GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Lamtumirë diabeti, mbipesha, yndyra e barkut dhe kanceri: Ja pse duhet ndjekur dieta që imiton agjërimin dhe të shton jetën

Të shmangim rrezikun nga diabeti, mbipesha, sëmundjet kardio-cerebrovaskulare, sëmundjet autoimune, kanceri, Alzheimeri, Parkinson është e mundur

Të jetosh sa më gjatë dhe më mirë, të luftosh përmes një stili të shëndetshëm dhe aktiv të jetës faktorët e rrezikut të lidhur dhe plakjen patologjike dhe fillimin e sëmundjeve degjenerative kronike (diabet, mbipeshë, sëmundje kardio-cerebrovaskulare, sëmundje autoimune, kancer, Alzheimer, Parkinson), është një realitet i mundshëm.

Në këtë këndvështrim, ushqime të ndryshme mesdhetare rezultojnë mbrojtëse edhe (e mbi të gjitha) për shkak të kontributit të vitaminave dhe polifenoleve, veprimi antioksidues i të cilëve është në gjendje të kundërveprojë ndaj dëmtimit të radikalëve të lirë, të cilët, duke bashkëvepruar me qelizat dhe trashëgiminë tonë gjenetike, me kalimin e viteve, janë shkak i plakjes patologjike dhe zhvillimit të sëmundjeve të lartpërmendura. Në këtë drejtim, të dhëna interesante dhe inovative shfaqen në kërkimet laboratorike dhe studimet klinike të kryera gjatë 25 viteve të fundit nga Valter Longo i University of Southern California dhe drejtues i programit ‘Onkologji dhe Jetëgjatësi’ në Ifom (Instituti i Onkologjisë Molekulare të Fondacioni Italian për Kërkimin e Kancerit), që çoi në të ashtuquajturat “Dieta e Agjërimit” (DA) dhe “Dieta e jetëgjatësisë” (DJ).

Ato janë dieta bazuar në konsumin e drithërave integralë, peshqve, bishtajoreve, perimeve dhe frutave sezonale, por me një ulje të kalorive midis 50 dhe 70% që duhet të ndiqet për pesë ditë një ose dy herë në vit. DA, për shembull, është treguar e aftë të zvogëlojë dhjamin e barkut (burim i molekulave pro-inflamatore) dhe, në të njëjtën kohë, e stimulimit të një procesi të riprogramimit dhe rigjenerimit qelizor. Ky ‘reset’ i trupit tonë përfshin një rikthim pozitiv jo vetëm ndaj faktorëve të rrezikut kardio-metabolik, por, siç u përmend, edhe në parametrat e inflamacionit sistemik: pason një impakt u rëndësishëm pozitiv në parandalimin e sëmundjeve kroniko-degjeneruese dhe plakjes së parakohshme dhe patologjike. Gjithashtu, këto dieta, si dieta mesdhetare, falë përmbajtjes së mirë të acideve yndyrore të pangopura dhe yndyrnave omega-3 (yndyrna thelbësore në ruajtjen e strukturës së membranave të qelizave nervore), janë në gjendje edhe të kundërveprojnë në rrudhjen e kujtesës shpesh e pranishme gjayë plakjes dhe, e su rrjedhojë, të parandalojë çmendurinë, duke siguruar jetëgjatësi cilësore.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like