Më në fund, lentja e kontaktit që lëshon ilaçet direkt në sy
Do të mundësojë trajtimin e disa sëmundjeve inflamatore
Një lente kontakti e aftë të lëshojë ilaçe direkt në sy për një periudhë të gjatë kohore.
Ajo u zhvillua në Massachusetts Eye and Ear dhe nga Boston Children’s Hospital në Massachusetts dhe përshkruhet në revistën Biomaterials. Lentja që lëshon ilaçet mund të jenë të dobishme për trajtimin e sëmundjeve të retinës, në të cilat pikat e syve nuk janë efektive. Shumë nga këto trajtime deri më sot kërkojnë injeksione në sy dhe implante invazive. Lentja u testua me dexamethasone, një steroid i përdorur për trajtimin e sëmundjeve inflamatore të syve, në disa kavie që kishin uveitis dhe edemë makulare. Eksperimentet kanë treguar që lentet kanë furnizuar në mënyrë të sigurtë një lëshim të zgjatur të ilaçit për një javë. Sipas eksperimentit, lentet e kontaktit ishin po aq efektive sa injeksionet për të parandaluar dëmtimin e retinës që mund të kishte ndodhur pa trajtim farmakologjik. Shumica e sëmundjeve të retinës trajtohen aktualisht me injeksione ose implante, të cilat çojnë në efekte anësore të mundshme përfshirë presionin e shtuar të syrit, shkëputjen e retinës, gjakderdhjen dhe infeksionin. Për shkak të frikës nga futja e ageve në sy, shpjegojnë studiuesit, pothuajse një në katër pacientë që duhet të kryejnë injeksione në sy nuk kthehen në takimet e mëvonshme për të vazhduar terapinë.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT