E kuqe gjak (3)

Disa muaj pas kapjes së pushtetit, bolshevikët menjëherë treguan se cila do të ishte ‘muzika’ për dekadat në vijim. Disa rradhë që tregojnë agimin e Terrorit Komunist nën kujdesin dhe drejtimin e një farë Lenini…

Në një Rusi të rrënuar nga varfërua dhe të përgjunjur nga mungesa e çdo shprese për të ardhmen, krismat e pistoletës që shpërthyen më 30 gusht 1918 në Petrograd dhe Moskë patën një jehonë në të gjithë vendin dhe shkaktuan pasoja të rënda.

Në Petrograd, një oficer i ushtrisë qëlloi në revole Moisey Uricky, kreun e Čeka në ish kryeqytet. Disa orë më vonë, pako gjë u desh që Lenini të mos kishte në të njëjtin fund.

Presidenti i Këshillit të Komisarëve të Popullit sapo kishte bërë një fjalim para punëtorëve në fabrikën e Michelson dhe po shkonte drejt makinës së tij, kur një grua iu afrua, nxori një armë dhe e qëlloi drejtpërdrejtë. Një plumb shpoi krahun e majtë të Leninit, duke depërtuar pothuajse në klavikulën e djathtë; një plumb i dytë i ndaloi në mes të qafës.

Lenini nuk e humbi vetëdijen; por sapo u fut në makinë – e cila u nis menjëherë drejt Kremlinit me shpejtësi – u plandos në sediljen e pasme, i bardhë në fytyrë. I ndihmuar menjëherë, ai e mori veten dhe dukej se plagët ishin më pak serioze sesa frikësohej në fillim.

Atentatorja, Fanja Kaplan, një revolucionare socialiste, e arrestuar menjëherë, nuk përkuli as qerpikun e syve kur u mor në pyetje në Lubianka, selia qendrore e policisë politike. “E qëllova Lenin” – tha ajo – “me vullnetin tim të plotë. Nuk do ta them nga kush e kam marrë armën. Në sytë e mi, Lenini e ka tradhtuar revolucionin. Do të ishte më mirë që Rusia të qeveriset nga jo-bolshevikët ». Nuk iu nxorr më asgjë tjetër nga goja para se të pushkatohej.

Dhe pasojat e sulmit ndaj Leninit vonuan shumë.

Edhe sepse që në fillim të vitit, Vladimir Ilic Ulianov ishte qëlluar me armë zjarri dhe një tjetër ishte plagosur. Nuk pritej më asnjë hezitim dhe Terrori u zhvillua në gjithë egërsinë e tij.

Kurrë si atëherë Dzerzinskij [Feliks Ėdmundovič Dzeržinskij, 1877-1926, themelues dhe drejtori i parë i Čeka, policia sekrete sovjetike] pati dorë të lirë. “Borgjezët” e dyshuar kaluan me mijëra nga qelitë e burgut kopshtijet e ekzekutimeve. Historianët kanë lënë mendtë për të matur “masakrën” (por kush u shqetësua ndonjëherë për të nxjerrë numrin makabër që t’ia dorëzojë historisë?). Pa harruar që Rusia ishte e përgjakur, gjatë atyre viteve, nga lufta civile, prej Petrogradi në Vladivostok.

Historiani amerikan William Henry Chamberlin – pavarësisht mungesës së provave dokumentare – i atribuon bolshevikëve vrasjen e 1.700.000 civilëve dhe ushtarakëve. Por nëse të kuqtë nuk ishin shumë delikate, jo më të paktë ishin kundërrevolucionarët. Ushtritë “e bardha” të Denikin, Judenic, Kaledin, Kolciak, Korniby, Krasnov, Wrangel u njollosën me krime të tmerrshme.

Statistikat e ekzekutimeve që kanë të bëjnë me njëzet provincat e Rusisë Qendrore klasifikojnë shkaqet e pushkatimeve si më poshtë: – Pjesëmarrja në trazira 3,082 – pjesmarrje në organizatave kundërrevolucionare 2,024 – nxitje për revoltë 455 – banditizëm 643 – spiunazh 102 – dezertim 102 – krime që lidhen me ushtrimin e funksionet 206 – raste të ndryshme 1.704. Tek “të ndryshme” ishin me gjasë shumë njerëz të pushkatuar si pengje apo thjesht sepse ato i përkisnin klasave më të pasura. Llogaritje e reduktuar? Sigurisht po, pasi kufizohet vetëm “në njëzet provincat e Rusisë Qendrore”. Çfarë ndodhi në pjesën tjetër?

Vetëm Čeka kreu 12.733 ekzekutime, të cilat Chamberlin i llogarit në “rreth” 50 mijë të vrarë (“rreth” është ndajfolja që ndjek gjithmonë çdo llogaritje). Ronald W. Clark, nuk shkëputet nga të dhënat e raportuara nga Chamberlin. “Në fillim të vitit 1922″ – shkruan ai – Čeka raportoi zyrtarisht se midis viteve 1918 dhe fundit të 1921 kishte kryer 12.733 ekzekutime”. Nuk vepron kështu Winston Churchill, i cili i bën të tijat të dhënat e profesorit të historisë Sarolea («Impressions of Soviet Russia», 1924).

