Edhe Amazon kundër Deepfake
Me mbështetje teknike dhe fonde për zbulimin e falsehood
Edhe Amazon zbret në fushbetejën kundër Deepfake, video dhe audio fake falë inteligjencës artificiale të konsideruara si kufiri i ri i fake-news. Kompania e Jeff Bezo u rreshtua krah Facebook dhe Microsoft në projektin Deepfake Detection Challenge, si partner teknik dhe si anëtar i komisionit që drejton “sfidën”.
Do të ofrojë udhëzime, mbështetje teknike dhe fonde për ekspertët e machine learning, d.m.th. të sistemeve të mësimit të makinerive, që merren me kundërvënien ndaj fenomenit të videove të falsifikuara. Projekti DeepFake Detection u krijua në shtator nga Facebook në bashkëpunim me Microsoft dhe institucionet akademike si MIT dhe Universiteti i Oksfordit. Partnerët e iniciativës kanë premtuar 10 milion dollarë dhe kanë vënë në dispozicion një sërë të dhënash dhe videove për të ndihmuar njerëzit të krijojnë mjete për zbulimin e falsiteteve.
Të gjitha të dhënat do të vihen në dispozicion brenda dhjetorit. Qëllimi është të krijohen sisteme ‘open source’, pra të hapur për të gjithë dhe të shfrytëzueshëm lirshëm nga kompanitë, mediat, qeveritë, për të zbuluar video të ndryshuara. Ajo e Deepfake dhe keqinformimit që vjen si rrjedhojë po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur edhe sepse teknologjia po zhvillohet gjithnjë e më shumë në krijimin e një videoje më afër realitetit. Muajin e kaluar, edhe Google publikoi gjithashtu një databazë me video të rreme për të luftuar fenomenin dhe Twitter ka njoftuar se se do t’i kërkonte përdoruesve ndihmë në zhvillimin e një policy ndaj Deepfake.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT