GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Konfirmohet lidhja midis dhimbjeve dhe motit të keq

E vërteton një studim i Universitetit të Mançesterit

Kur është lagështirë dhe ditët janë me erë, trupi ndjen më shumë dhimbje. E thotë këtë një studim i Universitetit të Mançesterit i cili ka vërtetuar se si njerëzit që kanë gjendje kronike shëndetësore (si artriti, fibromialgjia, migrenë dhe dhimbje neuropatike) kanë 20% më shumë mundësi të vuajnë nga dhimbjet pikërisht gjatë këtyre ditëve ku mbizotëron lagështia dhe era. Sipas studimit, faktori më i rëndësishëm që lidhet me përkeqësimin e dhimbjes ishte lagështia. Duke përdorur një aplikacion smartphone, më shumë se 2,600 njerëz duhej të regjistronin simptomat ditore ndërsa kushtet lokale të motit sinjalizoheshin nga celulari falë detektorit GPS.

Kështu rezultoi se njerëzit në ditët me lagështirë kishin më shumë të ngjarë të ndjenin dhimbje. Një shifër kjo më e lartë se në ditët ku presioni ishte i ulët dhe me erë të fortë. Ndërsa nuk u vërejt asnjë lidhje që kishte të bënte me temperaturën. “Pavarësisht se shumë hulumtime kanë ekzaminuar ekzistencën dhe natyrën e kësaj marrëdhënieje, rezultoi se nuk ka asnjë konsensus shkencor – shpjegon Will Dixon, nga Qendra për Epidemiologji kundër Artritit në Universitetin e Mançesterit – Analizat treguan se në ditë me lagështirë dhe me erë me presion të ulët mundësitë për të pasur më shumë dhimbje, krahasuar me një ditë mesatare, ishin rreth 20%”.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like