Një hetim statistikor rus thekson se diktatorët vranë: 28 peshkopë, 1.219 priftërinj, 6,000 profesorë dhe mësues, 9,000 mjekë, 12.950 pronarë tokash, 54,000 oficerë, 70,000 policë, 193.290 punëtorë, 260,000 ushtarë, 355.250 intelektualë dhe profesionistë dhe 815,000 fshatarë. “Këto shifra” – shkruan Churchill – “referohen nga Hearnshaw, i King’s College London, në parathënien e tij të shkëlqyeshme të librit. “Një ekzaminim i Socializmit”. Sigurisht ata nuk përfshinë zvogëlimin e madh të popullsisë ruse si rrjedhojë e mungesës së ushqimeve”. Stalini, “i keq”; Lenini, “imirë”? Përgjithësime janë gjithmonë mashtruese.

“Uria e organizuar” në 1931-1932 nga diktatori gjeorgjian, për të kapërcyer armiqësinë e popullsisë rurale me “format më të përparuara të bashkëpunimit” të regjimit sovjetik, shfarosi miliona kulakë, pronarë të vegjël që nuk pranuan të dorëzojnë grurin dhe / ose e fshehën atë.

Vdiqën nga uria apo zjarri i mitralozit të çekëve. Po kush, nëse jo Lenini, i kishte treguar kulakët me gisht si kundërshtarët më të këqij të regjimit gjatë fushatës së parë (1918-1920) të nisur për luftën e klasave në fshat?

Në artikullin “Lufta civile në fshatra”, botuar në gusht 1918, Vladimir Ilic Ulianov dha direktivën të cilës duhej t’i nënshtroheshin. “Kulaku e urren dhunshëm qeverinë sovjetike dhe është i gatshëm të mbysë dhe masakrojë qindra mijëra punëtorë. Dhe ne e dimë shumë mirë që nëse kulakët do të ngriheshin, do të bashkoheshin me pronarët e tokave dhe kapitalistët, do të rikthenin kushtet e rënda për punëtorët, do të shfuqizonin sërish tetë orët e punës së përditshme dhe do t’i vinin përsëri stabilimentet e fabrikat dhe fabrikat nën zgjedhën e kapitalistëve. Çdo dyshim është pa kuptim. Kulakët janë armiq të egër të qeverisë sovjetike. Ose kulakët do të masakrojnë një numër pafund punëtorësh, ose punëtorët do të shtypin pa mëshirë trazirat e pakicës kulake kundër qeverisë së punëtorëve. Nuk ka rrugë të mesme. Këto vampirë po marrin përsëri prona në duart e tyre për të skllavëruar sërish fshatarët e varfër. Kulakëve duhet t’u shpallet një luftë e pamëshirshme! Deri në vdekje! I urrej dhe i përbuz partitë pas tyre, socialistët revolucionarë të djathtë, menshevikët dhe tani edhe socialistët e majtë! Punëtorët duhet t’i shtypin trazirat e kulakëve me një grusht të hekurt, sepse kulakët kanë bërë aleancë me kapitalistët e huaj kundër punëtorëve të vendit të tyre”.

Në direktivat e Leninit, me pak fjalë, ishin udhëzimet e ndjekura nga Stalini, në fillim të viteve 1930, për masakrën e pronarëve të vegjël të tokave. Vladimir Ilic Ulianov kishte “moral” të tijin, si revolucionar, që nuk lejonte devijime dhe nuk ushqente asnjë lloj keqardhjeje. Ai e nxorri para partisë Kamenevin, që nuk dëshironte të aplikonte dënimin me vdekje për dezertorët.

Teka. Vizione mikroborgjeze. “Si mund të bëhet një revolucion pa ekzekutime?” – i thoshte shpesh të tijve ai. “Mendoni vërtet se mund të fitojmë pa ushtruar terrorin më të pamëshirshëm?” Ai gjeti tek kreu i Čeka-s Fouquier-Tinville-n e tij (prokurori publik, gjatë Revolucionit Francez ) dhe nuk u pendua për zgjedhjen, sepse për kundërrevolucionarët dhe sabotatorët nuk pati mëshirë.

David Shub i referohet një episodi që hedh dritë mbi metodat e kreut të Čeka, dhe në përgjithësi mbi atmosferën në Sovnarcom, Këshilli i Komisarëve të Popullit. “Shpesh ndodhte që Lenini të shkëmbente letra me kolegët e tij. Një herë ai i dërgoi një shënim Dzerzinsky: “Sa prej atyre maskarenjve kundërrevolucionarëve gjenden në burgjet tona?” “Rreth nj ëmijë e pesqind”, ishte përgjigjja. Lenini lexoi, rrudhi hundën, shënoi një kryq pranë numrit dhe ia ktheu biletën Dzerzinsky. Dzerzinsky u ngrit dhe la dhomën pa asnjë fjalë. Askush nuk i kushtoi vëmendje as biletës së Leninit e as daljes së Dzerzinsky.

Mbledhja vazhdoi, por të nesërmen filluan të pëshpërisin me njëri-tjetrin. Dzerzinsky kishte urdhëruar ekzekutimin e të 1.500 “maskarenjve kundërrevolucionarë” natën e kaluar. E kishte interpretuar kryqin e Leninit si një dënim me vdekje kolektive. Do të kishte pasur pak komente për t’u bërë, nëse gjesti i Leninit do të kishte qenë një urdhër për likuidimin total, por, siç shpjegon Fotieva, sekretarja e Leninit: “Kishte pasur një keqkuptim: Vladimir Ilic nuk kishte ndërmend të ekzekutonte të burgosurit, siç e interpretoi Dzerzinsky.

Vladimir Iliç zakonisht bënte një kryq në memorandume për të treguar se i kishte lexuar dhe i kishte marrë parasysh përmbajtjet e tyre. Keqkuptimi kushtoi jetën e 1.500 qenieve njerëzore”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.