qendër turistike me një zhvillim impresionues aq sa të jetë një nga brigjet atlantike më të vizituara në botë.

    Një lloj ekosistemi në vetvete, sepse duke u spostuar vetëm pak metra më tutje mund të bëhet gjithçka: shopping, restorante, hotele… praktikisht pa u larguar asnjë sekondë nga plazhi!

    14 – Plazhi Waikiki, Honolulu – Hawai

    Ndër plazhet më të famshëm në botë, është shndërruar nga një vend-tërheqje shpirtërore në një qendër të ekonomisë së turizmit në Hawai, me rrjetin më të madh të hoteleve që mund të mbajë një zonëpër një hapësirë. Sot praktikisht gjysma e plazhit i është rezervuar surfistëve, por ajo që e bën atë të njohur dhe të stërmbushur me njerëz është i gjithë qarku i jetës së natës që sillet rrotull: klube, lokale, restorante, disko dhe … prostitucion.

    13 – Beach Bondi, Sidnej – Australi

    Një nga plazhet më të famshme të Australisë, rreth 7 km larg Sidneit, është një lloj “gjiri” me një shirit rërë 1 km të gjatë, që kufizohet në të dy anë shkëmbore. Parajsa e një surfisti, është e ndarë konvencionalisht në dy zona: veriore dhe jugore. Ajo jugore është më e “rrezikshmja”, por edhe më e dashura nga surfistët, si dhe nga dashamirët e … topless!

    12 – Ipanema Beach, Rio de Janeiro – Brazil

    Gjithmonë mban primatin, bashkë me të motrën Copacabana, sfidë e bukur… Ipanema është një hapësirë stërmadhe rëre të artë, ideale për… të gjithë! Po, sepse ekziston “Posto 8” që është një pikëtakimi për komunitetin homoseksual, “Punto 9” për të rinjtë (dhe të rejat) e Rios, surfistë dhe për ata që janë të fiksuar pas diellit dhe formave fizike, është dhe “Posto 11” që është e rezervuar për familjet dhe nënat me fëmijë.

    11 – Maya Bay – Tajlandë

    Është plazhi i zgjedhur setting për filmin “The Beach” me Leonardo di Caprio, dhe e ja një arsye. Një vend i magjishëm i bërë me rërë të bardhë me shkëmbinj, gurë dhe pirgje me rërë atje-këtu për të kornizuar këto “dekorime”, duke e bërë peizazhin një pikturë të vërtetë natyrore.Zero rrugë, zero makina, 100% e paprekur nga dora e njeriut. Vetëm një snack bar i vogël për t’u freskuar.

    Për ta vizituar atë, thjesht merrni një varkë ose një motoskaf nga Phi Phi.

    10 – Rhossili bay, Swansea – Mbretëria e Bashkuar

    Jemi në Uells, ku ndodhet ky gji i mrekullueshëm 5 km i gjatë, pak i vështirë për t’u arritur pasi mund të shkohet vetëm duke kaluar nëpërmjet një shtegu mbi kodër. Sidoqoftë, pasi mbërrin aty, peizazhi marramendës nuk do t’ju bëjë të pendoheni për përpjekjen e bërë: një panoramë e mrekullueshme dhe një peizazh i virgjër do t’u ledhatojë shqisat! Duke shëtitur përgjatë bregdetit, mund të shihen mbetjet e një fshati antik që datojnë që nga Epoka e Hekurit; ndërsa për tipat më sportivë, një pjesë e gjirit është një vend i përsosur për veprimtari të tilla si surfing! Së fundi, ata që duan të përqafohen me diellin, mund të shtrihen midis jeshillëkut të kodrave dhe blusë së detit dhe të shijojnë peizazhin.

    9 – Eagle Beach, Palm – Aruba

    Jemi në detin e Karaibeve, në ishullin Aruba i cili mikpret këtë plazh të mrekullueshëm me rërë të bardhë dhe një det spektakolar. Ekziston edhe një zonë shkëmbore ku është shumë bukur të admirosh gaforret e vogla që banojnë në këto shkëmbinj.

    Fantastike, më pas, për t’u shtrirë në plazh, për të shijuar pak relaks nën hijen e “Divi Divi trees”, pemë tipike të këtij ishulli, të cilat kanë veçorinë e të qenit gjithmonë të përkulur drejt jug-perëndimit, për shkak të erërave të forta që rrahin ishullin.

    8 – Horseshoe Bay Beach, Bermuda

    Fluturojmë drejt ishujve Bermuda për të arritur në plazhin e tetë më të bukur në botë. Jemi në mes të një peizazhi absolutisht tërheqës: deti i kaltër, një plazh me ngjyrë të kuqërremtë për shkak të përbërjes së tij koralore dhe guaskave të grimcuara ku ngrihen shkëmbinjtë gëlqerorë, në brendësi të të cilëve gjenden formojnë shpella të vogla ku mund të bëhet banjo dielli dhe të kesh pakëz privacy për t’u shtrirë sa gjërë e gjatë e për të admiruar qiellin e kaltër që bashkohet me atë të detit.

    7 – Lopes Mendes Beach, Brazil

    Le të transferohemi në Brazil për të admiruar këtë plazh të mrekullueshëm, absolutisht i paprekur nga dora e njeriut në të cilin mund të shkosh ose me një shëtitje dyorëshe, ose nëpërmjet detit me taksi ujore. Por me të mbërritur, vendi ju lë pa fjalë: një plazh i gjigand i bardhë me xhunglën pas krahëve dhe një det që të mban frymën. Ishulli është i gjithi i përfshirë në Ilha Grande State Park, një rezervat natyror që mbron të gjitha llojet e kafshëve që gjenden në ishull, shumë prej të cilave janë në rrezik zhdukjeje. Prandaj, më të frikshmit do të kenë mundësinë që të hyjnë disa metra në xhungël dhe të admirojnë majmunët e egër dhe përtacë që jetojnë nëpër pemë.

    6 – Playa de las Catedrales, Ribadeo – Spanjë

    Le të vië në Evropë, ku Spanja është shtëpia e kësaj vije bregdetare të mrekullueshme me rërë të artë, që kufizohet nga një mur pllakash të gurta dhe shkëmbinjsh të gërryer nga uji që krijon një peizazh me harqe mbi tridhjetë metra të larta, të ngjashme me mbështetëset e katedraleve të stilit gotik, nga ku buron edhe emri i gjirit, dhe shpellat natyrore të kryqëzuara përmes korridoreve të rërës, të cilat mund të arrihen gjatë baticës. Një peizazh shumë i bukur, plot veçori që duhen zbuluar!

    5 – Flamenco Beach, Porto Riko

    Jemi në Porto Riko, sërish në Detin e Karaibeve, ku ndodhet ky gji i mrekullueshëm, i rrethuar plotësisht nga natyra, pa ndërtime përqark, i rrethuar sa gjër e gjatë nga shumë gjelbërim. Plazhi është me rërë të hollë të bardhë, dhe deti është mikpret një larmi të madhe peshqish që mund të admirohen edhe me sy në ujërat e poshtëm, ku turistët notojnë. Një peizazh marramendës i përshtatshëm si për relaks ashtu edhe për zbavitje! Ishulli është pjesë e rezervatit natyrore Culebra National Ëildlife Refuge, që mbron disa lloje zogjsh dhe breshkash që banojnë në ishull. Ndërsa zona perëndimore e ishullit është ka qenë vendstërvitja e ushtrisë dhe marinës së Shteteve të Bashkuara, arsye se pse kudo nëpër zonë gjenden relike ushtarake, madje gjendet edhe një tank gjysmë i zhytur nën tokën e plazh.

    4 – Baia do Sancho, Brasil

    Kthehemi në Brazil për të shijuar panoramën e shkëlqyer të këtij gjiri, të arritshëm nëpërmjet detit ose duke zbritur nëpër një shkallë të pjerrët të krijuar nga gërryerja e shkëmbinjve, ku futemi në një atmosferë qetësie që na lejon të shijojmë peizazhin që na rrethon. Një florë e faunë autoktone luajnë rolin e një kuadrit në këtë bregdet që kufizohet nga një shkëmb i lartë, perfekt për t’u çlodhur nën diell i rrethuar nga natyra. Një ngjarje e veçantë natyrore ndodh nga Shkurti deri në Qershor në shkëmb, ku formohen dy kaskada me ujë shiu: një qershi e vogël përmbi tortë kjo që tërheq shumë turistë.

    3 – Whiteheaven Beach, Australi

    Fluturojmë në anën tjetër të botës, në Australi, për të admiruar një “parajsë të bardhë” siç e thotë vetë emri, një plazh i shkëlqyeshëm, me 7 km e tij bregdet me rërë të bardhë, falë përqindjes së lartë të silikonit, pothuajse 98%, që e bën rërën një ngjyrë të bardhë të ndritshme.

    Kjo përbërje gjithashtu bën që rëra të mos mbajë nxehtësi, e kësisoj mundëson shëtitjet e gjata në këmbë si dhe kontaktin fizik e shqisor me plazhin. Deti i gjelbër dhe që ngjan si i shtruar plot me smeralde në fund të tij ofron një peizazh të paparë, uji i ngrohtë dhe kristal i pastër lejon të admirohen peshqit që notojnë afër bregut, ndërsa një atmosferë idilike mundëson të kalohen pushime fantastike në qetësi.

    2 – Grace Bay, Providenciales

    Ishulli është pjesë e një arkipelagu të Detit të Karaibeve, Providenciales, zotëron plazhin e dytë më të bukur në botë. Përveç plazheve, hijeshia e ishullit qëndron në kodrat e saj të gjalla, të mbuluara me pemë fiku indian. Sidoqoftë, gjëja më e veçantë mbetet peizazhi: kilometra e kilometra shkëmbinj koralorë afër bregut, lehtësisht të arritshëm me varkë, presin të admirohen! Ishulli me rërën e imët dhe të bardhë është perfekt për shëtitje të gjata pranë detit të kaltër. Edhe një herë ne e gjejmë veten në një parajsë, në një vend idilik me një atmosferë paqësore që do të stimulojë të gjitha shqisat tona.

    1 – Spiaggia dei Conigli, Lampedusa – Siçili

    Përkundër ishujve të Karaibeve, Polinezisë dhe peizazheve më të famshme tropikale në botë, në këtë klasifikim doli Italia më plazhin dhe detin më të bukur në botë. Shohim në vend të parë një plazh në një ishull të vogël në jug të Siçilisë: Spiaggia dei Conigli në Lampedusa.

    Është një gji spektakolar, me ujëra të pastra kristal të rrethuar tërësisht nga një varg i ulët shkëmbor që mirëpret florën dhe faunën tipike të Mesdheut.

    Në veçanti, ky gji është një nga vendet e pakta ku breshkat Caretta Caretta lëshojnë vezët e tyre; për këtë arsye, gjiri është pjesë e Riserva Naturale Orientata Isola di Lampedusa, i cili mbron edhe këtë specie të breshkave, përveçgjithë pjesës tjetër të faunës mesdhetare. Destinacioni perfekt për pushime verore nëse doni natyrën, detin dhe relaksin.